Σελίδες

DO TË KETË SHKËMBIME STUDENTËSH MES UNIVERSITETIT TË VLORËS DHE ATYRE GREKE

Në një ceremoni të thjeshtë dhe emocionuese në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, ku prezentë ishin rektori, profesor z.Roland Zisi dhe zëvendës rektori z.Enkelejd Mehilli, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Eleni Sourani akordoi tituj nderi dhe bursa te nivelit bachelor dhe master për vitin akademik 2018-2019 për dy nxënes të ekselencës të këtij Universitetit.

Studentët fituan bursat që ofroi Ambasada Greke në Shqipëri, në bazë të kritereve të përcaktuara të ekselencës dhe të njohjes së mirë të gjuhës greke.
Njëkohësisht, Ambasadorja e Greqisë u takua me studentë të Universitetit, të cilët, me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri, realizuan një ekskursion mësimor-edukativ në Selanik në pranverën e 2018.
Në ekskursion morrën pjesë, të shoqëruar nga dy pedadogë, dhjetë stundentë të cilëve nuk u ishte dhenë mundësia më parë, të udhetojnë dhe të njohin Selanikun.
Gjatë fjalës së saj Ambasadorja Znj. Eleni Sourani, iu drejtua miqësisht studentëve duke theksuar rëndësinë e të qënit qytetar i botës për të përfituar prej shanseve që ofron globalizmi.
Ambasadorja e Greqisë dhe rektori i Universitetit shqiptar i cilësuan si të sukseshme aktivitetet e realizuara deri më tani me mbështetjen e Ambasadës Greke, duke u angazhuar jo vetëm për riorganizimin e tyre vitin e ardhshëm por edhe për ndërmarrjen e nismave të reja, të cilat avancojnë dije shkencore dhe mirëkuptimin mes njerëzve.

The Oxi Day Story - We are proud to be GREEKS!!!!!








Early in the morning of October 28th, 1940, the Greek Prime Minister was awoken to respond to a series of demands from a representative of the Axis Powers which would have allowed foreign troops free reign in Greece. His response was simple, yet firm: “Oxi” — No.
This video briefly tells that story of Oxi Day, an occasion routinely celebrated in Greece, and now, in Washington. Screened at the Foundation’s Black Tie Banquet on October 24th, it demonstrates the grit, tenacity, and love of country found not only in Greece but in the hearts of all truly free peoples.
http://www.oxidayfoundation.org/

Përplasje për “gjuhën maqedonase”

Teksa Athina dhe Shkupi  janë duke finalizuar bisedimet për çështjen e emrit, në Greqi ka marrë rrugë një tjetër debat që ka të bëjë me njohjen ose jo të “gjuhës maqedonase”.  Në polemika është përfshirë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe një prej akademikëve më të njohur në Greqi, Jorgos Babiniotis, autori i Fjalorit Shqip-Greqisht.
Qeveria greke pretendon se “gjuha maqedonase” është pranuar nga Greqia në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografikë, të mbajtur në Athinë para 41 vitesh.
Pas një shkrimi të Babiniotis, Kotzias reagoi duke thënë se edhe pse një gjuhëtar i shkëlqyer, Babiniotis nuk e njeh politikën e jashtme dhe mënyrën si  funksionon OKB. Por në një kundërpërgjigje gjuhëtari i njohur insiston se ajo që është thënë në lidhje me njohjen e "gjuhës maqedonase", nga konferenca e vitit 1977 është e pasaktë.
Replika e Babiniotit
Qëllimi im nuk ishte dhe nuk është që të replikoj në nivel politik me ministrin e Jashtëm, i cili po trajton kohët e fundit çështjen shumë të vështirë dhe komplekse të emrit . Me një shkrim të shkurtër timin (në Protagon.gr) doja të shpjegoja publikisht se në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në vitin 1977 në Athinë,  çështja e vetme që u diskutua për të gjitha vendet që nuk përdorin alfabetin latin si (Kina, vendet arabe, Izraeli, India , vendet aziatike, Rusia, Jugosllavia, Greqia, Qiproja dhe të tjerët) ishte si këto vende për arsye të standardizimit (standardizimit) do të kryenin transliterimin e emrave gjeografikë me shkronja latine bazuar në transkriptet e propozuara nga vetë këto  vende.
Pra, si mund të nxjerrim konkluzionin dhe të pranojmë se në atë konferencë gjuha e Shkupit u njoh si maqedonase? Vetëm sepse alfabeti cirilik i të gjitha gjuhëve sllave të Bashkimit Sovjetik apo vendeve të Jugosllavisë (Serbia, Kroacia dhe Republika e Maqedonisë) u ra dakord për t’u transkriptuar me shkronja latine? Ky është pranimi dhe njohja e "gjuhës maqedonase" në vitin 1977? Unë pranoj për të kënaqur vetëbesimin e Ministrit se nuk e njoh diplomacinë, por problemi nuk është ai.
Problemi është të të metat gjuhësore të zotit Ministër për të kuptuar se tjetër gjë është njohja e serbo-bullgarishtes së Shkupit si " gjuhë maqedonase" dhe një tjetër gjë  të pranosh transferimin e një alfabeti (cirilik sllav) në një tjetër (latin) siç ndodhi në vitin 1977. Tjetër gjë si e njohin shkupjanët gjuhën e tyre që nga viti 1940 dhe tjetër gjë ta njohim edhe ne zyrtarisht me këtë emër si “gjuhë maqedonase”, duke pranuar premisën e një identiteti të rreme.