Një
Lutje…
O Zot,
Sa njerëz... dhe për sa shumë arsye... e gdhijnë, me mundime dhe
vështirësi. Dërgo bekimin tënd Hyjnor
për çdo përpjekje që bëhet për të mirën.
Midis tyre dhe unë, kapitem trupërisht o Zot, mundohem dhe punoj për
dashurinë Tënde.
Qoftë emri Yt i lavdëruar që lejon të të ofroj edhe unë diçka, të
kontribuoj edhe unë diçka në Kishën Tënde të shënjtë dhe madhështore.
E di që i neveritshëm është përpara Teje rënkimi, por... si të t’a them
ndryshe o Krishti im, disa momente janë më të vështira se të tjerat. Ka momente që ndjej lodhje tepër të
rëndë. Gjunjët përulen, sytë mbyllen,
trupi i padisiplinuar nuk i bindet shpirtit.
Por ti o Zot n’a mësove që “forcat në sëmundje e dobësi përsosen”.
Qoftë gjithmonë emri Yt i lavdëruar... për dobësinë time dhe përforcimin
prej Teje. Qoftë emri Yt i lavdëruar që
lejon me kaq pak të bëhen kaq shumë gjëra.
Qoftë emri Yt i lavdëruar që bekon dhe bën të mundur që përpjekia e vogël
të sjellë pemë njëqindfish.
Të falenderoj Ty o Zot që zgjodhe të dobëtit dhe të vegjëlit e botës për të
turpëruar të fuqishmet.
O Zot zgjate përdëllimin Tënd. Jepu
forca titanike trupave të dobët dhe të pamundur.
Jepu o Zot dëshirë, vullnet dhe vendosmëri për të kryer betejën deri në
sakrificë, deri në fund.
Mbushe me flakën e Hirit Tënd shpirtin, që të fitojë mbi lodhjen, rraskapitjen, mbi dobësinë, që kështu t’i
nënshtrohet shpirtit natyra njerëzore.
Mbushe me Hirin Tënd të shënjtë punën e duarve tona të dheshme. Amin
.................................
.................................
Një Lutje
O Zot Jisu Krisht,
I Pagabueshëm dhe i Pamëkatë Bir i Perëndisë së lartë,
ul kryet dhe gjunjëzohem përpara Teje...
Dhe të lutem, o Zot, më fal gabimet e mia...
Gabimet e mëdha dhe ato të vogla...
Gabimet e shfaqura të cilat skandalisën njerëzit,
Gabimet e fshehta të cilat tronditën ëngjëjt...
Gabimet të cilat i kuptova dhe më përulën...
Gabimet të cilat kurrë nuk i pranova por i lashë të madhohen
Gabimet të cilat shkaktuan probleme tek njerëzit përreth,
dhe të cilat shkaktuan zemërim, dhimbje dhe zhgënjim...
Më fal pra gabimet të cilat i di dhe ato që nuk i di.
Gabimet të cilat më bënë të ndjej turp, por edhe ato
të cilat më bënë që ndjej fshehurazi krenari.
Gabimet e mia o Zot m’i fal dhe fshiji...
sepse janë të shumta dhe më lodhin si një ngarkesë e rëndë
mbi supe, sepse nuk dua t’i bëj përsëri.
Ndriçomë o Jisu i Pamëkatë dhe i Pagabueshëm, të ndreq gabimet e mia...
Më ndihmo që të zëvendësoj çdo gabim timin me një vepër të drejtë dhe të
mirë, me një veprim të mënçur.
Më ndihmo të pakësoj gabimet e mia, që kështu të mos mbushet jeta ime plot
me zgjedhje të gabuara, por le të dalë përpara Teje si një buqetë lulesh me
përcaktime të sakta dhe të ndriçuara prej Teje, si një buqetë lulesh me mendime
dhe vepra të hirëshme dhe të frymëzuara prej Hirit Tënd të Shënjtë. Amin.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου