Δευτέρα 27 Νοεμβρίου 2017

Deklaratë në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë




Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan shpreh keqardhjen e saj për botimin e librit “Djaj në veladon” dhe reklamimin e tij nga shoqata “Çamëria” në panairin e librit gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Përpjekja e autorit, ose e porositësve të këtij libri, për të ironizuar një shenjtor të besimit ortodoks si Shën Kozmain dhe kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Anastasin, janë tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme nga ana e jonë si drejtues dhe përfaqësues të fesë në Shqipëri, por edhe e besimtarëve në përgjithësi.
Në një kohë kur bota sotme po përballet me sfida të shumta për shkak të nxitjes dhe urrejtjes ndërfetare e ndëretnike, provokime të këtij lloji janë sa të pabaza aq edhe të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kryepeshkopi Anastas është një figurë e nderuar dhe e respektuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë, me tituj dhe nderime të veçanta për kontributin e tij si akademik ashtu edhe për punën e tij të lavdërueshme në ringritjen dhe konsolidimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Shprehim mbështetjen tonë për Hirësinë e Tij si edhe për të gjithë klerikët dhe besimtarët e besimit ortodoks në Shqipëri dhe kudo, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë tonë të përbashkët për të inkurajuar dhe nxitur mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare ashtu edhe respektin për të gjithë njerëzit, pavarësisht, bindjeve dhe origjinës.
Elbasan më, 25 nëntor 2017

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1418) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (252) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)