Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Μητρόπολη Κορυτσάς. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα Μητρόπολη Κορυτσάς. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Σάββατο 15 Απριλίου 2017

Kryqi dhe Ngjallja - Mesazhi i Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij +Joanit, Pashkë 2017

Pashka 2017  

Kryqi dhe Ngjallja

I

Pashkë do të thotë kalim dhe ishte përkujtimi historik i kalimit të popullit të Perëndisë nga skllavëria drejt dritës së lirisë. Ky çlirim u bë nga dora e fortë e Zotit dhe nga ndërhyrja e tij çlirimtare në historinë njerëzore, sepse në atë kohë populli ishte i pafuqishëm të çlirohej vetë. Por kremtimi i saj për ne nuk është thjesht një përkujtim historik, sepse gjithçka që preket nga Perëndia bëhet transhistorike dhe është për të gjitha kohërat. Gjithashtu, kremtimi i Pashkës nuk është thjesht një paraqitje dramatike e Ngjalljes së Krishtit, por një përjetim real i Ngjalljes së Tij, i fitores së Tij, që ndriçon përjetësisht mbi natën e vazhdueshme të së keqes, urrejtjes dhe errësirës.
Edhe sot kremtimi i saj për ne, ashtu si çdo vit, është pikërisht përjetimi i kalimit nga vdekja në jetë, nga errësira e gënjeshtrës në dritën e të vërtetës. Pa këtë përjetim kremtimi do të mbetet i sipërfaqshëm dhe i padobishëm. “Çfarë përfitimi është të kremtoni – shkruan shën Ambrozi – nëse ju nuk imitoni Atë që ju adhuroni, nëse ju vetë nuk kaloni nga errësira e keqbërjes në dritën e virtutit.” Pashka është një kalim i përjetshëm nga vdekja në jetë dhe nga dëshpërimi në shpresë, sepse ngjallja nuk dha një gëzim që zgjati vetëm një ditë, por dha një dritë e shpresë që depërton në të gjitha ditët e jetës sonë, dhe nëpërmjet saj jeta jonë rinohet, duke na çliruar nga mëkati dhe vdekja. Prandaj kjo është dita e shpallur nga profetët si dita që bëri Zoti, si dita që nuk ka natë, sepse errësira është zhdukur nga prania e vetë Zotit.

II

“Kremtojmë vdekjen e vdekjes, shkatërrimin e Hadit  dhe fillimin e një jete tjetër të re pa mbarim.” Kështu këndojmë në këtë të kremte të madhe, sepse sot kremtojmë dhe përjetojmë ngjalljen e Krishtit dhe fitoren e tij mbi vdekjen, armikun e përbashkët të gjithë racës njerëzore. E shpallim çdo vit me ngazëllim këtë kryelajm të gëzuar, sepse e gjithë historia e krishtërimit ngrihet mbi themelet e Ngjalljes së Krishtit. Nëse Krishti nuk u ngjall – shkruan shën Pavli – atëhere predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është besimi juaj. Sepse vetëm kur njeriu jeton me besimin në Ngjalljen, vetëm atëhere ai jeton mbi vdekjen dhe errësirën. “Besimi yt të shpëtoi” janë fjalët që shoqërojnë shpesh shërimet e Zotit.
Nga ky besim shpirti ynë mund të mbushet plot shpresë e dritë dhe jeta jonë mund të hyjë në rrugën e një dimensioni të përjetshëm. Besimi në Ngjalljen e Krishtit është fitorja jonë dhe nëpërmjet tij edhe ne mund të mundim vdekjen. Prandaj apostulli thërret me triumf: “O Vdekje ku është thumbi yt, O Had ku është fitorja jote?”, sepse Ngjallja e Krishtit ia hoqi thumbin vdekjes dhe i dha njeriut plotësinë e jetës. Ngjallja e Tij na fton të gëzohemi, se duke mundur vdekjen, Krishti u bë vendi i të gjallëve, vendi i gëzimit dhe vendi i shpresës. Në jetën e njeriut vdekja është frika më e madhe dhe çlirimi prej saj është shpëtimi i vërtetë, shpëtim, të cilin kisha e shpall gjithmonë me gëzim, duke lavdëruar dhe falenderuar Atë që mundi vdekjen, Krishtin Shpëtimtarin tonë.
III

Por Ngjallja nuk mund të ndahet nga Kryqi dhe të dyja ngjarjet, ndonëse të veçanta, janë të ndërlidhura mistikërisht me njëra-tjetrën. Nëse predikojmë kryqin kemi predikuar edhe ngjalljen dhe nëse predikojmë ngjalljen nuk mund të përjashtojmë kryqin, sepse nuk mund të kemi njërën pa tjetrën. Kryqi pa ngjalljen nuk do të ishte gjë tjetër veçse një tragjedi pa kuptim dhe ngjallja nuk mund të realizohej pa kryqin, sepse  kuptimi i kryqit zbulohet në ngjalljen dhe ngjallja është treguesi i fitores së kryqit. Prandaj në himnet e kishës e quajmë kryqin jetëbërës, sepse me drurin e kryqit është ndërtuar shtëpia e shpëtimit dhe rruga drejt tij është rruga drejt ngjalljes dhe jetës së vërtetë.
Në jetën tonë të gjithë ne hasim kryqe të ndryshëm dhe disa prej nesh hasin kryqe shumë të rëndë. Në botë ka tragjedira, persekutime, konflikte e luftëra. Ka njerëz në varfëri, në sëmundje dhe në vetmi. E parë vetëm në dimensionin njerëzor, njeriu mund të ligështohet dhe shpirti i tij mund të errësohet, duke e çuar në dëshpërim dhe në një jetë të pashpresë. Por kremtimi i Pashkës na zbulon sesi Zoti e ktheu instrumentin e vdekjes në burimin e jetës, duke na treguar se përjetimi i kryqeve dhe i vështirësive tona nën dritën e ngjalljes, mund ti kthejë edhe ato në burim drite, gëzimi dhe ngushëllimi. Ngjallja e Perëndi-njeriut dhe përjetimi i kësaj ngjalljeje në jetën tonë e ngre jetën e njeriut mbi vështirësitë, mbi errësirën dhe mbi vetë vdekjen.

Të dashur vëllezër e motra! Lajmi i mirë se Zoti e mundi vdekjen dhe errësirën nuk është vetëm për një grup njerëzish, por për të gjithë, sepse asnjë njeri nuk është i përjashtuar nga dhembshuria dhe dashuria e Zotit. Le ti mbushim pra zemrat tona me dritën e ngjalljes dhe le të shkojmë kudo ku ka errësirë për ta përhapur këtë dritë. Le të mbushemi me shpresë dhe le të shkojmë kudo ku ka dëshpërim për të përhapur këtë lajm shpresëdhënës; sepse me të vërtetë ka shpresë. Shpresa jonë është kryqi i Krishtit dhe nëse i vendosim kryqet tona në kryqin e Tij, prej tij do të marrim shpresë dhe shpresa do na japë dritë e ngushëllim dhe çdo gjë e vdekur tek ne do të ngjallet.
Në këtë kremtim të shenjtë e të gëzuar le të kumbojë përsëri në zemrat tona dhe kudo lajmi i bekuar se Krishti u Ngjall!
Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët! 
Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës,
Devollit dhe Voskopojës
+ Joani 

Τρίτη 3 Μαΐου 2016

Ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας Νισάνη στον Μητροπολίτη Κορυτσάς. (Φωτογραφίες και Βίντεο) - Presidenti Nishani uron Pashkën nga selia e Mitropolisë së Korçës

















Të Djelën e Pashkës në Kishën e Burimit Jetëdhënës besimtarët orthodhoksë morën pjesë në Mbrëmësoren e Dashurisë të udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij +Joani. Sipas traditës Mbrëmësorja e Dashurisë mbyllet në ballkonin e Mitropolisë ku Mitropoliti me gjithë klerikët psalin së bashku “Krishti u Ngjall” më pas gjithë besimtarët kalojnë në sallonin e selisë së Mitropololisë për të urura nga afër Mitropolitin Joan por dhe njëri-tjetrin. Në këto urime marrin pjesë dhe shumë përfëqsues të politikës, kështu dje për urim në Selinë e Mitropolisë erdhi vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z Bujar Nishani i cili u shpreh se vlerëson shumë komunitetin orthodhoks dhe për atë sa ka ofruar dhe ofron vazhdimisht por dhe klerikët të cilët ofrojnë kaq shumë. Korça, sipas Presidentit, është vendi i përshtatshëm për të ururar Pashka dhe të gjithë orthodhoksë. Por nuk ishte vetëm Presidenti ai që uroi Pashkën në selinë e Mitropolisë sonë. Anëtarë të tjerë të pushtetit qëndror si zvKryeministri Niko Peleshi,  të pushtetit lokal si Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës Ilir Konomi, deputetë, përfaqësues së Partisë Demokratikë, anëtarë të Omonias, përfaqësuese të Komuniteteve të Tjera fetare, drejtorë të institucioneve të ndryshme, të shkollave të qytetit pedagogë e  shumë besimtarë të thjeshtë ishin prezentë për të ururar Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin por dhe të gjithë komunitetin nëpërmjet tij. Nuk munguan dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera në Korçë si zv Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë z Spiro Nako bashkë me familjen e tij të cilët patën dhe një bisedë të vogël të përzemërt me Presidetin e Republikës z Bujar Nishani.
Hirësi Joani i falenderoi nga zemra  të gjithë ata sa uruan dhe në veçanti Presidentin e Republikës i cili dhe na nderoi në veçanti me prezencën e tij.
Krishti u Ngjall
Për shumë vjet Gëzuar të gjithëve.


Την Κυριακή του Πάσχα στο ναό Μητροπολιτικό της Ζωοδόχου Πηγής οι ορθόδοξοι πιστοί έλαβαν μέρος στο Εσπερινό της Αγάπης . Σύμφωνα με την παράδοση η απόλυση για το Εσπερινό γίνεται στο μπαλκόνι του Μητροπολιτικού Μεγάρου όπου οι κληρικοί ψέλνουν μαζί με το πλήθος των πιστών, το «Χριστός Ανέστη»  έπειτα  όλοι οι πιστοί πηγαίνουν να ευχηθούν στον Μητροπολίτη.
Για ευχές πηγαίνουν και πολλοί πολιτικοί εκπρόσωποι  των κομμάτων.
Έτσι και φέτος ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας της Αλβανίας ο Μπουγιάρ Νισάνη  παρευρέθηκε στο Μητροπολιτικό Μέγαρο για να ευχηθεί στον Μητροπολίτη αλλά και στους ορθοδόξους της πόλης. Ο ίδιος ανέφερε πως η Κορυτσά είναι η καταλληλότερη πόλη για να ευχηθεί κανείς για την Ανάσταση.  Δεν ήταν μόνο  ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας που ευχήθηκε στον Μητροπολίτης και σε όλους τους ορθοδόξους της πόλης. Ο αντι-Πρωθυπουργούς κ Νίκος Πελέσης, ο Δήμαρχος Κορυτσάς κ Σωτηράκης Φίλο, ομάδα εκπροσώπων και βουλευτών του Δημοκρατικού Κόμματος, ο Νομάρχης Κορυτσάς, μέλη και η πρόεδρος της Ομόνοιας Κορυτσάς κ Στέλλα Πατσίλη, εκπρόσωποι των άλλων θρησκειών, Πρύτανης του Πανεπιστημίου Κορυτσάς , καθηγητές και  απλοί πολίτες έσπευσαν για να ευχηθούν από κοντά.  
Αυτό που αποτελούσε σημαντικό γεγονός για την ομογένεια ήταν και η επίσκεψη του αντί- Προξένου του Γενικού Ελληνικού Προξενείου Κορυτσάς κ Σπύρου Νάκου, ο οποίος μαζί με την οικογένεια του ευχήθηκε στον Μητροπολίτη αλλά και σ’ όλοι την ορθόδοξη κοινότητα Κορυτσάς για την Ανάσταση. Μάλιστα ο ίδιος ήταν παρών κατά την ώρα που παρευρέθηκε εκεί ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας της Αλβανίας τιμώντας και  όλους εμάς.
Για πολλά χρόνια δυστυχώς από το Ελληνικό Προξενείο δεν πήγαινε κάποιος εκπρόσωπος για να ευχηθεί στην Μητρόπολη για την σπουδαία αυτή γιορτή της ορθοδοξίας και του ελληνισμού. Φέτος ξεκίνησε μια παράδοση που ελπίζουμε να συνεχιστεί και στα επόμενα χρόνια.
Δυστυχώς όμως εντύπωση προκαλεί το γεγονός πως ούτε ο Πρωθυπουργός, ούτε ο Αρχηγός της Αντιπολίτευσης, ούτε ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας ( ο οποίος ήταν στην Κορυτσά όπως  είπαμε) , ούτε ο Πρόεδρος της Βουλής δεν πήγαν να ευχηθούν φέτος στον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο.
Πολλοί ερμήνευσαν το γεγονός αυτό ως μια κίνηση που όπως φαίνεται έχει εθνικιστικά κίνητρα αλλά και αποτελεί ξεκάθαρη αποχή και αδιαφορία για το θεσμό του Αρχιεπισκόπου εξαιτίας της καταγωγής του, φλερτάροντας έτσι με τους εθνικιστές με ότι αυτό συνεπάγεται . Μάλιστα δεν έλειψαν τα άρθρα από εθνικιστές που χαιρέτισαν την κίνηση αυτή. Σε συνδυασμό δε με την επίσκεψη του Προέδρου της Δημοκρατίας στην Κορυτσά και στον Μητροπολίτη Ιωάννη πολλοί θεώρησαν πως ήταν μια κίνηση που δείχνει πως ο πολιτικός κόσμος στηρίζει των Μητροπολίτη Ιωάννη και έστειλε ένα ισχυρό μήνυμα στον Αρχιεπίσκοπο για το ποιόν θέλουν ως διάδοχο του και ότι σίγουρα είναι η ώρα να αποχωρήσει.
Πέρα τούτου όμως η αχαριστία που δείχνουν στο πρόσωπο του Αρχιεπισκόπου πολλοί κύκλοι αλλά και οι πολιτικοί  είναι προκλητική και άκρα προσβλητική προς έναν άνθρωπο που έχει κάνει όσα δεν έχουν κάνει αυτά τα χρόνια όλοι μαζί οι αλβανοί πολιτικοί και σε μια κοινότητα που έχει καταντήσει ο αποδιοπομπαίος τράγος και σάκος  της πολιτικής σκηνής, των πολιτικών σκοπιμοτήτων και των εθνικιστικών τάσεων και  κύκλων. Μάλλον εύχονται να μην υπήρχαμε αλλά εμείς υπήρχαμε, υπάρχουμε και θα υπάρχουμε για αυτούς δεν ξέρουμε.













































Δευτέρα 2 Μαΐου 2016

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1422) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (253) Β Ήπειρος (239) ορθοδοξία-orthodhoksia (232) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (61) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (45) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)