Featured Post

Οι κομμουνιστικές φυλακές και τα στρατόπεδα συγκέντρωσης του Ε Χότζα στην Αλβανία! - Burgjet komuniste të E Hoxhës në Shqipëri!

Εικόνα
Fundi i luftës (1944) përkoi edhe në Shqipëri me periudhën e hakmarrjeve politike, që më pas u transformuan nga regjimi komunist në një sistem të vërtetë qeverisjeje bazuar në arrestimin dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë duke filluar me ish-krerët, intelektualët, tregtarët dhe pronarët e tokave. Burgjet që ishin në dispozicion në vitin 1944 ishin tërësisht të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e reja, kështu qeveria e re e drejtuar nga Enver Hoxha filloi duke përdorur shtëpitë private dhe institucionet publike, si qendra paraburgimi dhe torture.Në vitet 1944 – 1946 burgjet politike vareshin nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, struktura operative e Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitin 1947 të gjitha burgjet kaluan nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që ishte përgjegjëse për sigurinë e brendshme. Tetë burgje ekzistuese në Shqipëri iu  rezervuan të burgosurve politikë të cilët përcaktoheshin si “armiq të popullit”, shtatë të burgosurve norma…

Letra e Presidentit Meta dërguar Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos

Fortlumturi,
Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, më jep gëzimin e madh t’Ju uroj nga zemra, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë dhe përparimit të njerëzimit.
Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-fetare, na bëjnë më të vetëdijshëm e njëkohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtërore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensionin e saj të patjetërsueshëm e të pazëvendësueshëm.
Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, historike dhe kombëtare e popullit tonë është trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e përcjellë brez pas brezi falë mundit, sakrificës, përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë shpirtëror të udhëheqësve të besimeve fetare të shqiptarëve.
Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaj i përket pikërisht këtyre udhëheqësve të nderuar të besimeve fetare të popullit shqiptar.
Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit.
E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj të palodhur ndërkombëtar, vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, duke i shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veçanërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë, të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe kontributi juaj gjatë këtyre viteve, është vlerësuar me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.
E vlerësoj lart kujdesin dhe vëmendjen që keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e qendrave rinore në qytete e fshatra të ndryshme, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmuar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij, larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë popullin shqiptar.
Fortlumturia Juaj,
Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’ Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017.
Duke shprehur bindjen time se ky veprim, jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëve ortodoksë, të krishterë e të gjithë shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës.
Me respekt,

Σχόλια

Δημοφιλείς αναρτήσεις από αυτό το ιστολόγιο

Δίνουν ελληνική υπηκοότητα σε χιλιάδες αλλοδαπούς & την αρνούνται στους Βορειοηπειρώτες μετά από απαίτηση της Αλβανίας!

Απόσπασμα από την διαθήκη του Αβδούλ Μπέη Σελίμη του Δελβίνου! - Pjesë nga Testamenti i Abdul Bej Selimi e Delvinës

Ο Ισμαήλ Κεμαλ ο μεγάλος φιλέλληνας και η εφημερίδα του! - DOKUMENT HISTORIK: ISMAIL QEMALI, GAZETA E TIJ GREKO-SHQIPTARE DHE ARTIKULLI I TIJ MBI HELENIZMIN

Οι κομμουνιστικές φυλακές και τα στρατόπεδα συγκέντρωσης του Ε Χότζα στην Αλβανία! - Burgjet komuniste të E Hoxhës në Shqipëri!

Επιστολή Πατριάρχη προς Ορθόδοξες Εκκλησίες : Μην υποχωρείτε – Δεν θα μείνουμε άφωνοι!!!