Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Nepermjet Slloganit “Tolerance Fetare” Tirana perpiqet te fsheh Gjenocidin ndaj Himares


Stavri Marko
Gazetar, Kryetar i Komunitetit Himariot

Mar shkas, nga nje deklarate e Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta, mbajtur ne nje Konference Nderkombetare keto dite ne Tirane, te organizuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes, ne te cilen ai u shpreh se “Shqiperia eshte shembull i shkelqyer i tolerances fetare. Aq me shume behet  e dukshme nje gje e tille, kur kemi parasysh se vendi yne, ndodhet ne Ballkan”.
Po nga ana tjeter pertej Atlantikut, ne seline e OKB, Presidenti Bujar Nishani, ka ngritur zerin e “Megafonit”, qe vendet e tjera, te marin shembullin e Shqiperise, per vleren e Tolerances Fetare edhe per faktin se Shqiperia eshte “Rekord Boteror” per te drejtat e njeriut. 

Ne shtator te vitit te kaluar, vlerat madheshtore te Tolerances fetare te nje shteti ballkanik, si Shqiperia, i permendi edhe Papa Francesku ne Tirane, per te cilen, u mbajt nje meshe ne qender te Tiranes, dhe qe e mori vesh “gjithe Bota”. Harmonia fetare ne Shqiperi, u simbolizua, gjate nje marshimi te 4 perfaqesuesve religjiose te Shqiperise, ne Paris, me rastin e homaxheve qe u bene si pasoje e aktit terrorist ndaj Medias se Lire ne France.  

Per ata qe nuk e kane kujtesen e forte, ju kujtojme faktin qe ne vitin 1989, ne prag te kolapsit politik ne Shqiperi, “Tiranes, iu akordua nga FAO, (Organizata Boterore per Ushqimin, OKB, Rome) “Cmimi i Bukes”, nderkohe qe populli nuk kishte ilace ne spitale dhe ushqim te mjaftueshem.. Pikerisht ne ate vit, gazeta serbe “Borba” duke iu referuar burimeve te CIA`s, deklaronte se ne Shqiperi, ndodheshin ne burgje 20 mije te persekutuar politike, ndryshe sec deklaronte delegacioni shqiptar ne OKB po ate vit, qe simbolizonte Shqiperine si “Fanar ndricues i te drejtave te njeriut dhe ateizmit fetar”.  Pas nje viti, “kalaja e pamposhtur buze Adriatikut, ra”.

***
Por sipas Publicistit Fatos Lubonja, me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri, ai boton një editorial në formën e letrës drejtuar Kryeipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita, me të cilën kërkon t’i shpjegohet Atit të Shenjtë se me “tolerancën fetare të shqiptarëve po bëhet demagogji, po shesin nacionalizmin dhe ateizmin e trashëguar si tolerancë fetare”.

Por fakti qe Lubonja i vetem, ngre zerin per kete butafori me mentalitet komunisto otomane, si nje simbolike prej bashkevuajtesve nga regjimi me intolerant ne bote, ai i diktatures komuniste te Shqiperise, kjo nuk do te thote se politikanet e djeshem dhe te sotem qofte edhe me ndryshimet e sistemeve, nuk e dine kete fakt, por keshtu e kane menyren e te menduarit dhe te berjes shtet, duke kujtuar se genjejne Perendimin. Per keta manipulatore politike qe qeverisin shqiperine, Lubonja thote se  “keto Parti, jane banda kriminale, qe kerkojne te kapin cdo gje, perfshi lirine e votes dhe te pushtetit absolute, duke manipuluar deri tek lirite dhe te drejtat e njeriut”. Dhe harmonine fetare, e kujtojne saper festen e Ashures, Bajramin apo Krishtlindjet. Ndersa te tjere, jane te shqetesuar, Big Brodher po ashtu, sepse nuk ka nje reference, qe ky shtet i deshtuar, do te mund te mbahet ne kembe me dinjitetin europian sic pretendon, vecse me “Unitetin e Shqiperise se Madhe”, pseudosindrom i te ciles qendron Megafolku i Harmonise dhe Tolerances Fetare. 

Mentaliteti mashtrues i politikaneve shqiptare, qe abuzojne ne emer te aleances perendimore, qe mendojne se duke kufizuar lirite dhe te drejtat e njeriut, ne funksion te sigurise dhe strategjise kombetare, e cila eshte nisur me nje seri ligjesh Kushtetonjese qe nga Ndarja Territoriale dhe aktualisht me Vettingun, eshte nje shprehje intoleraces bazuar ne mentalitetin e te fortit, e cila shoqerohet me nje rritje te forte te konfrontimit ekonomiko social dhe politik, gje qe reflektohet ne pasigurine e stabilitetit politik te vendit. Per kete situate hipokrite totalisht e krahasueshme me nivelin e diktatures, i kujtojme Tiranes se si po sillet me Himaren, me dy fytyra, ne kendveshtrimin e Tolerances Fetare nga njera ane dhe Lirive dhe te Drejtave te Njeriut nga ana tjeter.

***
Nje muaj me pare, nje perfaqesi nga Komuniteti Himariot, u takua me Presidentin Bujar Nishani. Ata u priten ne Presidence pas mitingut te organizuar nga Komunitetiti Himariot dhe organizatat e tjera te Himares perfshi Omonia, per ti shprehur Qytetarit te Pare te vendit, se ndaj popullit te Himares, po shkelen te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, po u shkaterrojne shtepite, po u vidhen pronat ne kembim te planeve te zhvillimit, dhe ushtrohet Gjenocid. Sigurisht, Presidenti Nishani ka qene ne krah te himarioteve edhe per nje seri Ligjesh Kushtetonjese, Ndarja Territoriale, Prona etj, por nuk e kishte imagjinuar se punet po shkonin deri ketu. Megjithate, ne “sapo” ja faktuam se po behet Gjenocid ne Himare, dhe ai sapo deklaroi ne OKB se Shqiperia eshte shembull i Tolerances Fetare”.    
Pse Shteti shqiptar, fshihet pas gishtit per Himaren?

Vrasja e Aristotel Gumes ne vitin 2010,  eshte nje argument i forte dhe njekohesisht nje precedent i rrezikshem per konflikt etnik qe ve ne rrezik stabilitetin gjeopolitik te vendit, qe tregoi se shteti shqiptar, me anet te kryeministrit te atehershem duke kerkuar falje, por edhe me terheqjen e Greqise, shmangu nje situate luftarake e mbushur plot me urrejtje mes Himares me Shqiperine, kjo do te thote se kemi tolerance fetare apo hyjne ne loje, mekanizmat nderkombetare per ta shuar kete konflikt?
A kemi te bejme me tolerance etno religjioze, ne rastet e meposhtme?

Ndarja Territoriale e vitit 2014, ka vertetuar sic ishte parashikuar se ka sjelle prishje balancash etnike ne Rajonin e Himares, popullsia orthodokse me prejardhje greke, eshte totalisht ne minorance dhe po humbet kontrollin e pasurive te trasheguara, kulturen dhe identitetin etnik. Kjo Ndarje e re, me kundershtim me kushtetuten, ka sjelle gjithashtu, mos perfaqesim politik, mos patur te drejte administrimi te pasurive dhe varferim te metejshem ekonomik. Kjo Ndarje Territoriale, ka shtuar me ane te investimeve apo formave te tjera, prurje massive nga rajone te tjera te shqiperise me religjion tjeter, te cilet kane aksese dhe mbeshtetje nga autoritetet shteterore, duke iu kundervene pales himariote autoktone. 

Ngjarja e vjetshme qe u shemb Kisha e Shen Athanasit ne Dhermi, eshte akti me i shemtire i qeverive te shqiperise, pas renimit nga diktatura komuniste e vitit 1967. Ende qeveria e Shqiperise, nuk u ka kerkuar falje banoreve dhe Kishes. Pronat e Kishes Orthodokse dhe komunitare, jane mare padrejtesisht nga Shteti, me ligj te posacem, per ti kthyer ne prona shteterore ne ndihme te oligarkeve dhe mafiozeve, me lidhje te dyshimta politike dhe te aprovuara nga Parlamenti me Mafioz ne Bote, ai i Shqiperise. 

Tirana pretendon te jete Europe duke shantazhuar te tjeret se nuk po bejne te njejten gje, duke propaganduar Tolerancen Fetare, dhe njekohesisht duke qene vendi me racist ne europe sipas gazettes Gazeta Washington Post,  dhe jo nje pjese e Ballkanit, madje pjesa me e prapambetur (sipas Census 2011 qe nuk eshte njohur nga asnje vend qe eshte kufitar me shqiperine, 57% jane muslumane, 10% katolik dhe 6.7% orthodox.) 

Vetem disa dite me pare, Birn, Rrjeti i Gazetarise Nderkombetare Investiguese, nxori nje raport alarmant per Shqiperine, per menyren se si po ndertohen Resortet turistike ne Rajonin e Himares, mbi prona te grabitura nga dhjetra persona pa lidhje dhe me dokumenta fallso, por te certifikuara nga Shteti Shqiptar, duke i kamufluar dhe ligjeruar nen emrin e Investitoreve Strategjik. Kjo eshte ana e eret e Prokurorise dhe Gjykatave shqiptare, te cilat nen emrin e Strategjise Kombetare kane heshtur duke fshehur krimin e grabitjes se tokave, duke e cuar situaten drejt diskriminim etnik dhe fetar ndaj Himares.

Ndersa shtypi i huaj vazhdon te akuzoje politikane shqiptare se po ndertojne resorte ne toka qe i takon komunitetit grek te Himares, kjo dhe ajo pak me lart, si ju duket, mos valle nje shaka per te krahasuar tolerance fetare qe po keta politikane, e perdorin si slogan dhe mashtrim ndaj stabilitetit politik te brishte per ta mbajtur Shqiperine te pacenuar nga viruset e nje perplasje mes te krishtereve dhe musulmaneve, per te mbuluar kete grabitje massive ndaj nje komuniteti, qe ka dinjitet, identitet te lashte etnoreligjios dhe qytetari europiane?

Kjo eshte tolerance fetare qe na shitet si vlere kombetare dhe virtualitet europiani Shqiperise, me kaq glorifikim dhe hapesire mediatike, dhe,,, shtrohet pyetja pse jo tipike ballkanike, ku eshte ndryshimi, cfar ka ndodhur qe Shqiperia paska nje vlere, e cila nuk i ngjan Bosnjes se Serebrenices, apo Ohrit te Kumanoves, Kosoves se NATOs apo vete Shqiperise se 1997? Cfar ndryshimi kane shqiptaret jashte kufijve, mos rrojne ne harmoni me fete dhe kombet e tjera e tjera, apo ketu ne Shqiperi perbejne shumicen dhe shkelin te drejtat dhe lirite e te tjereve?, Mos valle europianizmi dhe Globalizmi Sorosian, paska dhene rezultate, dhe po shkohet drejt europes duke heshtur ndaj grabitjes dhe gjenocidit pronesor, dhe ne te paditurit qe na shkelen dhe dhunohen te drejtat se paskemi kuptuar? Sigurisht, mos na merni edhe per kaq naiv….. por europiane jemi ne minoranca e krishtere, ne jemi tolerante  qe dhunohemi, perndryshe nuk ka se si te ndodhe. Ne ishim dhe jemi ne Europe… 

Referenca:
http://smarkos.blogspot.al

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο