Παρασκευή 31 Μαρτίου 2017

Έκθεση με θέμα την Άνοιξη από τους μαθητές του Σχολείου Όμηρος - Ekspozitë me temë Pranverën nga nxënësit e Shkollës Omiros në Korçë


Το Ελληνοαλβανικό Σχολείο Όμηρος παρουσίασε στο κοινό της Κορυτσάς και τα άλλα σχολεία της περιοχής μια έκθεση, με ζωγραφιές των μαθητών,  με θέμα την Άνοιξη. Η έκθεση παρέμεινε ανοιχτή για τρεις μέρες από την Τετάρτη μέχρι και σήμερα την Παρασκευή. Στα εγκαίνια παρευρέθηκε ο  Γενικός Πρόξενος της Ελλάδας στην Κορυτσά κ Γιώργος Αλαμάνος, ο Συντονιστής Εκπαίδευσης κ Σωτηρούδας Βασίλειος και ο Διευθυντής του Σχολείου κ Στέργιος Φιλίππου ενώ τους επισκέπτες τους υποδέχτηκε  και ξενάγησε, η Δασκάλα των Καλών Τεχνών του σχολείου κ Κεσιάνα Στάσα.

Το Βορειοηπειρωτικό Ζήτημα έφερε στο Ευρωπαϊκό Κοινοβούλιο ο Εθνικός Σύλλογος Βόρειος Ήπειρος 1914

Η αντιπροσωπεία του ΕΣΒΗ 1914 στο Ευρωπαϊκό Κοινοβούλιο
με την σημαία της Β. Ηπείρου και τον Ευρωβουλευτή Νότη Μαριά

Τετάρτη 29 Μαρτίου 2017

Ορκωμοσία ένταξης Αλβανών στρατιωτών στις ναζιστικές δυνάμεις κατά τον Β' ΠΠ (βίντεο) - Betimi i forcave të armatosura shqiptare para ushtarakëve nazistë



Ένα άγνωστο, μέχρι τώρα, βίντεο δημοσιεύτηκε από έναν Αλβανό ιστορικό όπου παρουσιάζει την ορκωμοσία Αλβανών ως στρατιώτες των ναζιστικών Γερμανικών δυνάμεων στην Αλβανία την περίοδο 1943-1944.
Η ορκωμοσία λαμβάνει χώρα στην κεντρική λεωφόρο των Τιράνων, μπροστά στο κτίριο του Αλβανικού Φασιστικού Κόμματος όπου σήμερα στεγάζετε το Πανεπιστήμιο των Τιράνων.

Οι στρατιώτες φέρουν ιταλικές στολές και ιταλικό οπλισμό τον οποίο είχαν πάρει οι Γερμανοί από την σύμμαχο Ιταλία μετά την συνθηκολόγηση της το Σεπτέμβρη του 1943.

Συνολικά ο Αλβανικός στρατός που δημιουργήθηκε από τους Γερμανούς αριθμούσε 4800 στρατιώτες, οργανωμένους σε πέντε τάγματα με κύριο σκοπό την προστασία των οδικών αξόνων από τις επιθέσεις των παρτιζάνων και την επίβλεψη της παραθαλασσίας γραμμής.

Διοικητής της δύναμης αυτής είχε ορισθεί ένας πρώην στρατιωτικός του βασιλιά της Αλβανίας Ζώγκου, ενώ αρχηγός του επιτελείου ήταν ο Αυστριακός αξιωματικός Gustav Von Myrdacz πρώην σύμβουλος του βασιλιά.
http://www.gazetadita.al/
Më poshtë statusi i plotë i historianit Kasmi

Po ndaj me ju një sekuencë filmike të papublikuar deri tani, në të cilin janë fiksuar momente nga ceremonia e betimit të formacioneve të ushtrisë shqiptare gjatë pushtimit gjerman 1943-1944.

Qeveria shqiptare nën pushtimin gjerman, filloi në vjeshtën e vitit 1943 punën për ngritjen e një force të armatosur. Përgjegjësit kryesorë për organizimin dhe ngritjen e ushtrisë shqiptare ishte kryetari i regjencës, Mehdi Frashëri dhe ministri i brendshëm, Xhaferr Deva.

Komandant i kësaj Komande u caktua oficeri i karrierës Preng Previzi, ndërsa detyra e shefit të shtabit ju besua ish-oficerit austriak, Gustav von Myrdacz, tashmë me gradën Gjeneral. Zv/shef shtabi ishte po ashtu një ish-oficer austriak, që si edhe Myrdacz, kishte shërbyer në ushtrinë e Zogut, koloneli Hermann Kirchner.

Misioni i Komandës së Mbrojtjes Kombëtare ishte ngritja dhe organizimi i ushtrisë shqiptare.


Marenglen Kasmi

Kësisoj, në fillim të tetorit 1943 kjo komandë ja doli të organizonte pesë batalione ushtarake shqiptare, me një fuqi luftarake prej afro 4.800 burrash. Komanda gjermane i armatosi këto forca me armatim italian. Po ashtu, siç vërehet në film, si uniformat ashtu edhe pajimet luftarake vinin nga arsenalet që gjermanët i kishin kapur ushtrisë italiane pas kapitullimit të saj.

Për politikën gjermane mjaftonte që, këto trupa të luftonin kundër ushtrisë partizane duke u ruajtur atyre krahët. Kësisoj, ushtria gjermane përqendrohej vetëm në ruajtjen e vijës bregdetare, ndaj ndonjë zbarkimi të mundshëm të aleatëve anglo-amerikanë.

Më tej, Gjenerali i Plotëfushqishëm Gjerman në Shqipëri, planifikonte krijimin e katër batalioneve milicë, të vendosur përkatësisht: një batalion në Elbasan, një në Tiranë dhe nga një batalion në Kukës dhe Prizren.

Këto batalione duhej të ishin ekskluzivisht nën kujdesin dhe komandën e divizioneve gjermane. Formalisht këto trupa duhej të ishin nën komandën e Ministrit të Brendshëm shqiptar Deva dhe nuk do të lejoheshin të përdoreshin jashtë Shqipërisë.
http://www.gazetadita.al/

Ομιλία του Γενικού Προξένου της Ελλάδας στην Κορυτσά κ Γιώργου Αλαμάνου για την 196η επέτειο της Ελληνικής Επανάστασης του 1821-Fjala e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë me rastin e Festës Kombëtare të 25 Marsit!

      


Κυρίες και κύριοι καλώς ήλθατε στην δεξίωση για την 196η επέτειο της Ελληνικής Επανάστασης του 1821, Επανάστασης που  οδήγησε στην αναγνώριση της Ελληνικής Ανεξαρτησίας το 1830.

      Η Ελληνική επανάσταση και οι συνέπειες της είχαν ένα έντονο πρωτοποριακό χαρακτήρα τόσο στην διεθνή και περιφερειακή της διάσταση, εφόσον οδήγησαν στην δημιουργία του πρώτου ανεξαρτήτου κράτους στον χώρο της Βαλκανικής, όσο και την εσωτερική.   

     Πρωτοποριακές ήταν οι αξίες και οι αρχές της Ελληνικής Επανάστασης, οι οποίες διείπον τα θέματα Ανθρωπίνων Δικαιωμάτων και Δημοκρατίας, και οι οποίες αποτυπώθηκαν στα συντάγματα του Επαναστατικού Αγώνα. Ας αναλογισθούμε ότι 200 περίπου χρόνια πριν, την στιγμή που οι Έλληνες εθυσιάζοντο για την ελευθερία τους, για την εθνική και θρησκευτική τους ταυτότητα, την ίδια στιγμή είχαν την ιδεολογική ορμή να υιοθετήσουν συντάγματα, τα οποία απαγόρευαν την δουλεία και διεκήρυσσαν ότι ΄΄αργυρώνητος παντός γένους και πάσης θρησκείας άμα πατήσας το ελληνικόν έδαφος είναι ελεύθερος και από του δεσπότου αυτού ακαταζήτητος΄΄, συντάγματα τα οποία έθεταν ως βάσεις του κράτους τις αρχές της ισότητος ΄΄άνευ εξαιρέσεως΄΄, και της λαϊκής κυριαρχίας, τα οποία προστάτευαν την θρησκευτική ελευθερία όλων, χριστιανών και μή, προστάτευαν την προσωπική ελευθερία προβλέποντας ότι ΄΄κανείς δεν φυλακίζεται χωρίς την τήρηση των νομίμων τύπων΄΄ και μεριμνούσαν ακόμη και για την ελευθερία του Τύπου.

       Σήμερα, η ελληνική κοινωνία ευρίσκεται ενώπιον μεγάλων προκλήσεων. Είναι υποχρεωμένη, εμπνεόμενη και από το πρωτοποριακό πνεύμα της ελληνικής επανάστασης, να πραγματοποιήσει ένα νέο ποιοτικό άλμα προόδου και ευημερίας και να συνεχίσει με αυτόν τον τρόπο να συμβάλει στην ανάπτυξη και ευημερία της ευρύτερης περιοχής της σε κλίμα φιλίας και αμοιβαίου σεβασμού.

       Αυτό το κλίμα φιλίας και αμοιβαίου σεβασμού συμμερίζεται, είμαι βέβαιος, και υποστηρίζει η  συντριπτική πλειοψηφία τόσο του ελληνικού όσο και του αλβανικού λαού. Είναι άλλωστε κάτι που υπαγορεύει η λογική, τα πραγματικά συμφέρονται των δύο λαών, αλλά και και τα πανίσχυρα βιώματα συμπνοίας, ειρηνικής και καρποφόρου συνυπάρξεως και συνεργασίας, τόσο κατά το  παρελθόν όσο και το παρόν. Στο πνεύμα αυτό η ελληνική ομογένεια έχει να προσφέρει την δική της ουσιαστική συμβολή.


Zonja dhe zotërinj, mirë se erdhët në kokteilin e shtruar me rastin e përvjetorit të 196-të  të Revolucionit Helen të vitit 1821, një Revolucion i cili përfundoi me njohjen e Pavarësisë të Shtetit Helen në vitin 1830.

Revolucioni Helen dhe rrjedhimet e tij kishin një karakter të fortë inovativ, sa në dimensionin e tyre ndërkombëtar dhe periferik, përderisa solli si rrjedhim krijimin e shtetit të parë të pavarur në Ballkan, sa dhe në dimensionin e brendshëm.

Inovative ishin dhe vlerat e Kryengritjes Greke, të cilat  rregullojnë dhe çështjet e Të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, dhe të cilat u formuluan dhe në Kushtetutat e Betejës Revolucionare. Le të mendojmë se pothuajse 200 vjet përpara, në çastin që Helenët sakrifikoheshin për lirinë e tyre, dhe për identitetin e tyre fetar e kombëtar, në të njejtën kohë kishin vrullin ideologjik që të adoptonin kushtetuta, të cilat ndalonin skllavërinë dhe shpallnin se “çdo i “blerë”  nga çdo komb nëse shkel tokën helne është i lirë dhe nga i zoti i tij i pakërkueshëm”, kushtetuta të cilat vendosnin si baza të shtetit principet e barazisë dhe “pa përjashtim”, të mbizotërimit popullor, të cilat ruanin mbronin lirinë fetare të të gjithëve, të të krishterëve dhe jo të krishterëve, mbronin lirinë personale duke parashikuar se “askush nuk burgoset pa ruajtjen e formave ligjore” dhe përkujdeseshin  akoma dhe për lirinë e Shtypit.


Sot, shoqëria helene gjendet para shumë sfidave. Është e detyruar, e frymëzuar dhe nga fryma përparimtare e revolucionit  helen që të realizonte një hedhje cilësore të përparimit dhe mirëqënies dhe të vazhdojë në këtë mënyrë të kontribuojë zonën e gjërë në frymë miqësia dhe respekti të ndërsjelltë.


Kjo frymë miqësie dhe respekti të ndërsjelltë ndan, jam i sigurt, dhe mbështet  shumica si e popullit Helen dhe atij Shqiptar. Është diçka që e imponon dhe llogjika, interesat e përbashkëta të të dy popujve por, dhe përjetimet e fortat të baskërrugëtimit, bashkëekzistencës dhe bashkëpunimit paqësor e frutëdhënës, sa në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen. Në këtë frymë homogjenët helen kanë për të ofruar kontributin e tyre esencial.

Τρίτη 28 Μαρτίου 2017

AGRON GJEKMARKAJ/ “Lila u tall me priftërinjtë, Mavraj s’i jep dorën kardinalit. Pse luajnë në Greqi e Gjermani dhe jo në Libi e Iran?”


agron gjekmarkaj, vogelAgron Gjekmarkaj


 Kur para dy vitesh në stadiumin e Beogradit luhej ndeshja Serbi – Shqipëri, i gjithë kombi shqiptar përjetonte krenarinë, zemërimin dhe shqetësimin që ai eveniment sportiv i shndërruar në ngjarje krijoi. Mënyra se si luante skuadra, mënyra se si reaguan për të mbrojtur një simbol kuqezi, i ngjashëm me flamurin e mbi të gjitha agresioni fizik me të cilin u përballën, na i alternoi ato ndjesi. Një krenari legjitime stampohej në aurën e çdokujt për përfaqësimin dinjitoz të Kombëtares, në një fushë që i trajtoi ata si njerëz të armatosur e jo si sportistë.
Nuk guxon askush të dyshojë se me të njëjtin emocion e kanë përcjellë gjithësa edhe imami Elvis Naço, edhe prifti Dom Gjergj Meta, edhe hirësi Anton Merdani, apo baba dervish Mikeli për faktin se ajo ishte Kombëtarja e vendit tonë, e vendit të tyre, që u jep, siç ndodh prej shekujsh, emrin e përbashkët ilirë, arbëreshë, shqiptarë! Po kaq të trazuar nga mbështetja pa kushte për këta djem ishim të gjithë edhe gjatë Kampionatit Europian të qershorit në Francë. U pritën si heronj rrugëve të Tiranës.
Askush nuk pyeti çfarë feje kanë ata! Na mjaftonin e na mjaftojnë si bashkëkombës deri në momentin kur nuk e njohin veten si të tillë. Kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur në shkallët e stadiumit njerëzit përqafoheshin pas golave që shënonte Kryeziu, Borici, Pano, Zhega, Bajko, Bizi, Rragami, Zmijani, Kushta, Majaci, Demollari, Vata, Kacaj, Kola, Bogdani, Tare, Rraklli, Lala e shumë të tjerë.
E admiruam me ankth Lilën kur në fush- ën e Beogradit përleshej me huliganët për të ndihmuar shokët me trimëri dhe kameratizëm gjenuin. Por do të ishim hipokritë nëse nuk do të thoshim që video ku ai, Sadiku dhe imami Kalaja shfaqeshin së bashku, nën një gaz të ndezur e hukame fundore, duke tallur priftërinjtë ishte skandaloze dhe e turpshme. Ato minuta dhe ato rrëfenja shfaqin një tablo tejet shqetësuese. Në ato ka urrejtje fetare e racore deri në kufijtë e fondamentalizmit. Në ato sekuenca zbulohet një dyfytyrësi në raport me fenë e tjetrit me vendin që e paguan dhe e mban me bukë, pse jo edhe me famë Greqinë. Pse u shqetësuaka Lila kaq shumë nga klerikët e vendit helen dhe nga ritet apo zakonet e tyre, kur atë nuk e ka shtrënguar askush të bëjë diçka jashtë dëshirës së tij?
Ndonjë patrioti birrarie që i gufon xhani, tërbimi, për hesap të Erdoganit, me të drejtë mund të thotë se grekët kanë shtrënguar shumë emigrantë të ndërrojnë fe, por nuk thonë se pse shqiptarët pranuan nëse ndiheshin kaq besimtarë dhe të vendosur!? Ata edhe mund të iknin duke rezistuar, ndonëse të varfër por krenarë për besimin e tyre! Nuk e bënë, ndaj qëndruan dhe pranuan për interes për një pragmatizëm të pastër rrogat, punën, shtëpitë, plazhet, spitalet dhe ajodhimat e Greqisë dhe kështu Mehmeti u bë Kristo e Kristoja me të kaluar Kapshticën bëhet sërish Mehmet. Në këtë rast faji përpjesëtohet!
Zgërdhirjet dialektale të imamit në këtë rast dëshmojnë se sa i pavërtetë është ligjërimi i tij mbi vëllazërinë, harmoninë dhe tolerancën, nëse ato i ka predikuar ndonjëherë. Sigurisht, një individ nuk përfaqëson më shumë se vetveten, por ndez indikatorin e hipokrizisë, fatmirësisht ende sporadik për çështje fetare. Si do të sillej ky klerik me të ndryshmit, nëse shumica absolute e shoqërisë nuk do të respektonte një kod shekullor vëllazërie?!
Rasti i fundit i Lilës e Sadikut nën hijen e Kalasë ishte më i zhurmshmi sepse ishte me zë dhe figurë, me të cilin je i shtrënguar t’i bësh llogaritë. Por ky nuk ishte i pari. Para disa kohësh, njëri prej lojtarëve të Kombëtares sonë që luan në Gjermani, Mërgim Mavraj, tregonte me mburrje se si kishte dalë nga rreshti dhe nuk i kishte dhënë dorën kardinalit të Këlnit, i cili kishte shkuar t’i takonte në prag Krishtlindjesh, paç- ka se beneficet e tjera të Gjermanisë lojtari nuk i refuzon. Një gjest ky i pastër intolerance i provincializmit fetar ballkanik, që zotërisë i bëhet bashkudhëtar në jetë. Çudi se si ky lojtar apo ndonjë tjetër nuk gajreton të shkojë e të luajë në Afganistan, Libi, Siri, Iran etj., por vetëpersekutohet në zemër të Europës? Dramë e madhe luhet brenda ndërgjegjes së tij. Po ky lojtar kërkonte që për të të bëhej birra “hallall” dhe fabrika e Pejës ia plotësoi dëshirën, duke shmangur “haramin”, madje duke e lajmëruar atë me një reklamë. Tjetër është të besosh dhe krejt tjetër ta veshësh apo ta tallallisësh besimin.
Enver Robelli me të drejtë në një shkrim të para do kohëve i kërkonte Shkodran Mustafit se si ka mundësi një shqiptar, lojtar i Kombëtares gjermane, në “Facebook”-un e tij ka vetëm flamuj jeshilë, citate në arabisht, shpata të kryqëzuara dhe asgjë për të promovuar Kosovën dhe Shqipërinë, historinë, artin dhe kulturën e tyre. Po ashtu, të tjerë futbollistë shqiptarë të lindur në Europë në rrjetet e tyre sociale nuk kursejnë hapësirat e nderimit për imamë radikalë si Shefqet Krasniqi, por janë tepër të kursyer të shkruajnë dy rreshta për Kadarenë, Rugovën, pse jo edhe për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ermal Metën, apo Ermonela Jahon e Saimir Pirgun. Mes luksit të merituar prej talentit e punës të tyre që u mundësoi Perëndimi, nuk do të ishte keq që t’i shpenzonin dy fjalë për kampionin e Europës në kërcim për së gjati, Izmir Smajlaj, i cili në qytetin e Shkodrës sot paguhet me 400 mijë lekë të vjetër rrogë në muaj dhe stërvitet në rrugë.
Nuk është vetëm Kombëtarja e Kosovës që shkon në xhami para ndeshjes, paçka se edhe ekipi nacional është një institucion laik që nuk do të duhej kurrsesi të bënte gjeste publike religjioze e të kujdesej që ato të njoftoheshin publikisht, por edhe ekipi ynë kombëtar. Televizionet tona kujdeseshin që të na shfaqnin ekipin në xhami para ndeshjeve në Elbasan dhe Xhani De Biazin në kishë. Dy shfaqje qesharake dhe përçarëse. Në asnjërën prej të dyjave pamjeve nuk ishte Shqipëria e vërtetë dhe e plotë. Gazetari Berat Buzhala pak ditë më parë shprehte një shqetësim kësodore për ekspozimin e Kombëtares së Kosovës, duke u falur në xhami në prag të ndeshjes me Islandën, të cilën e humbi 2-1, duke e konsideruar këtë si një manipulim dhe abuzim me rregullat e një shoqëri multifetare, multietnike e mbi të gjitha laike. Nëse secili lojtar shkon në xhami apo në kishë privatisht, e keqja do të qëndronte te çdo kritikë apo kritik real e hipotetik ndaj tyre. Kur kjo vajtje shndërrohet në akt-propagandë, e keqja është tek ata dhe nxitësit e tyre.
Droja se fashizmi fondamentalist islamik, siç e quante ndonjë vit me parë Baton Haxhiu, josh dhe kërcënon në mënyrën e vet pikërisht aty ku imazhi është më ndikues e trokitës mbetet.
Personalisht do t’i bashkohesha thirrjes së Buzhalës që nëse ka një vend ku duhet të bëjmë peligrinazh është varri i Skënderbeut prej të cilit kemi kombin, pse jo edhe shtetet. Por në këtë vend askush nuk kujtohet për betejat dhe fitoret e tij, teksa arbëreshët në Itali mallëngjyeshëm i kujtojnë ato thuaj çdo të diel me këngë e valle nga njëra qytezë në tjetrën. Nuk mendojnë për asnjë çast se 25 vitet e tij të qëndresës na mbajtën në histori dhe në Europë. Falë kujtimit të tij, sot, si shqiptarë mund të jemi lirshëm të krishterë e myslimanë, të barabartë e në vëllazëri.
Tendencat religjioze që po shfaqin haptas disa eksponentë të kombëtareve tona dëmtojnë imazhin e tyre, ulin entuziazmin dhe sjellin përçarje mes shqiptarësh. Ato nuk janë kombëtaret e xhamive të Shqipërisë dhe Kosovës, por të dy shteteve e mbi të gjitha të kombit shqiptar, i cili i njeh njësoj për të vetët, si të krishterët, ashtu dhe myslimanët. Nëse kombëtaret tona, partitë politike, shkollat, krahinat, rrugët dhe kodrat shndërrohen vetëm të Kishës e të Xhamisë Shqipërisë dhe Kosovës i vihet çelësi dhe shqiptarët shkojnë në drejtim të paditur.
http://droni.al 

Η ομιλία του Συντονιστή Εκπαίδευσης Αλβανίας κ Σωτηρούδα Βασίλειο για την Εθνική Εορτή της 25ης Μαρτίου στο Ελληνοαλβανικό Σχολείο ¨Ομηρος

Εκδήλωση της Πρεσβείας της Ελλάδος στα Τίρανα για την Εθνική Επέτειο της 25ης Μαρτίου

 

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1418) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (252) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)