Në edicionin e dytë të konkursit ICT Clubs, një nismë që nxit mendimin kritik, inovacionin dhe dashurinë për teknologjinë ndër të rinjtë, shkolla 9-vjeçare “Omiros” u përfaqësua denjësisht nga tri skuadra të saj:
Të apasionuar pas teknologjisë dhe STEM-it, nxënësit tanë punuan për muaj me radhë mbi ide kreative dhe zgjidhje funksionale, duke dëshmuar përkushtim, bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen. Kjo përpjekje u shpërblye me një sukses të jashtëzakonshëm: skuadra AstroWave, përbërë nga nxënës të klasave 6-7 të shkollës sonë, fitoi Çmimin e Parë me projektin e saj novator “Sera e Jetës”, një ide që synon mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin efikas të teknologjisë në bujqësi. Finalja u zhvillua në Durrës, ku 90 finalistë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Korçës prezantuan projektet e tyre përpara një jurie profesionale. AstroWave u dallua për qasjen praktike, zgjidhjen teknologjike dhe punën e strukturuar që solli përmes projektit të saj. Mirënjohje të veçantë i shprehim edhe znj. Alketa Dragoi, mësuese e Matematikës dhe mentore e nxënësve pjesëmarrës, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm udhëhoqi skuadrat e shkollës sonë në këtë konkurs të rëndësishëm. Gjatë Javës së Evropës 2025 në dt 27 05 2025, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, vizitoi Korça Innovation Hub dhe pati mundësinë të njihte nga afër projektet fituese të ICT Clubs. Ai u ndal posaçërisht edhe pranë fituesve të shkollës sonë, duke u shprehur i impresionuar nga ideja dhe niveli i paraqitjes së projektit “Sera e Jetës”. Nëpërmjet mentores së grupit, nxënësve iu ofrua mundësia të aplikojnë drejtpërdrejt në programe mbështetëse të BE-së për të rinjtë. Ky takim ishte një dëshmi e qartë e potencialit të madh që kanë të rinjtë e qytetit të Korçës dhe në veçanti ata të Shkollës sonë “Omiros”, si dhe e rëndësisë që ka mbështetja institucionale për edukimin cilësor, inovacionin dhe zhvillimin afatgjatë të komunitetit. Urime të përzemërta nxënësve tanë për këtë arritje të jashtëzakonshme! Shkolla “Omiros” është krenare për përfaqësimin dinjitoz dhe vizionin që ata sollën në këtë sfidë të rëndësishme teknologjike dhe si gjithmonë do të jetë një vend ideal ku të gjithë nxënësit/et do të gjejnë mbështetjen e nevojshme dhe kushtet ku të shpalosin dhe zhvillojnë talentet e tyre bashkë me edukimin dhe formimin e tyre të përgjithshëm.
Nxënësit/et që morën pjesë:
Aleks Çipi Aleksander Strati Dhimitër Ballauri Elisa Xoga Ester Terezi Greis Rushi Juri Çini Marina Qeramixhi Natalja Dango Petro Fili Rei Çaçi Silvi Burimi
Grupi Fitues:
Aleks Çipi Aleksander Strati Dhimitër Ballauri Elisa Xoga Juri Çini Petro Fili
|
Στη δεύτερη έκδοση του διαγωνισμού ICT Clubs, μιας πρωτοβουλίας που ενθαρρύνει τη κριτική σκέψη, την καινοτομία και την αγάπη για την τεχνολογία στους νέους, το 9τάξιο σχολείο «Όμηρος» εκπροσωπήθηκε επάξια από τρεις ομάδες του:
Με πάθος για την τεχνολογία και τις επιστήμες STEM, οι μαθητές μας εργάστηκαν επί μήνες πάνω σε δημιουργικές ιδέες και πρακτικές λύσεις, αποδεικνύοντας αφοσίωση, συνεργασία και όραμα για το μέλλον. Αυτή η προσπάθεια επιβραβεύτηκε με μια εξαιρετική επιτυχία: η ομάδα AstroWave, αποτελούμενη από μαθητές των τάξεων 6-7 του σχολείου μας, κέρδισε το Πρώτο Βραβείο με το καινοτόμο έργο της “Το Θερμοκήπιο της Ζωής”, μια ιδέα που στοχεύει στην προστασία του περιβάλλοντος και την αποδοτική χρήση της τεχνολογίας στη γεωργία. Ο τελικός πραγματοποιήθηκε στο Δυρράχιο, όπου 90 φιναλίστ από τα 9τάξια και τα λύκεια της πόλης της Κορυτσάς παρουσίασαν τα έργα τους μπροστά σε επαγγελματική κριτική επιτροπή. Η ομάδα AstroWave ξεχώρισε για την πρακτική της προσέγγιση, τις τεχνολογικές λύσεις και την οργανωμένη εργασία που παρουσίασε μέσω του έργου της. Ιδιαίτερη ευγνωμοσύνη εκφράζουμε και στην κα. Αλκέτα Ντράγκοϊ, καθηγήτρια Μαθηματικών και μέντορα των συμμετεχόντων μαθητών, η οποία με αφοσίωση και επαγγελματισμό καθοδήγησε τις ομάδες του σχολείου μας σε αυτόν τον σημαντικό διαγωνισμό. Στο πλαίσιο της Ευρωπαϊκής Εβδομάδας 2025, στις 27 Μαΐου 2025, ο Πρέσβης της Ευρωπαϊκής Ένωσης στην Αλβανία, κ. Silvio Gonzato, επισκέφθηκε το Korça Innovation Hub και είχε την ευκαιρία να γνωρίσει από κοντά τα νικητήρια έργα του ICT Clubs. Στάθηκε ιδιαίτερα και δίπλα στους νικητές του σχολείου μας, εκφράζοντας τον θαυμασμό του για την ιδέα και το επίπεδο παρουσίασης του έργου “Το Θερμοκήπιο της Ζωής”. Μέσω της μέντοράς τους, οι μαθητές έλαβαν τη δυνατότητα να υποβάλουν άμεσα αιτήσεις σε προγράμματα στήριξης της Ε.Ε. για καινοτόμους νέους. Η συνάντηση αυτή αποτέλεσε σαφή απόδειξη του μεγάλου δυναμικού που διαθέτουν οι νέοι της πόλης της Κορυτσάς και ιδιαίτερα του Σχολείου μας «Όμηρος», καθώς και της σημασίας που έχει η θεσμική στήριξη για μια ποιοτική εκπαίδευση, την καινοτομία και τη μακροπρόθεσμη ανάπτυξη της τοπικής κοινότητας. Θερμά συγχαρητήρια στους μαθητές μας για αυτήν την εξαιρετική επιτυχία!
Οι μαθητές/τριες που συμμετείχαν:
Η Νικήτρια ομάδα αποτελούνταν από :
|
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου