Dy Arvanitas të mëdhenj të Greqisë
Sa më poshtë po sjellim me shkurtime dy tekste të dy shqiptarve të mëdhenj të Greqisë, Jorgo Maruga dhe Aristidh Kola. Këto dy shkrime janë publikuar në Revistën Arbëreshe Lidhja, në muajin Nëntor 1984 Greqia dhe Shqipëria: Popuj kufitarë Nga Jorgo Marougas Dy popuj vëllezër, grekët dhe shqiptarët, numërojnë ditët e vetmisë së tyre në këtë pjesë fundore të Evropës. Të kapur pas maleve me legjenda ndërmjet tokës dhe qiellit, ata janë të preokupuar të ruajnë të paprekur diferencat e tyre psikologjike dhe mëndësitë. Uliksa bashkëkohorë, ruajnë dhe mbrojnë me kokëfortësi gjuhët e tyre të lashta, zakonet e tyre, kostumet, traditat, bindjet, besimet shekullore dhe impenjimet e përditshme kundër “agresionit” të kristianizmit dhe marksizmit. Larg nga këngët magjepse të sirenave, ata rithërrasin në kujtesë me hiperbolizëm por me të drejtë, ditët e lavdishme dhe kërkojnë pa u lodhur origjinën e largët të qytetërimit të tyre ilir. Dy popuj që nuk tërhiqen mbrapsht por mbrohe...