Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα πολιτισμός - kulturë. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα πολιτισμός - kulturë. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Δευτέρα 25 Ιουνίου 2018

Në fshatin grek ku nuk flitet për kufij


Nga Luan Rama – Shqipëria dhe Greqia po shkojnë drejt një gjeopolitike të re, ku pesha e kufijve ndarës po bëhet gjithnjë e më pak e rëndë, gjithnjë e më pak e dukshme (edhe pse problemi çam ekziston ende), dhe këtë e beson kur hyn në shtëpinë e thjeshtë të një fshatari a peshkatari, grek apo shqiptar, kur shkon me të nëpër det, kur pi e këndon me të dhe ku biseda shkon jo te kufijtë, por te hallet e gëzimet e përditshme, te dëshira për të krijuar një miqësi të re. Udhëtimet nëpër Greqi kanë qenë të këndshme për mua. Pikërisht ato më bënë të njoh dimensionet e vërteta të një miqësie të vjetër e lidhje shqiptaro-greke që nga koha bizantine. Peloponezi, Atika, Salamina, Hidra e Specaj, Mandra, Thiva, Livadhja, Evia etj, e gjer në majat e Parnasit në Arvanitca dëshmojnë për një histori të përbashkët. Në Agia Ana (Shën Ana), në Evia buzë Egjeut, është një kënaqësi të kuvendosh me banorët e fshatit, pasi shumçka i bashkon botët tona, historitë dhe ardhmërinë tonë të përbashkët. Një mëngjes me një peshkatar të vjetër, i hipëm barkës për të shëtitur brigje që vetëm me barkë mund t’i shohësh. Vuzi është shoqëruesi ynë. Adoleshent, Vuzi ishte i shkurtër, i shëndoshë dhe me sy të kërcyer, të mëdhenj dhe shokët e shkollës e ngacmonin.
Kështu u bë i prapë, filloi rebelimin e tij që vazhdon edhe sot. Menjëherë e la shkollën, iku nga familja si një bohem i mbrapshtë për të jetuar me detin. Vetëm deti nuk e ngacmonte, nuk i fliste me mëri, nuk e qortonte, vetëm deti dinte ta përkundte në gjirin e tij, në ditë paqeje e tallazi. U bë marinar. Nga një barkë e vogël peshkimi, ai nisi më pas të punojë si marinar në anijet e mëdha greke që i binin mbarë deteve, oqeaneve, botës anembanë. Gjithnjë mes dallgëve dhe bukurisë llaftarisëse të detit e qiejve të ndezur nga yjet, të shkëlqimeve të habitshme dhe zjarreve të agut të diellit, të delfinëve që i ndiqnin kilometra të tëra dhe vetëm kjo e çlodhte Vuzin, deti. Njëherë në Gjibraltar, anija e tyre e ngarkuar me bombola gazi mori zjarr në një cep të saj. Ç’tmerr…
Më kot thirrën në ndihmë, por askush nuk u duk në horizont dhe anija mund të shpërthente nga çasti në çast e bashkë me të edhe marinarët e saj që do të humbnin në thellësitë e detit. Por ata 5-6 marinarë u ngjitën lart të ftohnin bombolat, të shuanin zjarrin dhe të shmangnin atë shpërthim. Ndryshe Vuzi s’do të ishte me mua, me Cakun e Thanasin, s’do t’i binte kitarës me këngët e dashurisë “agapi mu”, edhe pse nuk e njeh solfezhin dhe notat e muzikës. Telefoni i tij bie orë e çast se të gjithë kur kanë ndonjë nevojë thërrasin Vuzin: Vuzi, më gjej një dhomë tek ata miqtë e tu për disa njerëz që më vijnë për pushime; më gjej ca kallamare të freskët apo barbunja tek barka e Kristos; më hidh me atë motorin tënd gjer në Strafilia.
Motoçikleta e tij me katër rrota i bije rreth e qark atij vendi për t’u shërbyer të tjerëve edhe pse jeton në vetmi, buzë detit, në një karavanë, ku miku më i afërt është një ordinator. Kaq i mjafton Vuzit të lidhet me botën e të marrë vesh se ç’ndodh në tryezat e politikës së madhe: “Unë kam nevojë veç për cigare dhe benzinë”, thotë Vuzi, – të tjerat i gjej vetë, në det dhe në pyll. Në Strafilja, është Rena, apo Irena nga Vloçishti i Korçës me familjen e saj. Ç’grua e fortë, me ato duar që nuk i pushojnë tek punon në baxho e që ke dëshirë t’ia puthësh, se ajo di të bëjë djathë, të prodhojë raki, shet mjaltë e të gjitha i bën ajo grua e bukur me një vështrim krenar si të Irena Papas. Ne vazhdojmë me barkë dhe Vuzi na kujton historinë se si njëherë kishte rënë nga një barkë me motor, por që gabimisht kishte hequr rripin e sigurisë së motorit. I shkreti Vuzi, i kapur pas anijes me një litar të hollë, nuk arrinte dot ta arrinte barkën, sepse ajo shkonte përpara, pa zot…
Zhytej në det dhe ngrihej mbi dallgë gjersa më pas e kishte pikasur një barkë tjetër dhe e kishte ndihmuar të ndalte barkën. Kalojmë cepin shkëmbor të Agia Anës dhe shohim mbi kodrinë kishën e vjetër të Shën Vasilit të populluar që në shekullin e VII, por që tani ka vetëm një kishë pa prift dhe veç ndonjë bari shkon e vë herë pas here ndonjë qiri. Ecim anash shkëmbinjve thepisës ku qëndrojnë të paqtë dhjetëra e dhjetëra zgalemë që na vështrojnë me kërshëri pa lëvizur nga vendi; kalojmë një shpellë të vogël, diku një gji dhe Vuzi na thotë se në atë gji të pashkelur, ka lira turke të kohës së sulltanëve, por tani s’mund të kërkosh atje pasi është shpallur zonë arkeologjike. Vuzi dikur, si amator që ishte, bridhte këtyre anëve me një aparat manjetik për të gjetur gjërat e fshehta mbuluar nga toka shumë shekuj më parë. Më së fundi i afrohemi shpellës së piratëve, por që para më shumë se një shekulli nuk kanë shkelur më në këtë vendi.
Nganjëherë, në të çarat e shkëmbinjve duhet të depërtosh me barkë edhe në një hapësirë prej dy metrash të gjerë, për të parë më pas kubetë e mëdha ku zotëron heshtja dhe magjia, e kushedi, kocka piratësh të fshehur këtu në një varrezë detare. Hyjmë më së fundi në shpellë me një kube të çuditshme në ngjyra kobalti dhe humbasim në errësirë, ku zërat tanë kumbojnë bukur dhe më pas lemë errësirën për të dalë në dritën e bardhë të diellit dhe të kaltrën e detit, ku tutje na shfaqen ishujt, së pari, Ishulli i Bardhë, pastaj Skiathos e në të djathtë Skopelos, pastaj Skaça ku ka veç plazhe të virgjëra e dhi të egra dhe më tutje, Ishulli i Fokave.
Mund të habitesh kur përmend fokat, por prej shumë vitesh ato janë vendosur aty, me ndryshimet klimatike. Më pas; në fshatin e bukur piktoresk Akladhi, buzë detit, marrim kthesën për t’u kthyer në Agia Ana. Sipër në kodrina, një vilë e bukur gjermane, pastaj më tutje një vilë ruse që është në përfundim e sipër, dhe ngado ullishta. Kur shumë kohë më parë në këtë vend kishin zbarkuar disa të ardhur nga ishuj të tjerë, ata kishin thirrur “A-ladhi!” (“Oh, ç’vaj!”) dhe që atëherë ngeli Akladhi, vend i prodhimit të vajit të ullirit. Me të mbërritur në breg, Thanasi na pret në oborrin e tij të gjelbëruar, nën hijen e madhe të një pemë dhe nis të shtrojë një tavolinë me oktapodë, barbunja, sardele dhe kallamarë që i ka peshkuar vetë një natë më parë. Gruan e tij të bukur, Maria, nuk e ka aty. Eshtë në Halkidha ku punon pikturë, peizazhe dhe portrete, madje dhe piktura naive si dekoracione, por ëndrra e saj është të shohë kryeveprat e Luvrit dhe impresionistët e Muzeut të Orsejës.
Thanasi është fjalëpakë dhe me humor të hollë, një grek tipik homerik, me shumë histori peshkimi dhe andralla detare, me ndodhi kur njeriu është në mëshirën e natyrës. Por ky ballafaqim me detin Thanasin nuk e tremb, madje atij kjo i pëlqen, e kështu të ngjan me ata personazhet e Heminguejt. Ka një natyrë fitimtare në gjithë qenien e tij, edhe pse ai mundohet ta fshehë këtë. Brigjet në këto anë janë të virgjëra. Pikërisht, në të majtë të Agia Ana, në ato vende ku dallgët rrahin shkëmbinjtë, kisha gjetur kukulla fëmijësh, të atyre fëmijëve të hipur në barkat e fatit të emigracionit ardhur nga Siria. Kjo më kishte prekur shumë, madje një e ruajta si dëshmi e një tragjedie njerëzore të botës sonë moderne. Për këtë dhe shkrova poezinë “Elegji për kukullat e Egjeut”, ndërkohë që një vit më vonë kisha gjetur këpucë fëmijësh, grash, burrash, që deti i kishte hedhur në breg, me siguri të atyre të mjerëve që kërkonin udhën e shpëtimit. Dhe po kështu shkrova poezinë “Këpucët kërkojnë zotërit e tyre”…
Mbrëmjet janë të bukura në Agia Ana. Në televizionin shtetëror, shohim një emision për këngët arvanitase dhe ajo e folur shqipe e vjetër si dhe vallja e të rinjve të Artaqit, 40 km më tutje, ta ngre zemrën peshë për vazhdimin e traditave identitare, por dhe për atë mpleksje të dy popujve në furtunat e historisë së tyre të përbashkët. Pikërisht ajo valle më kujtoi vallen për të cilën shkruante dhe diplomati francez Henri Belle në Athinë, i cili gjatë vizitës së tij drejt Thivës e Delfit në vitet 1873, hipur mbi kalë, me drogmanin e tij kishte ndalur dhe në Agia Ana (Shën Ana) e Mantudhi, fshati ngjitur. Në librin e tij “Tre vjet në Greqi”, ndër të tjera ai shkruante: “Mbërrijmë në Mantudhi…
Një fshat i madh që është ngritur në rangun e nën-prefekturës dhe ku mbretëron një mjedis i pastër e i begatë. Banorët e saj janë pothuaj të gjithë të ardhur e të emigruar nga Hidra, duke sjellë një eksperiencë në fushën e ndërtimit, çka tani i jep një pamje të veçantë shtëpive të ishullit. Në orën dhjetë ne mbërrijmë në fshatin e Agjia Anës me një sipërfaqe të madhe e të shtrirë, ku nga lart duken tutje në horizont Skopelos dhe Skiathos. Sot festohet dita e Shën Konstantinit, një nga shenjtët më të mëdhenj të Kishës ortodokse, ku në shesh turma e njerëzve po zbavitej. Eubea (Evia e quajtur më pas. L.R.) e veriut është e famshme për vallet e saj. Ajo që po interpretojnë banorët e Mantudhit është një valle e quajtur “sirtos”, me lëvizjet ritmike të peshkatarëve që tërheqin rrjetat në breg. Në fillim është korifeu, pastaj burrat e më pas gratë e pastaj vajzat e reja e fëmijët. Ata nuk kapeshin nga duart, por shamitë krijonin një lloj vargu njerëzor që gjallonte në atë shesh nën tingujt e muzikës së një orkestre të çuditshme të përbërë nga dy vllehë bohemë, ku njëri i binte fyellit dhe tjetri i binte fort tamburasë në formën e një kungulli. Fytyrat e tyre thatime e ngjyrë ulliri, mollëzat e tyre të dala, flokët tepër të gjata ngjyrë abanozi e që u binin pas, flisnin për origjinën e tyre arvanitase. Në sytë e tyre të mëdhenj e të zinj reflektoheshin dritëza të kuqërremta, saqë të dukej se në to reflektoheshin ngjyrat plot shkëlqime të Indisë, atdheut të të parëve të tyre si dhe gjithë atmosfera klimatike e brigjeve të lumit Gang.
Ata shikonin para tyre me atë qetësinë e një statuje te Vishnës. E megjithatë, nganjëherë kishin një lloj nënqeshje me atë rreth njerëzish të gëzuar që lëviznin rreth tyre. Në cep të sheshit qëndronte prifti me mjekrën e tij të bardhë që i mbështetur mbi shkop dhe në shoqërinë e disa pleqve, shikonte ata që kërcenin. Eshtë e pamundur të imagjinosh një skenë të tillë të gjallë e piktoreske nën tingujt britës e të përsëritur të tamburasë që gjëmonte disi, të shikoje atë varg tunikësh të bardhë të grave që kërcenin, një varg që vallëzonte, me ato përparëse para tyre dhe brezat e mëndafshtë e të kuq. Sfondi i kësaj skene të mrekullueshme përbëhej nga gërxhe më të larta dhe kodrinat e blerta në ijet e malit Kandili, ashtu i xhveshur, me gurë, dhe aty këtu me pisha, e ku përrenjtë kanë lënë gjurmët mbi të. Në të gjitha anët e atij sheshi vazhdonin të vallëzonin në rrathë të ndryshme. Ato vajza të reja ishin të këndshme e me tipare më të hijshme se athinaset dhe shumica kishin flokë të verdhë, disi të hirtë…”

Κυριακή 27 Μαΐου 2018

Ερευνα: Δέκα Ελληνες καθηγητές μεταξύ των επιστημόνων με τη μεγαλύτερη επιρροή


10a1kapodistriako-thumb-large

Δέκα καθηγητές ελληνικών πανεπιστημίων βρέθηκαν στις πρώτες θέσεις μεταξύ εκείνων οι οποίοι με το συγγραφικό και ερευνητικό τους έργο έχουν ασκήσει σημαντική επιρροή στην επιστήμη διαχρονικά, σύμφωνα με τον τελικό πίνακα κατάταξης Highly Cited Researchers (h>100) για το 2018 της Webometrics. Οι καθηγητές είναι έξι από το Πανεπιστήμιο Αθηνών, τρεις από το ΕΜΠ και ένας από το Πανεπιστήμιο Ιωαννίνων. 
Σύμφωνα με την ανακοίνωση του ΕΚΠΑ, ο πίνακας κατάταξης Highly Cited Researchers (h>100) για το 2018 της Webometrics συντάσσεται με βάση τις πληροφορίες των δημόσιων προφίλ καθηγητών και ερευνητών πανεπιστημίων στο Google Scholar. Η συγκεκριμένη κατάταξη, περιλαμβάνει 2.610 Highly Cited Researchers, δηλαδή ερευνητές με h-index > 100, δηλαδή επιστήμονες οι οποίοι έχουν τουλάχιστον 100 ερευνητικές εργασίες που έχουν παρατεθεί ως έγκυρη αναφορά από το λιγότερο 100 ερευνητές στις δικές τους εργασίες.
Η κατάταξη περιλαμβάνει τα h-index και citations μέχρι και τον Απρίλιο του 2018. Οι καθηγητές και ερευνητές του εν λόγω πίνακα, είτε είναι εν ζωή είτε όχι, κατατάσσονται με φθίνοντα βαθμό  με αναφορά του πανεπιστημίου στον οποίο ανήκουν. Πρώτος είναι ο Δρ. Sigmund Freud με h-index 280 και 491.861 ετεροαναφορές.
Σύμφωνα με την ανακοίνωση του Πανεπιστημίου Αθηνών, οι έξι καθηγητές και ερευνητές του ιδρύματος με την σημαντική ερευνητική επίδραση παγκοσμίως είναι:
-  Ο Παρασκευάς Σφήκας από το Τμήμα Φυσικής  με h-index 181 και 149.930 ετεροαναφορές 
- Ο Γεώργιος Χρούσος της Ιατρικής Αθηνών με h-index 179 και 132.181 ετεροαναφορές.
- Ο καθηγητής της Ιατρικής και πρύτανης του Ιδρύματος Μελέτιος-Αθανάσιος Δημόπουλος με h-index 118 και 60.208 ετεροαναφορές.
- Ο καθηγητής της Ιατρικής Μαρίνος Δαλάκας με h-index 105 και 40.203 ετεροαναφορές.
- Ο καθηγητής της Ιατρικής Χαράλαμπος Μουτσόπουλος με h-index 104 και 44.661 ετεροαναφορές.
- Ο καθηγητής της Ιατρικής Χριστόδουλος Στεφανάδης με h-index 103και 57.879 ετεροαναφορές.

Dhjetë profesorë të Universiteteve helne u gjendën  në vendet e para të atyre që vepra e tyre kërkuese dhe shkruese kanë pasur dhe ndikimin më të rëndësishëm në shkencë në mënyrë diakronike, sipas tabelës kryesore të Highly Cited Researchers (h>100) për 2018-ën. Profesorët janë gjashtë nga Universiteti i Athnës, tre nga Universiteti Kombëtar Politeknik Metsovio dhe një prej Universitetit të Janinës.

Sipas shpalljes së EKPA, tabela e rënditjes Highly Cited Researchers (h>100) për 2018-ën të Webometrics e cila formulohet me bazë informacionet e profileve publike të profesorëve dhe studiuesve të universiteteve në Google Scholar. Kjo rënditje përfshin 2610, Highly Cited Researchers dmth me h-index > 100, dmth shkencëtarë të cilët kanë të paktë 100 punë studimore dhe që kanë referuar si një raport i vlefshëm nga të paktën 100 studiues në punët e tyre.


Kjo rënditje përfshin në h-index dhe citations deri në Prill të 2018-ës. Profesorët dhe studiuesit e kësaj tabele në fjalë, ose janë në jetë ose jo, rënditen me radhë në rritje duke ju referuar universitetit ku bëjnë pjesë. I pari është Dr. Sigmund Freud me h-index 280 dhe 491.861 citime.



Sipas deklaratës së U. Athinës, gjashtë profesorë dhe studiues të institucionit me një ndikim global kërkues janë:


-Paraskevas Sfikas Dega e Fizikës me h-index 181 dhe 149.930 referime


- Gjeorgjios Hrusos i Mjekësisë së Athinës me h-index 179 dhe 132.181 referime.

  - Profesori i Mjekësisë dhe Dekan i Institucionit Meletio -Athanasios Dhimopoulos me h-index dhe 60.208 referime.


- Profesori i Mjekësisë Marinos Dhalakas me h-index 105 dhe 40.203 referime.

-Profesori i Mjekësisë Haralambos Moutsopoulos me h-index 104 dhe 44.661 referime.

- Profesori i Mjekësisë Hristodhoulos Stefanadhis me h -index 103 dhe 57.879 referime/citime.

Përktheu, përgatiti Pelasgos Koritsas

Παρασκευή 25 Μαΐου 2018

Νέο βιβλίο από τον Κορυτσαίο Βασίλη Κόντη!- Një libër i ri nga Vasil Kondi!

ΝΕΑ ΒΙΒΛΙΑ
Το 1913 ο Δημήτρης Γούναρης, ιδρυτής του Λαϊκού Κόμματος, επί τρία μερόνυχτα αγόρευε στη Βουλή των Ελλήνων καταγγέλλοντας την προδοτική παραχώρηση της νήσου Σάσσωνα (Sazan) στην Αλβανία από τον Ελευθέριο Βενιζέλο. Από τότε, διάφοροι μελετητές αλλά κυρίως βορειοηπειρωτικά σωματεία μέμφονται τον Βενιζέλο, κατηγορώντας τον για εκποίηση του βορειοηπειρωτικού, «σπίλος» που τον ακολουθεί έως σήμερα. Ποια, όμως, είναι η αλήθεια; Μπορούσε ο Βενιζέλος να διεκδικήσει με βάσιμες αξιώσεις τόσο τη Βόρειο Ήπειρο όσο και την ελληνική επικράτηση στο Αιγαίο; 
Τις απαντήσεις όλων αυτών των ερωτημάτων θα τις βρεις στη νέα μας έκδοση, η οποία κυκλοφορεί σύντομα. Στο βιβλίο ο έγκριτος και πολύπειρος ιστορικός επιστήμονας Βασίλης Κόντης εξαλείφει τις όποιες εικασίες, και προπαντός αποκαθιστά με επιστημονική πληρότητα την ιστορική αλήθεια, διαπραγματευόμενος με το κύρος της αυθεντίας και με ακλόνητα αρχειακά τεκμήρια την περίπλοκη υπόθεση.



LIBRA TE RINJ
Në vitin 1913 Dimitris Gounaris, themelues i Partisë Popullore, për tri ditë me radhë në një aktakuzë të ashpër në Parlamentin Grek denonconte koncesionin tradhtar dhe faljen e ishullit Sazan Shqipërisë nga Eleftherios Venizelos. Që atëherë, disa studiues, por kryesisht shoqatat vorioepirote, e akuzojnë dhe e fajësojnë atë për tjetërsimin e Epirit të Veriut, “njollë” që e shoqëron Venizelosin edhe sot e gjithë ditën. Por si qëndron e vërteta? Kishte mundësi Venizelos të mëtonte me siguri dhe të ngrinte pretendime territoriale në Epirin e Veriut dhe në të njëjtën kohë t’u impononte fuqive të mëdha dhe dominimin grek ne detin Egje?
Përgjigjet të gjitha këto pyetje do t’i gjeni në botimin tonë të ri, e cili qarkullon së shpejti. Në libër, shkencëtari i shquar dhe me shumë përvojë Vasil Kondi heq çdo tis supozues, por, më së pari, rehabiliton të vërtetën historike, në një trajtesë mbarështeruese me prestigjin e autoritetit dhe dokumenteve të pakontestueshme arkivore për një rast të tillë tejet të komplikuar.

Δευτέρα 14 Μαΐου 2018

Nα ζει κανείς ή να μη ζει; - Te rrosh a te mos rrosh




Nα ζει κανείς ή να μη ζει; Ιδού η απορία.
Τι είναι πλέον ευγενές; Να ζει, να υποφέρει
της Τύχης τα τοξεύματα και σφενδονίσματά της
ή εις βασάνων πέλαγος τα όπλα ν' αντιτάξει
και να ιδεί το τέλος των με την αντίστασίν του;
Απέθανε – κοιμήθηκε· ιδού! Και μ' έναν ύπνο
να παύει ο πονόκαρδος και τα δεινά τα χίλια
που είν' η μοίρα της σαρκός, συντέλεια θα ήτο
να την ορέγεται κανείς ενθέρμως! ‒ Ν' αποθάνει,
να κοιμηθεί. ‒ Να κοιμηθεί; Να ονειρεύετ' ίσως!
Ιδού, ιδού το πρόσκομμα! Διότι στου θανάτου
τον ύπνον τούτον άραγε τι όνειρα θα έλθουν,
αφού αποτινάξομεν την σκέπην την φθαρτήν μας;
Αυτό μας φέρει δισταγμούς· αυτό είν' η αιτία
που κάμνει τόσον μακρινόν της συμφοράς τον βίον.
Διότι ποίος ήθελε ποτέ να υποφέρει
του κόσμου τον περίγελον και την καταδρομήν του,
τυράννων καταπίεσιν, τρανών υπεροψίαν,
τα βάσανα του έρωτος του καταφρονημένου,
του νόμου τη βραδύτητα, το ύφος των εντέλει
ή και τα κολαφίσματα οπού συχνοαρπάζει
η μετριόφρων αρετή από τους αναξίους,
ενώ του ήτο δυνατόν το παν να εξοφλήσει
μ' ένα κεντρί! Ποιος ήθελε φορτία να σηκώνει,
και να ιδρώνει, να βογγά απ' της ζωής το βάρος,
εάν του μετά θάνατον ο φόβος, ‒αν ο τόπος
ο άγνωστος, οπού ποτέ κανένας ταξιδιώτης
ακόμη δεν εγύρισεν από τα σύνορά του‒
εάν δεν μας εκλόνιζαν αυτά την θέλησίν μας,
ώστε κανείς να προτιμά τα βάσανα που έχει,
παρά να τρέξει μόνος του εις άλλα που δεν ξεύρει.



Te rrosh a te mos rrosh
Hamleti - William Shakespeare
(Përktheu Fan Stilian Noli)
Të rrosh a të mos rrosh – kjo është çështja:
M’ e lart’ është vallë të durosh.
Hobe, shëgjeta fati të tërbuar
A të përballsh një det të turbull helmesh
Me arm’ e funt t’u japsh. Të vdeç – të flesh –
Jo më – dhe me një gjumë të mbarosh
Çdo zemer-dhëmbje, mijëra tronditje,
Që trupi prej natyrës trashëgon.
Ja nje qellim që duhet dëshëruar
Me gjithë shpirt. Të vdeç – të fleç; të fleç?
E nofta t’ëndërrosh! ah, këtu ngec;
Se c’ëndrra shohim n’ ate gjumë-vdekje,
Pasi na shkundet kjo pështjellj’ e mortme,
Kjo frikë na qëndron; ja arësyja
Që aq’ e zgjat një jetë me mjerime;
Se kush duron përbuzjen dhe kamcikun’ e botës,
Zullumn’ e shtypësit, përdhunën e krenarit,
Lëngimn’ e dashuris’ së paperfillur,
Vonimn’ e ligjes, gojë-çthurjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, që çdo vlerë zemër-gjërë
Nga të pavlërshmit merr, kur munt t’ a lanjë
Hesapin fare me një copë thike?
Kush vallë barra mban e kush dërsin,
Renkon nënë një jetë të mërzitur,
Po vetëm tmerr’ I asaj diç pas vdekjes –
Vëndit të pazbuluar, nga s’ na kthehet
Kurr’ udhetari – na trullos vullnetin,
Dhe vuajmë të ligat që po kemi
Se sa të hidhemi n’ato që s’ dimë.
Kështu na bën ndërgjegjia gjuh’ frikaçe;
Kështu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutes
Sëmuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
Dhe pllane të mëdha e rëndësore
Ndalen, përçajnë rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e vepërimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Ëngjëll, ne lutjet
Mëkatet m’ I kujto të gjitha…



Πέμπτη 26 Απριλίου 2018

Dimensioni universal i veprës letrare të shkrimtarit grek Nikos Kazantzakis

Stavri J. DAJO*
Nikos Kazantzakis (1883-1957) është, pa dyshim, një shkrimtar dhe dijetar i madh i shekullit të 20-të. Prozator, poet, publicist, dramaturg, politikan, muzikant, eseist, përkthyes i letërsisë, filozof, studiues, kritik letrar dhe, më së pari, një udhëtar i përjetshëm, la një trashëgimi shpirtërore të vyer dhe një vepër të begatë letrare, poetike dhe përkthimore lexues-ndjellëse. Kualifikohet si shkrimtari bashkëkohor grek më i vlerësuar dhe më i përkthyer, i promovuar në listën e emrave më të shquar të letërsisë botërore.

kazanzaqis
Kazantzakis ka qenë 14 herë kandidat për fitimin e çmimit letrar “Nobel” nga viti 1937-1957 me propozime kryesisht nga organizma ndërkombëtarë, personalitete të lartë të letrave si Albert Kamy (Albert Camus, 1913-1960) por dhe nga vet Akademia e Shkencave e Suedisë dhe e Norvegjisë. Fakti që nuk e fitoi këtë çmim lidhet vetëm me faktorë jashtëletrarë, me mëri tinëzake të kolegëve ose me ndërkëmbje të administratës dhe interesa meskine të grupeve të ndryshme politike të kohës. Megjithatë, mosfitimi nuk zbeh kurrsesi prestigjin e lartë ideoestetik të shkrimtarit. Këtë e dëshmon më së miri romani i tij i mirënjohur Zorba, i cili rreshtohet në 100 librat më të dalluar letrarë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas sondazheve të Qendrës Norvegjeze të Librit (2002).
Kazantzakis u takon autorëve të paktë klasikë botërorë që interesi leximor dhe tregtar i veprës së tyre mbetet dhe sot e gjithë ditën i papakësuar, madje me një përshkallëzim rritës (në kundërvënie me Stendalin apo dhe Herman Hesse p.sh.) dhe si i tillë mbetet aktual dhe aktiv.
Kazantzakis përbën rast unik në historinë e letërsisë botërore: u imponua në opinionin letrar dhe të institucionalizuar të vendit të tij përmes karrierës dhe vlerësimit ndërkombëtar(!) Megjithëse u luftua pa mëshirë dhe për motive të dobëta nga ekstremi i majtë dhe i djathtë politik i kohës, Nikos Kazantzakis dhe vepra e tij triumfoi: sot përbën pasuri shpirtërore për miliona lexues kudo në botë.
Kush ishte Nikos Kazantzakis?
U lind në Irakleio të Kretës dhe vdiq në Frajburg (Freiburg) të Gjermanisë, pas një udhëtimi në Kinë. Vepra e tij nistore evidentohet në vitin 1906, kur autori ishte ende në moshë relativisht të re. Në vitin 1919 kryeministri Eleftherios Venizelos e emëron drejtor të përgjithshëm të Ministrisë së Asistencës Sociale me mision të posaçëm riatdhesimin e grekëve të dëbuar nga Kaukazi pas ndjekjeve dhe spa­strimeve etnike të qeverisë bolshevike. Ishte një përvojë e hidhur të cilën Kazantzakis e shfrytëzon si lëndë të parë për romanin Krishti rikryqëzohet (1954). Për një periudhë të shkurtër u emërua ministër pa Portofol në qeverinë e Sofulis-it (nëntor 1945- janar 1946) dhe më vonë (1947) specialist në UNESCO për gjuhët klasike.
Gjatë gjithë jetës së tij la një numër të madh veprash letrare të të gjitha gjinive dhe zhanreve. Por, megjithatë, kjo pjellori letrare (romane, poezi, studime, përkthime, ese, shënime udhëtimi etj.) nuk cenoi aspak nivelin e lartë cilësor të letërsisë së tij. Sipas një studimi të detajuar të Qendrës Kombëtare të Librit në Athinë -pa qenë mbarështerues dhe i paaktualizuar, me të dhëna deri në 2007- vepra letrare e Nikos Kazantzakis rezulton e përkthyer në 41 gjuhë të huaja. Vendin e parë e zotërojnë botimet në gjermanisht: 64 botime titujsh të ndryshëm, në anglisht 57 tituj, në frëngjisht 43, portugalisht 30, turqisht 22, italisht 13, rusisht 12 etj. Është kontradiktore por statistikisht e saktë: dy fituesit grekë të çmimit letrar “Nobel” Giorgos Seferis (1963) dhe Odiseas Elytis (1979) nuk kanë arritur të kenë këtë dallim ndërkombëtar; i afrohet vetëm poeti Konstantinos Kavafis, i cili është përkthyer në 29 gjuhë ose të folme dialektore. Krahasuar me dy fitues të tjerë të çmimit “Nobel” nga areali ballkanik, Ivo Andriç (1961) Kazantzakis ka shkallë më të lartë vlerësimi ndërkombëtar dhe numër më të madh përkthimesh, por, ndërkaq, me më pak tirazh se shkrimtari nobelist turk Orhan Pamuk (2006), me 11 milion kopje, por i përkthyer vetëm në 20 gjuhë të huaja. Krahasuar me Ismail Kadarenë, i cili ka dhe ai një rrezatim universal (përkthyer në 30-35 gjuhë të huaja ose të folme dialektore) Kazantzakis, rezulton me një epërsi të dukshme statistikore.
Interes të posaçëm paraqet vepra publicistike e Kazantzakis si korrespondent i medias greke të kohës në vende të ndryshme (në mënyrë të veçantë në Spanjë, 1936) me një prurje gazetareske të bollshme dhe të një niveli të lartë kulturor, e kualifikuar dhe me përgjegjësi të madhe qytetare. Kjo letërsi krahasohet me korrespondencat dhe reportazhet më të mira të Ernest Hemingway (Nobel, 1954), si korrespondent i luftës civile po në Spanjë i dërguar nga shtypi amerikan ose për reportazhet gjatë procesit të këmbimit të popullsive të ndërsjella minoritare mes Greqisë dhe Turqisë në Trakë (1922-1924).
Nikos Kazantzakis vijon të klasifikohet në vendin e parë të shkrimtarëve grekë me ndikimin më të madh tek lexuesi, sipas sondazheve të fondacioneve të ndryshme, por edhe studiuesve të huaj, në sajë të universalitetit të veprës së tij dhe predikimeve e ideve të përjetshme që mbart ajo: raporti i njeriut me lirinë (kryemotivi i veprës së tij), i së vërtetës me gënjeshtrën, atdheu dhe njeriu, kombi dhe humanizmi, frika nga vdekja dhe besëtytnitë, etj.
Si temperament (që shpreh dhe brendinë ideore të veprës së tij) Nikos Kazantzakis konsiderohet një nga personalitete më të emancipuara në fushë të letrave në shkallë botërorë, i përplotë dhe i pakompromis në sistemin e tij moral dhe parimor, tolerant dhe i paparagjykuar. Rrjedhimisht, vendi i tij i posaçëm në panteonin e letërsisë botërore është tejet i merituar.
Së fundmi, në Shqipëri Nikos Kazantzakis u botua për herë të parë në vitin 1973, dy vjet pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve (Kapedan Mihali, nga frëngjishtja Enver Fico). Në vitin 1978 u botua në Kosovë Jeta e Zorbës (përkthyer nga serbokroatishtja nga Nazmi Rrahmani). Sot është përkthyer pjesa më e madhe veprës së Nikos Kazantzakis në gjuhën shqipe, me Zorbën në vend të parë (ka tre botime: 1995, 2005, 2017, përkthyer nga origjinali tashmë) i cili ngjalli dhe vijon të ngjallë një interes të lartë dhe të justifikuar ideoestetik. Nikos Kazantzakis është një shkrimtar i dashur për lexuesin shqiptar.
Stavri J. DAJO është Dr. i shkencave historike në Universitetin Aristotelis Thessaloniki.

Τρίτη 24 Απριλίου 2018

Αλβανικό ντοκιμαντέρ για... γέλια: Ο Αχιλλέας είναι πρόγονός μας και οι Τρώες... «αρχαίοι Αλβανοί»!- Kur Narkicizmi i theksuar të merr mendjen: Ahilea shqiptar.. Të qeshim apo të qajmë me këtë marrëzi.?




Για γέλια και για κλάματα είναι το ντοκιμαντέρ που εμπνεύστηκαν Αλβανοί… ιστορικοί και λοιποί επιστήμονες σε μια προσπάθεια να παραποιήσουν την ελληνική ιστορία.

Πιο συγκεκριμένα, σε ντοκιμαντέρ παρουσιάζουν τον Αχιλλέα ως αρχαίο Αλβανό και την Τροία ως αρχαία αλβανική αποικία που δέχτηκε επίθεση από τους Έλληνες.

Λένε μάλιστα ότι ο τρωικός πόλεμος έγινε από τους Έλληνες που κατοικούσαν στην χώρα των αρχαίων Πελασγών, Παινόνων και των Ιλλυρίων δηλαδή των αρχαίων Αλβανών. Επιτέθηκαν, μάλιστα, εναντίον αλβανών αποίκων που έμεναν στην Μικρά Ασία και φυσικά ο Αχιλλέας δεν είχε καμιά σχέση με την Ελλάδα.

Σύμφωνα με αυτούς λοιπόν οι Τρώες δεν ήταν τίποτα άλλο παρά «αρχαίοι Αλβανοί», ενώ υποστηρίζουν ότι τα Ομηρικά Έπη παραποιήθηκαν από την διεθνή κοινότητα με το ξέσπασμα της ελληνικής επανάστασης του 1821 για να τα οικειοποιηθούν οι Έλληνες!

Δείτε το ρεπορτάζ του ΑΝΤ1:

http://www.real.gr/
Për të qeshur dhe për të qarë "dokumentari" të cilit i besuan historianë shqiptarë dhe të tjerë në një përpjekje për të tjetërsuar historinë helene.

Më konkrretisht, në një dokumentar u paraqit Akili si një shqiptar i lashtë dhe Troja një koloni shqiptare e lashtë që u sulmua nga Helenët.

Nuk mjafton kjo dhe atje thuhet që lufta e Trojës u bë nga Helenët që banonin në tokën e lashtë të Pelasgëve, Peonëve dhe Ilirëve dmth shqiptarëve të lashtë. Bile sulmuan kolonitë shqiptare në Azinë e Vogël dhe natyrisht Akili nuk kishte asnjë lidhje me Greqinë.


Sipas tyre Troanët nuk ishin gjë tjetër veçse "shqiptarë të lashtë" ndërsa pretendojnë se Eposi Homerik u tjetërsua nga komuniteti ndërkombëtar pas kryengritjes helene më 1821 që grekët të përvetësonin.


Shikoni reportazhin e Antenës:


Koment: Ne zakonisht nuk publikojmë në faqen tonë lajme në lidhje me përsona të cilët kanë destabilitet të madh mendor dhe kalojnë kriza të thella identiteti, të tilla sa realitetin e konfirmuar këtu e 2500 vjet minimalisht të vendosin në diskutim. Duke u marrë me këta persona, marrëzinë e tyre e shpërndajmë kudo dhe i bëjmë të ndjehen mirë. Por, kësaj radhe vendosëm që lajmin ta vendosim për të nënvizuar dhe njëherë faktin që persona të tillë, amatorë me destabilitet të lartë mendor dhe emocional nuk mund të lejohen të bëjnë emisione sepse turpërojnë si kanalin i cili i transmeton, si institucion, po ashtu dhe mendimin e shëndoshë shkencorë të vendit ku jetojmë.


Τρίτη 17 Απριλίου 2018

Γιατί οι Πόντιοι τρώνε στους τάφους την Κυριακή του Θωμά – Το ταφικό έθιμο- Pse Pondët hanë në varret të Dielën e Thomait- Zakoni i varrezave!




Οι αμύητοι μπορεί να βρουν το σκηνικό λίγο μακάβριο: Πάνω στις ταφόπλακες κόκκινα αυγά, μεζέδες, γλυκά, κρασί. Οι συγγενείς κερνούν όσους βρεθούν στο νεκροταφείο, τα γέλια πάνε και έρχονται. Κάποιοι στήνουν και κανονικά τραπέζια για ένα τσιμπούσι όπως θα έκαναν στο σπίτι τους, μόνο που βρίσκονται στον περίβολο των κοιμητηρίων. Η ποντιακή λύρα αυτή τη μέρα θεωρείται απαραίτητη, μόνο που δεν παίζει μακρύν καϊτέ. Όλοι γελούν, λέγονται ανέκδοτα, κάποιοι ξεκινούν το χορό.
Την Κυριακή του Θωμά κυρίως, και σε μερικές περιοχές τη Δευτέρα του Πάσχα, οι Πόντιοι τρώνε πάνω στους τάφους τιμώντας με αυτόν τον τρόπο τους νεκρούς τους.
Κατευθύνονται από το πρωί ’ς σα ταφία για μια μέρα Αναστάσιμη και αισιόδοξη, καθώς πιστεύουν ότι οι ψυχές των αγαπημένων έχουν ανέβει στον επίγειο κόσμο και κάθονται μαζί τους μέχρι την ημέρα του Αγίου Πνεύματος, γι’ αυτό και κάνουν «υποδοχή» στρώνοντας τραπέζι.
Το ταφικό έθιμο τηρείται ευλαβικά σε αρκετές περιοχές που ζουν Πόντιοι. Από τα Σούρμενα, τον Κορυδαλλό, τις Αχαρνές, τον Ασπρόπυργο, την Καλλιθέα, την Αγία Βαρβάρα της Αττικής, μέχρι τη Νέα Κρώμνη Δράμας, τη Χαρίεσσα Νάουσας, την Καλαμαριά και τη Νέα Τραπεζούντα Πιερίας οι οικογένειες θα επισκεφθούν τα νεκροταφεία – ακόμα και πολιτιστικοί σύλλογοι καλούν τον κόσμο στα ταφία.
Χωρίς καμία άλλη παραλλαγή, πλην της ημέρας που γίνεται το έθιμο, σε Πρωτοχώρι και Λευκόβρυση Κοζάνης, Μεσιανό Πέλλας, Κομοτηνή, Σάπες Ροδόπης και Πρόχωμα Θεσσαλονίκης αναβιώνει τη δεύτερη μέρα του Πάσχα. Έτσι το έμαθαν από τους προγόνους στον Πόντο, έτσι διατηρήθηκε στις χώρες της πρώην ΕΣΣΔ, έτσι ήρθε και στην Ελλάδα. Στο Θρυλόριο Κομοτηνής το έθιμο γίνεται ανήμερα του Αγίου Πνεύματος.
Τις «ρίζες» του τις βρίσκουμε σε αττικές λευκές ληκύθους· πρόκειται για αγγεία που εμφανίστηκαν γύρω στο 470 και χρησιμοποιούνταν μέχρι το 400 π.Χ. αποκλειστικά σε ταφικές τελετές. Σε μία λήκυθο του 430 π.Χ. που βρίσκεται στο Μουσείο Κυκλαδικής Τέχνης (φωτ. αριστερά) απεικονίζεται πεπλοφόρος γυναίκα που φέρει προσφορές σε τάφο, ενώ στο Εθνικό Αρχαιολογικό Μουσείο φυλάσσεται παρόμοιο αγγείο που βρέθηκε στην Ερέτρια και χρονολογείται γύρω στο 440 π.Χ. Απεικονίζεται ο νεκρός έφηβος με χλαμύδα, πέτασο και δόρυ, όρθιος να αντικρίζει την επιτύμβια στήλη του προς την οποία έρχεται μια γυναικεία μορφή με κάνιστρο γεμάτο στεφάνια προσφορών, για να στολίσει το ταφικό μνημείο.
http://www.pontos-news.gr/

Të pamësuarit mundet që t'iu duket pamja disi makabër: Mbi pllakat e varreve vezë të kuqe, meze, ëmbëlsira, verë. Të afërmit qërasin ata që gjenden në varrezat, të qeshuarat dëgjohen vazhdimisht. Disa vendosin tavolina të rregullta për mezetë, ashtu siç do të bënin në shtëpinë e tyre, vetëm që gjenden në oborrin e varrezave.
Lira e pondëve,gjatë kësaj dite është e domosdoshme, vetëm që nuk i bien gajdes. Të gjithë qeshin, thonë anekdoda, disa fillojnë vallet.
Të dielën e Thomait kryesisht, dhe në disa zona të Hënën e Pashkës, pondët hanë mbi varrezat duke nderuar në këtë mënyrë të vdekurit e tyre.
Shkojnë që në mëngjes në varrezat për një ditë Ngjalljeje dhe optimiste, pasi besojnë se shpirtrat e të dashurve të tyre janë ngjitur në botë dhe qëndrojnë me ta deri në ditën e Shpirit të Shenjtë, për këtë arsye "iu bëjnë pritje" duke iu shtruar tavolinën.

Ky zakon, i varrezave, ruhet në mënyrë të rregullt në disa zona ku jetojnë Pondët. Që nga Surmena, Koridhaloja, Aharnes, Aspropirgo, Kalithea, Agia Varvara, deri në Nea Kromni të Dramës, në Hariesa të Naussas, Kalamaria, Nea Trapezounta Pierias, familjet do të vizitojnë varrezat- deri dhe në shoqatat kulturore thërresin popull në varret.
Pa asnjë ndryshim tjetër, pëveç ditës që kryhet ky zakon, në Protohori të Lefkovrisit të Kozanit, në Mesiano të Pelas, në Komotini, në Sapes të Rodhopit dhe Prohoma të Thessalonikit ripërjetohet ditën e dytë të Pashkës. Kështu e mësuan nga paraardhësit e tyre në Bashkimin Sovjetik, kështu erdhi në Greqi. Në Komotini zakoni kryhet duke u gëdhirë Shpiriti i Shenjtë.

"Rrënjët" e tij i gjejmë në ampulla të bardhë atikas, bëhet fjalë për vazp që u shfaqën rreth 470 dhe u përdorën deri në 400 p.Kr vetëm në ceremoni varrimi. Në një ampullë të vitit 430 p.Kr që gjendet në Muzeun e Artit Cikladid (foto) ku duket një grua e veshur me petka që ka sjellë "oferta" në varr, ndërsa në Muzeun Arkeologjik Kombëtar ruhet një vazo e ngjashme që u gjend në Eretria dhe vendoset në kohë gjatë vitit 440 p.Kr.  shfaqet  një adoleshent i vdekur me pelerinë, petta dhe shtiza, i ngritur në këmbë që shikon kollonën e varrit të tij drejt sëcilës një formë gruaje me kanistër plot kurora "orfrimi"  që të zbukurojë memorialin.





Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1428) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (374) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (253) Β Ήπειρος (239) ορθοδοξία-orthodhoksia (234) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (61) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (45) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)