Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Πέμπτη 26 Ιουλίου 2018

Zjarri në Athinë, tymi në Tiranë/ Lutemi për Greqinë, por edhe për Shqipërinë


Elvi Fundo
Athina është përfshirë dje nga flakët dhe nga një tragjedi. Ndoshta më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë në atë vend, pasi shpesh raportohet se në zona perferike të Athinës, ka zjarre dhe të qëllimshme. Shpesh herë aludohet se bëhen edhe për të zgjeruar zonat e ndërtimit, por ajo e djeshmja duket të ketë qënë një tragjedi e padëgjuar të paktën dekadave të fundit.
Raportohet për mbi 100 të vdekur dhe për 1500 banesa të shkrumbuara.
Një zjarr i madh i cili filloi dhe përfundoi deri në zonat bregdetare, duke djegur gjithçka i dilte përpara. Qindra makina u shkrumbuan, ndërsa midis viktimave regjistrohen edhe fëmijë. Gjithçka e shkretuar, gjithçka në flakë dhe kjo ka ndodhur gati në 24 orë, ndoshta dhe më pak. Qindra e mijëra forca zjarrëfikëse, policie, emergjenca civile, kanë luftuar me flakët për të ndalur sado pak tragjedinë që kishte përfshirë Athinën.
Le të lutemi  të gjithë për këtë fatkeqësi që i ka ndodhur Greqisë dhe popullit të saj. Le të lutemi për fëmijët, familjet, të gjithë viktimat e  kësaj tragjedie. Të shpresojmë që Zoti të ndihmojë sado pak dhe të japë shpresë që ashtu si njeriu ka lindur, të përballojë me forcë këtë dhimbje dhe tragjedi.
Por përtej asaj që ndodhi në Athinë, le të shohim pak në Tiranën tonë në Shqipërinë tonë.
Në fakt flaka ishte në Athinë, por tymi duket se ka ardhur deri në Tiranë. Fatkeqësisht, pa dashur të fantazojmë diçka të keqe, a mund ta imagjinoni në rast se do të kishte flakë dhe zjarr në Shqipëri, si ai i Athinës, pra diku të kishte rënë një zjarr dhe era ta favorizonte, çfarë do të ndodhte?
Imagjinoni që Greqia është vend anëtar i NATO-s, ashtu si dhe ne, por ne nuk kemi flotë me avionë dhe helikopterë  për fikjen e zjarreve, ndërsa Greqia ka. Ne kemi një trupë të vogël zjarrëfikësish, me mjete të vjetra, dhe me paga të ulëta. Greqia ka thuajse një ushtri të madhe me zjarrëfikës, ka dhe mjaft eksperiencë në emergjencat civile, gjë që ne e kemi të pakët, dhe ato pak trupa që kemi apo ato pak specialistë, shpesh i heqim dhe i ndërrojmë për arsye politike.
E në rast se më lart u lutëm që Zoti të ndalë dorën dhe t’u japë shpresë njerëzve, dhe ne bashkë me ta lutemi  për tragjedinë e Athinës, duhet të lutemi që ngjarje të tilla të mos ndodhin në Shqipëri sepse pasojat do ishin te paimagjinueshme.
Fatkeqësi natyrore ka kudo, por ndërsa fqinjët tanë Greqia apo Italia, janë nga vendet kryesore në botë për përballimin e emergjencave civile, ne jemi pa asnjë kapacitet, ndoshta të fundit në botë, ndoshta në të njëjtin nivel me vendet afrikane dhe një zjarr i tillë do të shkaktonte një tragjedi të paimagjinueshme.
Kjo le të jetë një këmbanë alarmi për institucionet shtetërore shqiptare dhe për vetë qytetarët shqiptarë, Përtej asaj që mund të bëjë politika qytetarët duhet të jenë dhe vetë në mbrojtje të pasurisë publike. Ti  shmangen çmendurive të zjarreve të qëllimshme  në këto ditë të nxehta vere, apo sado pak të përpiqemi të mbrojmë gjithçka që është e përbashkët. Tragjedia e Athinës dhe flakët e saj janë një paralajmërim për tymin që mund të dalë dhe në Tiranë apo kudo në Shqipëri./ cna.al
 

Δεν υπάρχουν σχόλια: