Σελίδες

Persona non grata στην Αλβανία η Ελένη Θεοχάρους

Την αρμόδια για την ένταξή της στην ΕΕ Ευρωβουλευτή κήρυξε ανεπιθύμητη η Αλβανία, λίγο μετά τους 52 Έλληνες.
Ανεπιθύμητη στην Αλβανία κηρύχθηκε με ανακοίνωση του υπουργείου Εξωτερικών της χώρας η Κύπρια Ευρωβουλευτής, Ελένη Θεοχάρους.
Η Ευρωβουλευτής, που παρακολουθεί την πορεία της γειτονικής χώρας δεκαετίες τώρα, τελευταία και ως αρμόδια για την ένταξη της Αλβανίας στην Ευρωπαϊκή Ένωση, τις τελευταίες μέρες βρισκόταν στο πλευρό της οικογένειας Κατσίφα.
«Η απόφαση αυτή έρχεται ως θεσμική απάντηση των θεσμών της Δημοκρατίας της Αλβανίας, σε διαρκώς επαναλαμβανόμενες εξτρεμιστικές ενέργειες από την Ευρωβουλευτή της Κύπρου, Ελένης Θεοχάρους, οι οποίες υποκινούν το μίσος και παραβιάζουν τη συνταγματική τάξη της χώρας μας, εντός της οποίας δεν είναι πλέον αποδεκτή», δήλωσε Αλβανός αξιωματούχος.
Όπως σημειώνεται από τα αλβανικά ΜΜΕ, μέσω των σχετικών διπλωματικών διαδικασιών, θα κινηθούν οι διαδικασίες γνωστοποίησης της απαγόρευσης εισόδου στην Αλβανία, που ισχύει για την Ελένη Θεοχάρους.
Ελένη Θεοχάρους - Αλβανία - κηδεία - Κατσίφας
Ως αιτία για την κήρυξη της Ελένης Θεοχάρους, οι αλβανικές Αρχές αναφέρουν την «ενορχηστρωμένη, προκλητική εμφάνιση της, που προσπάθησε να μετατρέψει μια κηδεία σε προσκλητήριο κατά της συνταγματικής τάξης, της δημόσιας ασφάλειας και της δημόσιας τάξης της Δημοκρατίας της Αλβανίας, με εξτρεμιστικές εκκλήσεις, υποκίνηση μίσους και μια έκκληση για διαχωρισμό Αλβανών πολιτών αλβανικής και ελληνικής ιθαγένειας, η οποία ήταν απαράδεκτη για το Κράτος και την κοινωνία της Αλβανίας»
 «Η κυβέρνηση της Δημοκρατίας της Αλβανίας είναι αποφασισμένη να συνεχίσει να συμβάλλει στην περιφερειακή σταθερότητα, να συνεργαστεί στενά με τους γείτονές της και τους διεθνείς εταίρους της, αλλά είναι επίσης αποφασισμένη να μην ανεχθεί, για κανένα λόγο, προκλητικές προσπάθειες διασάλευσης της συνταγματικής τάξης της Αλβανίας», σημειώνεται στην ανακοίνωση.
Ελένη Θεοχάρους - Αλβανία - κηδεία - Κατσίφας
Ελένη Θεοχάρους - Αλβανία - κηδεία - Κατσίφας
Σε χθεσινές τους ανακοινώσεις οι Αλβανοί είχαν χαρακτηρίσει «ανεπιθύμητους» 52 Έλληνες υπηκόους, για τους οποίους σήμερα το υπουργείο Εξωτερικών της Ελλάδας ζήτησε εξηγήσεις.
Απαντώντας, το Υπουργείο Εξωτερικών της χώρας, αναφέρει ότι «η αλβανική κοινωνία είναι «κοινωνία δημοκρατικής συνύπαρξης, όπου οι μειονότητες προστατεύονται βάσει του ευρωπαϊκού δικαίου και όπου η ελληνική μειονότητα αποτελεί μια αναντικατάστατη γέφυρα καλής γειτονίας με την φιλική Ελλάδα».
Η δήλωση καταλήγει εκφράζοντας την πεποίθηση ότι «εξτρεμιστικά στοιχεία ή ομάδες εν Ελλάδι ή στην Αλβανία, ομιλούν μια “κοινή γλώσσα αποσύνθεσης”, η οποία δεν σχετίζεται με την ευρωπαϊκή γλώσσα που ενώνει τους λαούς και τα κράτη και η οποία δεν μπορεί να υπονομεύσει την κοινή πορεία ειρήνης και στρατηγικής συνεργασίας προς όφελος του μέλλοντος που αξίζουν τα σημερινά παιδιά σε Αλβανία και Ελλάδα».
Ελένη Θεοχάρους - Αλβανία - κηδεία - Κατσίφας
Ελένη Θεοχάρους - Αλβανία - κηδεία - Κατσίφας

Οι αλβανικές αρχές «βαπτίζουν» εξτρεμιστή τον πολιτευτή της Νέας Δημοκρατίας, Μπάμπη Καραθάνο και δεν του επιτρέπουν να περάσει την Κακαβιά


Αυτό κι αν δεν είναι εφεύρημα, αλβανικού τύπου. Τα αλβανικά ΜΜΕ ξημέρωσαν με πρώτη την είδηση ότι οι αλβανικές αρχές δεν επέτρεψαν την είσοδο στην Αλβανία του συμπατριώτη μας Μπάμπη Καραθάνου επί χρόνια Πρόεδρος του Βορειοηπειρωτικού Συλλόγου και πολιτευτή της Νέας Δημοκρατίας.
Αυτή η χώρα, τελικά είναι για γέλια και για κλάματα. Αποκαλούν εξτρεμιστή έναν έλληνα πολιτικό και αγωνιστή που τις τελευταίες δεκαετίες βρέθηκε στη Βόρειο Ήπειρο περισσότερες φορές από τους ίδιους τους Βορειοηπειρώτες και είναι δημόσιο πρόσωπο με πολιτική παρουσία κι εθνικούς αγώνες.
Συνάμα, φτάνουν ειδήσεις ότι και σε δεκάδες άλλα άτομα, γηγενείς βορειοηπειρώτες και, συνεπώς κι αλβανοί υπήκοοι, δεν τους επιτρέπουν να πάνε στον τόπο τους και να ξεπροβοδίσουν στην τελευταία κατοικία τον ήρωα της Βορείου Ηπείρου, Κωνσταντίνο Κατσίφα. Κι όλα αυτά συμβαίνουν, ενώ οι ελληνικές αρχές στα σύνορα επιτρέπουν να περνούν τα σύνορα δεκάδες κι εκατοντάδες αλβανοί εγκληματίες κι ουτσεκάδες…
Καιρός είναι η Ελλάδα να εφαρμόσει αντίμετρα. Οι Αλβανοί έχουν εθνική γλώσσα τους τον εκβιασμό. Μόνο σ' αυτή τη γλώσσα κάθονται προσοχή και (σούσα) στη βορειοηπειρωτική διάλεκτο.

Dy fjalë mbi ngjarjet e Bularatit dhe klima problematike e marrëdhënieve shqiptaro-greke


Jordan Jorgji - Lektor në Universitetin “Fan Noli”
Ceremonia e varrimit të të ndjerit në Bularat ditën e Enjte u ndoq masivisht nga auditori shqiptar dhe ai grek. Preferoj të përdor fjalën “i ndjeri” për të mos qenë pjesë e epiteteve të nxituara që u vendosën nga shumë njerëz në të dy anët e kufirit, konkretisht etiketimit si ekstremist apo si hero. Për të shmangur aspektin teknik të përballjes të armatosur me policinë – pasi për këtë do të duhej një diskutim mes profesionistëve dhe një informacion transparent e shterues – mendoj se duhet të shihen disa dimensione politike e strategjike që shoqërojnë ngjarjen në fjalë. 
Theksoj paraprakisht se kushtet që çuan drejt incidentit të Bularatit dhe ngjarjeve që pasuan atëmund të ishin parandaluar me më tepër kujdes. Në pjesën më të madhe të rasteve ekzistenca e minoriteteve etnike në brendësi të shteteve e bën të brishtë sigurinë kombëtare. Kjo brishtësi rritet kur vendi me të cilin minoriteti lidhet etnikisht dhe në ndërgjegjen kolektive kufizohet gjeografikisht me shtetin brenda të cilit ekziston minoriteti. Kështu janë për shembullmarrëdhëniet e minoritetit grek me Greqinë fqinj apo të minoritetit me ndërgjegje turke në Greqi me Turqinë fqinj (edhe pse ky i fundit konsiderohet juridikisht si minoritet fetar e jo etnik). Pra, politikë-bërësit e njohin intuitivisht faktin që politikat publike në hapësirën ku është i përqendruar minoriteti duhet të jenë më të kujdesshme se sa në rajonet e tjera, në momentin që vlerësohet se këto politika ose veprime mund të sjellin tension të panevojshëm. Për sa i përket Shqipërisë, brishtësia që ekziston teorikisht – dhe e përmendur më sipër – bëhet akoma më e madhe, si rezultat i problemeve të brendshme të demokracisë dhe institucioneve të Shtetit të së Drejtës, si dhe për shkak të çështjeve ende të pazgjidhura në marrëdhëniet me Greqinë. Mjafton një shkëndijë e vogël që situata të agravohet më tej dhe të minohen përpjekjet serioze të cilat kanë si qëllim përmirësimin e raporteve dypalëshe. 
Kur themi probleme me demokracinë, dëshiroj ti referohem kryesisht respektimit të mendimit ndryshe. Mjafton që shumica e qytetarëve, si dhe aparati shtetëror së bashku me elitat qeverisëse, të respektojnë të drejtën e shprehjes të mendimit të atij ose asaj që mendon ndryshe nga shumica. Sociologu dhe diplomati Francez i shekullit të XIX Alexis de Tocqueville e ka cilësuar “tiraninë e shumicës” si kërcënimin më të madh ndaj demokracisë. Por çfarë ndodh konkretisht në Shqipëri dhe Greqi? Ata që mendojnë se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të përmirësohen ndjeshëm transformohen në figura patetike për auditorin, veçanërisht në momentin që plas një incident.
Fatkeqësisht, ky është realiteti i marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat duket se ndikohen më shumë prej incidentit të radhës, se sa nga themelet e shëndosha shumë-vjeçare. Dhe kjo u vërtetua katërcipërisht nga shpërthimi i urrejtjes për palën tjetër, konkretisht në ceremoninë e varrimit të të ndjerit në Bularat nga disa zëra (jo nga të gjithë) që hodhën parulla urrejtje për Shqiptarët, por edhe në Shqipëri nga histeria e qindra e mijëra komenteve nëpër rrjetet sociale që kërkonin gjak. Banderola e turpshme e shfaqur nga disa tifozë të Partizanit (jo nga të gjithë) në ndeshjen me Skënderbeun plotësoi këtë urrejtje reciproke. 
Madje dhe vetë politika ra peng i pasionit të shumicës së indinjuar. Arsyeja? Sepse shumica disponon praktikisht votat e nevojshme elektorale. Si pasojë, nuk pati personalitete të aparatit shtetëror në Greqi që në komunikimin e tyre me publikun të dënonin paraprakisht aktin e armëmbajtjes nga viktima, prishjen e rendit publik, si dhe shkëmbimin e zjarrit me policinë shqiptare. Në mënyrë të ngjashme në Shqipëri jo vetëm që nuk pati përfaqësues të qeverisë por as edhe një politikan i vetëm nuk kërkoi publikisht hetim për ekzekutimin e viktimës me qëllim sqarimin e të gjithë kushteve që çuan drejt incidentit. Të dyja palët, si ne ashtu edhe Grekët u kujdesën të përcjellin tek opinioni publik respektiv mesazhin se ngjarja ishte e zbardhur pa u sqaruar më parë, ndërsa në anën tjetër të kufirit u mbajt një minutë heshtje në parlament si propozim i ish kryebashkiakut të Athinës Nikitas Kaklamanis. 
Përpos populizmit të politikës ndaj “turmokracisë”, zëri që kërkon racionalitet dhe progres gjithëpërfshirës izolohet akoma më tej prej logjikës të formës “nëse kjo do të ndodhte diku tjetër, çfarë do të bëhej”? Edhe pse zakonisht qëllimi i kësaj pyetje të sinqertë është përmirësimi i kushteve problematike tek një situatë e caktuar, praktikisht tek vendet me demokraci të brishtë induksioni përdoret me qëllim mbytjen e mendimit (racional) ndryshe. Dhe jo vetëm kaq, por sipas Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve nuk mund të kërkohet reciprocitet (duket se qëllimi i induksionit është reciprociteti) tek çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 
Nuk mund të kërkosh vënien në shënjestër të minoritarëve Grekë apo atyre sllavë në Shqipëri, meqenëse në Greqi janë vrarë disa dhjetëra Shqiptarë gjatë tre dekadave të fundit, apo sepse ish lidershipi Serb zbatoi në vitet 1990 spastrim etnik kundër Shqiptarëve të Kosovës. Hakmarrja kundër biznesit Shqiptar në Greqi dhe informacioni i rremë për bombë në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë të nesërmen e incidentit të Bularatit janë po aq ekstreme sa dhe zërat e urrejtjes të ilustruara në banderolën e shfaqur në stadiumin e qytetit të Tiranës. Prandaj dhe pyetja “çfarë do të ndodhte” duhet të zëvendësohet me logjikën konstruktive se “nuk duhet të ndodhin më të tilla incidente”. 
Këtu lind pyetja se si duhet të veprojmë në mënyrë që logjika e dëshiruar konstruktive të mos mbetet thjesht në letër por të zbatohet praktikisht? Një bazë e shëndoshë për këtë janë respektivisht Traktati i Miqësisë Shqipëri-Greqi, i firmosur në periudhën e ish-Presidentit Sali Berisha – dhe juridikisht akoma në fuqi – si dhe përpjekjet e ministrave të jashtëm Ditmir Bushati e Nikos Kotzias për zgjidhjen e pjesës më të madhe të problemeve dypalëshe në kuadrine një traktati të ri miqësie. Do të ishte e preferueshme që ky i fundit të arrihet edhe formalisht sa më parë të jetë e mundur. Një tjetër investim i nevojshëm janë politikat që Tirana duhet të ndërmarrë me minoritetet, me qëllim që këto të motivohen në përfshirjen e tyre në menaxhimin e të mirave dhe shërbimeve publike, dhe në këtë mënyrë të mos ndjehen më të distancuar nga identiteti kombëtar shqiptar. 
Nëse ndërmerren politika e veprime në të mirë të minoritetit, jo vetëm që demokratizohet shteti dhe shoqëria shqiptare, por lidershipi legjitimohet akoma më shumë për kërkimin nga partnerët Grekë të përmirësimit të mëtejshëm të kushteve të imigrantëve Shqiptarë atje. Së fundi, një aktor tjetër i rëndësishëm që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe është media tek të dy vendet. Duke pasur një rol thelbësor në formimin e opinionit publik është e nevojshme që media të ndihmojë në shmangien e ngjyrimeve të qëllimshme që shpesh herë nxisin shpërthimin e urrejtjes, urrejtje e cila vazhdon të flejë gjysmë-zgjuar në të dy anët e kufirit.