Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Gjurmë "njeriu" 5.7 milionë vjeçare në Kretë?


Gjurmë njeriu 5.7 milionë vjet të vjetra janë gjetur së fundmi në bregdetit kretan në Mesdhe. Zbulimi përbën ngjarje në historinë e njeriut, pasi deri më sot për këtë përiudhë shkencëtarët mendonin se këmbët e njeriut ishin të ngjashme me ato të majmunit dhe se ata jetonin në Afrikë. 


Gjurmët janë gjetur në Kretën Perëndimore, në Trachilos dhe sipas analizave provohet se janë të një specieje që ecte në dy këmbë me qëndrim vertikal. Gjurmët dallohen qartë si njerëzore, ato, ndonëse të fosilizuara, kanë karakteristikat e këmbës njerëzore: shputë e gjatë, katër gishta të shkurtër, një të gjatë dhe pa kthetra. 
Nëse do të konfirmohet tërësisht zbulimi përmbys bindjen e deritanishme se hapi evolutiv nga majmuni te njeriu nuk ka ndodhur deri 4 milionë vjet më parë. 

Autorët pranojnë se zbulimi ka shumë të panjohura, pasi nuk përputhet me asnjë përkufizim të derisotshëm. 
Interpretimi i këtyre gjurmëve është potencialisht kontroversal. Morfologjia e tyre sugjeron se gjurmëlënësi ishte një pjesëtar i llojit Hominini - pema prej nga rrjedh njeriu - por derisa Kreta është disi larg nga rrezja e njohur e zonës gjeografike të Pre – Pleistoceni(2.5 milionë deri në 11,700 vjet më parë), duhet të  konsiderojmë mundësinë e një primati, deri më tani të panjohur, të Miocenit të Vonë, që evoluoi drejt një anatomie të këmbës si ajo e njeriut
shkruajnë autorët. 
Sipas tyre, këto gjurmë na thonë, se ndoshta në Tokë, shumë më përpara nga sa besohej deri më tani, ka ekzistuar një krijesë e ngjashme me njeriun. 
Deri më sot evidencat e çojnë njeriun deri në 3.7 milionë vjet më parë me gjurmët e gjetura në Tanzani dhe me Australopithecus në Afrikën Lindore. 

Disa gjurmë të gjetura në Etiopi, të datuara 4.4 milionë vjet më parë, mendohet se i përkasin homininit Ardipithecus ramidus, dhe i ngjajnë më shumë gjurmëve të një majmuni. 
Gjurmët e Trachilos, pra të Kretës, që janë 1.3 milionë më të vjetra, duken më afër njeriut. Ato pasojnë zbulimin e fosileve 7.2 milionë vjet të vjetra të një primati të quajtur Graechopitechus, gjetur në Greqi dhe Bullgari dhe që i përkasin pemës evolutive të njeriut. Duhet thënë se gjurmët e Kretës përkojnë në kohë me tharjen e Mesdheut, çka shpjegon edhe ruajtjen e tyre. 

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν 950 τεθωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία.

Οι ΗΠΑ αποστέλλουν εσπευσμένα 70 θωρακισμένα οχήματα στην Αλβανία (πρώτη  αποστολή) ενώ τους επόμενους  μήνες θα αποσταλούν άλλα 180 τα οποία  θα ανέλθουν συνολικά σε  950, εξοπλίζοντας τον αλβανικό στρατό για χερσαίες επιχειρήσεις . Πρόκειται για μια σαφή και κατηγορηματική κίνηση της Ουάσιγκτον στα τεκταινόμενα στο Κοσσυφοπέδιο και την ένταση  που έχει αναπτυχθεί τις τελευταίες ημέρες.

Ηπειρώτες Ευεργέτες της Τουρκοκρατίας και Ελληνοκρατίας

Το Ισλαμικό Κράτος στρατολογεί «φουρνιές» Αλβανών από Σκόπια και Κοσσυφοπέδιο