Ο τσομπάνος που πήγε στον Παράδεισο! - Çobani që shkoi në Parajsë!




Ο τσομπάνος που πήγε στον Παράδεισο

Αυτός ό τσοµπάνος, πού πήγε στόν Παράδεισο, τόν λέγανε Μαυρογένη, γιατί είχε µαύρα γένια καί ζούσε µέ τήν γυναίκα του απ’ τόν κόσµο µακρυά, µέ τά ζωντανά του καί δέν κατέβαινε στό χωριό, παρά µονάχα γιά νά πουλήση τά τυριά του καί νά ψουνίση τά χρειαζούµενα, ξεκίνησε νά λέη ό Προκόπης.
Μιάν ήµέρα τό λοιπόν, όπου βρέθηκε στό χωριό γιά τίς δουλειές του, πήγε νά άνάψη ενα κερί στήν εκκλτισιά, γιατί ήτανε θεοφοβούµενος καί καλής ψυχής άνθρωπος. Εκεί µιλούσεν ό παπάς στούς χωριανούς του καί τούς έλεγε τό κήρυγµα γιά τόν ίσιον δρόµο του Θεού, πού πάει ολόισια στόν Παράδεισον, αν δέν στρίβουµε δεξιά κι αριστερά.
Πρέπει νά τραβούµεν ίσια καί νά είµαστε συµπονετικοί γιά κάθε άνθρωπον, όταν εχει τήν ανάγκην µας. Νάµαστεν δηλαδή ψυχηκάρηδες καί νά έλεούµε, γιατί τό ίδιο κάνει καί ο Θεός καί έλεεί τόν κόσµον όλον γιά νά ζη καί νά πορεύεται. Κι όποιον δει πώς κάνει κι αυτός τό ίδιο, τόν συµπαθα πολύ καί τόν παίρνει στόν Παράδεισον, όπου είναι ή ζωή µεγαλείο άτελείωτον! «Ετσι τά έλεγεν ο παπάς κι ετσι πρέπει νά είναι, κατά τήν γνώµην µου. Ή Έκκλησία δέν λέγει ποτέ της ψέµατα καί γιατί νά τά πη, µαθές;
‘Όλοι ακούγαµε τόν άπλοϊκόν τσοµπάνο, πού µιλούσε µέ τόν δικό του παραστατικόν τρόπο καί κάθε λίγο σκούπιζε τά µουστάκια του, άγνωστον γιατί, καί δέν εδειχνε δυσκολία στό νά έκφραστή αυθόρµητα καί νά πη τήν πίστη του. Ό φίλος µου, πού είχε ένθουσιασθή, ρώτησε, συντοµεύοντας τήν µικρή παύση στήν διήγηση του Προκόπη:
– Καί µετά τί έγινε: Πως πήγε στόν Παράδεισον;
– ‘Όταν γύρισε στό καλύβι του, τό είπε στήν γυναίκα του χαρούµενος αυτό τό ευχάριστο µαντάτο καί της είπε πώς θά πάει τήν άλλη µέρα νά συναντήση τόν Θεό. ‘Ετσι κι έγινε.
Τήν άλλη µέρα πηρε ψωµοτύρι µαζί του, χαιρέτισε τήν κυρά του καί ξεκίνησε γιά τόν Παράδεισο. Πήρε τόν ίσιον δρόµο καί προχωρούσε ανάµεσα στά χωράφια, χωρίς νά στρίβη δεξιά τι αριστερά, όπως είπεν ο παπάς καί τό βραδινό κοιµήθηκε κάτω από ένα δέντρο καί συνέχισε τήν άλλη µέρα τόν ίσιο δρόµο γιά τόν Παράδεισο.
Εφαγε καί τό ψωµοτύρι, που είχε µαζί του καί συνέχισε καί τήν τρίτη µέρα καί τήν τέταρτη. Τό ένα βουνό ανέβαινε, τό άλλο κατέβαινε. Τήν πέµπτη µέρα πείνασε πολύ καί σκέφτηκε τί νά κάνη καί που νά βρη τροφή. Κι όταν άνέβηκε τό βουνό, πού ηταν µπροστά του, είδε στήν απέναντι πλαγιά ένα Μοναστήρι. ‘Έσυρε λοιπόν καί πήγε. Χτύπησε τήν πόρτα καί ζήτησε βοήθεια. Ευτυχώς τό Μοναστήρι βρισκόταν πάνω στόν δρόµο του. Τόν βάλανε λοιπόν µέσα στήν εκκλησιά του Μοναστηριού νά περιµένη, ώσπου νά του φέρουνε τίποτε φαγώσιµο. Κι έβλεπε ολόγυρα τίς εικόνες καί τίς θαύµαζε, όλες του φαινότανε ζωντανές, όλοζώντανες. Μόνο, πού δεν µιλούσανε. Κι όντας έστρεψε τό µάτι του καί εΙδε στόν σταυρό σταυρωµένον κι όλόγυµνο καί µατωµένον τόν Χριστό, άναφώνησε:
– Ωχου, τό παλληκάρι, τό λαβώσανε οί άτιµοι! Ωχου καί τόν έχουν κρεµασµένον ακόµα!
– Τήν ίδια στιγµή, ένας καλόγερος του εφερε λίγα φαγώσιµα, τά βαλε πάνω στον πάγκο καί τούπε νά φάη, συνέχισε ο Προκόπης.Ό καλόγερος όµως µπαίνοντας τόν άκουσε, πού µιλούσε στόν σταυρωµένον καί τόν ρώτησε:
Μιλούσες µέ κανέναν, άδερφέ; Ό Μαυρογένης, πού υποψιάστηκε τόν καλόγερον, πώς είναι απ’ αύτούς, πού τόν σταυρώσανε, δέν είπε τίποτα. Κι όταν έφυγε ο καλόγερος φώναξε στόν σταυρωµένον:
– Έ, παλληκάρι! Μπορείς νά κατεβη; από κεί πάνω, νά ‘ρθης νά φαµε µαζί αυτά, πού µου φέρανε; Θές νά ‘ρθώ νά σέ κατεβάσω εγώ;
– Οχι. Μπορώ καί µόνος µου νά κατέβω. Ερχοµαι.
– Κατέβηκε τό λοιπόν ο Σταυρωµένος κάτω, συνέχισε ο Προκόπης τήν άφήγησή του, καθησε στον πάγκο κι έφαγε κι έπιασε κουβέντα µέ τόν τσοµπάνο. ‘Εκείνος τούπε νά τόν πάρη µαζί του, τώρα πού πάει νά συναντήσει τόν Θεό.
Θέλεις νά σέ πάρω κι εσένα; Ό Θεός είναι καλός καί θά σε λυπηθή καί θά σέ βάλη καί σένα στόν Παράδεισο. Εγώ γι’ αυτό πάω στόν Θεό. ‘Ερχεσαι µαζί µου; Δέν πρόλαβε όµως ο Σταυρωµένος ν’ άποκριθή, γιατί ακούστηκε νά ερχεται ο καλόγερος. Τότε ο Σταυρωµένος ξανανέβηκε γρήγορα πάνω στόν σταυρό κι έµεινε µέ ανοιγµένα χέρια.
Καί ο καλόγερος ρώτησε τόν τσοµπάνο:
– Τώρα µή µου πης πώς δέν µίλαγες µέ κανέναν. Σ’ ακουσα µέ τά ίδια µου τ’ αυτιά. Λέγε µέ ποιόν µιλούσες;
– Ό Μαυρογένης φοβήθηκε στήν αρχή, δίστασε καί στό τέλος είπε στόν καλόγερο πώς μιλούσε μέ τό κρεμασμένο αυτό παλληκάρι, πού τό λυπήθηκε καί τό κάλεσε νά φάνε μαζί τό βρισκάμενο. Καί είπε στόν καλόγερο:
– Μή μέ μαρτυρήσεις, άγιε καλόγερε, αλλά θέλω νά πάω στόν Παράδεισο καί ό παπάς του χωριού μας είπε νά πάρουμε τόν ίσιο δρόμο καί νά είμαστε ψυχοπονιάρηδα;
Κατάλαβες; Τό λυπήθηκα λοιπόν τό παλληκάρι καί τό κάλεσα νά πάρη κι αυτό μιά μπουκιά ψωμί. Κακό εκανα;
– ‘Οχι, όχι, καλά εκανες καί πάντα νά συμπονας τούς άναγκεμένους, αποκρίθηκε κατάπληκτος ό καλόγερος μέ τά όσα του είπε ό τσομπανος. Κι ετρεξε καί τά φανέρωσε όλα στόν Ήγούμενό του.
Ύστερα, λέγει η ιστορία, φτάσανε όλοι οί καλόγεροι μέ τόν Ήγούμενο στήν εκκλησιά καί βάλανε μετάνοια στόν τσομπανο, πού έφαγε μαζί με τόν Σταυρωμένο Χριστό καί τόν παρακαλέσανε νά πει καμμιά καλή κουβέντα καί γι’ αύτούς, όταν συναντήσει τόν Θεό.
– Άμα τόν δω τόν Θεό, θά του πω καί γιά σας, αλλά γιατί τό κρατατε σταυρωμένο τό παλληκάρι; Τί σας εκανε; Κατεβάστε το νά φάη καί νά ντυθη, πού είναι όλόγυμνος καί πληγωμένος. Κι αν δέν τόν θέλετε έσεις εδώ, τόν παίρνω εγώ μαζί μου.
– Έκείνοι κοκκαλώσανε απ’ τήν καλωσύνη καί τήν αθωότητα τοϋ Μαυρογένη καί, άφού του δώσανε όλα τα χρειαζούμενα, τόν συνόδεψαν κάμποσο στόν ίσιο δρόμο. πού ακολουθούσε κι όταν έκείνος απομακρύνθηκε, τόν βλέπανε πού δέν πάταγε στήν γη, αλλά περπατούσε στόν αέρα μέχρι, πού χάθηκε απ’ τά μάτια τους.
Αυτός ό καλός άνθρωπος γιά μένα θά πήγε στόν Παράδεισο τό δίχως άλλο. Γιατί λυπότανε όλους τούς πονεμένους, όπως κάνει κι ό Θεός. Έγώ γράμματα δέν ξέρω γιά νά τά πώ πιο όμορφα, αλλά θυμάμαι τόν παππού μου τόν Χαραλάμπη, πού έλεγε πώς ό,τι κάνεις σ’ αυτήν τήν ζωή τά ίδια θά σου κάνουνε κι εσένα στήν άλλη. Κι αυτό τό πιστεύω. Αυτή εναι n Ιστορία, πού άκουσα.
Από το βιβλίο του Π.μ.Σωτήρχου «Οι εραστές του παραδείσου»
https://www.vimaorthodoxias.gr/

Çobani që shkoi në Parajsë.

Ky çoban, që shkoi në Parajsë, quhej Mjekërzi, sepse kishte mjekrën e zezë dhe jetonte me të shoqen larg nga bota me kafshët e tij dhe nuk zbriste në fshat, përveç se për të shitur djathin e tij dhe të psoniste ato sa i nevojiteshin.- filloi që të rrëfente Prokopi.

-Një ditë, pra, kur shkoi në fshat për punët e tij, shkoi që të ndizte një qiri në kishë, pasi kishte frikë Perëndie dhe ishte njeri shpirtmirë. Atje po ju fliste prifti besimtarëve dhe po ju predikonte për rrugën e drejtë të Zotit, e cila shkon drejt e në Parajsë, nëse nuk kthehemi majtas dhe djathtas.

Duhet të ecim drjet dhe të jemi të dhembshur për çdo njeri, kur i duhet ndihma jonë. Të jemi pra shpirtdhemshur dhe të mëshirojmë, sepse të njejtën gjë bën dhe Zoti dhe mëshiron gjithë botën që të jetojë dhe të shkojë në rrugën e saj.  Kur shikon dikë që bën dhe ai të njejtën gjë atëhere e simpatizon shumë dhe e merr në parajsë, ku jeta është një madhështi e pafundme! "Kështu i thoshte prifti dhe kështu duhet të jetë, sipas mendimit tim. Kisha nuk thotë kurrë gënjeshtra dhe përçfarë arsye të thotë vallë?
Të gjithë dëgjonim çobanin e thjeshtë që filste me mënyrën e tij demostrative dhe herë pas here përkëdhelte mustaqet e tij, pa e ditur dikush arsyen, dhe nuk tregonte se vështirësohej që të shprehej në mënyrë spontane dhe të tregonte besimin e tij. Miku im, i cili ishte entuziasmuar pyeti duke shkurtuar pushimin e vogël në rrëfimin e Prokopit?
- Pastaj çfarë ndodhi? Si shkoi në Parajsë?
- Kur u kthye në kasollen e tij, i tha gruas i gëzuar këtë lajm të mirë dhe i tha se ditën tjetër do të shkojë që të takojë Zotin. Kështu dhe u bë.


Ditën tjetër mori bukë me djathë me vete, përshëndeti bashkëshorten e tij dhe u nis për në Parajsë. Mori rrugën e drejtë dhe ecte nëpër ara pa u kthyer djathtas apo majtas, ashtu siç tha prifti dhe në mbrëmje fjeti nën një pemë dhe vazhdoi ditën tjetër rrugën e drejt për në Parajsë.
Hëngri bukën me djathë, që kishte me vete dhe vazhdoi dhe ditën e tretë e të katërtën. Një mal ngjiste e  një tjetër zbriste. Ditën e pestë pati shumë uri dhe mendoi se çfarë të bënte që të gjente ushqim. Kur u ngjit në malin që ishte para tij, pa në pllajën përballë një Manastir. U nis pra dhe shkoi. Trokiti në derë dhe kërkoi ndihmë. Fatmirësisht Manastiri ishte në rrugën e tij. E futën në kishën e Manastirit që të priste deri sa t'i sillnin diçka për të ngrënë. Shikonte rreth vetes ikonat dhe mrekullohej me bukurinë e tyre, të gjitha i dukeshin të gjalla, plotësisht të gjalla. Vetëm që nuk flisnin.Duke parë kthehu syrin e tij dhe pa në kryq të kryqëzuarin, Krishtin lakuriq dhe me plot plagë dhe thirri:
- Oh, trimin e paskan coptuar të liqtë!. Oho.. dhe e paskan të varur akoma!.

-Në ato momente një kallogjer i solli diçka për të ngrënë, ja vendosim mbi një  dërrasë dhe i tha që të hante, - vazhdoi Prokopi. Por kallogjeri duke hyrë e dëgjoi që po i fliste të kryqëzuarit dhe e pyeti:


- Po flisje me dikë, vëlla? Mjekërziu që dyshoi për kallogjerin, se ndoshta ishte prej atyre që e kryqëzuan nuk tha gjë. Kur iku kallogjeri i thirri të kryqëzuarit:

- Hej, trim! Mund të zbresësh që atje lart dhe të vish të hamë këto këtu, që më sollën? Do që të vij që të të zbres unë?

- Jo? Mundem të zbres vetë. Po vij.

- Zbriti pra i Kryqëzuari poshtë,-vazhdoi Prokopi tregimin e tij- u ul në stol dhe hëngri e bisedoi me çobanin. Ai i tha që ta merrte me vete tani që po shkonte që të takonte Zotin.

Do që të të marr me vete? Zoti është i mirë dhe do t'i vijë keq  dhe do të futë në Parajsë. Unë për këtë po shkoj tek Zoti. A vjen dhe ti me mua? Por nuk arriti i kryqëzuari që t'i përgjigjej, sepse u dëgjua kallogjeri që po afrohej. Atëhere i Kryqëzuari u ngjit shpejt në kryq dhe qëndroi me duart e hapura.

Kallogjeri pyeti çobanin:

- Tani mos më thuaj se nuk po flisje me dikë. Të dëgjoja me veshët e mi. Më thuaj me kë fole.

Mjekërziu u frikësua në fillim, ngurroi dhe në fund i tha kallogjerit se po fliste me të trimin e varur, për të cilin i erdhi keq dhe e thirri që të hanin bashkë ato sa i gjendeshin. I tha kallogjerit:

- Mos trego, kallogjer i shenjtë, por dua që të shkoj në Parajsë dhe prifti i fshatit  më tha që të marr rrugën e drejtë e të jem zemërdhembshur, shpirtgjërë.
E kuptove? Më erdhi keq për atë trimin e thirra që të merrte dhe ai një kafshore bukë. Gjë të keqe bëra?
- Jo, jo mirë bërë dhe gjithmonë të jeshë zemërdhembshur  për ata që janë në nevojë, - iu përgjigj i çuditur kallogjeri me të gjitha sa i tha çobani dhe shkoi me vrap dha ia rrëfeu të gjitha Igumenit të tij.
Më pas, thotë historia, erdhën të gjithë kallogjerët me Igumenin në Kishë dhe bënë metani para çobanit, që hëngri me Krishtin e Kryqëzuar dhe i kërkuan që të thoshte ndonjë fjalë të mirë për ata, kur të takonte Zotin.
- Po ta shikoj Zotin, do t'i them dhe për ju, por përse e mbani të kryqëzuar atë trimin? Çfarë ju ka bërë? Zbriteni të hajë e të vishet, që është i ziu lakuriq dhe i plagosur. Po të mos e doni ju këtu e marr unë me vete.
- Ata ngrinë nga mirësia dhe pafajsia e Mjekërziut dhe pasi i dhanë ato sa kishte nevojë e shoqëruan për një copë herë në rrugën e drjetë që po ndiqte dhe kur ai u largua e shikonin që nuk shkelte në tokë por ecte në ajër deri sa humbi nga sytë e tyre.

Ky njeri i mirë për mua shkoi në Parajsë me patjetër. Sepse i dhimbseshin të gjithë të vojturit, ashtu siç bën dhe vetë Zoti. Unë nuk di shkrim e këndim që t'i rrëfej më bukur, por më kujtohet gjyshi im Harallambi, i cili thoshte se atë që bën në këtë jetë të njejtën gjë do të bëjnë dhe ty në tjetrën. Unë këtë besoj. Kjo është historia që dëgjova.

Nga libri i P.m Sotirhou "Të dashurit e Parajsës".
Përktheu Pelasgos Koritsas. 



Σχόλια