Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα informacion. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα informacion. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 26 Ιανουαρίου 2018

Disa mite për luftën italo- greke dhe varrezat e ushtarëve grekë – Gazeta Tema



 
Nga Mero Baze
Ka një vëmendje më të madhe seç meriton boshatisja e një varreze të ushtarëve grekë në Sajmolë, një fushë e vogël buzë Vjosës, në Grykën e Këlcyrës. Dhe bashkë me këtë vëmendje të shtuar, ka dhë një reaksion politik, të adresuar qartë kundër kësaj historie.
Së pari, në Sajmol nuk po gjenden eshtra ushtarësh. Ky mit duhet të bjerë dhe nuk duhet të përmendet në shtyp si i tillë. Në atë vend që po gërmohet në Sajmol, është një varrezë e ushtarëve të vrarë grekë, ruajtur prej vitit 1941. E kemi pasur atë varrezë. Askush nuk e ka punuar atë tokë në gati tetëdhjetë vjet. As në komunizëm, as pas komunizmit nuk e ka lëvizur njeri kryqin. Pra, nuk kemi të bëjmë me kërkim varresh, por me boshatisjen e një varreze, për t’i çuar trupat në një varrezë të sistemuar 3 km më tutje, pranë Kishës së Shën Kollit, po në Grykën e Këlcyrës.
Në atë vend mbi rrugën kryesore ka pas dhe ushtarë të varrosur italianë, të cilët janë hequr në vitet gjashtëdhjetë, dhe nuk ka vend për spekulime. Medalione ushtarësh italianë dhe grekë ka gjithë fusha, sa herë e punon traktori, ashtu siç ka krehër fishekësh grekë dhe italianë në çdo qoshe shtëpish të vjetra.
Fusha e vogël e Sajmolës gjendet mes malit Golik dhe Shëndelli, ku janë shkatërruar batalionet “Lupi di Toskani” dhe “Julia” e italianëve, si dhe forcat greke të batalionit të Kretës dhe të Kallpaqit. As italianët dhe as grekët nuk kanë mundur dot t’i varrosin shumicën e  të vrarëve. Biles grekët shumë më pak se italianët. Tragjike është se shumica  e tyre mbetën në faqet e maleve ku janë vrarë, dhe kanë humbur në vite aty.
Gianni Granzotto, një ish- ushtar italian, gazetar dhe autor librash, që në vitet tetëdhjetë ishte president i ANSA-s në Itali, ka ardhur në vitin 1984 në Sajmolë dhe në Peshtan, aty ku është bërë beteja. Siç e përshkruan në librin e tij, “Vjosa ime e dashur”, tregon se si buzë rrugës në Peshtan takoi një bari dhe e pyeti: “A ka më të vrarë në Golik, që janë pa varrosur?”
-Ka, i ishte përgjigjur me vrazhdësi të natyrshme bariu. Sa herë shkrin dëbora, rrëshqasin poshtë rrungajave.
-Të lutem, mbulojini aty ku janë. Goliku ishte dhe mali i tyre.
Është në një farë mënyre një ndjenjë njerëzore të respektojmë dikë që jeta e ka përplasur të vdesë në malet tona, pavarësisht politikave të mbrapshta që e kanë sjellë aty.
Histeria ndaj zhvarrosjes së disa kufomave të ruajtura, është teprim dhe tejkalon problemet që shoqërojnë këtë histori, ku Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një lufte që nuk ishte e tyre.
Dhe duhet të jemi realist, të pranojmë se shqiptarët kanë qenë më shumë me grekët në këtë luftë, kur ata ishin gjallë, dhe është e tepërt të bëjnë si anti-grekë tani me disa të vdekur. Për më tepër që mburremi dhe e kemi argument kundër ligjit të luftës, se disa nga kompanitë dhe batalioni shqiptar “Tomori”, dezertuan nga lufta.
Së dyti, duhet të jemi realistë dhe për konceptin e luftës italo- greke që preku Shqipërinë. Ne ishim “fronti shqiptar” i luftës italo- greke, pasi Italia, pas sulmit më 28 tetor 1940 kundër Greqisë, nuk e përballoi dot ofensivën greke dhe u tërhoq nga Greqia në territorin shqiptar në janar 1941, duke u kthyer nga vend pushtues, në një vend që u pushtua nga Greqia (në këtë rast si territor italian, pasi ne ishim të pushtuar nga Italia). Prandaj, kur i trajtojmë grekët si pushtues më 1940-1941, duhet të jemi të kujdesshëm të përdorim një kriter. Nëse ne themi se duhet hequr ligji i luftës, pasi ne nuk sulmuam Greqinë, por e sulmoi Italia, atëhere as nuk mund të themi që na pushtoi Greqia, pasi kemi qenë të pushtuar nga Italia. Ajo që disa quajnë pushtim grek, është se Greqia, disa muaj nga janari deri në prill, e vuri para ushtrinë italiane, duke e detyruar të tërhiqet në brendësi të territorit tonë, nga Kurveleshi, në Berat dhe deri Kolonjë, Korçë e Pogradec.
Dhe po të mos futej ushtria gjermane nga Bullgaria në Selanik dhe të pushtonte Greqinë, ne mund të kishim një histori dhe më të rëndë nga kjo luftë. Por pushtimi i Greqisë nga Gjermania, bëri që Greqia të dorëzohej dhe ushtria italiane marshoi sërish drejt Greqisë, tashmë si “fitimtare” ndaj një ushtrie që dikush tjetër ja kishte lidhur duart.
Së treti, problemi i varrezave greke në Shqipëri është një vendim i shtrirë në kohë nga së paku 12 qeveri shqiptare prej vitit 1987, dhe është një vendim ku pala shqiptare thjesht ka rezistuar apo toleruar, në varësi të halleve të tjera që ka pasur me Greqinë, por kurrë nuk është marrë seriozisht me thelbin e problemit. Çdo ushtar i vrarë në Shqipëri meriton të ketë një varrezë, dhe një të tillë e meritonin dhe ushtarët grekë, derisa e kanë ushtarët gjermanë, anglezë apo francezë.
Ajo që është e ndjeshme për opinionin, është konceptimi i këtyre varrezave si masive, dhe vendosja e tyre gjeografike në një nga kufijtë e pretendimeve historike të Greqisë. E vërteta është se këto varreza janë simbolike, pasi ato nuk kanë brenda tyre as 5 për qind të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, të cilët kanë mbetur maleve pa adresë dhe të paidentifikuar, pasi në tërësi ishte një ushtri sulmuese, që kishte mobilizar dhe vullnetarë. Vendshtrirja e tyre gjeografike nga Bularati në Këlcyrë, dhe më tej drejt juglindjes, është një fitore e politikës greke ndaj asaj shqiptare, firmosur së fundi nga qeveria “Berisha”, dhe që Edi Rama po e shkëmben me heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Pra, po i merr diçka për një gjë që ua kishim dhënë. Kaq është çmimi politik.
Histeria ndaj zhvarrimeve apo gjetjes së ushtarëve të vrarë në Shqipëri, nuk është një gjest që na nderon. Sidomos kur bëhemi “luanë” me të vdekurit dhe pula me të gjallët.

Pse ngjall frikë ngritja e varrezave greke?

Marrëveshja e fundit mes Tiranës dhe Athinës për ngritjen e varrezave të ushtarëve të rënë gjatë luftës italo- greke në shkëmbim të heqjes së ligjit të luftës, ka ringjallur edhe njëherë makthe dhe paranojë në Shqipëri. Ato janë bërë më të forta sepse ndryshe nga ushatrët francezë apo anglezë që kanë në nëntokën tonë të vrarët e tyre, grekët rrefuzojnë të kenë një varrezë të vetme, por duan t’i prehin të rënët e tyre në monumente për gjatë vijës imagjinare të pretendimeve Helene për Vorio – Epirin.
Kjo legjendë që është parë gjithnjë me skepticizëm dhe ndroje në Shqipëri është ushqyer po aq sa nga politikat e sotme, edhe nga qëndrimet që ka mbajtur Greqia si vend në luftë gjatë konfiktit të saj me Italinë.
Lapsi.al I është kthyer librave të historisë për të parë se si janë sjellë trupat e gjeneralit Aleksandros Papagos ne territorin shqiptar.
Pas pushtimit nga fashistët italianë në 28 tetor 1940, dihet se forcat greke të diktatorit grek Metaksas i zmbrapsën shpejt hordhitë italiane në tokën shqiptare. Gjirokasta, Korça, gryka e këlcyrës e deri në kufijtë e Vlorës u bënë arena e përgjakshme e kësaj lufte që nuk qe aspak e shqiptarëve.
Por, kur filluan t’i ndjekin këmba këmbës tetë divizionet e shpartalluara me 140 mijë vetë në tokën tone, grekët u sollën në mënyrë të çuditshme. Ata nuk u përpoqën kurrë të tregojnë se nuk kishin pretendime teritoriale ndaj Shqipërisë. Në deklaratën e tij kryeministri Metaksas tha se trupat e tij po luftonin për çlirimin e Shqipërisë, por nuk e përcaktoi kurrë se vendi i tij ishte pro një Shqipërie të pavarur. Kjo gjë e bëri ambasadorin biritanik në Athinë Cummings t’i shkruante qendrës: “Qeveria greke nuk e ka deklaruar kurrë se çfarë ka ndërmend, por unë jam i bindur se ata i kanë kthyer sytë nga Epiri i Veriut. Nuk e di se ç’vijë kufitare duan të përcaktojnë saktësisht”.
Ashtu sikurse dëshmon edhe historiani Brend Fisher në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore” frika e shqiptarëve se mos Greqia kërkonte ndryshim të kufijve, lidhet edhe me faktin se trupat helene morën urdhër të mos e lejonin kremtimin e pavarësisë në 28 nëntor 1940 në qytetin e Korçës. Kjo u interpretua sikur ata nuk donin ta njihnin Korçën si pjesë të një Shqipërie të mëvetësishme.
Një shenjë tjetër po në këtë qytet ishte fakti se kur grekët hynë aty, ata ngritën një këshill bashkiak të përbërë në shumicën e tij dërrmuese nga minoritarë.
Gjithashtu faki se në ushtrinë greke nuk u pranuan vullnetarë nga vendi ynë, por vetëm minoritarë që donin të luftonin kundër italianëve, i jep asaj një ngjyrim etnik përveçse atij çlirimtar.
Të gjitha këto fakte historike, që me kohë kanë marrë trajtat e legjendave, i kanë shtuar frikrat mes shqiptarëve. Dhe megjithëse më pas hyri në lojë Gjermania hitleriane e cila i zboi ushtarët grekë nga Shqipëria dhe e pushtoi  gjithë Greqinë, besimi se kur grekët luftuan kundër Italisë në territorin Shqiptar patën edhe synime të tjera ka lënë gjithnjë një shije të keqe.
Dhe fantazmat e kësaj ndjesie bëhen disa fish më të forta tani kur Edi Rama ka rënë dakord me Aleksis Tsiprasin që të ngrihen varrezat e ushtarëve grekë të luftës së 1940-1941. Fakti se do të ketë më shumë se një vend ku do të prehen të rënët dhe se ato do të shtrihen pikërisht në kufijtë imagjinarë të vorio-epirit ndez disa paranoja që e bëjnë të duket një pzar i paleverdisshëm shkëmbimin e këtij koncesioni, me heqjen e ligjit absurd të luftës.
©Lapsi.al
Rama dhe Cipras përqafohen në Davos

Τετάρτη 24 Ιανουαρίου 2018

Ανακοίνωση Υπουργείου Εξωτερικών για έναρξη διαδικασίας αναζήτησης, εκταφής, ταυτοποίησης και ταφής οστών Ελλήνων πεσόντων στην Αλβανία - Deklaratë për median nga Ministria e Jashtme Greke për fillimin e procesit të kërkimit, indetifikimit dhe varrosjes së të rënëve në Shqipëri


Ελληνική Δημοκρατία - Υπουργείο Εξωτερικών 


Σήμερα πραγματοποιείται ένα σημαντικό βήμα για να αναπαυθούν επιτέλους οι ψυχές των Ελλήνων στρατιωτών του ελληνο-ιταλικού πολέμου του 1940-41. Των τελευταίων άταφων πεσόντων του Β' Παγκοσμίου Πολέμου.

Στις διαπραγματεύσεις της Κρήτης τον παρελθόντα Νοέμβριο συζητήθηκε και το χρονίζον ζήτημα των κοιμητηρίων για τους Έλληνες πεσόντες. Συμφωνήθηκαν και σήμερα εφαρμόζονται, βάσει συγκεκριμένου χρονοδιαγράμματος, βήματα για την πλήρη εφαρμογή της συναφούς συμφωνίας, ώστε το πρωτίστως ανθρωπιστικό αυτό ζήτημα να διευθετηθεί με τον καλύτερο δυνατό τρόπο.

Χαιρετίζουμε την ανταπόκριση της αλβανικής κυβέρνησης στο ιστορικά δίκαιο αυτό αίτημα, που αποδεικνύει ότι ο διάλογος και η συνεργασία σε πνεύμα εποικοδομητικό και χωρίς αγκυλώσεις μπορεί να οδηγήσει στην επίλυση διαφορών και τη δημιουργία θετικών προοπτικών για τις σχέσεις μεταξύ των χωρών της περιοχής μας και των λαών τους.

Το Υπουργείο Εξωτερικών θα συνεχίσει να εργάζεται με υπευθυνότητα και σοβαρότητα για τη διασφάλιση των εθνικών μας συμφερόντων, καλλιεργώντας κανόνες καλής γειτονίας και όρους διαλόγου, με γνώμονα  την οικοδόμηση του κοινού ευρωπαϊκού μέλλοντος που αξίζει στην περιοχή μας. 
....................

Sot realizohet një hap i rëndësishëm që të përehem përfundimisht shpirtrat e ushtarëve Helene të rënë në luftën Italo-Greke të viti 1940-1941. Të të rënëve  të pavarosur, të fundit të luftës së II -Botërore.
Në bisedimet e Kretës gjatë nëntorit të kaluar, u diskutua kjo çështje e mbetur në kohë e varrezave të të rënëve Greke. U ra dakort dhe sot aplikohen me bazë një program të caktuar, hap pas hapi, për tu përbushur kjo marrveshje, në mënyrë që kjo çështje parësore humane të mbyllet me mënyrën më të mirë. 
Përshëndesim, reagimi e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë të drejtë, e cila vërteton se dialogu dhe bashkëpunimi me frymë konstruktive pa ngecje  mund të çojë në zgjidhjen e diferencimeve dhe krijimin e prespektivave pozitive për marrdhëniet e vendeve të zonës dhe popujve tanë.

Ministria e Jashtme do të vazhdojë që të punojë me përgjegjësi dhe seriozitet për sigurimn e interesave kombëtare duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, me bazë ndërtimin e të ardhmes së përbashkët europiane që meriton zona jonë. 

Σάββατο 20 Ιανουαρίου 2018

Lubonja i përgjigjet Xhufit për Skënderbeun: Të qëndroje larg sikur ky e ka monopolin! Kjo është injorancë



Viti 2018 që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është shpallur edhe si viti i tij. E në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga qeveria për nder të tij, analisti Fatos Lubonja thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit.
Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.
Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhe i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t;i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thënë Xhufi.
Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.

Σάββατο 6 Ιανουαρίου 2018

Φωτιά στην είσοδο του Καθεδρικού Ναού της Αναστάσεως στην Κορυτσά!- Zjarr në hyrje të Katedrales Ngjallja e Krishtit në Korçë!


Zjarri i ndezur në katedrale. Foto lajm

Φωτιά ξέσπασε το μεσημέρι στο Καθεδρικό Ναό  της Αναστάσεως στην Κορυτσά., στο χώρο όπου ανάβουν τα κεριά οι πιστοί χωρίς να επεκταθεί σε άλλους χώρους. Πέρα από αισθητικές ζημιές στην είσοδο  του Ναού δεν προκλήθηκε καμία άλλη ζημιά. Η πυροσβεστική έσπευσε και η φωτιά σβήστηκε εγκαίρως.
Një zjarr  u shkakëtua në ambientin e ndezjes së qirinjëve në Katedralen Ngjallja e Krishtit sot rreth mesditës pak pasi kishte mbaruar ceremonia. Përveç dëmtimeve estetike në hyrje të Kishës nuk pati pasoja të tjera. Zjarrfiksja shkoi shpejt në vendgjarje dhe vuri nën kontrroll situatën.

Θεοφάνια με συμμετοχή Ιλλύρ Μέτα στην Κορυτσά! - Uji i Bekuar (Theofania) në Korçë! (Fotografi+Video)


Ashtu siç informohemi nga faqja zyrtare e Mitropolisë së Shenjtë Korçë:
Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë nën udhëheqjen e Mitropolitit të Shenjtë të Korçë,  imzot +Joanit u Kremtua  Ceremonia e Theofanisë (Ujit të Bekuar). Pas Agjiazmosë (Shenjtërimit të Ujit) sipas traditës u bë dhe ankandi i ikonave gjatë të cilët besimtarët marrin ikonat për 40 ditë në shtëpi dhe tregojnë bujarinë e tyre duke ndihmuar kishën sipas mundësisë ekonomike që kanë. Në fund të ceremonisë nderoi me pjesmarrjen e tij dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin si + imzot Joani ashtu dhe besimtarët e falenderuan. Në kremtim mori pjesë dhe  Haxhi Baba Mondi, Kryegjysh i  Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.
Gëzuar për shumë vjet!
Όπως και μας πληροφορεί η επίσημη ιστοσελίδα της Ιερά Μητροπόλεως Κορυτσάς: Στο καθεδρικό Ναό της Αναστάσεως στην Κορυτσά, υπό την καθοδήγηση του Μητροπολίτη Κορυτσά κ.κ Ιωάννη τελέσθηκε η Θεία Λειτουργία και η τελετή του Αγιασμού. Στην συνέχεια, όπως είναι και η παράδοση μέσω ενός «πλειστηριασμού»  οι πιστοί παίρνουν εικόνες τις εκκλησίας για να κρατήσουν για 40 ημέρες και τα επιστρέφουν καταβάλλοντας ένα ποσό εις όφελος του φιλανθρωπικού έργου της εκκλησίας. 
Προς το τέλος στην τελετή συμμετείχε και ο πρόεδρος της Δημοκρατίας της Αλβανίας κ Ιλλύρ Μέτα αλλά και ο πρόεδρος των Μπεκτασίδων Μπαμπά Μόντι
Χρόνια Πολλά.








Φωτογραφία του χρήστη Ortodoksët Korçarë.





Παρασκευή 29 Δεκεμβρίου 2017

Historiani iz.Olsi Jazexhi i jep mësimin më të mirë ekstremistit Ardit Bido!! (video)

Historiani Olsi Jazexhi i dha një mësim shumë të mirë ekstremistit, fashisto-ateistit, të pashkolluarit Ardit Bidos, që i përket partisë ekstremiste anti-greke PDIU dhe që ka studiuar në shkollat qesharake në Shqipëri. Një militant, oportunist, sahanlëpirës që u bë i njohur vetëm sepse pasi kreu një pagëzim të parregullt, hiqet si një orthodhoks i vërtetë ndërsa është vetëm një ekstremist, nacionalist, fashist. Nuk e dimë nëse pas degjenrimit publik do të ketë më kurajo të flasë për broçkullat e tij. Kaq në siklet ishte nga të vërtetat sa nuk dinte më se çfarë thoshte. Një këshillë dhe nga ne z Bido- Hap ndonjë fjalor të shikosh se çdo të thotë fjala "dogmë" të cilën e përdorje dje vend e pa vend. As je orthodhoks as ke për të qënë ndonjëherë, ekziston si parazit vetëm në kurriz të orthodhoksisë së vërtetë sepse ashtu duan disa. Sa për z Jazexhi e falenderojmë publikisht për të gjitha ato sa tha, jemi 98% dakort me të dhe mendojmë se duhet më tepër zëra të tillë të shëndetshëm që të shërojnë mentalitetin e sëmurë shoqëror nga mikrobe si Bido e CO.

Δευτέρα 25 Δεκεμβρίου 2017

Η απόδοση υπηκοότητα στον Αναστάσιο: Ο Μέτα έβαλε τέλος στην Συλλογική μας βλακεία! - Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv

Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv

Από τον Αρτάν Χότζα

Στον Μακαριότατο, Αρχιεπίσκοπο Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, καθηγητή Δόκτωρ Αναστάσιο Γιαννουλάτο, αποδόθηκε τρεις μέρες νωρίτερα η αλβανική υπηκοότητα από τον Πρόεδρος της Δημοκρατίας την αυτού Εξοχότητα  κ Ιλλύρ Μέτα.
Το αίτημα το οποίο είχε υποβληθεί το 1992 έγινε δεκτό μετά από 25 χρόνια. Μετά από ένα τέταρτο του αιώνα κατά το οποίο ο Αναστάσιος επιβεβαίωσε καθημερινά την με συνέπεια πως από την αρχή είχε έρθει με την ξεκάθαρη και μοναδική αποστολή αυτό της ανασύστασης της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας  πράγμα που στην συνέχεια βίωσε ένα τέταρτο του αιώνα εδώ μεταξύ μας ως ένας χριστιανός ιεραπόστολος. Φτάνοντας στα όρια της κατανόησης, τα πρώτα 10 -15 χρόνια θα μπορούσε να δικαιολογηθεί κάθε είδος σκεπτικισμού και υποψίας στα κανονικά μυαλά των αλβανών που ως πηγή είχαν την εθνική του καταγωγή.
Πέρα από αυτό, η αναβολή του αιτήματος για   υπηκοότητα, πήρε την μορφή ανωμαλίας που συνεχίστηκε από την αδράνεια μέχρι και την συλλογική βλακεία, που κάποιοι την εξέφρασαν με φωνή και άλλοι σιωπηλά .
Ο Πρόεδρος Ιλλύρ Μέτα έδωσε τέλος στην συλλογική μας βλακεία. Τον ευχαριστώ για αυτό αλλά περισσότερο ευχαριστώ τον Μακαριότατο που με την υπομονή και την κατανόηση ενός χριστιανού ιεραπόστολου μας έδωσε όλο το απαραίτητο χρόνο για να αυτογιατρευτούμε από την συλλογική μας βλακεία.
Όσο αφορά τα αγιάτρευτα άτομα, ο Μακαριότατος θα συνεχίσει ακατάπαυστα να τα συγχωρεί και να προσεύχεται γι’ αυτούς.
Επιμέλεια- Μετάφραση Πελασγός Κορυτσάς
Nga Artan Hoxha

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri në greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta.
Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision - ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë - e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.
Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.
Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.
Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për t’u vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.
Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta./360grade.al/

Κυριακή 24 Δεκεμβρίου 2017

Letra e Presidentit Meta dërguar Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos

Fortlumturi,
Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, më jep gëzimin e madh t’Ju uroj nga zemra, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë dhe përparimit të njerëzimit.
Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-fetare, na bëjnë më të vetëdijshëm e njëkohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtërore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensionin e saj të patjetërsueshëm e të pazëvendësueshëm.
Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, historike dhe kombëtare e popullit tonë është trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e përcjellë brez pas brezi falë mundit, sakrificës, përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë shpirtëror të udhëheqësve të besimeve fetare të shqiptarëve.
Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaj i përket pikërisht këtyre udhëheqësve të nderuar të besimeve fetare të popullit shqiptar.
Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit.
E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj të palodhur ndërkombëtar, vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, duke i shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veçanërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë, të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe kontributi juaj gjatë këtyre viteve, është vlerësuar me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.
E vlerësoj lart kujdesin dhe vëmendjen që keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e qendrave rinore në qytete e fshatra të ndryshme, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmuar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij, larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë popullin shqiptar.
Fortlumturia Juaj,
Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’ Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017.
Duke shprehur bindjen time se ky veprim, jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëve ortodoksë, të krishterë e të gjithë shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës.
Me respekt,

Kryepiskopi Anastas me nënshtetësi shqiptare/ Ja mesazhi i Robert Ndrenikës për Metën

Pas lajmit se presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka pasur dhe reagime të shumta, ku një prej tyre ka ardhur nga Ministri i Jashtëm Grek, Niko Kotzias, i cili e ka përshëndetur këtë vendim.
Po ashtu në komente në Facebook-un e presidentit Meta ka pasur reagime të shumta, ku një prej tyre ka qenë dhe aktori i njohur Robert Ndrenika.
Në komentin e tij aktori shkruan: Më në fund!!! Po bindem që jemi Evropian… Faleminderit Z. President…Ky lajm i nderon të gjithë shqiptarët!!!

O Ιλλύρ Μέτα δίνει την Αλβανική Υπηκοότητα στον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο μετά από 25 χρόνια αναμονής. -Ilir-Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepiskopit Anastas, më parë e ‘refuzuan’ pesë presidentë

kisha-ortodokse
Presidenti Ilir Meta ka firmosur në 22 dhjetor dhënien e shtetësisë shqiptare për kreun e kishës Ortodokse, Janullatos.

Por kërkesa e tij për te marrë shtetësinë shqiptare daton që në viti  1992 kur President ishte Sali Berisha.

Dosja qëndroi në tryezën e Presidentit edhe gjatë mandateve 5-vjeçare të Meidanit, Moisiut, Topit dhe Nishanit të cilët ndoqën praktikën e paraardhësit, duke ia kaluar pasuesit vendimmarrjen.

Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës. Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia.
Ο Πρόεδρος της Αλβανικής Δημοκρατίας έχει υπογράψει στις 22 Δεκεμβρίου την απόδοση αλβανικής υπηκοότητας για τον Αρχιεπίσκοπο Αναστάσιο.

Το αίτημα του για αλβανική υπηκοότητα βρισκόταν σε εκκρεμότητα από το 1992 όταν ως πρόεδρος της Δημοκρατίας ήταν ο Σ Μπερίσα

Ο φάκελος κάθισε στο γραφείο των Προέδρων και κατά της πενταετές θητείες του Μεϊντάνη, Τόπι, Νισάνη κανείς δεν πήρε την απόφαση.

Ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος είναι αρχιποιμένας  της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας από το Ιούνιο του 1991, όταν και του ανατέθηκε το καθήκον του Οικουμενικού Πατριάρχη της Κωνσταντινούπολης με τον τίτλο του Επισκόπου Ανδρούσης. Κατά την περίοδο αυτή βρισκόταν στην Ανατολική Αφρική, και είχε το καθήκον του «ενεργού Αρχιεπισκόπου» και έδινε αγώνα για την ανασύσταση της Εκκλησίας της Ουγάντας και Κένιας αλλά και Τανζανίας με κέντρο την Ναϊρόμπη.  Το ρόλο του ως έξαρχο της Αλβανίας το ενέκρινε και ο Ραμίζ Αλία



Presidenti_Ilir_META

Postimi i Metës

Të dashur miq,

Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.

Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

Foto e dekretit



Η Ανάρτηση του Ιλλύρ Μέτα

Αγαπητοί φίλοι


Παραμονή Χριστουγέννων έχω την μεγάλη ευχαρίστηση να ανακοινώσω την απόφαση μου ώστε να αποδώσω την Αλβανική Υπηκοότητα στον Αρχιεπίσκοπο των Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, στον  Μακαριότατο Αρχιεπίσκοπο  Αναστάσιο Γιαννουλάτο.

Η προσφορά του και η αφιέρωση του  αυτά τα 25 χρόνια όχι μόνο έχει βοηθήσει για την ανασύσταση της Αυτοκέφαλης Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας, αλλά και την προετοιμασία των νέων αλβανών κληρικών αλλά και την διεθνή προσέγγιση για την προώθηση της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας παντού στο κόσμο
Ο Μακαριότατος σε στενή συνεργασία με άλλους θρησκευτικούς ηγέτες στην Αλβανία, έχει προσφέρει τα μέγιστα για την ενίσχυση της θρησκευτικής αρμονίας, της διαθρησκευτικής συμβίωσης, πράγμα που αποτελεί εθνικό πλούτο του λαού μας.

Ευλογημένη ας είναι η αρμονία και η θρησκευτικής συμβίωσε μεταξύ των αλβανών.


Φωτογραφία της απόφασης από κάτω


dekreti janullatos

Προετοίμασε  Πελασγός Κοριτσάς.

Σάββατο 23 Δεκεμβρίου 2017

Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes


† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

KRISHTLINDJE 2017

Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes

Klerit dhe popullit besimtar

                  Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
 
“Perëndia është dashuri. Në këtë u shfaq dashuria
e Perëndisë te ne: Se Perëndia, Birin e tij, të vetëmlindurin,
e dërgoi në botë, që të rrojmë me anë të atij” (1 Jn. 4:8-9)

    E kremtja e Krishtlindjes, në shoqëritë tradicionalisht të krishtera, ruan diçka të veçantë. Ajo rrezaton dritë, paqe, dashuri dhe shpresë. Por, për shkak të mënyrës si kremtohet në vendet tona të shekullarizuara, shpeshherë kuptimi i Krishtlindjes tjetërsohet dhe humbet brenda zbukurimeve të shumta. Histeria e konsumizmit dhe indiferenca shpirtërore e rrudhin interesin fetar. Shfaqjet e luksit dhe të lavdidashjes e deformojnë bukurinë e thjeshtësisë dhe të pafajësisë. Nuk bëhet fjalë për fenomene të jashtme. Ky modifikim ndodh pakuptuar në ndërgjegjen tonë.
    Tjetërsimi plotësohet me pushtimin e një figure që nuk ka lidhje me Krishtlindjen, që quhet “Shën Vasili” apo babagjyshi i Krishtlindjes, i cili na shfaqet si një plak i shëndoshë me rroba të kuqe, që vjen nga Veriu dhe shpërndan dhurata. Ky mit i krijuar, që rrëmben fantazinë e të vegjëlve dhe të mëdhenjve, në thelb është një shtrembërim i frikshëm i figurës së mrekullueshme të mësuesit të urtë ekumenik, Shën Vasilit të Madh, Kryepiskopit të Qesarisë, i cili e jetoi dhe e predikoi Ungjillin e Krishtit, duke lehtësuar vuajtjen njerëzore me vepra dashurie të realizuara për herë të parë në histori.
    Kisha këmbëngul të zbulojë kuptimin esencial të së kremtes: “Perëndia është dashuri”. Kështu u shfaq dashuria e Perëndisë për ne: dërgoi Birin e Tij, të vetëmlindurin, në botë, që të rrojmë me anë të Atij, duke përjetuar të vërtetën, fuqinë dhe hirin e Tij. “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo e dallon në mënyrë specifike besimin e krishterë nga çdo ideologji dhe sistem tjetër fetar. Duke theksuar se Perëndia është dashuri, shpallet qartë se Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji personale e përmbiepërme, dituri, fuqi, që njeriu do të kishte mundësi t’i afrohej me anë të aftësive të tij intelektuale. Është Perëndi personal dhe e shfaq dashurinë e Tij me marrëdhënie konkrete me gjininë njerëzore.
    Biri dhe Fjala e Tij merr natyrën njerëzore, “mishërohet”. Kuptimi unikal i së kremtes formulohet saktë nga Athanasi i Madh: “Fjala e Perëndisë u bë njeri që t’i çojë njerëzit në hyjnizim”. Lindja e Krishtit i ngjan një vaksine dashurie, që vepron mistikisht dhe përhapet në mënyrë afatgjatë brenda trupit të njerëzimit. Gjithnjë e më tepër dashuria tërheq respektin dhe admirimin e gjithanshëm dhe pranohet si vlera kryesore mbarënjerëzore.
    Gjatë periudhës së këtyre të kremteve, çdo besimtar ftohet në një riorganizim të brendshëm. Ftohet të ndërgjegjësohet më thellë rreth kuptimit të ardhjes së Shpëtimtarit Krisht në rrugëtimin historik të njerëzimit. Kjo Ngjarje vazhdon të mbetet rrënja e zbulesës së krishterë dhe ushqen çdo lloj propozimi dhe çdo vlerë tjetër të krishterë.
    Veçanërisht e rëndësishme është se Perëndia është Ai që i pari shfaq dashurinë e Tij: “Në këtë është dashuria, jo se ne e deshëm Perëndinë, por se ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij shpërblim për mëkatet tona” (1 Jn. 4:10). Nga ky burim i dashurisë buron edhe detyrimi i dashurisë sonë: “Të dashur, nëse na deshi kështu Perëndia, edhe ne kemi detyrë të duam njëri-tjetrin” (1 Jn. 4:11). Perëndia dashuron pavarësisht nëse të tjerët janë ose jo të denjë për dashurinë e Tij, dhe nëse në fund i përgjigjen siç duhet kësaj dashurie. Rrezaton atë që Vetë është: Dashuri. Dhe ata që e ndjekin, i fton pikërisht në këtë cilësi të dashurisë.

* * *

    Por ekziston akoma edhe një tjetërsim. Ky e plagos rëndë kuptimin e dashurisë. Dashuria, kjo fjalë e mrekullueshme, përdoret me semantika të ndryshme që e modifikojnë kuptimin e saj të vërtetë. Ky tjetërsim i saj mbizotëron në aq shumë forma të artit të epokës sonë, saqë njeriu pyet veten: Ku është dashuria që humbi në erotizëm? Dhe ku është erosi që humbi në pasione, të cilat vështirë se mund t’i nxërë goja e njeriut?
    Kisha, si “Trup i Krishtit”, nxjerr vazhdimisht në pah kuptimin e dashurisë, siç e zbuloi Jisu Krishti me Lindjen e Tij, me tërë jetën dhe doktrinën e Tij. Dashuria gërshetohet me përulësinë e vullnetshme. Çlirimtari erdhi në botë si foshnjë e pafajshme. Ky është një veprim i mahnitshëm i Perëndisë së pashprehshëm dhe të pakonceptueshëm të dashurisë. Është diçka e pakapshme për frekuencat e kapacitetit perceptues njerëzor.
    Dashuria është një lëvizje lirie për t’u çliruar nga robëria e egocentrizmit. Ajo përcakton sjelljen njerëzore në të gjitha shprehjet e saj. Dashuria është zemërgjerë, ka fuqinë për të falur, nuk ka smirë, nuk mburret, nuk mbahet me të madh, nuk kërkon të sajat, nuk zemërohet, nuk mendon të keqen për të tjerët, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet kur shikon të mbizotërojë e vërteta (shih 1 Kor. kap. 13). Dashuria nuk njeh kufij racorë, socialë apo politikë.
    Reagimi i të krishterëve besimtarë ndaj epidemisë së lakmisë dhe padrejtësisë që fshikullon shoqëritë e shekullarizuara kapitaliste, si dhe ndaj amokut të dhunës dhe të urrejtjes që në shekullin tonë shpërthejnë me parulla fetare, është përjetimi dhe ofrimi i dashurisë me përulësi dhe predispozitë flijuese. Asnjë institucion social nuk e zëvendëson dot Kishën në këtë kontribut. Ajo është punishtja diakronike e dashurisë. Duke pasur si krye të saj Krishtin, i Cili është Dashuria e Mishëruar e Perëndisë, shpall se: “Perëndia është dashuri” (1 Jn. 4:16) dhe se mënyra e vetme për një jetë të vërtetë është të përjetojmë dashurinë, siç e përjetuan shenjtorë të panumërt në të gjitha epokat. Vetëm kështu “do të rrojmë me anë të tij” dhe të jemi në kungim me Atë: “Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe Perëndia në atë” (1 Jn. 4:16).
    Vëllezërit e mi, e kremtja e Lindjes së Krishtit zbulon një dimension të pamasë të dashurisë. Le t’i përqasemi asaj me meditim, lutje dhe mirënjohje për këtë dhuratë të mrekullueshme të Perëndisë. Krishtlindje të bekuara me dashuri jo të shtirur në zemrën tonë, por me dashuri të mbushur me përulësi, paqe dhe ndjeshmëri sociale, siç na e zbuloi Jisu Krishti, Çlirimtari dhe Zoti ynë.


Me lutje të zjarrta te Zoti
†Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Kryepeshkopi Anastas: Pasuesi im, shqiptar


Duke bërë një përshkrim të vështirësive, por dhe të punës kolosale në këto 25 vite që ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Anastas ka deklaruar në një intervistë për televizionin grek “SKAI” se, pasardhësi i tij padyshim që do të jetë shqiptar.
“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk është me asnjë parti politike, nuk ngatërrohet përgjithësisht në politikën e vendit, por çdo ortodoks është një anëtar përgjegjës, një qytetar që duhet të ketë rol dhe pozicionim për problemet e ndryshme, ka thënë më tej ai.
Nuk duhet ta gjejmë fajin te të tjerët, por në radhë të parë te vetja, ka theksuar kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, kur ka komentuar krizën që po kalon Greqia, ndërsa ka folur edhe për Islamin, duke shpjeguar se është një fenomen në zhvillim.
Problemi – ka thënë ai, – qëndron se shtetet perëndimore nuk janë marrë sistematikisht me të. Për më tepër janë treguar snobe ndaj Krishtërimit, duke lënë boshllëqe, nëpërmjet të cilave ka depërtuar Islami ekstrem.
“Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.
Për sa i përket ngjarjeve në Himarë, ai ka theksuar se çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës, por ka shtuar se çdo gjë duhet të zgjidhet me dialog dhe pozitivitet mes palëve.
Top Channel

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1543) Αλβανία (911) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (418) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (286) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (267) Β Ήπειρος (245) ορθοδοξία-orthodhoksia (244) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (127) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (112) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (100) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (64) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (51) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (42) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (33) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (33) κομμουνισμός- komunizmi (32) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (27) πνευματικά (27) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)