Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα informacion. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα informacion. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 6 Απριλίου 2018

Η Εθνική Εορτή της 25ης Μαρτίου- Ελληνοαλβανικό Σχολείο Όμηρος! - Festa kombëtare e 25 Marsit-Shkolla shqiptarogreke Omiros!!

Το σχολείο μας, στα δεκατέσσερα  χρόνια ζωής που μετρά, λαμβάνει μέρος, ομορφαίνει και δίνει ουσία σε όλες τις εθνικές εορτές. 
Στις 24 03 2018 το σχολείο μας παρουσίασε ένα εορταστικό πρόγραμμα που παρακολούθησαν καλεσμένοι  από την Ελλάδα και την Αλβανία.
Ο Διευθυντής του Σχολείου ο κ Στέργιος Φιλίππου, καλωσόρισε τους παρευρισκομένους και αναφέρθηκε συνοπτικά στην μεγάλη σημασία που έχει η γιορτή . Στην συνέχεια ο Γενικός Πρόξενος της Ελλάδας στην Κορυτσά  κ . Γιώργος Αλαμάνος και ο Συντονιστής Εκπαίδευσης στην Αλβανία κ Σωτηρούδας Βασίλειος απηύθυναν σύντομο χαιρετισμό, με την ευκαιρία της Εθνικής Επετείου.
Την έναρξη της γιορτής έκαναν τα παιδιά του νηπιαγωγείου μας που παρουσίασαν σύντομα ποιηματάκια.
Φέτος η γιορτή που ετοίμασαν οι δάσκαλοι Εμμανουήλ Καρύπογλου και Ειρήνη Κολοκούρη, μαζί με τα παιδιά από διάφορες τάξεις,  είχε θέμα τα νησιά και την συμμετοχή τους στην επανάσταση,  γι’ αυτό και κεντρικός ήρωας ήταν ο Κωνσταντίνος Κανάρης. Τα παιδιά έπαιξαν εξαιρετικά τους ρόλους τους και όλοι συγκινήθηκαν ιδιαίτερα.  Ιδιαίτερη χάρη, έδωσαν στην γιορτή, τα τραγούδια που ετοίμασε η κ Μαριάνθη Βράμε με την χορωδία ,  αλλά και οι χοροί που χόρεψαν τα κορίτσια και που είχε προετοιμάσει η δασκάλα Κωνσταντίνα Πουλίτση. Όλα όμως πήραν χρώμα και ζωή και  από τα σκηνικά και το μακιγιάζ της δασκάλας των καλλιτεχνικών την κ Κεσιάνα Σάμλλη.
Συγχαρητήρια στα παιδιά και στους εκπαιδευτικούς που ετοίμασαν αυτή την εορτή που ήταν γεμάτο από μηνύματα και ουσία.
Χρόνια Πολλά σε όλους.
Shkolla jonë, këtu e 14 vjet jetë që ka, merr pjesë, zbukuron dhe mbush festat kombëtare.
Më 24 03 2018 shkolla jonë, prezeantoi një program festiv të cilin e ndoqën të ftuar nga Greqia dhe Shqipëria.

Drejtori i shkollës z Stergios Filippou, iu uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe theksoi shkurt rëndësinë e kësaj feste kombëtare. Në vazhdim Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë z J Alamano si dhe Koordinatori i Arsimit për Shqipërinë z V Sotirouda përshëndetën  me rastin e Festës Kombëtare.


Festën e hapën fëmijët e kopshtit të cilët thanë disa vjersha me këtë rast.

Sivjet festa që përgatitën z. Emmanouil Karipoglou dhe znj. Irini Kolokuri, sëbashku me fëmijët e klasave të ndryshme, kishte si temë ishujt e Greqisë dhe pjesmarrjen e tyre në revolucionin grek, për këtë arsye, heroi kryesor ishte Konstandin Kanari. Fëmijët luajtën në mënyrë të shkëlqyer rolet e tyre dhe të gjithë u prekën. Plot me hir, e mbushën festën, këngët që përgatiti znj Marianth Vrame me korrin, por dhe vallet që kërcyen vajzat dhe që i kishin përgatitur me mësuesen e tyre znj Konstantina Pulici. Të gjitha morën jetë e dukeshin më reale në sajë të përgatitjes skenike nga znj Kesiana Shamlli.

I përgëzojmë të gjithë, si mësues dhe nxënës, për festën e bukur dhe plot kuptim që prezantuan.
Për shumë vjet gëzuar të gjithëve.




http://dim-elekp-omhros.europe.sch.gr/

Πέμπτη 5 Απριλίου 2018

Greqia, investuesi më i madh në Shqipëri.


Ndonëse prej disa vitesh është në krizë, shteti fqinjë helen vijon të jetë investitori historik më i madh në Shqipëri.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë për stokun e Investimeve të Huaja Direkte, në vend të parë është Greqia, me kompanitë e së cilës kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në telekomunikacione dhe banka.
Stoku i investimeve greke në Shqipëri në fund të vitit 2017 ishte 1.27 miliardë euro, ose gati 20% e totalit që janë investuar në Shqipëri nga të huajt pas viteve ’90 (në total stoku i investimeve të huaja është 6.54 miliardë euro).

Ndërtesa “Seferis” bëhet seli e konsullatës greke në Korçë





Selia e konsullatës greke në Korçë është bërë godina e njohur ndryshe si “Vila Seferis”. Punimet për restaurimin e ndërtesës neoklasike filluan në vitin 2017 dhe përfunduan në vitin 2018. Si në çdo qytet, ndërtesat janë një dëshmi e rrugëtimit të tyre historik,  identitetit të veçantë, social dhe kulturor. Ndërtasa e quajtur "Seferis" në Korçë manifeston pasurinë arkitektonike, por edhe rolin e elementit grek dhe ortodoks në fizionominë e qytetit.
"Godina Seferis" mban këtë emër për shkak të përdorimit të saj si Konsullatë e Përgjithshme, kur poeti nobelist Jorgos Seferis shërbeu si konsull i përgjithshëm, gjatë viteve 1936- 1937. Kjo është, një ndërtesë neoklasike e vendosur në qendër, në zemër të Korçës, në fillim të zonës pedonale të qytetit, 50 metra nga katedralja Ortodokse, në afërsi të Bibliotekës së re të qytetit.
Një rezidencë mbresëlënëse me shkallë të mëdha mermeri dhe një kopsht me trëndafila ishte selia ku  në nëntor 1936 Jorgos Seferis edhi nga Athina për të shërbyer si diplomat. Në konsullatën e Korçës. Atje, poeti qëndroi për dy vjet dhe ka shkruar disa poezi të njohura. Ndërtesa historike, ishte  rindërtuar në fillim të shekullit të 20 nga mjeku Mihal Turtulli, i cili kishte studiuar në Athinë.
Gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës u përdor për qëllime shtetërore dhe partiake, ndërsa më pas shërbeu si selia e Partisë Demokratike në qytet. Në vitin 1997 ajo u shkatërrua nga zjarri, gjatë trazirave në Shqipëri. Një vit më vonë, godina u ble nga shteti grek nga atëherë Konsulli i Përgjithshëm, Nikos Vamvounakis.
Leja për reaturimin e ndërtesës u lëshua në shtator 2016. Ndërtesa ka tri kate dhe një sipërfaqe prej 650 m². Kostoja e projektit u mbulua nga donacionet e kompanive greke që operojnë në Shqipëri dhe diaspora greke.

Κυριακή 4 Μαρτίου 2018

Προσωρινά σταματάμε την δημοσίευση άρθρων στην ιστοσελίδα μας!- Përkohësisht nuk do të botohen artikuj në faqen tonë!!

No automatic alt text available.





Αγαπητοί φίλοι και φίλες, σας ενημερώνουμε πως λόγο φόρτου εργασίας δεν θα δημοσιεύσουμε άρθρα στην ιστοσελίδας μας για κάποιο ευνόητο διάστημα. Ευχαριστούμε. 
Τë dashur miq. Ju informojmë se , për shkak të detyrimeve të shumta, faqja jonë nuk do të botojë artikuj, deri sa t' i përfundojmë ato. Faleminderit

Παρασκευή 2 Μαρτίου 2018

Rritja e frikshme e të parëndësishmes


Cornelius Castoriadis(1922-1997) - Filozof
Nëse do të analizonim gjendjen aktuale sot, e cila i ngjason një situate shpërbërjeje dhe jo krize, një kalbëzimi të shoqërive perëndimore, dallojmë një kontradiktë të shkallës së parë. Ajo që kërkohet të zgjidhet është jashtëzakonisht e vështirë për tu zgjidhur. Kjo edhe për arsyen se vetë njerëzit, për shkak të natyrës së tyre dhe mënyrës se si ata riprodhohen nga shoqëritë perëndimore dhe jo vetëm, qëndrojnë shumë larg shtrirjes dhe diskutimit të problemit. 
Por cili është ky problem?
Duke pasur parasysh krizën ekologjike, pabarazinë ekstreme në shpërndarjen e burimeve midis vendeve të pasura e atyre të varfra, pamundësinë pothuajse absolute që sistemi të vazhdojë kursin e tij aktual, ajo që kërkohet është krijimi i një fillimi të ri imagjinar, rëndësia e të cilit nuk mund të krahasohet me asgjë të ngjashme në të kaluarën. Një krijim që do të vendosë në qendër të tij një botëkuptim të ri të jetës së individit, të ndryshëm nga rëndësia që i është kushtuar zakonisht rritjes së prodhimit dhe konsumit. Në këtë mënyrë do të fillojnë të ekzistojnë synime të tjera jetësore, për të cilët njerëzit nuk do të pendohen më vonë për tu përkushtuar në realizimin e tyre. Natyrisht, kjo do të kërkonte ç’organizimin e institucioneve të shoqërisë, të marrëdhënieve të punës, si dhe më tej të marrëdhënieve ekonomike, politike e kulturore. 
Megjithatë ky propozim ndodhet jashtëzakonisht larg nga mënyra se si sot njerëzit mendojnë dhe dëshirojnë. Është pikërisht kjo vështirësi kolosale me të cilën ne duhet të përballemi. Do të ishte e nevojshme të synojmë një shoqëri ku vlerat ekonomike nuk do të mbajnë më monopolin kryesor, ku ekonomia të rimerrte rolin e saj si një prej mjeteve që individi disponon për të mbijetuar dhe jo si qëllim në vetvete, një shoqëri në të cilën do të kemi hequr dorë prej babëzisë për të rritur vazhdimisht dhe në mënyrë të çmendur forcën e konsumit. Ky synim nuk është i nevojshëm vetëm për të shmangur shkatërrimin e sigurt të ambientit të Tokës, por gjithashtu do të ndihmonte në ndaljen e mjerimit intelektual dhe moral të individëve sot. 
Nga ky moment do të duhej që njerëzit, kryesisht në vendet e pasura, të pranojnë një standard të denjë dhe të thjeshtë jetese, dhe të heqin kështu dorë nga ideja se qëllimi jetësor i tyre është rritja e vazhdueshme e konsumit me 2 ose 3 përqind në vit. Që njerëzit ta pranojnë këtë lind nevoja të ndodhë diçka tjetër, e cila do t’i jepte kuptim jetës së tyre. Megjithatë, jemi koshientë për vështirësinë e realizimit të këtij synimi për sa kohë që shumica dërmuese e botës nuk do tapranonte një risi të tillë. Dhe kjo gjëja tjetër që përmendëm më lart lidhet me nevojën e zhvillimit të vetë njerëzve dhe jo me rritjen e vazhdueshme të palo-produkteve. Realizimi i këtij synimi do të kërkonte një organizim të ndryshëm të punës, e cila nuk do të ishte më një proces i përditshëm rutine, por do të pasqyronte kapacitetet individuale të vetë punëtorëve. Do të nevojitej, gjithashtu, një sistem tjetër politik, një demokraci e vërtetë që do të bazohej në pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje, si dhe një organizim i ri i arsimit, i cili do të formonte qytetarë të aftë sipas filozofisë së Aristotelit. 
Është e kuptueshme se të gjitha këto çojnë në pyetje dhe probleme të tjera. Si mund të funksionojë një demokraci e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë në vende që nuk kanë më në gjirin e tyre 30 mijë banorë, si në rastin e Athinës së lashtë, por banohen nga më shumë se 40 milionë qytetarë, fjala vjen në Francë, ose nga miliarda njerëz kur flasim në shkallë planetare? Janë probleme me vështirësi kolosale për tu zgjidhur, përveç se në rastin kur shumica dërmuese e individëve, së bashku me kapacitetet e tyre, të ndërgjegjësohen për të ecur drejt rrugëve të zgjidhjes së problemeve dhe jo të vazhdojnë të shqetësohen se kur do të blejnë televizorin e ri tre-dimensional. 
Këto janë detyrat kryesore që duhet të ndjekim, edhe pse tragjedia e kohës sot na tregon se njerëzimit nuk i bëhet fare vonë për to. Për sa kohë do të vazhdojë njerëzimi të joshet nga budallallëku dhe iluzioni, të përmbledhura këto nën petkun e produkteve dhe mallrave? A do të mundej që një shkatërrim, për shembull ekologjik, të provokonte ndërgjegjësim e dhunshëm të masave, apo do të çonte në forcimin e regjimeve autoritare e totalitare? Askush nuk mund t'u përgjigjet pyetjeve të tilla. Ajo që mund të themi me saktësi është se ata që ndjehen koshientë për rëndësinë jetësore të këtyre çështjeve të jenë në gjendje të flasin dhe të kritikojnë rrugën që sot po na çon çmendurisht drejt greminës, dhe në këtë kontekst të ndihmojnë në shtrirjen e ndërgjegjësimit tek bashkëqytetarët e tyre. 
Shpërbërja bëhet akoma më e prekshme kur shohim zhdukjen e kuptimeve dhe rënien absolute të vlerave. Në aspektin afatgjatë, kjo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetëgjatësinë e vetë sistemit. Kur secili e thotë me zë të lartë, siç ndodh sot në shoqëritë perëndimore, se vlera e vetme është paraja e fitimi dhe se ideali më i shenjtë për kohezionin social lidhet me pasurimin e vazhdueshëm, atëherë lind pyetja se a do të mundë vallë një shoqëri të vazhdojë të funksionojë dhe të riprodhohet mbi një konstrukt të tillë? Nëse do të ishte kështu, atëherë nëpunësit duhet të kërkojnë dhe të pranojnë bakshishe për të bërë punën e tyre, gjykatësit të nxjerrin vendimet në ankand, arsimtarët të vlerësojnë maksimalisht fëmijët e të pasurve, e kështu me radhë. Para pesëmbëdhjetë vitesh pata shkruar se e vetmja pengesë për njerëzimin është frika nga ndëshkimet penale. Por në bazë të cilës logjike do të jenë në gjendje ndëshkuesit të qëndrojnë të pa korruptuar? Cili do të ruajë rojet? Korrupsioni i përgjithshëm që vihet re në sistemin politiko-ekonomik bashkëkohor nuk është ndonjë rast i veçuar e as shaka pa kripë, por përkundrazi përbën karakteristikë strukturore endogjene të sistemit të shoqërisë në të cilën ne jetojmë.
Këtu preket një tjetër faktor themelor, i cili ka qenë i njohur në gjirin e ekspertëve politikë të së kaluarës, por tërësisht i panjohur sot për gjoja filozofët politikë, sociologët e këqij dhe teoricienët mjeranë. Ky faktor është lidhja e ngushtë që ekziston midis një regjimi shoqëror, nga njëra anë dhe tipit antropologjik i nevojshëm për funksionimin e sistemit, nga ana tjetër. Pjesën më të madhe të tipeve antropologjike kapitalizmi i ka trashëguar nga periudhat pararendëse historike, sigjykatësin indiferent, nëpunësin veberian, arsimtarin e përkushtuar, si dhe punëtorin për të cilin puna përbënte një burim krenarie, pavarësisht nga kushtet ku ai punonte. Por këto lloj figurash janë bërë të pakuptimta në periudhën ku ne jetojmë sot. Edhe tipi antropologjik që përbën në vetvete pjellën e kapitalizmit, pra biznesmeni shumpeterian, i cili ndërthur kreativitetin teknik, me kapacitetin e akumulimit të kapitalit dhe funksionimit të biznesit, i aftë në studimin, penetrimin dhe çeljen e tregjeve, përbën sot një specie në zhdukje. Dhe jo vetëm kaq, por po zëvendësohet nga burokratë drejtues dhe spekulatorë bursash. 
Përse duhet të vuajë e të mundohet dikush në procesin e prodhimit e të shitjes, kur me një lëvizje të saktë në tregjet e bursave mund të fitojë 500 milion dollarë për vetëm disa minuta? Shumat financiare që luhen në spekulimin e këtyre tregjeve çdo javë e kalojnë edhe GDP-në vjetore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rezultati që shohim është hapja e shtratit për profesionin e spekulantit, i cili sipas këndvështrimit të vetë sistemit kapitalist përbën një qenie krejtësisht parazite.
Nëse bëjmë përmbledhjen e të gjithë faktorëve të mësipërm dhe marrim parasysh shkatërrimin e pashmangshëm të ambientit, si rezultat i evoluimit të kapitalizmit, duhet dhe kemi detyrën të bëjmë pyetjen se për sa kohë akoma do të jetë në gjendje të mbahet në këmbë ky sistem?
Përkthimi: Jordan Jorgji/Lektor në Universitetin “Fan Noli” të cilin e falenderojmë për dërgimin e materialit

Συνεχίζεται η προσπάθεια για ταυτοποίηση των Ελλήνων πεσόντων στην Αλβανία


Σε κλίμα συγκίνησης συνεχίζονται στην Αλβανία οι εργασίες αναζήτησης και εκταφής των Ελλήνων Πεσόντων στον Ελληνο - Ιταλικό πόλεμο,δηλαδή περίπου 8.000 άνθρωποι.Μετά το ρεπορτάζ της ΕΡΤ3 την ημέρα που άρχισαν οι προσπάθειες,δεκάδες συγγενείς των στρατιωτών τηλεφώνησαν στην ΕΡΤ3 για να μάθουν πώς θα βρουν τους δικούς τους ανθρώπους.Εδώ και τρεις εβδομάδες,το Γενικό Επιτελείο Στρατού,ανακοίνωσε ότι έχουν ανοίξει δεκάδες κέντρα όπου οι συγγενείς μπορούν να δώσουν αίμα για την διαδικασία ταυτοποίησης των εντοπιζόμενων οστών μέσω DNA.
ΕΠΙΜΕΛΕΙΑ ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ΜΑΡΚΟΥ


Στη 16η θέση στον κόσμο οι κλασικές σπουδές του ΑΠΘ - Në vend të 16-të në botë studimet klasike në Universitetin Aristoteli në Thessaloniki!

Image result for απθ

Στη 16η θέση σε παγκόσμιο επίπεδο στο πεδίο των Κλασικών Σπουδών κατατάσσεται το ΑΠΘ, σύμφωνα με τη διεθνή κατάταξη της QS (QS World University Rankings) για το 2018

Όπως επισημαίνεται σε ανακοίνωση του ιδρύματος, στο πεδίο της Αρχαιολογίας, το ΑΠΘ συνεχίζει να κατατάσσεται στις υψηλότατες θέσεις 51-100.

Στις πιο σημαντικές επιδόσεις του ΑΠΘ συμπεριλαμβάνονται ακόμη: θέσεις 101-150 στα πεδία των Πολιτικών Μηχανικών και των Περιβαλλοντικών Επιστημών, θέσεις 151-200 στα πεδία της Αρχιτεκτονικής, των Ηλεκτρολόγων Μηχανικών, της Γεωπονίας και της Δασολογίας.

Σε σχέση με τα προηγούμενα έτη, σύμφωνα με την QS, παρατηρείται μία σημαντική βελτίωση των επιδόσεων του ΑΠΘ. Το 2018 το ΑΠΘ εμφανίζεται σε 20 επιστημονικά πεδία της κατάταξης και συγκαταλέγεται σε 2 μεταξύ των 100 κορυφαίων πανεπιστημίων παγκοσμίως και σε 7 από αυτά μεταξύ των 200 κορυφαίων. Συγκεκριμένα, σε σχέση με το 2017, υπήρξε άνοδος σε 10 επιστημονικά πεδία και ευρύτερες επιστημονικές περιοχές, 13 παρέμειναν σταθερά, ενώ 3 υποχώρησαν ελαφρώς. Τέλος, το ΑΠΘ κατετάγη το πρώτο μεταξύ των ελληνικών ΑΕΙ σε 9 επιστημονικά πεδία: Κλασικές Σπουδές, Αρχαιολογία, Ιατρική, Νομική, Γεωπονία και Δασολογία, Χημεία, Περιβαλλοντικές Επιστήμες, Αγγλική Γλώσσα και Λογοτεχνία και Επιστήμες της Παιδαγωγικής

Σύμφωνα με την QS, η οποία το 2018 αξιολόγησε περισσότερα από 4.500 πανεπιστήμια, οι επιστήμες Μηχανικών και Τεχνολογιών αναδείχθηκαν ως το κορυφαίο ευρύ επιστημονικό πεδίο (broad subject area) του ΑΠΘ (θέση 222.)
Në vend të 16-të  në nivel botëror në fushën e Studimeve Klasike rënditet Universiteti Aristoteli i Thessalonikit, sipas rënditjes ndërkombëtare QS (QS World University Rankings) për vitin 2018

Ashtu siç thuhet dhe në deklaratën e institucionit në fushën e Arkeologjisë, UATh vazhdon që të jetë në vendet më të larta 51-100.

Arritjet më të mira ky universitet i ka : vendi 101-150 në fushën e Inxhinierëve Mekanikë dhe të Shkencave të Ambientit, vendi 151-200 në fushën e Arkitekturës, të Inxhinierisë Elektrike, të Agronomisë dhe Inxhinier Pyjesh.


Në lidhje me vitet e kaluara, sipas QS, vërehet një përmirësim i dukshëm  i UATh . Më 2018 UATh shfaqet në 20 fusha shkencore të rënditje dhe ndodhet nga vendi i 2-të deri në i 100-të ndër të gjithë universitetet e botës dhe në 7 prej tyre në 200 më të mirët.
Konkretisht duke krahasuar me vitin 2017, ka një rritje në 10 fusha shkencore dhe në zona të gjëra studimi, 13 mbetën stabël, ndërsa 3 u tërhoqën lehtësisht.
UATh i rëndit i pari ndër univeristetet shtetërore të Greqisë në 9 fusha shkencore: Studime Klasike, Arkeologji, Mjekësi, Juridikë, Agronomi, Kimi, Shkencat e Ambientit, Gjuhë Angleze dhe Letërsi, Shkencat e Pedagogjisë.


Sipas QS, e cila më 2018 vlerësoi më shumë se 4500 universitete, shkencat e Inxhinierisë dhe Teknologjisë ishin ato që u rënditën si fushat shkencore me nivelin më të lartë   πεδίο (broad subject area) të U A Th (vendi i 222)

Δευτέρα 26 Φεβρουαρίου 2018

Συγκίνηση!Βρέθηκαν τα οστά 55 Σαμίων πεσόντων στην Αλβανία;- Eshtrat e 55 ushtarëve nga Ishulli Samos janë gjetur nga gërrmimet e deritanishme!




Συνεχίζονται οι επίσημες εργασίες για την εκταφή των οστών, των πεσόντων του αλβανικού μετώπου, από το Έπος του ’40.

Η αλβανική κυβέρνηση, ανταποκρίθηκε στο ελληνικό αίτημα, για την έναρξη της διαδικασίας αναζήτησης, εκταφής, ταυτοποίησης και ταφής οστών Ελλήνων πεσόντων στη γειτονική χώρα.

Ο πρόεδρος του Συνδέσμου Εφέδρων Αξιωματικών Σάμου, Εμμανουήλ Πέτρου,με αφορμή την χθεσινή εκδήλωση για τους ήρωες των Ιμίων, στο αμφιθέατρο της Περιφερειακής Ενότητας Σάμου,  εμφανώς συγκινημένος ανακοίνωσε από το βήμα, ότι μέχρι τώρα υπάρχουν 55 πιστοποιημένοι Σάμιοι αγωνιστές που έπεσαν στην πρώτη γραμμή του μετώπου.

Η Σάμος πήρε μέρος στον πόλεμο του ’40,με το 18ο Σύνταγμα Πεζικού υπο τον υποδιοικητή, Αντισυνταγματάρχη (ΠΖ) Χαράλαμπο Κεφαλόπουλο.

Αυτή την στιγμή γίνεται μία προσπάθεια από το Υπουργείο Εθνικής Άμυνας  σε συνεργασία με Εφέδρους Αξιωματικούς από όλη την Ελλάδα,να βρεθούν οι συγγενείς πρώτου και δεύτερου βαθμού, για ταυτοποίηση των οστών Ελλήνων πεσόντων στρατιωτικών κατά την περίοδο του Ελληνο – Ιταλικού πολέμου 1940, με τη μέθοδο του DNA.

Ο κ. Πέτρου τόνισε «Για την ανάπαυση των ψυχών των στρατιωτών μας, ήρθε η ώρα να τους αναγνωρίσουμε. Να τους κλάψουμε. Να τους κάνουμε ένα τρισάγιο».

Σύμφωνα με τις εκτιμήσεις, ο αριθμός των Ελλήνων στρατιωτών που έπεσαν επί του αλβανικού εδάφους, οι οποίοι είτε ετάφησαν πρόχειρα, είτε καθόλου, ανέρχεται σε περίπου 8.000.
Vazhdojnë punimet zyrtare për nxjerrjen e eshtrave të të rënëve në frontin shqiptar gjatë Epopesë së vitit 1940.

Qeveria Shqiptare, iu përgjigj kërkesës helene, për fillimn e kërkimeve dhe indetifikimt të të rënëve Grekë në këtë vend.


Kryetari i Lidhjes së Oficerëve Rezervë të Samos, Emanuil Petru, duke marrë shkasë nga takimi dhe eventi organizuar për heronjtë e ishullit të Imias, në amfiteatrit të Samos, mjaft i mallëngjyer informoi se tashmë janë 55 luftëtarë samiotë të identifikuar që ranë në vijën e parë të frontit.



Samoja mori pjesë në luftë në vitin ’40, me Brigadën e 18-të të Këmbësorisë nën udhëheqjen e nënkolonelit Harallamb Qefalopoulo.



Në këto momente po bëhet një përpjekje nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Oficerët Rezervë nga e gjithë Greqia, që të gjenden të afërmit e gradës së parë dhe të dytë,  për t’u indentifikuar eshtrat e të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke më 1940, me metodën e ADN-së

Z Petru, theksoi: “Për prehjen e shpirtrave të ushtarëve tanë, erdhi çasti që t’i indentfikojmë. T’i qajmë. T’iu bëjmë një trisai”.

Sipas vlerësimeve, numri i ushtarëve Helenë të rënë në territorin shqiptar, të cilët u varrosën në mënyrë të çrregullt,është 8000.

Η Ιλιάδα σε έναν χάρτη: Όλοι οι Ομηρικοί ήρωες και οι καταγωγές τους- Iliada në një hartë: Të gjithë heronjtë dhe origjina e tyre.

Είναι πραγματικά εκπληκτικό το τι μπορεί να βρει κανείς κατά τύχη στο Διαδίκτυο: Ως γνωστόν, στους δαιδαλώδεις «διαδρόμους» του μπορούν να βρεθούν από άγνωστα «διαμαντάκια», μέχρι καρποί/ προϊόντα λειτουργίας νοσηρών εγκεφάλων- σίγουρα πάντως, ο χάρτης που ακολουθεί ανήκει στην πρώτη κατηγορία.

Ο εν λόγω χάρτης είναι εμπνευσμένος από τον χάρτη «Αχαιοί και Τρώες» (Achaeans and Trojans), του Greek Mythology Link, ιστοσελίδας που δημιούργησε ο Κάρλος Παράντα- συγγραφέας του «Genealogical Guide to Greek Mythology». Σε αυτόν εμφανίζονται όλοι οι ήρωες της Ιλιάδας και οι καταγωγές τους, σε μια μοναδική αναπαράσταση των πρωταγωνιστών και δευτεραγωνιστών του αθάνατου ομηρικού έπους, τόσο από την πλευρά των Αχαιών όσο και των Τρώων.
Όσοι λοιπόν θέλετε να φρεσκάρετε τις γνώσεις σας σχετικά με τον «θεϊκό» Αχιλλέα, τον πολυμήχανο Οδυσσέα, τους «γαύρους» γιους του Ατρέα, ή πολύ απλά σας συγκινούσαν/ συγκινούν τα έπη του Ομήρου, ρίξτε μια ματιά στον χάρτη που ακολουθεί:
......................................................
Është me të vërtetë e mrekullueshme se çfarë mund të gjejë dikush në internet:  Harta e mëposhtme është frymëzuar nga harta "Ahei dhe Troes" , të Greek Mythology Link, një faqe ë krijoi Karlo Paranta- shkrimtar i «Genealogical Guide to Greek Mythology».Në këtë shfaqen heronjtë e Iliadës dhe origjina e tyre, në një prezantim unikal të të gjithë protagonistëve të veprës Homerike, sa nga krahu i Aheon sa dhe nga ajo e Trojanëve. 
Të gjithë sa doni që të rifreskoni njohuritë tuaja në lidhje me Akilin "hyjnor, Odisean e zgjuar, bijtë e Atreas, ose thjesht,ju pëlqenin veprat e Homerit hidhini një sy hartës së mëposhtme:
Κλικ ΕΔΩ για μεγαλύτερο μέγεθος.
[Huffington Post]

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1418) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (252) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)