Δευτέρα 30 Οκτωβρίου 2017

Greqia, e parë miqësisht

Së pari, për faktin se gjendja e sotme ndërkombëtare është pak si shumë e paqëndrueshme. Kujtoni luftërat në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Ukrainë. Do të ishte e rrezikshme për Greqinë të çarmatosej e vetme, pa të tjerët. Po edhe armatosja e paprerë nuk formon siguri absolute për Greqinë. Të gjitha kombet armatosen. Sepse kanë frikë nga njëri-tjetri, se mos i sulmojnë më përpara. Sepse konkurrenca në tregun e armatimeve dhe korrupsioni me prokurimet ushtarake e kanë ulur nivelin e sigurisë bashkëkohore evropiane. Akis Tsochatzopoulos, ish ministër i Mbrojtjes u dënua me 20 vite burg për marrje ryshfeti nga kontratat.
Së dyti. Studiuesit e sigurisë bashkëkohore evropiane shpjegojnë se tre janë arsyet pse Greqia mban ende një buxhet ushtarak të lartë. a) Shpenzimet për mbajtjen e personelit. Ato zënë 73.3% të buxhetit ushtarak për vitin 2015. b) Gjeopolitikat rajonale. Greqia dhe Turqia, aleate në NATO, janë në garë ushtarakisht. Kohët e fundit marrëdhëniet e tyre janë ngrohur, të shtyra nga interesi i përbashkëta për naftë dhe gaz në Detin Mesdhe. ç) Sipas “The Guardian”, Athina ka nguruar të shkurtojë shpenzimet për mbrojtjen, edhe për shkak të presionit ushtruar nga Gjermania dhe Franca. Berlini eksportoi në Greqi rreth 15% të armëve, ndërsa Franca rreth 12%, në vitin 2012! Është e vajtueshme që Greqia do të bëjë terror, këtë vit, 3.25 miliardë dollarë, për shpenzime ushtarake. Kjo frymë sundon në Evropën e shumë më gjerë.
Si i bëhet hallit? I vetmi shërim është çarmatimi i shpirtrave. Nën një pikëpamje më të përgjithshme, ky shërim mund të bëhet i detyrueshëm, që do të thotë se duhet të vihen në plan të parë interesat që na bashkojnë, e jo ato që na përçajnë. Dhe mjeti kryesor është: sigurimi i bashkëpunimit midis fuqive të mëdha botërore. Pastaj, bota do të përfshihet në çarmatimin e përgjithshëm. I vetmi shkak që do ta pengonte suksesin do të ishte: sjellja imperialiste e fuqive të mëdha.
Le të shohim edhe anën tjetër të medaljes. Po të ishte lumturia ekonomike e Evropës, veçanërisht e Greqisë, e mjaftueshme, aq më mirë me tepricë, mbase shpenzimet ushtarake të shënuara në fillim të këtij shkrimi nuk do të kishin rëndësi të veçantë. Por Greqia ka më pak se çdo shtet tjetër i BE mundësi të pretendojë, sepse ajo nuk e ka pasurinë ekonomike kombëtare që kishte, fjala vjen, 10-15 vite më parë. Papunësia në Greqi, ajo e rinisë është mbi 50%, sa vjen dhe shtohet. Taksat nuk zbrazin vetëm xhepat e qytetarëve grekë. Taksat e shumta në numër, dhe kur ato janë të vogla, e pakësojnë tinëzisht kapitalin vendas, i cili në kushte normale do të mund të investohej efektivisht në sektorin e prodhimit të Greqisë, i shtrydhur ky 25%. Nuk e teproj të them se shtrydhja e gjithanshme e Greqisë rrjedh, në mos krejt, por sigurisht më shumë, nga situata e krijuar për shkak të përçmimit, mbase padashje, brenda “Trojkës”, të kontradiktës, sa aktuale aq edhe konfliktuale, midis punës dhe kapitalit.
Të gjendur në këtë shesh kontradiktash, popujt konsiderojnë se kuptimi nga ana e tyre i kërcënimeve që vinë nga ashpërsimi i kontradiktave, është një punë jashtëzakonisht e koklavitur, dhe për këtë arsye ato janë ekskluzivitet i njerëzve të përgatitur mes studimesh, punësh, veprash të jashtëzakonshme! Në të vërtetë koha, sa kalon e më shumë, po na vërteton se çështjet e sigurisë bashkëkohore evropiane janë asete të çdo shteti dhe, brenda secilit shtet, ato u përkasin individëve që formojnë popullin. Konkretisht, çështjet kryesore evropiane: siguria njerëzore, ekonomike, shtetërore, ushtarake, mjedisore-janë çështje edhe të Greqisë, dhe u përkasin tërë individëve që formojnë kombin helen. Ato sende dhe ndjenja që qeverisin shpirtrat dhe xhepat e grekëve, qeverisin edhe sjelljet aktuale të shtetit grek. Bazuar në sa më sipër, çdo qytetar evropian mundet ta kuptojë natyrën e mosmarrëveshjeve të Greqisë me “Trojkën” – me po atë lehtësi që ai kupton edhe natyrën e një grindje në mes personave të veçantë. /Shekulli/
13 07 2015

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1418) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (252) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)