Shtetësia shqiptare e Kryepeshkopit Anastas dhe fundi i alibisë për kundërvënien e jo ortodokseve ndaj ortodoksisë në Shqipëri

Shtetësia shqiptare e Kryepeshkopit Anastas dhe fundi i alibisë për kundërvënien e jo ortodokseve ndaj ortodoksisë në Shqipëri
Nga Panajot Barka
Në ditën e madhe për Krishtërimin, Krishtlindjet, të gjitha medjat në Shqipëri kishin si lajm të parë vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për dheniën e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Kishes Ortodokse të Shqipërisë, fortlumturisë së tij Anastas!
Fillimisht u duk se lajmi meritonte përgëzime pasi ruajti të paktën “asnjanësinë profesionale”, dmth, nuk pati reagime, për më shumë negative. Kjo tërheq vëmendjen, pasi po ndodhte për herë të parë një qëndrim i tillë me adresë Kryepeshkopin Anastas dhe për një “lajm” që ai e priti për 25 vjet.  U duk se ishte një zhvillim që e bënte të pavlefshme alibinë e pesë paraardhësve të presidentit Meta që ia mohuan këtë kërkesë të ligjshme Fortlumturisë së tij Anastas për gjithë ciklin e kontributit të tij në favor të KOASH, me preteksin se u trembëshin reagimeve negative të jo ortodokseve. E vërtet është se ky argument i bënte krerët e lartë të shtetit aq rezistentë saqë nuk pranonin as ndërhyrje të faktorëve ndërkombëtarë për këtë çeshtje, gjë që do të thotë se vendimi ishte ndërgjegje e brendshme e tyre. (Por, nëse Kryepeshkopi është grek dhe kjo përbënte pengësë, atëherë çfarë duhet menduar per ata mijra shqiptarë në Greqi që në respekt të ligjit kanë marrë, ose pritet të marrin nënshtetesinë greke ?!).
Fatkeqësisht, situata “e lajmit profeesionist” për vendimin e Metës si hap në frymë evropiane dhe që po shkrinte akujt me Athinën, zgjati vetëm një ditë. Detashmentët e reagimeve negative jashtë ortodoksisë ia bëhen mënjëherë një ditë më pas me një egërsi cfilitese. Madje pati nga ata tribalë që fituan të drejtën për t’i kërkuar llogari Presidentit për arsyet e vendimit të tij!!  Duke marrë parasysh aktin e Presidentit Meta si të tillë, (aspektin ligjor, kontributin e Kryepeshkopitnë ringritjen nga hiri të KOASH dhe kapacitetin intelektual me spekter botëror të tij të venë në funksion të vendit, anën humane me dimesion kohën e pritjes dhe moshën e vet Kryepeshkopit, por edhe momentin politik në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë dhe hapat e Shqipërisë drejt BE-së), këto reagime nuk mund të justifikojnë nivelin intelektual, kulturor dhe profesional të pretenduar të autoreve të tyre. Por, ajo që u vu re është se arsyeja e vërtetë e tyre për këto reagime mbëtet e njëjtë. Ajo nuk ka të bëjë aq me figurën e Kryepeshkopit, se sa me atë që ai përfaqëson në Shqipëri, KOASH-in. Kat ë bëjë me mbylljen e çdo dritareje që mund të prodhojë marrëdhënie miqësore me Greqinë. Dhe fatkeqësisht, nuk shpreh thjesht komplekset e së kaluarës së largët, porse në këto komplekse gjejnë terren më të përshtashme interest e të tretëve dhe zhbirimi i interesave të brendshme politike.
Pikërisht në këtë qasje duhet kërkuar dhe arsyeja se përse nuk pati edhe kësaj here as reagime pozitive, madje as nga elita ortodokse. (Perjashto aktorin e madh Robert Ndrenika, i cili kesaj here nuk fshehu origjinën dhe përkatësinë e tij fetare midis emrit Robert dhe mbiemrit Ndrenika). Ky fakt nuk mund të lidhet me arsyetimin se është non sens të shprehesh konsiderata të larta, se më në fund u kapercye një refuzim absurd 25-vjecar duke shkelur ligjin shqiptar nga vet presidentët e Republikes. Aq më tepër kur Kryepeshkopi tregoi se nuk i duhej fare nënshtetësia shqiptare për  t’u përkushtuar me përgjegjësinë e një qytetari të devotshëm të këtij vendi, për të ndërmarrë veprën e tij të pamatë në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe të shoqerisë shqiptare, apo të përdorte kredibilitetet personale që janë të një niveli ndërkombëtar për të promovuar Shqipërinë në botë, më shumë se çdo figure politike në vend.
Në këto rrethana kuptohet se nënshtetësia shqiptare ishte për Kryepeshkopin Anastas një mjet për të treguar se edhe shteti shqiptar e pranonte Kryepeshkopin si pjesë të vet, ashtu siç e konsideronin ortodokset shqiptarë dhe populli shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare, ose ashtu si vet Kryepeshkopi përjetonte si qëllim sublim përkushtimin ndaj kishës ortodokse të Shqiperisë!
Kuptohet që mungesa e reagimeve pozitive nga besimtarët Ortodoksë dhe elita ortodokse, nuk lidhet aq me mungesën e motiveve për t’ u shprehur pozitivisht, se sa me faktin se këta faktorë e kuptojnë se vendimi i presidentit për t’i dhenë nënshtesinë shqiptare Kryepeshkopit të tyre Anastas, nuk do ta shpetojë ortodoksinë shqiptare nga paragjykimet e njohura të pseudonacionalisteve shqiptarë me përkatesi fetare joortodokse.  Për këtë nuk përbën garanci as deklarata e Kryepeshkopit Anastas se pasardhësi i tij në fronin e kreut të KOASH do të jetë me siguri një shqiptar. Një zhvillim i tillë do të krijojë garancinë se atëherë do të bjerë alibia e derisotshme që kësi paragjykimesh dhe qëndrimesh denigruese për ortodoksinë në Shqipëri lidhen me identifikimin e kreut të saj me “pretendimet armiqësore” greke ndaj Shqipërisë. (!!)
Kultivuesit e këtyre tezave të nxjerra nga mjedisi i shekullit XIX, nuk arriten kurre të shikojnë e të vlerësojnë veprën e Kryepeshkpit në krye të KOASH-it, që për nga përmasat konsiderohet totalisht e pamundur për një kohë kaq të shkurtër dhe nga një njeri i vetëm, qoftë ai edhe i perendishëm  dhe të realizuar pa asnje kacidhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Ata e neglizhojnë ose e mohojnë atë, jo për të mohuar figurën e Kryepeshkopit Anastas, por pikërisht për të neutralizuar vepren e tij, që tanimë është identifikuar me këtë Kishë në të gjitha drejtimet. Pra, i tremben kësaj vepre se u vështirëson kundërvënien ndaj Ortodoksisë Shqiptare, kontributi i personaliteteve të secilës, pavarësisht nga motivet, qëndron në themelet dhe në terësinë e konstruktit të shtetit shqiptar. E tregoi më së miri këtë censusi i vitit 2011 ku dhe vet shteti tregoi se i intereson që numri i ortodokseve në Shqipëri të jetë më i pakët se numri që japin analet statistikorë  të Perandorisë Otomane të fundit të shek XIX, ose përpjekjet e pafundme për të eliminuar trashëgiminë e pasur kulturore të këtij besimi, pasi  kjo pasuri ka vulën e kulturës greke, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë si misherim të perandorive bizantine dhe otomane !!! Ndodh kështu kur dihet se ajo nuk është pasuri kulturore e kryepeshkopit Anastas por e popullit shqiptar, kur dihet se vlerat e vetme aktive me akses perendimor nga trashëgimia e së kaluarës lidhen me këtë besim dhe kulturën e vet shpirtërore dhe materiale.
Një gjykim i tillë lejon vlerësimin se akti i presidentit I. Meta nuk u shpeton dozave të ironisë dhe të cinizmit, që evidentohet tek pyetja:-Përse i duhet nënshtetësia Shqiptare Kryepeshkopit Anastas në këto momente dhe kur për shkak të moshës i kërkohet të deklarojë se kush do të jetë pasardhësi i tij!? Apo mos vallë Kryepeshkopi Anastas do të shpresojë se një ditë të së ardhmes do të pohohet se ringritja nga themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare eshtë vepër e Kryepeshkopit me shtetësi shqiptare Anastas!?
Sado i vërtetë, ky argument ngjason i paqëndrueshëm po të kemi parasysh nivelin e lartë të institucioneve dhe të personaliteteve të involvuar në këtë çeshtje. Më i besueshëm duket argumenti që faktorët e këtij niveli e pranuan bashkarisht këtë sfidë ironie, për t’u shërbyer qëllimeve më të larta.
Kjo do të thotë se vendimi i Presidentit Meta i shkon përshtat rolit protagonist në sfidat kalimtare historike që ka përpara vendi, rol që atij i siguron një distancë nga vulgu politik në vend, ku nuk mbetet pa përmendur edhe emri i tij. U duk kjo qartë në të gjitha qëndrimet e fundit të Presidentit, si ndaj zgjedhjes së Prokurorës së Përgjithshme me mandate të përkohshëm, ashtu dhe përsa i përket votës së qeverisë në OKB për çeshtjen e Jeruzalemit. Në këtë rrjedh shkon edhe vendimi për shtetësinë shqiptare të Kryepeshkopit Anastas, pasi Meta është njohës shumë i mirë i faktorit Greqi në skaqerën e politikës ndërkombëtare dhe rolin e saj gjeostrategjik me rendësi për aleatët perendimorë dhe akti i tij në spektrin human, tejkalon çdo ngerç që prodhojnë bisedimet për zgjidhje paketë të problemeve midis dy vendeve. (!!!)
Në këtë linjë, javët e fundit qeveria ndryshoi totalisht kursin e politikës së saj me Greqinë dhe jo aq thjeshtë për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, se sa paralelisht me këtë, për t’i hequr nga dora Greqisë të drejtën për mbajtur ose për të inspiruar qëndrime që mund të pengojnë hapjen e negociatave për integrimin e vendit në familjen evropiane. Në këtë prizëm duhen pare edhe dy vendimet e fundit të qeverisë, po në prag të Krishtlindjeve, për problemin 76vjeçar të eshtrave të ushtarëve grekë renë në token shqiptare në betejën e parë fituese ndaj fashizmit në luftën e dytë Botërore, aq i ndjeshëm në Greqi. Mirëpo pala greke, duke u nisur nga fakti se këto hapa të qeverisë shqiptare ngjajnë si dy pika uji me situatën e vitit 2009, kur Athina dha çfarë kërkoi Tirana, por Tirana nuk iu përmbajt premtimeve, sidomos përsa i përket  çeshtjes së eshtrave të ushtarëve grekë dhe marrëveshjes së detit, ka rezerva besueshmerie shumë të larta ndaj hapave të mirëkuptimint të qeverisë Shqiptare, deri në atë shkallë saqë takimi i pritshëm i Korçës mund të shenojë edhe kthim prapa krahasimisht me atë të Kretës. Aq më tepër që kërkesa e pales shqiptare për riabrogimin e dekretit të gjendjes së luftes gjithnjë e më shumë lidhet me kërkesa të tjera që s[ kanë të bëjnë fare më të.
Në këto rrethana lëvizja e Metës me shtetësinë e mohuar Kryepeshkopit Anastas, përbën një lëvizje në një nivel tjetër për të shkuar drejt Athinës, kur dihet se Kryepeshkopi Anastas ishte bërë shpesh ndërmjetësi me rezultativ për të rregulluar marrëdhëniet me Athinën kur ato i minonte politika e ditës. Meta, nga posti i Presidentit të Republikës me vendimin e tij, është e sigurt se mendoi hapin e tij drejt Athinës, si kontribut për Shqipërinë, por edhe për vete. Reagimi pozitiv i niveleve të larta të politikës greke ndaj këtij vendimi e vërteton këtë konkluzion. Aq më shumë që ai ka një shans tjetër më të rendësishëm, atë të rinovimit të Traktatit të Miqësisë me Greqinë që përbën eksluzivitet të të dy presidenteve.  FUND (Javanews)

Σχόλια