Σελίδες

Ο Ράμα τρέϕει το όραμα της Μεγάλης Αλβανίας για να αποσπάσει την προσοχή του κοινού από τα εσωτερικά προβλήματα


Το Ευρωπαϊκό Συμβούλιο για τις Εξωτερικές σχέσεις, οργανισμός που απαρτίζεται από ερευνητές και πρώην αξιωματούχους της Ευρωπαϊκής Ενώσεως, σε κείμενο που δημοσιοποιείται στην επίσημη ιστοσελίδα του αναλύει την κατάσταση στα Δυτικά Βαλκάνια. Αναϕερόμενο στην Αλβανία σημειώνει:  
«Την Αλβανία μαστίζει βαθιά πολιτική διαίρεση, όπου οι πολιτικοί και οι σχέσεις μεταξύ των ϕατριών παρουσιάζονται ως σχέσεις τιμωρίας και διαϕθοράς. Σε ένα τέτοιο περιβάλλον ανθίζουν τα κυκλώματα ναρκωτικών και ξεπλύματος μαύρου χρήματος. Αντί να λάβει μέτρα γι’  αυτές τις αποτυχίες της διακυβέρνησής του, ο Έντι Ράμα, ο πρωθυπουργός της Αλβανίας, επιδεινώνει την κατάσταση, επιχειρώντας να ϕοβίσει με το σχέδιο οράματος της Μεγάλης Αλβανίας και τρέϕοντας κατ’  αυτόν τον τρόπο τις ιδέες για τη διαίρεση της Μακεδονίας», γράϕει το ECFR.     
Πηγή: Lapsi.al
http://tachydromos.org/ 

Rrëfimi special i Luftar Pajës: Ditët e mia si ’emigrant’ në Greqi, pengu ndaj gruas time



RRËFIMI/ Flet “Artisti i Popullit”: “Unë vazhdoj të punoj në Shqipëri ndërsa “lejen e krijimtarisë” e bëj në Athinë. Ndoshta, kushedi. Në të ardhmen mund të luaj ndonjë rol emigrantësh dhe jam duke studiuar karaktere” Shkoja shpesh tek kafe “Myzeqari”, një kafe në Athinë që sigurisht ia kam pagëzuar unë emrin kështu. Bëheshim gjithsej 10 burra shqiptarë dhe grekë, e uleshim të pinim nga një teke ujë të bekuar. Sapo kisha ardhur nga Shqipëria dhe isha i trishtuar, sepse e lashë vendin tim me probleme… Kështu e nis rrëfimin e tij, aktori i njohur, “Artisti i Popullit”, Luftar Paja, për kohët e tij të kaluara në Greqi …
“Mbaj mend sesi ia fillova bisedës së parë ku të gjithë më shihnin me habi.. Ne në Shqipëri i jemi përveshur punës që Europa të mos heqë akoma siklet për ne. Ndërkohë, që emigrantët shqiptarë e kanë pak keq se nuk i bëhen letrat për legalizim. 70% e familjes sime është duke u përgatitur seriozisht për këtë problem. Është kthyer në fakt në një epidemi. Sepse mbi tavolina e karrige shoh gjithnjë karta të ndryshme në greqisht. “Janë për legalizimin”, më thonë. “Bëjini, bëjini!” u them se do ju duhen. Unë vazhdoj të punoj në Shqipëri ndërsa “lejen e krijimtarisë” e bëj në Athinë. Ndoshta, kushedi. Në të ardhmen mund të luaj ndonjë rol emigrantësh dhe jam duke studiuar karaktere. Sa herë vij në kryeqytetin grek, gjëra të reja mësoj. Sepse byrazerët tanë pjellin për çdo ditë karaktere. Nuk e kuptoj pse janë kaq pjellorë këtu në dhè të huaj dhe jo në Shqipëri.
Një nga miqtë e mi është Idajet Beqiri. Me të kam gjetur belanë. Sa herë që takohemi, kur na ndodh të trokasim ndonjë gotë, ai më uron për unitetin. Edhe unë kudo që vete, sa herë trokas gotën, ngre shëndenë për unitetin. Edhe në shtëpi, trak gotën dhe këtë avaz, kam. – More burrë, po ne në unitet jemi në familje. – Dëgjo grua! – i kthehem, – për këtë llogari kërkoi Idajetit e jo mua. Ma ngjiti që ma ngjiti… Hajde gëzuar, për Unitetin.
[auto Gazmend Paja dhe prinderit e tij Luftar Paja1493226982]
Gruaja ime, Qamilja, i ka për zemër aktivitetet e emigrantëve. Së bashku me Sofika Toporen merr pjesë në të gjitha aktivitetet e tyre. Në fakt, në shtëpinë tonë ne i kemi të ndara takëmet. Unë në aktivitete serioze nuk shkoj, se po të diskutoj unë, ndonjë prej të pranishmëve mund të qeshë. Ndërsa Qamilja është tepër me namuz. Kam bërë të qesh edhe veten time, ndërsa gruan time, jo. Asaj i shkojnë aktivitetet me peshë, ku flitet për gjëra të mëdha. Mua më kanë privuar nga kjo e drejtë. Edhe po të vete, do të rri jashtë radhe, ose jashtë liste. Ajo në çdo aktivitet emigrantësh është e para, por në asnjë gazetë, s’ia kam parë emrin.
Kam nisur të zgjas flokët. Jo, s’i kam rritur për ndonjë rol, por i kam lënë për qejf. Edhe gruaja kështu më thotë, “Priji!”, por unë jam burrë dhe nuk marr urdhra nga gratë. Flokët i lashë të gjata kur filluan t’i shkurtojnë pjesa tjetër e “ekuipazhit” të shtëpisë. Dua që në shtëpi edhe me flokë të kemi një masë mesatare, që t’i përgjigjet “nivelit” mesatar të jetesës. Por me flokët kam gjetur edhe një bela tjetër. Pronari ku punon djali, i ka flokët tamam si unë. Dhe jo vetëm flokët. Edhe nga trupi, edhe nga surrati, more.
Një ditë u ulëm në një tavolinë dhe shikonim njëri-tjetrin me vëmendje. Ai shiko mua me habi, unë shiko atë. Unë prishja buzët, ai ngrinte supet. Unë psherëti, ai fërko sytë. Pastaj më tha: – Jemi njësoj. – Sikur je sozia ime. – Dëgjo, o babi yt në Greqi, o babi im në Shqipëri, diçka kanë ngatërruar. – Ka qenë ndonjëherë babai yt në Greqi? – Është “arratisur” një ditë në kohën e luftës. Ia këputa kot. -Lëre! – më thotë dhe më përqafon… Në emigracion ka shumë vështirësi, por kalohen dhe ditë të bukura. Beharin që shkoi ai “vëllami” im më dha çelësat e vilës në një fshat bregdetar në periferi të Athinës.
Ç’e do, ç’vilë ishte… Ndenjëm 20 ditë si në përrallë. Na dukej vetja si mbret. “Ah, s’e patëm fat që muajin e mjaltit ta bënim në një vilë të tillë… – i thashë gruas. – Konita re, konita… Jo gjel fare, por edhe gjel hëne gjeje aty brenda në frigorifer. Çdo dhomë dhe korridor televizor. Po të kërceje mbi dy metra, bije në det. Qejf o qerrata! Telefon edhe në banjë. E provova edhe një herë të flisja nga banja. Pse të mos e provoja? Mbase s’më vinte më ai rast…”.
Rrefimi i disa koheve me pare te Pajes se madh, shijuar gjithnje me humor!
/living/

Bushati në Dervician, Kakavijë dhe Janinë dhe marrëdhëniet me Greqinë

Nga Panajot Barka.

Fundjaven që shkoi Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme Ditmir Bushati, i shoqëruar nga Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro përshkuan një intenerar nga Gjirokastra në Janinë ku patën tre qëndrime për vizita e takime: në Dervician (në minoritetin etnik grek), në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, të Kakavijës (midis emigranteve të bllokuar) dhe në Janinë (me emigrantët nga Shqipëria në këtë qytet).
Në kompleksitetin e tyre këto tre stacione, as më shumë e as me pak, shërbyen si një pasqyrë reale të klimës në marrëdhëniet midis dy vendeve, Greqisë e Shqipërisë, nisur fillimisht nga raporti i qeverisë me minoritetin etnik grek.
Bëhet fjalë për një klimë të renduar, që shpaloset në prag të një takimi të Ministrit Bushati me Homologun grek N. Koxhas në Greqi, me pritshmeri të lartë për marrëdhëniet midis dy vendeve, të paktën sipas Bushatit dhe në momentin kohor që lidhet me nevojën e rinovimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve. Pra bëhet fjalë për një cikël të ri përkeqësimi të adresuar kryesisht nga pala shqiptare me inkubator dhe amplifikator medjat dhe si zakonisht me dimesionin antihelenë.  E reja tek ky cikël përkeqësimi nuk qëndron vetem tek fakti se tenton të injektohet tek dimesioni i marrëdhënieve njerëzore midis dy popujve, deri tani të cenuar pak ose aspak, por, për herë të parë po provokon një reagim vertikal dhe horizontal edhe në palën greke, me pikë goditjeje qeverinë shqiptare.
Por lë të analizojmë këtë situatë me pikë referimi tri stacionet e Bushatit në këtë fund jave.
Në Janinë numri i emigrantëve shqiptarë (disa ishin minoritarë grekë) më të cilët u takua Ministri numëroheshin me gishta, kur dihet se në Janinë jetojnë me qindra emigrantë shqiptarë. Ky bojkotimi masiv i Ministrit më shprehës për interesat e emigranteve nuk ka aq lidhje me humbjen e besimit të tyre ndaj politikanëve dhe qeverisjës në Shqipëri. Më shumë është tregues i kundërshtisë së tyre ndaj politikës që ndiqet nga Tirana ndaj Greqisë. Shkurt, një politikë e tillë atyre u prish shumë punë. U prish qetësinë, harmoninë, bashkëpunimin, integrimin, raportët evropiane të shumicës dërmuese të tyre të vendosura me shtetin rezidentë të tyre, Greqinë, gjë për të cilën shumë pak mendohet në Shqipëri.
Aq më e veshtirë bëhet jeta e tyre në Greqi nga çfryrjet nëpër medjat të patriotizmit, anakronik, vulgar e nacionalist antihelenë manipuluar e servirur prej politikës si një alkimi për të tërhequr vemendjen nga problemet e përditshme e të lidhura me gjënë më të thjeshtë, mbijetesën.  Pra kemi një dyzim, ose një përthyerje në qëndrimet shqiptare ndaj Greqisë. Ato qindra mijrat e shqiptarëve që jetojnë në Greqi kërkojnë nga Tirana të zbatojë një politikë miqesie, mirëkuptimi e bashkëpunimi, ndërsa, në kundërshtim frontal me ta, një pjesë e mirë e shqiptarëve në Shqipëri, sidomos opinionbërësit publik, kujtojnë se do të zgjidhin probelemet e brendshme të tyre duke prodhuar e konsumuar antihelenizëm.
Kjo gjë u evidentua me qartë në stacionin e dytë të Ministrit, atë në Kakavi. Të ndodhur  midis shqiptarëve të bllokuar për orë të tëra në kufi tek po udhëtonin për në Greqi, të dy ministrat, Bushati dhe Kumbaro, provuan reagimin e tyre të ashpër. Qytetarët shqiptarë të çliruar nga tutela politike dhe të revoltuar nga bllokimi shumëorësh në kufi, bënin fajtorë qeverinë e tyre për ato orë të mundimshme.
Atyre nuk u interesonte njoftimi zyrtar i palës greke se kufiri u mbyll për shkaqe teknike. Medjat e Tiranës kishin injektuar tek veshi i tyre i revoltës lajmin se vuajtjet e tyre ishin një hakmarrje greke për ngjarjet në Himarë !!! Dhe megjithatë ata kishin një përgjigje. Fajin ia ngarkonin Tiranës. Dhe këtë ia thoshin drejtpërdrejt dhe në sy Ministrit më kopetentë për punët e tyre. Kështu që medjat në Tiranë me hamendesimet e tyre se prapa bllokimit të kufirit nga pala greke kishte arsye politike, nuk bënin gjë tjetër veçse nxisnin nga njëra anë, revoltën ndaj qeverisë së Tiranës tek pjesa e shqiptarëve që kanë lidhur jeten e tyre reale me Greqinë, dhe nga ana tjetër antihelenizmin tek shqiptarët që duan të jetojnë me nacionalizmin e semurë.
Në këtë kendveshtrim, më i vështirë dhe më i komplikuar ishte për Bushatin dhe Kumbaron takimin në fshatin e njohur të minoritetit grek, në Dervician të Gjirokastrës. Ishte mëse e qartë që Bushatit, në prag të takimit informal ose formal me homologun e tij grek, Nikos Koxhas, i duhej një takim i tillë, madje më sa më shumë minoritarë grek të pranishëm dhe sa më shumë entusiast.
Dihet se në bisedimet e pritshme midis tyre çeshtjet e minoritetit dhe të drejtave të tij, ligjit i sapo aprovuar për minoritetet, problemi i pronave në terësi (jo vetëm në Himarë) etj, do të jenë shumë lartë në axhentën e Ministrit të Jashtëm Grek, pasi edhe sikur ai të dojë t’i anashkalojë, nuk mund të injorojë presionin politik opozitar e të opinionit publik grek.
Nga ana tjetër, lideri politik i minoritetit etnik grek në Shqipëri ka kohë që i ka hedhur urat e komunikimit me qeverinë. Ky fakt do të kishte pak rendësi nëse komuniteti i minoritetit etnik grek do të manifestonte një qëndrim ndryshe nga liderri i tij. (Ky në fakt përbënte edhe një nga synimet e Ministrit Bushati në Dervician). Fatkeqësisht, u provua se në minoritet po kthehet në fenomen pa precedent në të shkuarën klima refraktare ndaj qeverisjes.
Dhe nuk është thjeshtë produkt i lojës së kryeministrit që përplaset me Dulen për të rritur kredibilitetin e vet antihelen në mjedisin shqiptar dhe i  Dules që përplaset me Ramën për të rritur aksionet e tij të rena përtokë në minoritet (kur mbetet politikani minoritar me i pavotuar nga ky komunitet). Takimin e bojkotuan të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Minoritetit me përjashtim të atyre të PS-së në bashkinë Dropull. Organizatorët, njerëz nga minoriteti grek pranë PS-së e patën të veshtirë t’i bindnin ata për pjesëmarrje. Aq më keq kur vet ata tentuan ta shfrytëzonin situatën për të treguar forcën e tyre politike në këtë bashki, (të pranishëm në takim ishin thjeshtë anëtarë të PS-së në bashkinë e Dropullit) duke e shndërruar kështu praninë e dy ministrave në pjesë të luftës politike në homogjenitetin etnik në Dropull.
Zërat e atyre (midis tyre dhe unë) që kërkojnë që përfaqësuesit e minoritetit duhet  t’i kthehen dialogut konstruktiv me qeverinë dhe qeveria, ashtu si shumica, nuk ka pse manifeston se ka frikë nga një minoritet dhe për këtë duhet ta vendos nën kontroll, po kthehen në minorancë.

Pikënisja për një sitatë të tillë duket se kësaj here është problemi i krijuar në Himarë dhe  aprovimi i ligjit pëer minoritetet. Problemi i promovuar  në Himarë është real, por, fatkeqësisht në qasjen e tij u kap pas majës së aisbergut dhe qëllimshëm në menyrë të njëanshme. Trajtimi i problemit në Himarë si raport i një grupi himariotesh, të deklaruar të etnisë greke dhe i pasurive të tyre me ligjin në kushtet e zbatimit të një pjese të planit rregullues të qendrës historike të Himarës, nuk ka të bëjë aspak me problemin real dhe thelbin e tij këtu.
Po provohet se konflikti për zbatimin e planit rehabilitues në qëndrën historike të Himarës, po merr një zgjidhje administrative shpërblimesh për efekte të interesit publik. Palët politike e përformuan nga pozita nacionaliste, si një përplasje për interesa ernike. Kërkuan nga njëra anë të spostojnë vemendjen dhe të fshehin krimin e madhë, që nën përgjegjësinë e tyre direkte ka ndodhur dhe po ndodh në Himarë për vite më radhë. (Vihet lehtësisht re se faktorët e lartë politikë të mpleksur në problemin e Himarës tregojnë se kanë nxjerrë shpatat kundër njeri tjetrit.
Deklarojnë se kanë dokumenta shumë të renda faji ndaj njeri tjetrit, por kërcenimet arrijnë deri në vijat e kuqe të kompromisit për të ruajtur njëri tjetrin nga përgjegësitë penale) Nga ana tjetër, promovimi i problemit si antihelenizëm nga palët politike, në llogore pro dhe kundra, synon, margjinalizimin e elementit grek në Himarë, sfumimin në emër të patriotizmit të reagimit të komunitetit më të gjerë himariot dhe shoqëror për aq sa ndodhin në Himarë, për të krijuar kështu terrenin e duhur parasë së pistë dhe krimit të organizuar për ta kryer “këtë mision” me fanelë  patriotike.
Pra, shihet qartë se në përkeqësimin e marrëdhënieve me Greqinë po shkohet larg dhe pak mendohet për normalizimin e tyre. Dhe me keq, një situatë e tillë pengon dhe ngushton përditë mundësitë e kthimit pas. FUND