Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 15 Απριλίου 2018

Fushatë arrnimi për Ligjin e Minoriteteve




Miratimi me nxitim i Ligjit të ri për Minoritetet dhe reagimet që pasuan ka bërë që qeveria t’i rikthehet konsultimeve, kësaj here me idenë se po merr mendimin e pakicave për aktet nënligjore që do të përgatiten në kuadër të këtij ligji. 
Në një njoftim të saj Ministria e Jashtme thotë se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte në qytetin e Shkodrës  në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.
“Se pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri”-deklaroi Bushati.
Ndërsa kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, theksoi se ka patur një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe se ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadtit të duhur ligjor.
Në fakt zbritja në terren e ministrit për aktet nënligjore të një ligji, duket se vjen nga shqetësimi që i është përcjellë qeverisë shqiptare nga Brukseli pikërisht për këtë ligj.  Kujtojmë që Greqia ka shprehur rezerva pranë Komisionit Europian për ligjin që sipas saj bie ndesh me standardet europiane. Pak ditë më parë edhe minoriteti rom mbajti një protestë para kryeministrisë ku kërkoi futjen e gjuhës rome në shkollat fillore.

Δεν υπάρχουν σχόλια: