Teksti i mëposhtëm është marrë nga hyrja e librit liturgjik "Mujori". Mendojmë se ja vlen të lexohet pasi trajton nevojën e ekzistencës së përkthimeve të reja të teksteve liturgjike pasi përkthimet e vjetra nuk janë mjaftueshëm të sakta.
Mujori është përkthyer nga Atë Justin Anthimiadhi i cili u kthye në Manastirin e Hirshëm të Paraklitit Oropos Atikë, pas një punë kolosale në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Arsyet e kthimit të këtij njeriu kaq të vlefshëm për Kishën Orthodhokse të Shqipërisë kanë dritëhijet e tyre por ne i urojmë që Zoti ta ndriçojë e ta bekojë për të gjitha veprat e mira që ka bërë.
Rreth
nevojës së këtij përkthimi
Himnologjia
në Shqipëri përdor "përkthimin... nga Gërqishtja" që u bë
"lirisht, pas kuptimit
edhe jo fjalë pas fjale" (Kremtore, Parathënje). Por ka raste që u bë absolutisht lirisht. P.sh. Pas Ungjillit të
Mëngjesores së shën Dhimitrit (Kremtore, fq.
273):
Origjinali
Εἰς τὰ ὑπερκόσμια σκηνώματα, τὸ πνεῦμά σου Δημήτριε Μάρτυς σοφέ, Χριστὸς ὁ Θεὸς προσήκατο ἀμώμητον· σὺ γὰρ τῆς Τριάδος γέγονας ὑπέρμαχος, ἐν τῷ σταδίῳ ἀνδρείως ἐναθλήσας ὡς ἀδάμας στερρός, λογχευθεὶς δὲ τὴν πλευράν, τὴν ἀκήρατόν σου πανσεβάσμιε, μιμούμενος τὸν ἐπὶ ξύλου τανυσθέντα, εἰς σωτηρίαν παντὸς τοῦ κόσμου, τῶν θαυμάτων εἴληφας τὴν ἐνέργειαν, ἀνθρώποις παρέχων τὰς ἰάσεις ἀφθόνως. Διό σου σήμερον τὴν κοίμησιν ἑορτάζοντες, ἐπαξίως δοξάζομεν, τὸν σὲ δοξάσαντα κύριον.
|
Përkthimi i lirë;
sipas "Ikos tu Efratha"
Popullin na e mbro,
Dëshmor i math Shën Mitër, nga drithmat e tërmetit, nga zia dhe murtaja, dhe shkeljet e barbarëve.
|
Sqarojmë se
ekzistojnë rreth 100 himne "aftomele", d.m.th. "modele",
"kallëpe", sipas të
cilavepsalen mijëra himne ("Prosomia", "të Pëmgjashme").
"Ikos tu Efratha" është ndër më të vegjlit (ka 2 më të vegjël se ai)
dhe përdoret pak, zakonisht në ditë paskremtore.
Por shumica e himneve ishte kthyer në këtë'model".
Në fushën letrare, përsëri ka fjalë jo të përshtatshme. P.sh. në himnin e mëparshëm shën Dhimitri kthehet në shën Mitri, edhe pse
gjuha kishtare (dhe natyrisht
himnologjia) nuk përdor emra përkëdhelës.
Ose: Miroprurëset "nuk e gjetnë dot kufomën"
e Jisuit (Kremtore, fq. 137). Askund në
Bibël nuk karakterizohet kështu Krishti në varr, madje nuk përdoret as fiala "lipsan", por vetëm
"trupi" i Tij. As trupat e shenjtorëve nuk quhen "kufoma" dhe natyrisht as ai i Perëndilindëses ("kufomën
ju ma van-osni", fq. 70).
Ose: Në
Përlëshoren e Fjetjes së Perëndilindëses shkruhet: "Në fjetjen tënde s'e neverite
botën" (fq. 742), ndërsa origjinali thotë: "s'e braktise botën".
Përkthimi i
lirë disa herë ka katandisur në tekst të ri. P.sh. në Lavdërimet e shën Joan Theologut (fq. 244), sipas O tu paradhoksu thavmatos.
Origjinali
|
Përkthimi
i saktë
Pasi re1 mbi
gjoksin2 e urtësisë,3
nxore4 rrjedhat5 e theologjisë6 dhe
vadite' botën,8 o Joan9
i tërëshkëlqyer;1° me
njohjen11 e Trinisë12 thave krejt detin13 e ateizmit,14 pasi
u bëre15 shtyllë16
dhe re" e gjall&-8
duke na19 udhëhequr2°
drejt trashegimise2.1
përmbiqiellore.22
|
Përkthimi
i lirë
Ç'është kjo çudi dhe kjo habi! Na e
dërgoj Zot' i Math, Shën Joanin prej qiellit
[!?], dele midis ujqëve, po ay nuk u tremp aspak,
bishat i bëri shqerra me bes' e fe, botën e tërë, me
predikim e ndroj. Sa vepra pa tregim, na ke bër', o
Ungjillor i Zotit Krisht. Pra atë e lushim sot, me brohori dhe mall.
|
D.m.th. vetëm një element (nr. 9) kaloi në përkthim. Ne në pak herë detyrohemi të humbasim një pikë, rrallë
dy, që t'i përshtatim në "modelet".
Ndërkohë, ana letrare është
çështje dytësore. Çfarë bëhet me theologjinë, me dogmat e besimit dhe, në radhë të
parë, me njohjen e Shkrimit të Shenjtë? P.sh. në Zbritësoret e Kryqit thuhet se
Moisiu që kishte ndarë Detin e Kuq me shkopin e tij, "prapë e bashkoi, me një
tjatër shkop" (fq. 211).
Nuk
flitet askund për një tjetër shkop (Eks. kap. 14), nuk kishte dy shkopinj,
madje shkopi i tij u bë i famshëm, meqë me këtë kreu shumë nga mrekullitë e
tij.
Dhe
nëse shkopi i profetit kolosal, që ishte diçka materiale, nuk njihet mirë, Marjama, motra e tij, është tepër e njohur dhe përmendet shpesh; mirëpo në Zbritësoret e Perëndilindëses, përkthimi (gabimisht) nuk i drejtohet asaj,
por Perëndilindëses, duke thënë:
"Kujtimi yt, Mari Hyjlindëse, thirri çdo besnik këtu... Ti në krye dhe ne pas me valle dhe me timpane, dhe me këngë..." (fq.
747). Origjinali nuk
lejon ngatërrim: Ishte Marj ama që pas kalimit të Detit të Kuq doli përpara me
timbane dhe pas asaj gratë, duke kënduar dhe vallëzuar (Eks. 15.20-21).
Më 30
janar (fq. 568) Tre Hierarkët e Mëdhenj, Vasili, Grigori dhe Joan Gojarti, "kalorësit e Orthodhoksëve" [!?], përcaktohen si "të tre Apostujtë
prej Dymbëdhjetëve"!?
Ata jetuan disa shekuj pas apostujve, s'mund të bëhet fjalë për metempsikozë-ide të feve lindore, që besojnë se njeriu lind dhe jeton mjaft
herë, mundet edhe si dru, edhe si qen
etj
Në fq. 487: "Ne pra të ndriçuar thërresim: Krisht i Trinisë
mëshirona"!? Disa heretikë kishin concept të gabuar për Shën Trininë (Antitriaditet), por
"Shën Katërshja" përbën një risi. Nga ana tjetër në Hyjninë Trinisore (Atin,
Birin dhe Shpirtin e Shenjtë) nuk futet natyra njerëzore. Vetëm Personi i dytë i Saj
u bë edhe njeri.
Në fq. 738 "u dëgjua zëri
nga qielli", d.m.th. zëri i Atit, gjatë Metamorfozës së Shpëtimtarit, i Cili e
"lëçiti Bir më të dashurin"!? Sa bij kishte Ati?
Për më
tepër: P.sh. "Adhurimi i Vargonjve të shën Pjetrit" (fq. 522). Adhurimi ynë, në kundërshtim me ata që adhurojnë idhuj, i përket ekskluzivisht
Hyjnisë, as
shenjtorëve dhe, për më tepër, as materies. Atyre u japim nderim, respekt ose falje vetëm. Asnjëherë fjala "adhurim" nuk ka pasur një tjetër
kuptim.
Nga ana e sasisë, pak himne (rreth 6%) nga pasuria e mrekullueshme qiellore ishin të përkthyera. P.sh. një
nga të dy të kremtet e mëdha të shën Joan Pagëzorit (Prerja e kokës së tij, 29 gusht)
ka vetëm një tropar.
Dhe natyrisht fjalori është i
vjetër, dhe vështirëson sot kuptimin. P.sh. "Ne që u kthyem prej mospietitetit në
pietet [...] dyke hedhur tej besën mospietoze të liklavdoreve" (Triodhi i
Vogël, fq. 54).
Megjithatë, përkthimi ka vlerë si përpjekja e parë, meqenëse deri
atëherë nuk ekzistonin përkthime në shqip.
Në lidhje me Tipikonin
(rregulloren e shërbesave), psalti ishte në konfuzion, kur binin dy ose tri festa në të
njëjtën ditë. P.sh. në këtë volum Tipikoni i Ungjillëzimit (25 mars) ka 21 raste!
Mendojmë se s'do të thuhet për përkthimin tonë se
"hyri brenda, po doli përjashta"
(Triodhi dhe Pesëdhjetorja fq. 242, në vend të Jonai "u kap, por nuk u
shkllavërua" nga peshku i madh). Sigurisht, nuk pretendojmë se puna jonë
është e përsosur, pra vërejtje dhe
sugjerime janë të mirëpritura. Nga ana tjetër kemi konstatuar se në nisjen e
punës sonë, d.m.th. në volumin I, ekzistojnë dobësi.
Shënojmë se është më e
lehtë relativisht ta krijojmë që nga fillimi himnologjinë e një
shenjtori, e cila nuk ekziston [p.sh. në këtë volum, kemi shkruar atë të shën
Isidorës (1 maj) dhe të shën Joan Vladimirit (22 maj)], sesa ta përkthejmë
saktësisht dhe absolutisht të përshtatur me
"modelet" - dhe kryesisht tropare dogmatike, "Triadike",
- pra me mund e lodhje! Herë pas here një tropar mund të na merrte treçerek
ore!
Dhe në tropare dogmatike
bëhej shpesh "akrobaci", që të ruhej edhe saktësia letrare, si
edhe muzika sipas metrit poetik ("tonik"), pa rënë në herezi. Nëse
ekziston ndonjë gabim, nuk u bë me
vetëdije, por na shpëtoi neve ose shtypshkronjës; pra, kërkojmë
falje paraprakisht.