Pse ngjall frikë ngritja e varrezave greke?

Marrëveshja e fundit mes Tiranës dhe Athinës për ngritjen e varrezave të ushtarëve të rënë gjatë luftës italo- greke në shkëmbim të heqjes së ligjit të luftës, ka ringjallur edhe njëherë makthe dhe paranojë në Shqipëri. Ato janë bërë më të forta sepse ndryshe nga ushatrët francezë apo anglezë që kanë në nëntokën tonë të vrarët e tyre, grekët rrefuzojnë të kenë një varrezë të vetme, por duan t’i prehin të rënët e tyre në monumente për gjatë vijës imagjinare të pretendimeve Helene për Vorio – Epirin.
Kjo legjendë që është parë gjithnjë me skepticizëm dhe ndroje në Shqipëri është ushqyer po aq sa nga politikat e sotme, edhe nga qëndrimet që ka mbajtur Greqia si vend në luftë gjatë konfiktit të saj me Italinë.
Lapsi.al I është kthyer librave të historisë për të parë se si janë sjellë trupat e gjeneralit Aleksandros Papagos ne territorin shqiptar.
Pas pushtimit nga fashistët italianë në 28 tetor 1940, dihet se forcat greke të diktatorit grek Metaksas i zmbrapsën shpejt hordhitë italiane në tokën shqiptare. Gjirokasta, Korça, gryka e këlcyrës e deri në kufijtë e Vlorës u bënë arena e përgjakshme e kësaj lufte që nuk qe aspak e shqiptarëve.
Por, kur filluan t’i ndjekin këmba këmbës tetë divizionet e shpartalluara me 140 mijë vetë në tokën tone, grekët u sollën në mënyrë të çuditshme. Ata nuk u përpoqën kurrë të tregojnë se nuk kishin pretendime teritoriale ndaj Shqipërisë. Në deklaratën e tij kryeministri Metaksas tha se trupat e tij po luftonin për çlirimin e Shqipërisë, por nuk e përcaktoi kurrë se vendi i tij ishte pro një Shqipërie të pavarur. Kjo gjë e bëri ambasadorin biritanik në Athinë Cummings t’i shkruante qendrës: “Qeveria greke nuk e ka deklaruar kurrë se çfarë ka ndërmend, por unë jam i bindur se ata i kanë kthyer sytë nga Epiri i Veriut. Nuk e di se ç’vijë kufitare duan të përcaktojnë saktësisht”.
Ashtu sikurse dëshmon edhe historiani Brend Fisher në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore” frika e shqiptarëve se mos Greqia kërkonte ndryshim të kufijve, lidhet edhe me faktin se trupat helene morën urdhër të mos e lejonin kremtimin e pavarësisë në 28 nëntor 1940 në qytetin e Korçës. Kjo u interpretua sikur ata nuk donin ta njihnin Korçën si pjesë të një Shqipërie të mëvetësishme.
Një shenjë tjetër po në këtë qytet ishte fakti se kur grekët hynë aty, ata ngritën një këshill bashkiak të përbërë në shumicën e tij dërrmuese nga minoritarë.
Gjithashtu faki se në ushtrinë greke nuk u pranuan vullnetarë nga vendi ynë, por vetëm minoritarë që donin të luftonin kundër italianëve, i jep asaj një ngjyrim etnik përveçse atij çlirimtar.
Të gjitha këto fakte historike, që me kohë kanë marrë trajtat e legjendave, i kanë shtuar frikrat mes shqiptarëve. Dhe megjithëse më pas hyri në lojë Gjermania hitleriane e cila i zboi ushtarët grekë nga Shqipëria dhe e pushtoi  gjithë Greqinë, besimi se kur grekët luftuan kundër Italisë në territorin Shqiptar patën edhe synime të tjera ka lënë gjithnjë një shije të keqe.
Dhe fantazmat e kësaj ndjesie bëhen disa fish më të forta tani kur Edi Rama ka rënë dakord me Aleksis Tsiprasin që të ngrihen varrezat e ushtarëve grekë të luftës së 1940-1941. Fakti se do të ketë më shumë se një vend ku do të prehen të rënët dhe se ato do të shtrihen pikërisht në kufijtë imagjinarë të vorio-epirit ndez disa paranoja që e bëjnë të duket një pzar i paleverdisshëm shkëmbimin e këtij koncesioni, me heqjen e ligjit absurd të luftës.
©Lapsi.al
Rama dhe Cipras përqafohen në Davos

Σχόλια