Σελίδες

Incidenti i panevojshëm i Bularatit dhe kompleksiteti i tij

Vetëm pak muaj pas dakordësimit të qeverisë shqiptare dhe asaj greke për zgjidhjen e pjesës më të madhe të problemeve dypalëshe situata u tensionua nga ngjarja e Bularatit. Çdo ditë po bëhet mëse e dukshme se fërkimet dhe tensionet përbëjnë rregullin kryesor në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ndërsa përpjekjet e pakta në numër për t’i futur këto dy vende në rrugën e bashkëpunimit të gjerë e afatgjatë janë të brishta dhe për fat të keq gjerësisht të papranueshme.
Nëse do të merremi me ngjarjen në vetvete – e cila nuk mund të jetë tërësisht e shterueshme, por duhet të trajtohet në shumë dimensione – ajo ishte diçka që mund të ishte shmangur me kujdes nga policia shqiptare. Për një vend demokratik është gjerësisht e dënueshme mënyra se si reagoi viktima - minoritar, i cili i armatosur shkeli ligjin shqiptar – dhe të çdo vendi në përgjithësi – mbi rendin publik dhe përdhosi simbolet e sovranitetit kombëtar. Megjithatë, pala shqiptare – dhe këtu nuk kam në mend vetëm policinë – kishte mundësinë të vendoste situatën më mirë në peshore, duke shmangur kështu zgjidhjet e shpejta e me impakt kompleks social-politik. Më qartë, shterimi i çdo mjeti negociues me qëllim dorëzimin e shkelësit të ligjit përpara policisë jo vetëm që do të shmangte fërkimet endogjene të shoqërisë shqiptare dhe ato ndërshtetërore, por do të tregonte profesionalizëm në zbatimin e ligjit tek një vend demokratik, ashtu siç aspiron të jetë Shqipëria.
Aspekti i dytë që dëshiroj të prek është ai mediatik. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me situata që lidhen me Shqiptarë e Grekë, edhe këtë radhë media në të dy anët e kufirit tejçoi tek opinioni publik dhe politikë-bërësit respektivë dy anë të kundërta të së njëjtës ngjarje por me impakt të gjerë social-politik. Media shqiptare e trajtoi protagonistin – e më pas viktimën – si ekstremist, përhapës të terrorit në fshat, të huaj, e madje dolën dhe persona publikë që nxituan ta lidhnin personin me qarqe zyrtare dhe jo zyrtare të Greqisë, si ushtria apo partia e ekstremit të djathtë ‘Agimi i Artë’. Nga ana tjetër, pena, mikrofoni dhe ekrani në Greqi e konsideruan vdekjen e viktimës si ekzekutim të ftohtë të një ‘patrioti’ që u përpoq të mbronte flamurin kombëtar. Kështu, dashur pa dashur u përplasën dy prej keqkuptimeve më kryesore në marrëdhëniet komplekse shqiptaro-greke: nga njëra anë frika e Shqiptarëve për copëtimin e Shqipërisë dhe marrjen e ‘Vorio Epirit’ nga Grekët, dhe nja tjetër frika e Grekëve se Shqiptarët shtypin të drejtat e minoritetit etnik Grek. Pra, u përplas frika e ekstremizmit me frikën për mbrojtjen e flamurit.
Aspekti i tretë lidhet me shpërthimin e ndjenjave të urrejtjes masive tek një pjesë e madhe e opinionit publik tek të dy vendet si reagim ndaj ngjarjes. Konkretisht, komentet shqiptare në rrjetet sociale, të cilat nuk nguruan të drejtojnë virtualisht shënjestrën e armës ndaj cilitdo ‘renegati’ Grek, u pasuan nga protesta e një pjese qytetarësh Grekë pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë ku u hodhën parulla fyese ndaj të gjithë Shqiptarëve. Është jashtëzakonisht e lehtë që një keqkuptim i vogël, i madh, real, ose i shpikur në marrëdhëniet dypalëshe të ngrejë peshë ndjenjat e krenarisë dhe urrejtjes në të dy anët e kufirit dhe si rezultat të përdoret nga qarqet nacionaliste respektive. Këto të fundit nuk e kanë fare të vështirë të përdorin etiketa denigruese e përgjithësuese për palën tjetër, duke shfrytëzuar mos-dijen e qytetarit të thjeshtë Grek e Shqiptar mbi aspektet dhe dinamikën ekzistente tek dy të vendet e popujt. Mjafton t’u hedhësh një sy komenteve në rrjetet sociale për të konstatuar se në mënyrë të gabuar Shqiptarët etiketohen në Greqi si njerëz të pabesë, të cilët ‘të vrasin natën e të qajnë ditën’. Gjithashtu, në mënyrë të gabuar minoriteti Grek në Shqipëri perceptohet si inekzistent, si Shqiptarë tradhtarë të shitur për 300 Euro e gjakprishur. Vazhdimësia e kësaj gjuhe urrejtjeje garantohet nga mungesa e analizave të ftohta mbi problematikën e marrëdhënieve dypalëshe, qoftë në nivelin ndërshtetëror, dhe kryesisht në nivelin e jetesës dhe kontakteve të përditshme.
Në vazhdim, aspekti i katërt lidhet me perspektivën e këtyre marrëdhënieve me qëllim reduktimin e tensioneve që ekzistojnë në kontaktet ndër-etnike. Kështu, në vend që protagonisti i ngjarjes së Bularatit të trajtohej mediatikisht e politikisht si terrorist, ai duhej të shihej si pjesë e shoqërisë së Bularatit dhe e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Më shumë sesa vetë ngjarja, duhet të studiohen me kujdes shkaqet, të cilat në mikro-nivelin e shoqërisë e çuan viktimën në marrjen e një akti të dënueshëm urrejtjeje ndaj autoriteteve shqiptare. Duhet të shihet nëse akti i viktimës ishte një veprim i izoluar apo përfaqësonte një produkt të asaj shoqërie në lidhje me Shqiptarët dhe autoritetet e shtetit Shqiptar. Sido që të jetë, lind nevoja që shteti shqiptar të ndërmarrë politika gjithëpërfshirëse – jo asimiluese – në lidhje me minoritetet, me qëllim që anëtarët e minoritetit Grek të mos e shohin veten e tyre në kundërshtim me të qenit qytetar shqiptar. Ka ardhur koha që miti (miti nuk është detyrimisht gënjeshtër) i favorizimit të minoritetit grek në kohën e Enverit apo dhe pas vitit 1990 të zëvendësohet me politika reale në terren, me karakter integrues në sektorin e arsimit, shëndetësisë, policisë e pushtetit lokal. Ekzistenca e një ministri apo zëvendësministri nga partitë e minoritetit nuk do të thotë se çdo gjë shkon vaj. Nuk është fjala për më shumë pozicione, por për politika cilësore gjithëpërfshirëse.
Gjithsesi, ishte e panevojshme që ritualit të përvitshëm të luftës Greko-Italiane të 28 Tetorit – ritual që njihet ndryshe edhe si ‘Eposi Shqiptar’ – t’i dhurohej një ‘hero’ i cili këtë herë, me shumë gjasa, do të përforcojë mitin e armiqësisë Greko-Shqiptare.

"Είμαστε νοητικά άρρωστοι, χαιρόμαστε που σκοτώσαμε τον Έλληνα..." -Jemi të sëmurë mendërisht, gëzohemi se vramë grekun. Imagjinoni të ishte serb!


Αποτέλεσμα εικόνας για Namir Lapardhaja
Σας παρουσιάζουμε και μια επικριτική φωνή στην Αλβανία, σπάνια βέβαια αλλά αναφέρεται στους συμπατριώτες του με τρόπο αυστηρά επικριτικό για το τρόπο που αντιμετώπισαν την κατάσταση με τον έλληνα που σκοτώθηκε χθες.

Από τον Ναμίρ Λαπαρδάια.

"Είμαστε μια άρρωστη νοητικά κοινωνία.

Ως προς αυτή την κατεύθυνση δεν έχουμε καμία διαφορά με τους νευρικούς και έτοιμη για σύγκρουση γείτονες μας.

Χαιρόμαστε που σκοτώσαμε τον έλληνα. Σκεφτείτε να ήταν σέρβος..!!!!

Δεν επικροτούμε την αστυνομία για την ΡΕΝΕΑ που έδρασαν σύμφωνα με το νόμο και την ανάγκη προς έναν προβληματικό άτομο και με κοινωνικά επικίνδυνο,  κάνοντας απλώς το καθήκον, αλλά χαιρόμαστε πως αυτός που σκοτώθηκε ήταν έλληνας.


Αυτό αρκεί για να ήταν νεκρός.

Ένας καλός έλληνας είναι ένας νεκρός έλληνας, όπως είναι ένας αλβανός από την άλλη πλευρά των συνόρων.

Σκεφτείτε πόσο κοντά αλλά τόσο μακριά είμαστε στα αλήθεια.

Και η πολιτική από εδώ θα το χρησιμοποιήσει ως πολιτικό κεφάλαιο, όπως θα το χρησιμοποιήσουν και οι ομόλογοι τους έλληνες πέρα από τα σύνορα.


Nga Namir Lapardhaja
Jemi shoqëri e sëmurë mendërisht.
Në këtë drejtim, nuk kemi asnjë dallim nga fqinjtë tanë inatçor dhe sherrmëdhenj.
Gëzohemi se vramë grekun. Imagjino të kishte qenë serb…!!!
Nuk përgëzojmë policinë dhe RENEAN që vepruan konform ligjit dhe nevojës ndaj një personi problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, duke bërë thjesht detyrën, por ngazëllehemi se ai që u vra ishte grek.
Kaq mjafton për të qenë i vdekur.
Një grek i mirë është një grek i vdekur, ashtu siç është një shqiptar për ata matanë kufirit.
Imagjino sa afër, por sa larg jemi në të vërtetë.
Dhe politika këtej do ta përdorë për kapital politikë, ashtu siç do ta përdorin edhe homologët e tyre grekë matanë kufirit.
(Më poshtë, disa foto nga rrjeti, që tregon entuziasmin për vrasjen e ndodhur dje)
http://www.gazetatema.net/

Πανό σε αλβανικό γήπεδο: ΄ Ένας Έλληνας νεκρός, ένας μπάσταρδος λιγότερος’ -“Një grek më pak, një bastard më pak”, parrullë nacionaliste në ndeshjen Partizani-Skënderbeu

Στο γήπεδο «Σελμάν Στερμάσι» στα Τίρανα στον αγώνα Παρτιζάνι- Σκερντέρμπεη, κυριάρχησε το περιστατικό στο Αργυρόκαστρο όπου η Renea (αλβανικές ειδικές δυνάμεις) εκτέλεσαν τον Έλληνα εξτρεμιστή (τον Κωνσταντίνο Κατσίφα).
Ένα εθνικιστικό  σύνθημα ξετυλίχθηκε στις κερκίδες από τους οπαδούς. «Ένας λιγότερος Έλληνας, ένας μπάσταρδος λιγότερος» έγραφε το πανό.Το δημοσίευμα σημειώνει ότι δεν έγινε γνωστό εάν η αστυνομία ενημερώθηκε και αν άρχισε κάποια έρευνα για αυτό
Lapsi
--

               

Επιτρέπεται η αναδημοσίευση μόνον με αναφορά  της ενεργής ηλεκτρονικής διεύθυνσης  τουιστολογίου παραγωγήςhttps://www.echedoros-a.gr

.....................................................................................................................
Na stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë po luhet ndeshja Partizani-Skënderbeu. Por ngjarja në Dropull, ku RENEA ekzekutoi ekstremistin grek ka marrë vëmendje edhe në  stadium.
Një parrullë nacionaliste dhe dënueshme është shpalosur.
‘Një grek më pak, një bastard më pak’, shkruhet në banderolë”. Nuk dihet nëse polici do të nisë hetim apo jo për këtë rast.