Δευτέρα 25 Δεκεμβρίου 2017

ΧΡΟΝΙΑ ΠΟΛΛΑ! - GËZUAR PËR SHUMË VJET

Related image 


Χρόνια πολλά σε όλους! Ας κλείσουμε στην καρδιά μας τον Χριστό και θα αισθανθούμε κάθε είδους μεγαλείου.
Gëzuar për shumë vjet të gjithëve! Le te mbyllim në zemrat tona Krishtin dhe do të ndjejmë çdo lloj madhështie.

Ο αλεξικέραυνος των ελληνοαλβανικών παρανοιών! - Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!




Από τον Μέρο Μπάζε

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος από σήμερα έχει και αλβανικά χαρτιά. Αυτός θα πολιτογραφηθεί, μετά από 25 χρόνια, παρουσίας στην Αλβανία ως αλβανός πολίτης, μια διαδικασία που περιέχει μέσα της το αρχείο των ελληνοαλβανικων αμφιβολιών και υποψιών που έχουν και οι δυο λαοί προς αλλήλους
 Ερχόμενος το 1991 ως ιεραπόστολος της Επανασύστασης της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας, από το Πατριαρχείο της Κωνσταντινούπολης, αυτός μετατράπηκε για το ένα τέταρτο του αιώνα σε αλεξικέραυνο όλων των διλημμάτων της σχέσης με την Ελλάδα. Ο διορισμός τους ήταν δικαιολογημένος αφού η Αλβανία δεν είχε κανένα κληρικό υψηλού προφίλ που θα μπορούσε να γίνει Αρχιεπίσκοπος, ενώ η προσπάθεια για εναντίωση προς αυτόν, ήταν παρατραβηγμένη και δήθεν,  με πολλές πολιτικές προεκτάσεις, αθεϊστική και με φόντο εθνικιστικό. Θα πρέπει να πούμε πως κάποιοι αντίπαλοι του δεν κουράστηκαν ποτέ.
Από την άλλη ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος έδειξε εξωπραγματικές διαπραγματευτικές  ικανότητες με τον ιεράρχη της Αλβανικής Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Βοστώνη, τον Άρθουρ Λιολίν, ο οποίος από ένας αντίπαλος που υποστηριζόταν πολιτικά από τα Τίρανα, μετατράπηκε σε σύμμαχο, ξεπερνώντας κάθε πρόβλημα μέσα στην Ορθόδοξη Εκκλησία και αφήνοντας την διαμάχη σε πολιτικό επίπεδο.
Υπό την ώθηση του αυξανόμενου εθνικισμού, που εμφανιζόταν κατά την δεκαετία του 90 και με την ακραία σύγκρουση του Μπερίσα με την Ελλάδα, ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος ήταν από τα πρώτα θύματα. Το σύνταγμα του 1994, περισσότερο έπεσε από αυτόν παρά από τους διχασμένους και αποδυναμωμένους σοσιαλιστές. Η στοχοποίηση του στο σύνταγμα, ήταν και ο λόγος που ένωσε σχεδόν όλους τους αλβανούς ορθοδόξους ενάντια του σχεδίου και ο Μπερίσα βρέθηκε απέναντι σε δύο μεγάλα κόμματα, το αθεϊστικό  Σοσιαλιστικό Κόμμα   και της ορθόδοξης αλβανικής κοινότητας. Ο Αρχιεπίσκοπος κέρδισε την μάχη αυτή, και ο Μπερίσα κατάπιε σιωπηλά την ήττα.

Έπειτα εναντίον του δεν υπήρχαν πολιτικές μάχες, παρά μόνο δημόσιες προστριβές από τους ακούραστους αντίπαλους του.

Αλλά γιατί όλη αυτή η αναμονή για να γίνει δεκτός ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος;

Ο Αναστάσιος Γιαννουλάτος, είναι αναμφίβολα μία από της μεγαλύτερες εικόνες της παγκόσμιας ορθοδοξίας, την οποία μερίδιο των αλβανών από τύχη την ονομάζει δυστυχία. Είναι ένας λόγιος κληρικός, με εξωπραγματική επίδραση στον ορθόδοξο κόσμο, χάρη της οποίας έχει ξαναζωντανέψει την Ορθόδοξη Αλβανική Εκκλησία. Εκατοντάδες εκκλησίες έχουν κτιστεί εκ θεμελίων και άλλες έχουν συντηρηθεί, χάρη της οικονομικής προσφοράς που  ο ίδιος έχει εξασφαλίσει εξαιτίας του παγκόσμιου κύρους του. Ο ίδιος είναι μια εικόνα που είναι καθολικά αποδεκτή στην διεθνής πολιτική και διπλωματική σκηνή,  και είναι «δυνατό κόκκαλο» για να θεωρηθεί πολιτικός στόχος στην Αλβανία.
Η εξαιρετικά σημαντική προσφορά τους στην ανασύσταση της Εκκλησίας και την δημιουργία τους πραγματικού κύρους της Ορθόδοξης Εκκλησίας στην Αλβανία, μερίδιο της κοινωνίας τα βλέπει με καχυποψία, εξαιτίας των αμφιβολιών που βλέπουν τις μεγάλες του ικανότητες ως μια σύγχρονη προσπάθεια για να κρατήσει την Ορθόδοξη Αλβανική Εκκλησία συνδεδεμένη με τον ελληνισμό. Σε αθεϊστικό περιβάλλον όπως αυτό το δικό μας με ελάχιστο θρησκευτικό πολιτισμό και γεμάτο από ελληνοαλβανικές παράνοιες, πάντα βρίσκεται κάποιος που βρίσκει σε ένα δελτίο τύπου της Εκκλησίας για το θάνατο από ατύχημα ενός νέου στην Χιμάρα, ή στην προσέγγιση του προς τους έλληνες στρατιώτες που έπεσαν στην Αλβανία  ένα λόγο για να θολώσει τα εθνικιστικά νερά στην χώρα και πάντα κατηγορούμενος ήταν ο Αρχιεπίσκοπος.
Υπάρχουν και άλλες παράνοιες σχετικά με τις δυνατότητες που έχει η Ορθόδοξη Εκκλησία για να κρατήσει όρθιους τους παλαιούς ναούς  και την τάση του για να χτίζει καινούριους ναούς. Αλλά όλα αυτά είναι μέρος συνομοσιολογίας παρά μέρος της πραγματικότητας.
Ο Αναστάσιος ήρθε εδώ χωρίς να το επιθυμούν όλοι, αλλά κατάφερε να έχει την πλειοψηφία μαζί του. Αυτός σήμερα ζει εν ειρήνη με την πολιτική, το κράτος, την Ορθόδοξη Κοινότητα και λάμπει σε σύγκριση με τους άλλους αλβανούς κληρικούς. Πιστεύω πως είναι πια σε ειρήνη και με τον εαυτό του αφού έχει 25 χρόνια που ζητά να γίνει αλβανός πολίτης. Αυτός θα μπορούσε να το είχε πάρει από το 1992, ή το 2002 , αλλά ακριβώς σ’ αυτή την κρατική διαδικασία συγκρούονταν  όλες οι ευαισθησίες και οι αμφιβολίες των αλβανών για τον ίδιο. Τώρα ελπίζω κανένας πρώην Πρόεδρος, να μην κάνει το ρεζιλίκι του Μέτα με τον Πρόεδρο Τράμπ, και να πει πως διέταξε χωρίς να μας ρωτήσει. Πολύ καλά έκανε και του την εδωσε!!
Τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο περισσότερο από τα χαρτιά, τον έκανε μέρος της ιστορίας της Αλβανίας, η προσφορά τους για την Ορθόδοξη Εκκλησία της Αλβανίας. Από τον τρόπο που αυτή η Εκκλησία θα συνεχίσει την διαδρομή της  και τον τρόπο πως θα επιβιώσει στο μέλλον θα καταλάβουμε το πραγματικό του βάρος στην ιστορία μας, και ίσως να βρεθούμε στην δύσκολη θέση για το πώς σ’ έναν Αρχιεπίσκοπο του εμπιστευτήκαμε την Εκκλησία αλλά δεν μπορούσαμε να του εμπιστευτούμε κάτι παλιό χαρτιά τα οποία δεν αφήσαμε άνθρωπο χωρίς να του τα δώσουμε.
Μετάφραση, επεξεργασία Πελασγός Κορυτσάς 
Nga Mero Baze

Kryepeshkopi Janullatos prej sot ka dhe letra shqiptare. Ai do të regjistrohet pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si shtetas shqiptar, një proces i cili mbart brenda vetes gjithë arkivën e dyshimeve shqiptaro-greke, ndaj njëri tjetrit.

I ardhur në vitin 1991 si misionar i Ringritjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Patriarkana e Stambollit, ai u bë për çerek shekulli rrufepritësi i gjithë dilemave të marrëdhënieve me Greqinë. Emërimi i tij justifikohej, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë klerik të profilit të lartë që mund të bëhej Kryepeshkop, kurse përpjekja për ta kundërshtuar atë, ishte e sforcuar dhe me gjasa, me shumë ngarkesa politike, ateiste dhe nacionaliste pas saj. Dhe duhet thënë se shumë  kundërshtarë të tij, nuk u lodhën kurrë.

Nga ana tjetër Kryepeshkopi Janullatos tregoi aftësi të jashtëzakonshme negociuese me hierarkun e Kishës Ortodokse shqiptare në Boston, At Artur Liolin, i cili nga një rival i tij i mbështetur politikisht nga Tirana kundër tij, u kthye në një aleat, duke tejkaluar çdo problem brenda Kishës Ortodokse dhe duke e lënë konfliktin në nivel politik.

Nën shtytjen e një nacionalizmi në rritje, që po shfaqej në fillim të viteve ’90, dhe acarimit të skajshëm të Berishës me Greqinë, Kryepeshkopi Janullatos ishte një viktimat e para. Kushtetuta  e vitit 1994, në fakt më shumë se sa nga socialistët e dobësuar dhe të përçarë u rrëzua prej tij. Shënjestrimi i tij në Kushtetutë, ishte arsyeja që bashkoi thuajse gjithë ortodoksit shqiptarë kundër projektit dhe Berisha u gjend përballë dy partive të mëdha politike, Partisë Socialiste ateiste dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi e fitoi atë betejë, dhe Berisha e gëlltiti humbjen në heshtje.

Më pas ndaj tij nuk ka pasur më beteja politike, por vetëm fërkime publike nga kundërshtarët e palodhur të tij.

Por përse ky kalvar i gjatë për t’u pranuar Kryepeshkopi Janullatos?

Anastas Junallatos, është padyshim një nga figurat më të mëdha të ortodoksisë botërore, të cilën një pjesë e shqiptarëve nga fat e quanin fatkeqësi. Ai është një klerik eurdit, me një ndikim të jashtëzakonshëm në botën ortodokse, falë të cilit ai ka ringjallur Kishën Ortodokse shqiptare. Qindra kisha janë rindërtuar nga e para dhe të tjera ja kanë dalë të mirëmbahen, falë kontributeve financiare që ai ka siguruar për shkak të autoriteit të tij ndërkombëtar. AI është një figurë e mbarëpranuar dhe në botën politike dhe diplomatike ndërkombëtare dhe një kockë e vështirë për t’u konsideruar target i sulmeve politike në Shqipëri.

Meritat e tij të jashtëzakonshme në ngritjen e Kishës dhe krijimin e një autoriteti real të Kishës Ortodokse në Shqipëri janë parë me dyshim nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të dyshimeve se aftësitë e tij të mëdha, janë një përpjekje e moderuar për ta mbajtur Kishën Orotodokse Shqiptare të lidhur me helenizmin. Në një mjedis atesit si ky i yni, me një kulturë minimaliste fetare dhe me plot paranoja shqiptaro-greke, gjithmonë gjendet dikush që gjen tek një deklaratë proteste e Kishës për vrasjen aksidentale të një të riu në Himarë, apo afërsia me kauzën e ushtarëve të vrarë grekë në Shqipëri, një arsye për të turbulluar ujërat nacialiste në vend dhe nën akuzë ka qenë gjithnjë Kryepeshkopi.

Ka paranoja të tjera rreth mundësive që ka Kisha Ortodokse të mbajë në këmbë trashëgiminë e kishave të vjetra ortodokse shqiptare dhe prirjen për të ndërtuar kisha të reja, por të gjitha këto janë më shumë pjesë e një konspiracioni se sa pjesë e një historie reale.

E vërteta që do mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. Ai është sot në paqe me politikën, me shtetin, me Komunitetin Orotodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjerë të lartë shqiptarë. Dhe besoj se është në paqe dhe me veten përderisa ka 25 vite që kërkon të jetë dhe shtetas shqiptar. Ai mund të merrte ato dhe qysh në vitin 1992, apo 2002, por pikërisht tek ky akt shtetëror, përplaseshin gjithë ndjeshmëritë dhe dyshimet shqiptare për të. Tani shpresoj  që ndonjë ish President, të mos bëjë atë turp që bëri Ilir Meta me Presidentin Trump, dhe të thotë që e dekretoi pa u konsultuar me ne. Mirë bëri që ia dha!

Kryepeshkopin Janullatos më shumë se sa letrat, e bënë pjesë të historisë së Shqipërisë, kontributi i tij për Kishën Ortodokse Shqiptare. Nga mënyra se si kjo Kishë do të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe do të mbijetojë në të ardhmen do të kuptojmë peshën reale të tij në historinë tonë, dhe ndoshta do të ndjehemi në siklet, se si një Kryepshkopi i besuam Kishën, por nuk i besonim dot një palë letra. Të cilat kujt nuk ia kemi dhënë!



Historia e mësuesit grek në Durrës që u rekrutua nga shërbimet e huaja

Në vitin 1971 në Durrës u krye një arrestim i bujshëm i cili shkaktoi tronditje në qytet. Ishte arrestuar Stathi Cehaef, mësuesi poliedrik i shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku”. Megjithëse arrestimi i tij u krye në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës, edhe ata që pyeteshin rreth tij ,porositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që ishin biseduar të ruheshin në sekret të plotë.

luan jaupi

Por përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete të vendeve të lindjes. Për këtë veprimtari, në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20 vjeç nga qyteti i Durrësit, shumica ish nxënës të tij.

luan jaupi
Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef i ardhur në Shqipëri në fund të viteve ’40 nga Greqia, në kohën kur ndodhën të ashtuquajturat provokacionet e gushtit. Cili ishte Stathi Cehaef dhe si u vendos ai në Durrës. Stathi Cehaef ishte lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922.Ai ishte fëmijë i  Kostandinit dhe Andronikës. Në rininë e tij ai fillimisht punoi në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit,  është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abëerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste.

luan jaupi

Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik. 

luan jaupi

Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë. 

luan jaupi
 
Poliagjenti
Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Ëashek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës. 

luan jaupi
 
Rekrutimi i të rinjve 
Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 të tjera. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me sende të ndryshme që në atë kohë ishin tabu në vendin tonë, për të krijuar me pas kushte për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse. 

Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të një pallati në Durrës që njihet si pallati i Dovanëve, të rinj të moshave nga 15 deri 20 vjeç, me pretekstin e kurseve të ndryshme që zhvillonte me ta. U servirte atyre pije të huaja si Whisky, Campari, Martini e të tjera, apo cigare të markave Marlboro, Pall Mall, Dunhill etj që në atë kohë ishin të ndaluara në vendin tonë. Gjithashtu i tregonte revista të ndryshme deri te ato pornografike që ndaloheshin me ligjin e asaj kohe. 
 
Numri i të rinjve të cilët frekuentonin kurset muzikore dhe ato të gjuhëve të huaja të Stathit  ka qenë relativisht i lartë, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës .

luan jaupi

Tregimi i një ish nxënësi të Stathit
Luan Jaupi, tashmë 64 vjec,ka qenë nxënës i Stathit në ato vite.Ai tregon se ishte regjistruar në kursin e kitarës në pallat të kulturës,kurs të cilin e drejtonte Stathi Cehaef. Jaupi ka dëshmuar në gjyqin e zhvilluar ndaj mësuesit të tij. 

Kur dhe si e keni njohur Stathin?
Stathin e kam e njohur në vitin 1970.Në atë kohë vendosa të mësoja kitarën dhe u regjistrova në kursin e Stathit në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”. Ai drejtonte kursin e kitarës dhe mandolinës. Isha 16 vjeç në atë kohë. Ai dinte të luante në të gjitha instrumentat, piano, violinë, kitarë etj,. Veç tyre ai njihte shkëlqyeshëm një numër të madh gjuhësh të huaja e për këtë arësye drejtonte edhe kurse për mësimin e tyre.Unë u regjistrova në gjuhën Esperanto. Këtë kurs ai e drejtonte në shtëpinë e tij që ishte një dhomë e vogël në një pallat në qytetin e Durrësit. Ai kishte lidhje me punonjës të huaj,kryesisht nga vendet e lindjes si çekë, polakë dhe gjermano-lindorë, të cilët ishin vendosur në Durrës për aktivitete ekonomike në bazë të marrëveshjeve që vendi ynë kishte me vendet e tyre. Prej tyre ai siguronte pije, cigare, çokollata, cëmçakizë e të tjera sende që mungonin në vendin tonë në atë kohë. Gjithashtu po prej tyre ai siguronte edhe revista ku bënin pjesë edhe revistat pornografike që pëlqeheshin nga të rinjtë. Ai ishte i abonuar edhë në një numër revistash shqiptare të asaj kohe si”Ylli”,”Në Shërbim të Popullit”,”Shkenca dhe Jeta” etj.Unë si koleksionues që jam i bleja krejtësisht numrat e ndonjë reviste të të gjithë vitit.Ai dinte të fitonte para. 

Pijet, cigaret, revistat jua servirte të rinjve kur ata shkonin të ndiqnin kurset në banesën e tij. Duke qenë një ndër nxënësit e tij kujtoj sesi i prisnim me gërshërë nga revistat pornografike fotot e femrave lakuriqe dhe jua tregonim fshehtazi shokëve tanë. Më vonë mësova se kjo ishte strategji e tij për të rekrutuar të rinj me qëllim spiunazhi. Në vitin 1971 Stathi u arrestua nga organet e sigurimit të shtetit. Sëbashku me të u arrestuan edhe Mark dhe Terezina Dema, burrë e grua. Në gjyq ata dolën ne vitin 1972. Unë u thirra në atë proces me cilësinë e dëshmitarit pasi kasha blerë prej tij disa mallra të huaja.

Më konkretisht pata blerë prej tij një radio dore të markës “Cosmos M”. Radion ma sekuestruan në degën e brendëshme duke menduar se mund të shërbente si radio transmetuese por pas disa muajve ma kthyen sepse rezultoi se ishte radio e thjeshtë. Pata blerë gjithashtu prej tij një ventilator zyre. Nuk dëshmova për revistat porno dhe pijet e cigaret e huaja, megjithëse sigurimi i kishte marrë vesh këto gjëra nga të tjera burime gjë që u reflektuan edhe në akuzën e ngritur ndaj tij.

luan jaupi
Gjykimi i Stathit
Në korrik të vitit1972 ka nisur procesi  gjyësor ndaj Stathi Cehaef.Trupa gjyqësore përbëhej nga  Kryetar Arzen Leskoviku dhe anëtarë Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetues ishte Llambi Gjoni. Në këtë proces dëshmuan rreth 17 të rinj. Organet e asaj kohe kishin në dispozicion listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si dhe listën e të rinjve kandidatë për rekrutim ,të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim. Nga ky gjyq Stathi Cehaef u dënua me 25 vjet burg me akuzën për: 
– Spiunazh 
– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë. 
– Kontrabandë 
– Pornografi 

Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës , për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet,luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë. 

Kujtimet e një oficeri 
Rreth veprimtarisë së Stathit, një oficer i shërbimit shqiptar të kundërzbulimit me përvojë disavjeçare pune kundër shërbimeve të huaja në sektorin e Turizmit, ka hedhur në letër disa kujtime të cilat sjellin edhe disa nga metodat e ndjekura për ta vënë nën kontroll aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai thotë se Stathi Cehaefi ka qenë një nga agjentët më të spikatur të fuqive të huaja që kanë zhvilluar veprimtari të suksesshme në vendin tonë. Ai kujton se për të grumbulluar të rinjtë, Stathi shfrytëzonte autoritetin e madh që kishin mësuesit e asaj periudhe tek nxënësit dhe prindërit. Aktet që u konstatuan më vonë kanë qenë produkt i këtij mirëbesimi, pasi prindërit nuk shqetësoheshin nga shoqëria e nxënësit me një mësues.  

Oficeri tregon se shenjen e parë të dyshimit për Stathi Cefaefin, organet e kundërzbulimit shqiptar e morën nga një prind, i cili denoncoi faktin se mësuesi kishte filluar të interesohej mbi transportin që zhvillonin anijet e Flotës Tregtare. Personi që denoncoi, K. XH. kishte qenë oficer, komisar i një grupimi baterish kundërajrore dhe me pas kishte kaluar në flotën tregtare. Menjëherë sapo i biri i  kishte treguar se çfarë kishte biseduar me mësuesin e të rinjve, ai kërkoi takim me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe e denoncoi mësuesin.

“Denoncimi, kujton oficeri tashmë në pension, u ruajt i fshehtë dhe që atëherë Cehaefi u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë. Gjatë kësaj periudhe ai u ndoq, u fotografua dhe u incizua. Atij i u dokumentuan takimet agjenturore edhe me polakët, çekët, etj. Shkëmbimin e informacionit e bënin në shkallën e brendshme të ish PTT- së 5-katëshe të asaj periudhe të Durrësit. Njëri ulej, tjetri ngjitej dhe në shkallë, kur nuk kishte asnjë njeri, shkëmbenin zarfat”.

Në stafin e afërt të tij, me kombinacion u fut edhe një agjent i Sigurimit te Shtetit. Me pas ai u përpunua edhe me dy të tjerë, babë e bijë. "Kur u arrestua Stathi, hetuesia kërkonte që të merrte në pyetje agjentin me të bijën, por duke qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, u desh ndërhyrja e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, shokut Iljaz Reka, kujton oficeri shërbimeve, me qëllim që të lejohej pyetja dhe me pas ballafaqimi hetimor para të cilit Stathi, me gjithë inteligjencën që e karakterizonte, mbeti i zbuluar"“Një periudhë kohe ai u nënvleftësua nga punonjësit e sigurimit, duke menduar se ishte njeriu i tyre, më pas ishte ai që i nënvleftësoi ata se sa të aftë ishin, dhe nga kjo pësoi disfatë”, shkruan oficeri.  

Arrestimi 
Stathi u arrestua më 5 nëntor, 3 ditë para festës së themelimit të Partisë Komuniste, pasi kishte arritur në organet e shërbimeve sekrete, një e dhënë se po organizohej diçka me rastin e festës…Nga të gjitha ato kurse që ai kishte organizuar me të rinjtë, na bëri përshtypje në kontrollin e banesës fakti se ai si vegël pune në shtëpi kishte pasur vetëm një violinë…Dhe një broshurë në përkthim e sipër mbi jetën e Rikard Sorges.  

Ish-oficeri i shërbimeve kujton se ai ishte mjaft i zgjuar dhe i studionte njerëzit shumë mirë përpara se të gjente pikat e tyre të dobëta. Një violinisti shumë të talentuar i kishte premtuar që ta dërgonte për studime në Francë, por kjo nuk u arrit sepse informacioni mbi ç’kërkonte ai kishte ardhur paraprakisht dhe kjo e dogji atë pasi nuk u fut në listë fare. Për dikë tjetër interesohej t’i dilte e drejta e studimit, madje edhe shpenzonte për t’i ndihmuar të rinjtë në nevojë. Interesimi kryesor i tij mbetej njohja me fëmijë të oficerëve dhe kuadrove kryesore me perspektiva studimi dhe karriere. Ai kishte krijuar lidhje deri me femije të njerëzve që bënin pjesë në shtresat e larta të nomenklaturës komuniste.  

Fundi i agjentit
Stathi ka vdekur në vitin 1978 në burgun e Ballshit, gjatë periudhës kur ai punonte në bibliotekën e këtij burgu dhe merrej me përkthimin e literaturës profesionale nga shërbimet e huaja, për Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë… Raporti mjeko-ligjor përcakton si shkakun e vdekjes një atak kardiak, por ky është edhe misteri i fundit i spiunit  që shumëkush mund ta dëshironte të vdekur.

Ai mbeti agjenti më i përfolur në Durrës, për metodat e  komprometimit që ka përdorur  me të rinjtë. Në këndvështrimin e oficerëve të shërbimeve sekrete shqiptare që janë marrë me aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë, mbetet një agjent nga më të suksesshmit që kanë pasur veprimtari spiunazhi në Shqipëri. Atëhere u tha se Stathi u varros brenda burgut por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë shkëmbyer me ndonjë agjent që i interesonte vendit tonë e që mbahej nga shërbimet e vendeve fqinje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

Κοτζιάς: Μέτρο ενίσχυσης της εμπιστοσύνης η αλβανική υπηκοότητα στον αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο

ΕΤΙΚΕΤΕΣ:
Ως μέτρο αναγνώρισης του βαθιά ανθρωπιστικού έργου του αρχιεπισκόπου Τιράνων και πάσης Αλβανίας κ.κ. Αναστάσιου αλλά και ως μέτρο ενίσχυσης της εμπιστοσύνης ανάμεσα στους δύο λαούς χαρακτηρίζει με ένα tweet στον προσωπικό του λογαριασμό ο υπουργός Εξωτερικών Νίκος Κοτζιάς την απόδοση σήμερα της αλβανικής υπηκοότητας από τον Πρόεδρο Ιλίρ Μέτα στον ελληνορθόδοξο ιερωμένο.
«Χαιρετίζω» γράφει ο Ν. Κοτζιάς «την απόδοση σήμερα της αλβανικής υπηκοότητας στον αρχιεπίσκοπο Αλβανίας Αναστάσιο, έναν σοφό άνθρωπο, από τον Πρόεδρο της χώρας κύριο Μέτα. Ένα μέτρο αναγνώρισης του βαθιά ανθρωπιστικού έργου του και ενίσχυσης της εμπιστοσύνης ανάμεσα στους λαούς μας».
Ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας Ιλίρ Μέτα, σύμφωνα με τους περισσότερους αλβανικούς τηλεοπτικούς σταθμούς και τις ιστοσελίδες τους, απέστειλε σήμερα, επιστολή στον Αρχιεπίσκοπο Αλβανίας Αναστάσιο, με την οποία τον ενημερώνει για την απόφασή του να του χορηγήσει την αλβανική ιθαγένεια.
Το κείμενο της επιστολής του ΠτΔ προς τον Αρχιεπίσκοπο:
ΑΛΒΑΝΙΚΗ ΔΗΜΟΚΡΑΤΙΑ
Ο ΠΡΟΕΔΡΟΣ
Τίρανα, 24 Δεκεμβρίου 2017
Μακαριότατε,
Ο εορτασμός των Χριστουγέννων μου προσφέρει τη μεγάλη χαρά να Σας ευχηθώ από καρδιάς, Εσάς και όλους τους Αλβανούς Ορθόδοξους πιστούς, Χαρούμενα Χριστούγεννα! Εύχομαι, η όμορφη αυτή εορτή της Χριστιανοσύνης, η οποία ενσαρκώνει ταυτόχρονα, θείες και ανθρώπινες αξίες, να φέρει περισσότερες ελπίδες, ευτυχία και ηρεμία, αγάπη και πίστη, αρμονία και κατανόηση και να δυναμώσει περισσότερο την ειρήνη στην οικογένεια και την κοινωνία, μεταξύ των ανθρώπων και των λαών, ως απαραίτητη προϋπόθεση για την ευημερία της κοινωνίας και την πρόοδο της ανθρωπότητας. Την ευλογημένη αυτή ημέρα για τους Ορθόδοξους πιστούς και για όλους τους Αλβανούς, οι ξεχωριστές αξίες τους της πίστης, η κληρονομιά της άριστης διαθρησκευτικής αρμονίας και ανοχής, μας κάνουν πιο ευσυνείδητους και παράλληλα υπερήφανους γι ΄αυτό τον πνευματικό και ανθρώπινο πλούτο και την αναφαίρετη και αναντικατάστατη σημασία και διαστάσεις του.
Αυτή η αξία και αυτός ο μοναδικός, ιστορικός και εθνικός πλούτος του λαού μας κληρονομήθηκε και διαφυλάχθηκε, καλλιεργήθηκε και μεταβιβάστηκε από γενιά σε γενιά, χάρη στο μόχθο, τις θυσίες, τις προσπάθειες, τη φροντίδα και το υψηλό αίσθημα ευθύνης και καθήκοντος προς την ισχυρή πνευματική πίστη των ηγετών των θρησκευτικών κοινοτήτων των Αλβανών. Είμαι ευτυχής να επισημάνω ότι Εσείς Μακαριότατε, ανήκετε σ΄ αυτούς ακριβώς τους αξιότιμους ηγέτες των θρησκευτικών κοινοτήτων του αλβανικού λαού.
Στη διάρκεια των 25 χρόνων ως Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, συμβάλλοντας με αφοσίωση στην πλήρη πνευματική και κανονική ανόρθωση της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας, στην ανέγερση και την αναστήλωση των χώρων λατρείας της ορθόδοξης πίστης, στην αναζωογόνηση, την καλλιέργεια και την διαφύλαξη της αιώνιας παράδοσης της ορθόδοξης πίστεως στην Αλβανία, καθώς και στην οικοδόμηση έργων στους τομείς της παιδείας, της υγείας, της κοινωνικής πρόνοιας, στην ανάπτυξη της υπαίθρου, της κουλτούρας και του περιβάλλοντος στην Αλβανία, έχετε αποδείξει ότι καθοδηγείστε από την πίστη, από την αγάπη, την ειρήνη, την ελπίδα και από τα ιερά διδάγματα και έργα του Κυρίου.
Παρακολουθούσα με προσοχή την ακούραστη διεθνή δραστηριότητά Σας, τις επισκέψεις στο Βατικανό και σε πολλές χώρες του κόσμου, εξυπηρετώντας όχι μόνο τη διεθνή αναγνώριση της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας, αλλά ειδικά τη διάδοση, πέρα από τα σύνορα της Αλβανίας, των αξιών και του θησαυρού της αρμονίας, της ανοχής και της διαθρησκευτικής συνύπαρξης του αλβανικού λαού. Η παραδειγματική Σας πνευματική αφοσίωση και η προσφορά σας όλα αυτά τα χρόνια, δικαιολογημένα εκτιμήθηκαν με την απονομή του τίτλου του «Επίτιμου Πολίτη» των Τιράνων, της Κορυτσάς και του Δυρραχίου καθώς και με την υψηλή διάκριση του Προέδρου της Δημοκρατίας «Γκέργκι Καστριώτη Σκεντέρμπεη» για την πολύτιμη συμβολή στην αναβίωση της πνευματικής πίστεως και την περαιτέρω ενδυνάμωση της διαθρησκευτικής αρμονίας, ανοχής και συνύπαρξης του αλβανικού λαού.
Εκτιμώ θετικά και εκφράζω ευγνωμοσύνη, ειδικά για τη βοήθειά Σας και της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας προς τα αδέλφια μας από το Κόσσοβο, στη διάρκεια της σοβαρής ανθρωπιστικής κρίσης του 1999. Εκτιμώ πολύ τη φροντίδα και την προσοχή που αφιερώσατε για την εκπαίδευση και την κατάρτιση της νέας γενιάς των Αλβανών κληρικών και τη σύσταση νεανικών κέντρων σε πόλεις και χωριά, διαφυλάσσοντας με τον τρόπο αυτό την πολύτιμη αλβανική κληρονομιά αυτής της πίστεως και την ταυτότητά της, μακριά από ξένες επιρροές, τάσεις και επιδράσεις, ανώφελες και επικίνδυνες για την αλβανική ορθόδοξη κοινότητα και για τον ίδιο τον αλβανικό λαό.
Μακαριότατε, Αυτή την ευλογημένη ημέρα των Χριστουγέννων, είμαι πολύ ευτυχής να Σας ενημερώσω ότι έλαβα την απόφαση, και ως συνέχεια της δικής Σας βούλησης «… για να αποδείξετε τον άρρηκτο δεσμό με τη χώρα που ειλικρινά αγαπάτε και υπηρετείτε με αυτοθυσία….», να Σας χορηγήσω, μέσω του υπ αρ 10700, της 22ας Δεκεμβρίου 2017 Διατάγματος του Προέδρου της Δημοκρατίας, την αλβανική ιθαγένεια.
Εκφράζοντας την πεποίθηση μου ότι η πράξη αυτή, όχι μόνο εκπληρώνει μια θεσμική υποχρέωση, αλλά είναι και έκφραση ευγνωμοσύνης απέναντί Σας και της δικής Σας πνευματικής δραστηριότητας και αφοσίωσης στην Αλβανία, εύχομαι ξανά σε Σας, στους Ορθόδοξους πιστούς, στους χριστιανούς και σε όλους τους Αλβανούς, όμορφα Χριστούγεννα, χαρούμενα και ευτυχισμένα, και οι προσευχές της ιερής αυτής ημέρας να φέρουν περισσότερη ειρήνη, αγάπη, αρμονία και κατανόηση, όχι μόνο ανάμεσά μας, αλλά και μεταξύ όλων των εθνών του κόσμου.

Κυριακή 24 Δεκεμβρίου 2017

Άγ. Αχμέτ, ένας Οθωμανός Άγιος (βίντεο) - Shën Ahmeti (video)


Άγιος Αχμέτ (†24 Δεκεμβρίου)
α) Σε κάθε εποχή η Εκκλησία κοσμείται από αγίους. Αυτό σημαίνει ότι ο μακρόθυμος και οικτίρμων Θεός, η Παναγία και Ομοούσιος Τριάς, δεν αφήνει απαράκλητο τον κόσμο. Έτσι, προφήτες, δίκαιοι, απόστολοι, ευαγγελιστές, μάρτυρες, ιεράρχες, όσιοι, ιερομάρτυρες αλλά και νεομάρτυρες, ενεργοποιώντας τις δωρεές του Αγίου Πνεύματος, καθίστανται ζωντανά μέλη του σώματος του Χριστού (βλ. Α΄ Κορ. 12, 27).
AgiosAhmet
β) Ανάλογα με τις κοινωνικές και ιστορικές συνθήκες φανερώνονται και οι άγιοι. Έτσι, στην περίοδο των διωγμών είχαμε τους μάρτυρες, ενώ σε περιόδους ελευθερίας της πίστεως και ακμής της παιδείας και των γραμμάτων αναδείχθηκαν λόγιοι συγγραφείς και σπουδαίοι υμνογράφοι. Οι νεομάρτυρες ανέτειλαν στη διάρκεια της Τουρκοκρατίας ως αντιστασιακοί της ρωμιοσύνης και του ελληνισμού, ως πρότυπα πίστεως και υπομονής. Κι όπως σημειώνει ο Απόστολος, από τη δοκιμασία της πίστεως γεννιέται η υπομονή, η οποία πρέπει να κρατήσει μέχρι τέλους (βλ. Ιακ. 1, 4).
γ) Ο όσιος Νικόδημος Αγιορείτης στο Νέον Μαρτυρολόγιον αναφέρει ότι ο Θεός ευδόκησε να εμφανιστούν οι νεομάρτυρες για πέντε λόγους: Διότι συμβάλλουν στον ανακαινισμό της ορθόδοξης πίστης, καθιστούν αναπολόγητους τους αλλοπίστους την ημέρα της κρίσεως, αποτελούν δόξα και καύχημα της Ανατολικής Εκκλησίας και καταισχύνη των ετεροδόξων, είναι παραδείγματα υπομονής αλλά και πρότυπα μιμήσεως για τους χριστιανούς.
δ) Ανάμεσα στους βίους των νεομαρτύρων περιλαμβάνεται και σύντομος βίος του Αχμέτ του Κάλφα, ο οποίος ενώ ήταν μωαμεθανός, με θαυμαστό τρόπο έγινε χριστιανός και μαρτύρησε το 1682. Η μνήμη του τιμάται στις 24 Δεκεμβρίου και στις 3 Μαΐου. Στο Νέον Μαρτυρολόγιον αναφέρεται: «Ούτος έχων σκλάβαν Ρώσσαν συνεμίγνυτο με αυτήν, άφηνεν όμως αυτήν να πηγαίνη εις την Εκκλησίαν των Χριστιανών εἰς τας επισήμους ημέρας. Επειδή δε όταν εκείνη ήρχετο από την Εκκλησίαν, αυτός ησθάνετο ευωδίαν άρρητον απού έβγαινεν από το στόμα της, την ηρώτησεν τί τρώγει και μυρίζει έτζη;».
ε) «Εκείνη του είπεν, ότι τρώγει αντίδωρον, και πίνει αγιασμόν. Ταύτα ακούσας προσκαλεί έναν εφημέριον της Μεγάλης Εκκλησίας, και του λέγει να ετοιμάση τόπον διά να υπάγη αυτός, όταν ελειτούργει ο Πατριάρχης. Ου γενομένου, έβλεπεν, ω του θαύματος! όταν ευλόγει ο Πατριάρχης τον λαόν, και εύγαιναν από το τρικήριον, και από τα δάκτυλά του ακτίνες, και έπιπτον επάνω εις όλων των χριστιανών τας κεφαλάς, αυτού δε την κεφαλήν άφιναν άμοιρον».
στ) «Τούτο το θαυμάσιον ιδών, κράζει τον ιερέα, και βαπτίζεται, και ήτο κρυφά χριστιανός ικανόν καιρόν. Επειδή δε εις μίαν σύναξιν λογοτριβούντες οι μεγιστάνες ποίος άραγε να είναι μεγαλύτερος; και ερωτήσαντες και αυτόν, αυτός εφώναξεν όσον εδύνατο: μεγαλωτάτη από όλα είναι η πίστις των χριστιανών. Και ωμολόγησεν τον εαυτόν του χριστιανόν, και όλον το μυστήριον της ενσάρκου οικονομίας του Χριστού κηρύξας παρρησία, το μακάριον τέλος του μαρτυρίου εδέξατο».
ζ) Ο Αχμέτ ήταν άνθρωπος καλής προαιρέσεως, γι’ αυτό επέτρεπε στη ρωσίδα σύντροφό του να εκκλησιάζεται. Αυτή προφανώς είχε επιτίμιο και δεν κοινωνούσε, αλλά έπαιρνε αντίδωρο και έπινε αγιασμό. Η πίστη της όμως αγίασε και τον Αχμέτ. Εδώ βρίσκει εφαρμογή το αποστολικό λόγιο: «και γυνή ει τις έχει άνδρα άπιστον, και αυτός συνευδοκεί οικείν μετ᾿ αυτής, μη αφιέτω αυτόν. ηγίασται γαρ ο ανήρ ο άπιστος εν τη γυναικί, και ηγίασται η γυνή η άπιστος εν τω ανδρί.» (Α΄ Κορ. 7, 13-14). Προκύπτει όμως το ερώτημα: Πώς ένας αλλόθρησκος όντας στη Θεία Λειτουργία βλέπει το άκτιστο φως, που πηγάζει από τα χέρια του Πατριάρχη και εκχέεται στους χριστιανούς; Η απάντηση δεν είναι εύκολη. Υπάρχουν φαίνεται περιπτώσεις γνωστές μόνο στον Θεό, που κατά θεία παραχώρηση γεύονται πνευματικές εμπειρίες και αλλόθρησκοι. Το παράδοξο αυτό γεγονός αναδεικνύει τη μέγιστη ευθύνη των χριστιανών για τον τρόπο μετοχής τους στα μυστήρια της Εκκλησίας και όχι μόνο…
..........................
Shën Ahmeti (24 dhjetor) 
Shën Ahmeti është një martir dhe shenjt për të krishterët. Kush e dëgjon çuditet pasi një emër mysliman i shndërruar në shenjt i krishterë nuk është dëgjuar shpesh herë.
Ai lindi në shekullin e XVII nga një familje myslimane në Kostandinopojë (Stamboll). Ishte kaligrafist, ose kopjues në Arkivin e Madh. Sipas ligjeve osmane, pasi nuk kishte grua i lejohej të mbante një skllave, një grua ruse.
Ai e lejonte skllaven që të ndiqte ritualet e krishtera dhe shumë shpejt u tërhoq nga to.
Ai thirri nje prift që ti përgatiste një vend të fshehte gjatë një liturgjie me Patriarkun. Ai u pagëzua në fshehtësi duke u kthyer në të krishterë.
Ai madje e fshehu dhe emrin e tij te pagëzimit, dnaj sot njihet si Shën Ahmeti, me emrin e tij mysliman
Një ditë teksa ndodhej në prani të njerëzve të tjerë me pozitë, të cilët po ofendonin krishterimin, nuk u permbajt dhe deklaroi se krishterimi është më lart nga të gjitha fetë dhe se ai vetë ishte i tillë.
Për këtë deklaratë ai u rrah barbarisht dhe më pas u dërgua tek kadiu i cili e dënoi me prerje koke.
Ai njihet si një nga shenjtorët e Kishës Ortodokse.

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1419) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (253) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (61) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (43) πολιτισμός - kulturë (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)