Σελίδες

Η περιουσία του Ιλλύρ Μέτα ξεπερνά τα 4 δις δολάρια -Pasuria e Ilir Metës i kalon 4 miliardë dollarë



Σύμφωνα με αλβανικό δημοσίευμα:
«Η πολυτελή κατοικία του Ιλλύρ Μέτα με 11 τουαλέτες και 2000 τμ αυλή. Οι φοίνικες στην αυλή του μεταφέρθηκαν με ελικόπτερο. Μόνο τα έπιπλα του στοιχίζουν πάνω από 400.000 ευρώ.  

Αυτός είναι και ο λόγος που το ΛΣΙ αντιτάσσεται στην εφαρμογή της δικαστικής μεταρρύθμισης και του ελέγχου των περιουσιακών στοιχείων.

Χωρίς να αναφέρουμε λεπτομέρειες η περιουσία ο πρώην πρόεδρος του ΛΣΙ και νυν πρόεδρος της Αλβανικής Δημοκρατίας διαθέτει μια περιουσία που ξεπερνά τα 4 δις δολάρια. Ποσό που έχει επιβεβαιωθεί από τους διεθνής παράγοντες, οι ΗΠΑ και η ΕΕ.


Το γνωστό κομμάτι η αλλιώς η κορυφή του παγόβουνου, είναι μόνο η εξοχική του κατοικία σ’ έναν από τους πιο γνωστούς κόλπους κοντά στο Δυρράχιο, το κόστος της οποία ξεπερνά κατά πάρα πολύ το μισθό του και τις γυναίκας του για πολλά συναπτά έτη. Χωρίς να υπολογιστεί εδώ το διαμέρισμα στα Τίρανα, οι πολυκατοικία στα περίχωρα των Τιράνων, οι εξοχικές κατοικίες στην Αλβανία και στο εξωτερικό, τα εργοστάσια παραγωγής ρούχων, εργαστήρια μαρμάρων , οικοδομικών υλικών, στην Αλβανία και αλλού στο κόσμο και φυσικά το ρευστό στις Τράπεζες της Μάλτας, Κύπρου, Αγγλίας και μετοχές σε εταιρίες offshore

Ετοίμασε και μετέφρασε με πληροφορίες από την εφημερίδα ΙΜΠΑΚΤ, Πελασγός Κορυτσάς    
Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter. Vetëm mobilimi mbi 400 mijë euro.
Ja pse kundërshton Vettingun kreu i LSI: Kërkon të mbrojë pasuritë e deklararuara dhe të padeklaruara
Deklarata e Luan Ramës, që sot u zgjodh njëri ndër nënkryetarët e LSI, se PS është parti e të pasurve dhe zhvendosur djathtas, dhe se LSI mbron shtresat e varfëra dhe është e majta e vërtetë, ka shkaktuar jo vetëm habi por dhe humor.
Pasi, pa hyrë shumë në detaje tek kupola që drejton LSI, por vetëm duke u përqëndruar tek Ilir Meta kreu i LSI, ai ka të verifikuar mbi 4 miliardë dollarë pasuri. Shumë kjo që është e “certifikuar” dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.
Vetëm pjesa e dukshme, apo maja e “Ajzbergut” është në këtë shumë marramandëse, duke treguar pasurinë përrallore të të “majtit të vërtetë” Ilir Meta, njeriut që sipas Luan Ramës përfaqëson shtresën e majtë apo të varfër. Prandaj nënvizojmë se nuk ka nevojë të zhytesh më larg për të parë se cilët deputetë apo politikanë i prek procesi i dekriminalizimit që është implementuar kohë më parë por që asgjë nuk ka nxjerrë në ditë. Nuk ka asnjë mëdyshje për të gjykuar se pse Ilir Meta është kundër reformës në drejtësi, kundër implementimit të ligjit të “Vettingut” apo dhe kundër Ramës dhe ndërkombëtarëve. Po të bësh inventarin e vetëm një vile që ka në Lalz, e tejkalon pagën e tij dhe bashkëshortes për vite e vite me radhë. Pa hyrë më tej tek pallati pesëkatësh në Tiranë-Bllok, pallati marramendës në Tiranë-Kodra e Diellit, resortet turistike në Shqipëri dhe jashtë vendit, kompanive fason, inerteve, mermerit, kromit apo dhe të ndërtimit në Shqipëri dhe shumë vende të botës, por dhe llogarive rrjedhëse në Maltë, Qipro, Angli dhe zonat offshore.

Η μόρφωση σύμφωνα με τον Σωκράτη - Edukimi, formimi sipas Sokratit



«Η μόρφωση, είναι θέμα συμπεριφοράς.
Ποιους ανθρώπους θεωρώ μορφωμένους;
1. Πρώτα απ’όλους αυτούς που ελέγχουν δυσάρεστες καταστάσεις, αντί να ελέγχονται από αυτές…
2. Αυτούς που αντιμετωπίζουν όλα τα γεγονότα με γενναιότητα και λογική…
3. Αυτούς που είναι έντιμοι σε όλες τους τις συνδιαλλαγές
4. Αυτούς που αντιμετωπίζουν γεγονότα δυσάρεστα και ανθρώπους αντιπαθείς καλοπροαίρετα…
5. Αυτούς που ελέγχουν τις απολαύσεις τους…
6. Αυτούς που δεν νικήθηκαν από τις ατυχίες & τις αποτυχίες τους…
7. Αυτούς που δεν έχουν φθαρεί από τις επιτυχίες και την δόξα τους…».

«Edukimi, formimi është çështje sjelljeje.
Cilët njerëz konsideroj të formuar:
    1.     Para së gjithash ata që kontrollojnë situatat e pakëndëshme, në vend që të kontrollohen prej tyre....
       2.     Ata të cilët përballojnë të gjitha ndodhitë me trimëri dhe llogjikë...
3.     Ata që janë të ndershëm në të gjitha marrdhëniet e tyre.
     4.     Ata që përballojnë ndodhitë e pakëndëshme dhe njerëzit antipatikë me dashamirësi...
       5.     Ata që kontrollojnë kënaqësitë e tyre....
    6.     Ata që nuk u mundën nga fatkeqësitë dhe dështimet e tyre...
      7.     Ata që nuk janë konsumuar nga sukseset dhe lavdia e tyre...”

Takimi Trump – Tsipras, pragmatizmi i kryeministrit grek



Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, e ka cilësuar si jashtëzakonisht të frytshëm takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump. “Konstatova gjatë takimit me Presidentin se përqasja e tij dhe mënyra me të cilën e trajton disa herë politikën, mund të duket diabolike, mirëpo e bën për mirë”, shtoi Tsipras.

Kryeministri grek e shprehu këtë vlerësim gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje të një pyetjeje që e vuri në pozitë të vështirë.

Gazetari amerikan i kujtoi se në mars 2016, në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane, Tsipras kishte deklaruar për mundësinë e zgjedhjes së Donald Trump-it, që “shpresoj të mos përballem me këtë të keqe”.

Gazetari donte gjithashtu të dinte nëse pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Tsipras kishte ndryshuar mendim për presidentin Trump. Por kryeministri grek dha një përgjigje tejet diplomatike, duke iu shmangur, në fakt, pyetjes.

“Dua t’ju garantoj se takimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm, nuk u ndjeva për asnjë çast i rrezikuar. Përkundrazi pata ndjesinë se ekziston një perspektivë e frytshme, me qëllim që të lëmë mënjanë gjithë mospajtimet që mund të ekzistojnë dhe të shohim terrenin e përbashkët që është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet tona”, tha më tej Tsipras.

Presidenti Trump e trajtoi me humor skenën, duke thënë që “nuk e dija këtë para fjalimit tim”...

Vetë takimi me presidentin Trump dhe sidomos deklaratat e zotit Tsipras, dëshmojnë për transformimin spektakolar të kryeministrit grek, nga dogmatizmi majtist në një pragmatizëm të theksuar. 

Vetë zoti Tsipras dhe partia që ai drejton, kanë qenë deri para dy vitesh kampionë të frymës antiamerikane në Greqi. 

Por menjëherë pas ardhjes në pushtet, Tsipras revizionoi shumicën e pikëpamjeve të tij, përfshirë qëndrimin ndaj Shteteve të Bashkuara.

Në nëntor të vitit të kaluar Tsipras priti në Athinë presidentin në largim Barack Obama dhe tani, vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku bashkë me delegacionin qëndruan më shumë se dy orë, si dhe finalja me konferencën e përbashkët për shtyp, u kanë dhënë një vlerë të shtuar marrëdhënieve aktuale midis Athinës dhe Uashingtonit.

Momentumi i vizitës së kryeministrit grek në Uashington është mjaft i favorshëm për Athinën. Takimi me presidentin Trump përkon me tensionimin në rritje të marrëdhënieve amerikano-turke. Kjo konjukturë i ofron mundësinë Greqisë që të shndërrohet në partnerin kryesor të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe Athina kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi. 

“Greqia ka rolin e një aleati të besueshëm për SHBA. Por në të njëjtën kohë ka një veçori unikale: Greqia mund të bisedojë me botën arabe dhe vendet e tjera të Lindjes. Rrjedhimisht, nuk është vetëm një shtet anëtar i NATO-s, por edhe një aleat i nevojshëm për Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi Tsipras gjatë konferencës për shtyp.

Tsipras ka marrë mbështetjen e presidentit Trump për reduktimin e borxhit grek dhe inkurajimin për vazhdimin e reformave, por edhe premtimin për një bum investimesh të rëndësishme amerikane në Greqi. 

Nga ana tjetër, presidenti amerikan vlerësoi posaçërisht bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ku veçoi shitjen e avionëve luftarakë F-16, me vlerë të përgjithshme 2,4 miliardë dollarë, por edhe gatishmërinë e palës greke që të rinovojë marrëveshjen për bazën detare amerikane në Suda të Kretës.

“Dua të falënderoj kryeministrin dhe popullin grek për mikpritjen fisnike të forcave tona detare në gjirin e Sudas. Gjithashtu, e përgëzoj Greqinë pse është një nga vendet e pakta anëtare të NATO-s që shpenzojnë aktualisht të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen”, tha presidenti Trump.

http://www.tribuna-news.com/