Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Κυριακή της Πεντηκοστής - Rushajet (Pesëdhjetorja) Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

«Τη αυτή ημέρα, Κυριακή ογδόη από του Πάσχα, την αγίαν Πεντηκοστήν εορτάζομεν. Πνοή βιαία γλωσσοπυρσεύτως νέμει, Χριστός το θείον Πνεύμα τοις Αποστόλοις. Εκκέχυται μεγάλω ενί ήματι Πνεύμ' αλιεύσι. Ταις των αγίων Αποστόλων πρεσβείαις, Χριστέ ο Θεός ημών, ελέησον ημάς. Αμήν»

Μετά την Ανάληψη του Κυρίου στους ουρανούς, οι Απόστολοι και οι υπόλοιποι μαθητές του, καθώς και οι γυναίκες που από την αρχή τον είχαν ακολουθήσει, η Παναγία Παρθένος Μαρία η Μητέρα του, περίπου 120 άτομα, γύρισαν στο όρος των Ελαιών στην Ιερουσαλήμ και, μπαίνοντας στο υπερώο, δηλαδή στον πάνω όροφο του σπιτιού εκεί, περίμεναν με προσευχή την επιφοίτηση του Αγίου Πνεύματος, σύμφωνα με την υπόσχεση του Σωτήρα Χριστού. Στο μεταξύ εκεί, εξέλεξαν και τον Ματθία και τον συναρίθμησαν με τους ένδεκα Αποστόλους.

Τότε αυτοί πληρωθέντες από το Πνεύμα το Άγιο, άρχισαν να κηρύττουν και να καλούν τους ανθρώπους να βαπτισθούν και να λάβουν κι αυτοί την χάρη του Αγίου Πνεύματος. Ό,τι είχαν ακούσει και ζήσει κοντά στο Χριστό και δεν το είχαν τότε κατανοήσει, τώρα εν Αγίω Πνεύματι το γνώρισαν και το επαγγέλλονται στο λαό.

Τώρα γνωρίζουν ποια είναι η προοπτική της καινής ζωής και που πρέπει να οδηγήσουν το λαό, γι’ αυτό και τους πρώτους τρεις χιλιάδες που βαπτίστηκαν, τους οδηγούν στο Δείπνο της Ζωής, την Τράπεζα της Θείας Ευχαριστίας, όπου στο εξής θα βρίσκεται συναγμένη η Εκκλησία ως σώμα Χριστού, θα τρέφεται με το Σώμα και το Αίμα του Κυρίου και θα συμμετέχει έτσι στην αιώνια ζωή της Βασιλείας του Θεού.

Με την Πεντηκοστή δεν γεννήθηκε η Εκκλησία ως απλός θεσμός, αλλά ως συνεχής παρουσία της χάριτος του Αγίου Πνεύματος, και γι’ αυτό η Πεντηκοστή δεν είναι ένα γεγονός που συνέβη μια φορά κάποτε, αλλά είναι η ζωή της Εκκλησίας, ως αδιάκοπη κοινωνία του Αγίου Πνεύματος.

Η Πεντηκοστή, αποτελεί τη γενέθλια ημέρα της Εκκλησίας.
.........................................................................
    Në Dhiatën e Vjetër Pesëdhjetorja (Pentekostia) ishte festa që kremtohej pesëdhjetë ditë pas Pashkës. Ashtu siç Pashka kremton eksodin e Izraelitëve nga skllavëria e Egjiptit kështu edhe Pesëdhjetorja kremton dhënien e dhjetë urdhërimeve nga Perëndia Moisiut, në malin e Sinait. Në Dhiatën e Re të Mesias, ngjarja e Pashkës merr një kuptim të ri, si kremtimi i vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, "eksodi" i njerëzve prej kësaj bote mëkatare në Mbretërinë e Perëndisë. Po, gjithashtu, në Dhiatën e Re, festa e Rushajeve (Pesëdhjetorja) është përmbushur dhe rinuar me ardhjen e "ligjit të ri", zbritjes së Shpirtit të Shenjtë mbi nxënësit e Krishtit.
     Kur erdhi dita e Rushajeve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe u dukën mbi ata gjuhë si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe qëndronin mbi secilin prej tyre. Edhe u mbushën të gjithë me Shpirtin e Shenjtë... (Veprat 2:1-4)Shpirti i Shenjtë, të cilin Krishti u kishte premtuar nxënësve të tij, erdhi ditën e Rushajeve (Joani 14:26, 15:26; Lluka 24:49; Veprat 1:5). Apostujt morën "fuqi prej së larti" dhe filluan të predikonin dhe të jepnin dëshmi për Jisuin si Krishtin e ngjallur, Mbretin dhe Zotin. Tradicionalisht, ky moment është quajtur ditëlindja e Kishës.
    Në shërbesat liturgjike të festës së Rushajeve, ardhja e Shpirtit të Shenjtë kremtohet bashkë me zbulesën e plotë të Trinisë Hyjnore: Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Plotësia e Hyjnisë u shfaq në ardhjen e Shpirtit tek njerëzit dhe himnet e Kishës e kremtojnë këtë shfaqje si veprën finale të vetëzbulesës dhe vetëadhurimit të Perëndisë në botën e krijuar prej Tij. Për këtë arsye, e Diela e Rushajeve në Traditën Orthodhokse është quajtur gjithashtu, Dita e Trinisë së Shenjtë (Shën Trinisë). Shpesh, në këtë ditë, ikona e Trinisë së Shenjtë - veçanërisht ajo e tre figurave engjëllore që iu shfaqën Abrahamit, stëratit të besës së krishterë - vendoset në qendër të Kishës. Gjithashtu, në këtë ditë përdoret edhe ikona e Rushajeve, e cila tregon gjuhët e zjarrit mbi Shën Marinë dhe Dymbëdhjetë Apostujt, prototipi origjinal i Kishës, të cilët janë ulur në unitet, duke rrethuar një imazh simbolik të "kozmosit", botës.
    Në Rushajet, ne kemi përmbushjen finale të misionit të Jisu Krishtit dhe fillimin e periudhës mesianike të Mbretërisë së Perëndisë, e cila është e pranishme mistikërisht në këtë botë në Kishën e Mesias. Për këtë arsye, dita e pesëdhjetë është fillimi i epokës që është tej kufijve të kësaj bote. Pesëdhjeta, është numri i përmbushjes së përjetshme dhe qiellore, në traditën e devotshmërisë mistike Judeo-Kristiane: shtatë herë shtatë, plus një. Kështu, Pesëdhjetorja është një ditë apokaliptike, që do të thotë dita e zbulesës finale. Ajo është quajtur gjithashtu një ditë eskatologjike, që do të thotë dita e mbarimit final dhe të përsosur (në greqisht eskaton do të thotë mbarim, fund). Sepse, kur do vijë Mesia dhe do të afrohet Dita e Zotit, inagurohen "ditët e fundit", për të cilat "Perëndia deklaron: ...Unë do të derdh nga Fryma ime në çdo mish." Kjo është një profeci e vjetër, së cilës Apostull Pietri i referohet në predikimin e parë të Kishës së krishterë, që u predikua të Dielën e parë të Rushajeve (Veprat 2:17; Joeli 2:28-32).
    Duhet ta themi përsëri që festa e Rushajeve nuk është thjesht kremtimi i një ngjarjeje, që ndodhi shumë shekuj më parë. Ajo është kremtimi i çfarë duhet të ndodhë me ne në Kishë sot. Ne të gjithë kemi vdekur e jemi ngjallur me Mbretin-Mesia dhe të gjithë e kemi marrë Shpirtin e Tij të Tërëshenjtë. Ne jemi "tempujt e Shpirtit të Shenjtë". Shpirti i Perëndisë banon ndër ne (Romanët 8; 1 Korinthianët 2-3; 2 Korinthianët 3; Galatianët 5; Efesianët 2-3). Ne, nëpërmjet anëtarësisë në Kishë, kemi marrë "vulën e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë" në misterin e Mirosjes. Rushajet kanë ndodhur tek ne. 
    Mesha Hyjnore e Rushajeve na kujton pagëzimin tonë në Krishtin me vargjet nga Galatianët, të cilët përsëri zëvendësojnë Himnin Trishenjtor. Vargje të veçantë nga psalmet zëvendësojnë, gjithashtu, psalmet e zakonshëm të antifonëve të Meshës. Apostulli dhe Ungjilli na tregojnë ardhjen e Shpirtit tek njerëzit. Shkurtorja flet për përmbysjen e Babelit, meqenëse tani Perëndia i bashkon kombet në unitetin e Shpirtit të Tij. Përlëshorja shpall kapjen e tërë gjithësisë në rrjetën e Perëndisë, nëpërmjet veprës së Apostujve të frymëzuar. Himnet "O Mbret Qiellor..." dhe "Pamë Dritën e Vërtetë...", këndohen për herë të parë qysh prej Pashkës, duke e thirrur Shpirtin e Shenjtë "të vijë e të banojë ndër ne" dhe duke shpallur që "ne kemi marrë Shpirtin qiellor". Ndërtesa e Kishës është zbukuruar me lule dhe me gjethet e gjelbëra të verës, për të treguar se Fryma hyjnore e Perëndisë vjen të rinojë të gjithë krijimin si "Shpirti jetëbërës". Në hebraisht fjala Shpirt, frymë dhe erë është e njëjta fjalë, ruah. I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë, që i tregove peshkatarët të gjithurtë, duke iu dërguar Shpirtin e Shenjtë dhe me anën e tyre rrjetove tërë botën, o Njeridashës, lavdi më Ty! (Përlëshorja).
    Kur i Larti zbriti dhe përzjeu gjuhët, i përndau kombet. Por, kur dërgoi gjuhët e zjarrta, të gjithë i thirri në bashkim. Prandaj, me një zë, ne lavdërojmë Shpirtin e Tërëshenjtë (Shkurtorja)Mbrëmësorja e Madhe e mbrëmjes së Rushajeve përmban tre lutje të gjata, në të cilat besnikët bien në gjunjë për të parën herë qysh prej Pashkëve. E Hëna mbas Rushajeve, në Kishën Orthodhokse është festa e Shpirtit të Shenjtë dhe e Diela mbas Rushajeve është e festa e Gjithë Shenjtorëve. Kjo është pasojë logjike e Liturgjisë, meqenëse ardhja e Shpirtit të Shenjtë përmbushet në njerëzit me anë të bërjes së tyre shenjtorë dhe ky është qëllimi i krijimit dhe i shpëtimit të botës. "Kështu thotë Zoti: Shenjtërohuni, pra dhe jini të shenjtë, sepse unë Perëndia juaj jam i shenjtë" (Levitiku 11:44-45; 1 Pietri 1:15-16).

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο