Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Τρίτη 23 Ιανουαρίου 2018

Raporti i vitit 1987 i Republikës Popullore Socialiste: 24 mijë grekë dhe 50 mijë italianë, të vrarë, ngrirë apo të humbur gjatë luftës italo-greke në Shqipëri



Nisja e punimeve për gjetjen, identifikimin, zhvarrosjen dhe varrosjen e ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941, ka provokuar sërish disa debate.
Tanimë janë dy vendprehje, në Këlcyrë dhe Bularat, të dyja në qarkun e Gjirokastrës, ndërkohë që për disa aktorë politikë, çështja po synohet të mbarset emocionalisht me të ashtuquajturin skandal i Kosinës.
Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që mban sekret, ose më mirë nuk tregon numrin e të vdekurve të një lufte ku ajo ishte vetë viktimë.
Dedë Prenga, kryetar i komisionit shtetëror për këtë çështje, deklaronte disa ditë më parë në një intervistë për TemA TV, se të dyja palët japin shifra të ndryshme sa i përket të vdekurve grekë në luftën në fjalë.
Duke qenë se kjo është një çështje e ndjeshme, e mira e punës e do që t’i drejtohemi të dhënave zyrtare.
Meqenëse Republika e Shqipërisë është shtet shumë serioz dhe nuk bëzan, një rrugë është t’i drejtohemi Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që është më transparente në këtë drejtim.
Në botimin e vitit 1987, të Ministrisë së Mbrojtjes, posaçërisht Akademisë Ushtarake, me titull: “Historia e Artit Ushtarak Botëror”, me autorë Ibrahim Pajova dhe Shahin Leka, luftës italo-greke, i kushtohen 42 faqe(fq. 288- 330).
Analiza e bërë në këtë hapësirë është e pajisur me harta dhe aty jepen në hollësi veprimet ushtarake të kryera në kuadër të kësaj lufte, shkruan Respublica.  Mund të sillet këtu informacioni se lufta në fjalë, për aq sa i intereson Shqipërisë, ndahet në tre etapa, duke nisur që nga momenti i kundërmësymjes greke që u zhvillua në territorin tonë:
Etapa e parë: 14 nëntor- 22 nëntor 1940 në drejtimet Nestorion-Dardhë – Korçë dhe Prespa e vogël – Mali Ivan. Përparimi i plotë i trupave greke, 12-20 km.
Etapa e dytë: 23 nëntor-12 dhjetor 1940. Drejtim kryesor Janinë-Berat, kurse Korçë – Elbasan mbeti drejtim mbështetës dhe angazhues për forcat italiane. Përparimi mesata ditor 4 km.
Etapa e tretë: 13 dhjetor – 6 janar 1941. Drejtimi mbetet I pandryshuar. Përparimi mesatar ditor 300-350 m.
Detyrat për këto veprime iu ngarkuan Armatës së Maqedonisë Perëndimore dhe Korparmatës I. Më vonë pati riorganizime dhe u vunë në veprim edhe Armatat Thesprotia dhe Epiri.
Kundërmësymja grekepër fundon me depërtimin maksimal në territorin shqiptar në javën e parë të marsit 1941 në vijën Pogradec – mali i Vallamarës – Grabovë – Çorotati – Ujanik – Dobrushë – Spatharë – Arrëz e Madhe – pjerrësitë lindore të Shëndëllisë – pjerrësitë lindore të Golikut – mali i Terzorit – mali i Barit – Progonat – Nivicë – Çipini i Bolenës – bregu jugor i përroit të Bardhë – mali i Vunoit – pjerrësitë lindore të malit të Mblerëzës – Himarë.
Nga 6 janari deri në më 9 mars ushtria greke ka zgjerime, por ajo humb iniciativën e cila merret sërish nga ushtria italiane, e cila kaloi në mësymje të përgjithshme deri më 25 mars, ndonëse nuk përparoi asnjë metër.
Angazhimi i forcave në këtë luftë jepet nga historiografia ushtarake shqiptare e para vitit 1990 në këto raporte:
Trupat greke : 15 divizione me rreth 135 batalione dhe nga trupat italiane 27 divizione me 142 batalione. Gjithësej u përdorën 2500 gryka zjarri artilierie dhe mortaje.
Sipas etapave të sipërpërmendura, grekët përdorën: në linjën Kastoria – Korçë – Elbasan 5 divizione. Në linjën Karasovan – Frashër – Berat 6 divizione dhe në drejtimin Janinë – Gjiroktastër – Tepelenë 4 divizione.
Të dhënat e mësipërme japin një ide të përciptë, por deri diku të saktë të asaj që ndodhi në atë periudhë, kur luginat e Vjosës dhe të Osumit, bashkë me rajonin e Korçës, ranë nën kontrollin ushtarak grek.
Sa i përket viktimave, libri në fjalë jep këto të dhëna(duke iu referuar luftës në tërësi):
Për palën greke: 13 408 të vrarë dhe 11 000 të ngrirë.
Për palën italiane: 12 755 të vrarë, 12 368 të ngrirë dhe 25 067 të humbur(faqe 330).

Δεν υπάρχουν σχόλια: