Τετάρτη 5 Σεπτεμβρίου 2018

Efekti WikiLeaks, kreu i opozitës greke: Nuk votojmë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

WikiLeaks dikton politikat edhe Ballkan. Ndërkohë që Maqedonia dhe Greqia po përpiqen të legalizojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin, disa publikime të rrjetit në fjalë i kanë hedhur beznizë zjarrit. Gazeta greke “Kathimerini” citon kreun e opozitës greke të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis të jetë shprehur se ai dhe partia e tij nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që përcakton njohjen e Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë Veriore. 
Kabllogrami i sotshëm nga WikiLieaks se Shkupi ka kërkuar që nga viti 2008 emrin Maqedonia Veriore dhe që populli i vet të quhen maqedonas që supozohet se flasin gjuhën maqedonase, konfirmon në mënyrë më tragjike atë që kemi theksuar këto muaj. Se kryeministri Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias donin ta paraqisnin marrëveshjen e tyre shumë të rrezikshme – që kënaq kërkesat e Shkupit që janë bërë prej vitesh dhe aë janë hedhur poshtë nga qeveritë e mëparëshme – si një sukses për Greqinë. Po përsëris angazhimin tonë: Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë këtë marrëveshje
tha Mitsotakis. 
Debati ka lindur pas publikimit të një kabllogrami të datës 29 korrik 2008, përpiluar nga ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Gillian Milovanoviç, ku tregohen objektivat e negociimit të Shkupit zyrtar që kanë qenë të njëjtat prej vitesh. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka hedhur poshtë pretendimet e Mitsotakis, duke kujtuar se Gruevski nuk ka pranuar marrëveshje bazuar mbi emrin në fjalë, duke kërkuar për qëllime të brendshme vetëm emrin Maqedonia. 
Është për t’u dyshuar publikimi në këtë kohë nga WikiLeaks i këtoj kabllogrami që intereferon sërish në një çështje të ndjeshme ndërkufitare në Ballkan. Nëse i referohemi pretendimeve të ish-kandidates për president në ShBA, Hillary Clinton, sipas të cilës WikiLeaks bën lojën e Rusisë, fitohet një argument për të kuptuar se kush po vepron pas kësaj që po ndodh. Në analiza të ndrysjme është vënë në dukje se zgjidhja e problemeve kufitare e dobëson influencën ruse në Ballkan, ndërkohë që qeveria aktuale greke, pavarësisht origjinave ideologjike është pozicionuar shumë afër qëndrimeve të ShBA.

http://www.respublica.al/

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1418) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (252) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)