71 VJET ME PARE MARTIRI I HIMARES ANDREA ILIA DHIMA

Nga PRIAMO BOLLANO
Është e njohur historikisht, se fill pasçlirimit të vendit, sidomos nga fillimi i vitit 1945 dhe në vazhdim, regjimi monopartiak që instalohej në Shqipëri, filloi një valë të madhe terrori të ashpër ndaj gjithë atyreve që konsideroheshin kundështarë politik të regjimit. Natën e 25 shkurtit 1946, organet e diktaturës, filluan në Himarë arrestimet dhe internimet në masë të himariotëve. Po thuajse, atë natë asnjë familje himariote nuk mbylli sytë. Asnjë nuk e dinte as e merrte me mënd se çfarë e priste dhe cfare kishte ndodhur. Të nesërmen të gjithë pyesnin se kush ish arestuar, ose kujt i ishte bastisë shtëpia. Shifrat ishin tronditëse. Plot 35 burra ishin marrë në arrest , të cilët pa u vonuar, nga te shtuqujtyurat organe te mbrojtjes se populit, u dërguan me makina të veçanta ushtarake në Vlorë për burgosje.
1.-
Ndër të arestuarit përveç të tjerëve ishte Andrea Ilia Dhima, vjeç 67 , me një veprimtari të pasur në mbrojtje të të drejtave etnike dhe religjioze të himariotëve.
Veprimtaria patriotike e Lala Andreas, siç e thërisnin himariotët, nis që në vitet e herëshme të rinisë së tij, e brumosur në vitet e mërgimit në Aleksandri të Egjyptit, ku i ati i tij ishte vendosur prej kohësh. Ajo del më në pah në vitet 1908 dhe 1910 në kryengritjet e himariotëve kundër turqëve të rinj dhe arrinë kulmin e saj në vitin 1912, me flakjen tej të zgjedhës osmane nga himariotët, nën kryesinë e Arhigoit të Himarës Spiros Spiromilios.
Në lidhje me këtë, Reno Pio, që në ato vite ndodhej në Himarë, në shkrimin e vet “ Burim i Helenizmit”, ndër të tjera shkruan:- “ Ditët e para të Tetorit të kaluar përfaqësuesi komunikonte z. Andrea Dhima – i caktuar për kontaktet ndërmjet banorëve dhe drejtuesve turq- se Perandoria thërriste nën armë të gjithë qytetarët e Perandorisë Otomane. Përgjigja ndaj kësaj komunikate ishte mosinteresimi i përgjithshëm. Ndërkohë himariotët u bindën se lufta nuk do të vononte të shpërthente. Sepse në këtë anë të Epirit lajmet vinin rrallë dhe me vonesë, ndërsa telegrafisti turk nuk shpallte( publikonte) telegramet që merrte nga Janina… Më 18 të muajit, ( dmth më 5 tetor me kalendarin e vjetër), ora 6 mbasdite, telegrafisti bën publike lajmin e shpalljes së luftës, të cilin sapo e kish marrë. Më 19 lajmi u vërtetua zyrtarisht. U pa atëhere të zbrisnin nga mali nëpunësit e pakët publik dhe rojet turke që ishin shpërndarë dhe të përqëndrohen, në atë që vendasit grekë quajnë Kastro tu Barbaka. U mblodhën aty rreth 40 veta. Për rreth një muaj, ndërsa lufta zhvillohej në Thrakë, në Maqedoni dhe në Jug të Epirit, në Himarë jetonin në pritje…
Gjatë gjithë kësaj periudhe, agonia sundonte në trupën turke. Andrea Dhima së bashku me dy pleqë të tjerë himariotë i viziton. Njeri prej turqëve, që rastësisht u gjënd në lartësinë fqinje të Shën Theodhorit, kishte ardhur për të dhënë shënjën e alarmit. Të 40 nëpunësit e Sulltanit dolën nga Kalaja dhe mendonin çfarë drejtim të merrnin që të arratiseshin. Zoti Dhima i siguroi, dhe veçanërisht sekretarin dhe prokurorin i cili qante, se himariotët bashkë me vullnetarët ushtarë grekë nuk do t’u bënin asgjë të keqe, prandaj të rruanin gjakftohtësinë…. 1“
Veprimtaria patriotike e Andrea Dhimas vazhdon në vitet e përfshirjes së Himarës nën juridiksionin e shtetit shqiptar,thellohet më tej në vitet e mbretërisë së Zogut e të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe arrin kulmin në vitet e Pasluftës, në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.
Andrea Dhima, u caktua nga Paria e fshatit kryetar i komisionit dhe organizatori kryesor i mos pjesëmarrjes së himariotëve në këto votime. Aftësitë e tij dhe popullariteti që kishte ndër himariotët përcaktuan edhe caktimin e tij, si kryetar i komisionit zgjedhor, në qëndrën kryesore dhe më të madhe të votimeve në Himarë.
2.-
Gjykata speciale ushtarake e ngritur enkas për dënimin e himariotëve përbëhej prej: Major Gjon Banushi Kryetar, Toger Islam Harizi dhe partizan Qani Dine antarë, që të gjithë pa formimin e nevojshëm juridik, por të devotshëm e militant besnik të regjimit; ndërsa Sekretar i saj ishte Ymer Curi.
Kryetar’i trupit gjykues Gjon Banushi, vinte si i tillë pas një përvoje jo të vogël gjatë vitit 1945 si antarë dhe si kryetar i trupës të mjaftë gjygjeve të tjera ushtarake, por edhe si prokuror në raste të caktuara, siç eshte e njohur edhe si anëtarë i trupës gjykuese të Gjykatës së parë speciale të Pasçlirimit, ajo e Tiranës e prillit 1945, kundër 60 personaliteteve të rëndësishëm të akuzuar si kuisling dhe të cilësuar “ armiq të kombit”, qe kryesohej nga Koci Xoxe.
Seancën e gjykimit e hapi në emër të popullit, siç thuhej atëhere, Prokurori i Popullit, , Kapiteni Nuredin Dobrusha, një ushtarak pa formimin përkatës profesional, por edhe juridik. Ai pas një përmbledhjeje të shkurtër e të ngutëshme të pretencës së përgaditur, shpejt e shpejt nxjerr nga çanta një tufë letrash dhe fillon t’i ndaj veç e veç për secilin nga të akuzuarit, sipas radhës së përcaktuar të gjykimit në vartësinë me shkallën e fajit të sicilit, që kish formuluar hetuesia në dosjet përkatëse . Në fillim ata me dënim kapital me vdekje, mandej ata me dënim të përjetshëm 101 ose edhe deri 20 vjet heqje lirie, së treti ata që mund të dënoheshin deri në 10 vjet, dhe së fundi të tjerët që do të mirrnin dënime të shkallëve të ndryshme
Mbështetur në rënditjen e parapërgaditur i akuzuari i parë ishte Andrea Ilia Dhima, i cili pasi dëgjon emrin e tij, qetë-qetë dhe gjakftohtë, ngrihet në këmbë dhe pa thënë asnjë fjalë ulet.
Prokurori fillon së lexuari pretencën e akuzës kundër tij. Ajo, siç pritej, ishte kulmi i një fallcifikimi dhe mashtrimi të pashoq të së vërtetës. Dosja ndaj të akuzuarit Andrea Dhima, me bashkëpunëtorë Irakli Gjonin e të tjerë himariotë, ishte mbushur plot mashtrime, shpifje e sajesa të paqena, të gatuara në guzhinën komuniste, dhe në deponimet e rreme të dëshmitarëve, pa u mbështetur në ndonjë fakt konkret, por në stereotipet e njohura: për faje të bëra gjoja Para Çlirimit të Shqipërisë dhe mbas Çlirimit, duke u cilësuar “armik i popullit” dhe “agjent i monarkofshistëve grekë”, “tradhëtar e sabotator i pushtetit popullor” etj.
Për të gjitha këto prokurori në fund kërkoi nga trupi gjykues për Andrea Ilia Dhimën: dënimin kapital, me vdekje dhe sekuestrim (konfiskim ), sipas ligjeve përkatëse, të gjithë pasurisë së paluejtëshme dhe të luejtshme.
3.-
Duke marrë fjalën e vet, në këtë gjygj tragjiko-komikë, më tepër për demaskim se sa për mbrojtje, Lala Andrea, në apologjinë e vet çfaqi edhe një herë hapur, dhe lartësoi më tej frymën, identitetin dhe vetdijen e tij patriotike, pa iu trembur aspak syri. Të gjitha i morri përsipër vetë, duke deklaruar se të akuzuarit e tjerë janë të pafajshëm; se ata nuk kanë bërë asnjë veprim, ndonjë propagandë për bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e himariotëve, aq më tepër nuk kane ushtruar asnje presion, frikësim e terrorizëm të popullit të Himarës, se kushdo që do të votonte për Frontin Demokratik dhe kandidatin e tij do cilësohej tradhëtar dhe si i tillë e priste vdekja; si kurse nuk kanë marrë pjesë, as janë kryer nga të pandehurit aksione sabotazhe për të ndërprerë linjën telegrafike Himarë-Vlorë në Llogara, Palasë dhe Dhërmi etj, për të cilat akuzohen padrejtësisht. Në apologjinë e tij mbrojtëse ndër të tjera Ai theksoi
:
-“Nuk kam bërë dhe as kam dashur t’i bëjë askujt keq. Gjatë gjithë jetës sime jam munduar, sidomos për Himarën dhe Himariotët; të bëjë vetëm të mirën. Bashkëpatriotët e mi e dijnë se asnjë herë nuk i tradhëtova. Me himariotët punova, me ta jetova, me ta kalova vitet e shumta të jetës sime, me ta u gëzova. Me ta edhe për çështjen e Himarës 1000 herë jam gadi të vdes. E kam deklaruar disa herë gjatë seancave të zgjatura të hetuesisë edhe e ritheksojë edhe këtu se: të akuzuarit e tjerë janë të pafajshëm, ata nuk kanë as mbajnë përgjegjësi për asgjë. Unë i kam bërë të gjitha dhe prandaj mua më rrihni kam theksuar para hetuesisë, dhe deklarojë edhe këtu mua më dënoni!..
Më akuzoni për agjentë të grekëve. Por gaboheni ! Unë nuk e kam fshehur kurrë helenizmin, as edhe besimin tim ortodoks . Dhe për këtë jam krenar. Është në nderin e çdo himarioti dhe në timin, që në damarët tanë qarkullon gjak i pastër helen dhe ortodoks, si të tillë nuk pranojmë të na quani agjentë të kombit dhe të besimit të vet. Të punosh për kombin dhe besimin tënd, në asnjë rast, nuk të bën agjent, por vetëm patriot.
Ndërkohë, s’ka si të pranojë akuzën se synonim shkëputjen e Himarës dhe dorëzimin e saj monarkofashisteve grek, sepse një akuzë e tillë nuk qëndron dhe është pa baza. S’ka si të pranohet ajo. Himara nuk është një arkë me portokalle, ose ndonjë send a plaçkë tjetër që del në treg, dhe që mund të shkëmbehet lirisht ose t’u dorëzohet të tjerëve, në rastin konkret fashistëve grekë, për disa stërlina ose për çdo lloj tjetër monedhë. Himara u takon Himariotëve. Historikisht, ajo u përfshi në shtetin shqiptar pa dëshirën e tyre, por me vendim të Fuqive te Mëdha. Bindja jonë është se vetëm me vendim po të Fuqive të Mëdha mund të bëhen ndryshimi i kufijve!
E deklarojë edhe këtu se ortodoks dhe grek kam lindur dhe i tillë me kënaqësi dëshërojë të vdesë!”,- e mbylli apologjinë e vet ky theror i Himarës martire.
4.-
Pas disa ditësh seancash gjygjësore erdhi dita të jepej vendimi i Gjykatës Speciale Ushtarake. Më 8 Maj të vitit 1946, në sallën e vogël të lokalit e të paharuarit Jeorji Bollano, në bankon e të akuzuarit qëndronin himariotët e arestuar, me fytyra, të nxira, të hequra dhe të dremitura, që nga torturat e tmerëshme, ishin bërë kufomë e gjallë, duke pritur plot ankth vendimin e gjykatës ushtarake.
Pasi hyri trupi gjykues, siç kemi theksuar më sipër, Prokurori nisi leximin e pretencës së vet përfundimtare, duke ekzpozuar veprimtarinë e tyre gjoja antikombëtare dhe antipopullore, të ndjekur gjatë viteve të mbretërisë së Zogut, vazhduar në vitet e luftës nacional çlirimtar kundër zaptuesve nazi-fashist dhe si agjentë të monarko-fashistëve grekë, duke kërcënuar himariotët në rast mos pjessëmarrje në bojkotimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, të mbështetura këto në prova dhe fakte të sajuaura dhe në deponimet e dëshmitarëve jo ukularë, kërkoi nga trupi gjykues dënimin e të pandehurve si tradhëtarë dhe sabotatorë të pushtetit popullor.
Në përfundim të pretencës së prokurorit të popullit, trupi gjykues u tërhoq për një kohë të vogël, për të marrë vendimin. Kryetari i gjygjit Major Gjon Banushi, lexoi vendimin pëkatës, i cili në përputhje me nenin 15 të Ligjit nr.41 datë 14 janar 1945, “Mbi organizimin dhe funksionimin Gjykatave Ushtarake”4 dhe të nenit 1 të Liigjit nr. 21 datë 15 dhjetor 1944, “Mbi Sabotatorët e Pushtetit Popullor…”5, në emër të popullit parashikonte dënimet si vijon:
– kapital me pushkatim dhe konfiskim të pasurisë së patundëshme të pandehurve : Andrea
5 .-
Siç pritej, kërkesën së familjes së Andrea Dhimës, këtij plaku legjendë, për vendosmërinë dhe trimërinë e tij në mbrojtje të idealit të vet, për faljen e jetës , firmosur nga gjithë himariotët, Presidiumi i Kuvëndit Popullor nuk e miratoi Ai la në fuqi vendimin e Gjykatës Ushtaraketë Vlorës.
Prandaj në të gdhirë ditën e mërkurë, më 29 maj 1946, nën një qiell të vranët të mbushur plot me re, Andrea Dhimas me duart prapa të lidhura me zinxhira dhe me kokën lartë, e nxjerrin nga qelia e paraburgimit të batalionit te mbrojtjes së popullit ne Himarë, dhe nën drejtimin e një oficeri të shërbimeve sekrete, të shoqëruar nga tre pushkatarë- egzekutorë e hipin në xhipsin ushtarak të Batalionit të Mbrojtjes së Popullit, i cili pa u vonuar morri rrugën në drejtim të Sarandës . Pas një udhëtimi të shkurtër e zbresin nga xhipsi dhe falë agimit që afronte dalloi se ndodhej në Plaçeri, në një toponim në Himarë, afër urës së Llamanit.
Duke ecur sipas urdhërit të egzekutorëve Lala Andrea u përplasë në një nga gurët e shumtë që ishin për reth. Ishte gadi në të rënë, por shpejt e mbajti vehten ngritur në këmbë. Për tallje , një ndër egzekutorët me ironi i thotë: – Nuk ka gjë or plakë, se tek gurët ke për të përfunduar!
Në ato momente kritike për jetën e tij, plaku i moçëm me madhështinë që e karakterizonte, ruajti gjakëftohtësinë dhe qetë e qetë i dha përgjigjen egzegutorit:
– Atje ku do të shkojë, djal i mbarë, dua të shkojë krenar dhe i ngritur në këmbë, siç kam kaluar dhe shkuar gjithë jetën time.
Ushtarët egzekutorë në zbatim të urdhërit të shefit të tyre, pa humbur kohë hapin zjarr dhe plagosin për vdekje, këtë plakë të moçëm dhe mëndje ndritur. Pa pritur që shpirti i tij i çiltër të merrte rrugën për në mbretërinë e ëngjëjve, në mënyrë të rrufeshme hapin një kanal të cekët dhe ende të gjallë e mbulojnë me gurët e shumtë që gjëndeshin për reth. Për ironi të fatit, ai që gjithë jetën e vet ja kushtoi Himarës dhe dha gjithëçka deri edhe jetën për të dhe helenizmin e himariotëve, as dy metra tokë nuk mundi të marrë në varrin e vet nga dheu i vendlindjes.
Vajza e tij Antigoni Kristo ( Dhima) në një prej vajtimeve elegji, shumë prekëse e të dhimbëshme të saj, përshkruan në vargje historinë e ekzekutimit të tij:

Τον πήγαν στην ερημιά Në shkretëtirë e çuan
ζωντανό τον εξάπλοσαν të gjallë e shtruan
με λιθάρια τον πλάκωσαν dhe me gurë e shtypën
ζωντανός είναι θαμμένος i gjallë është varrosur
με λιθάρια σκεπασμένος me gurë i mbuluar
φύλακας τον εφυλούσε Roja që e mbronte
ο κακούργος δεν πονούσε keqbërësi nuk i dhimbte
από πάνω τον πατούσε nga sipër e shtypte
αυτός βαριά βογκούσε ai thellë psherëtinte
να μιλήσει δεν μπορούσε dhe nuk mund të fliste
βοήθεια που να ζητούσε ndihmë që të kërkonte
με το ζόρι ξεψυχούσε! Me vështirësi shpirti i dilte!
Janar-prill 2017

Σχόλια