Σελίδες

Οι βάρβαροι επιτίθενται ξανά κατά της ορθοδοξίας στην Κορυτσά.-Barbarët sulmojnë sërish orthodhoksët në Korçë.


Οι βάρβαροι επιτίθενται ξανά κατά της ορθοδοξίας στην Κορυτσά.

Οι ορθόδοξοι στην Κορυτσά προετοιμάζονται για την μεγάλη εορτή των Χριστουγέννων. Η ήρεμη ζωή τους διαταράσσεται συνεχώς από τις επιθέσεις των ειδωλολατρών και τον εξτρεμιστών της περιοχής. Έτσι με την κάλυψη της δήθεν ληστείας, των λίγων χρημάτων, στα παρεκκλήσια, άτομα “αγνώστων” στοιχείων ξεκίνησαν μια εκστρατεία καταστροφών των χώρων λατρείας στην Κορυτσά. Έτσι την παρασκευή που μας πέρασε καταστράφηκε το παρεκκλήσι του Προφήτη Ηλία στην είσοδο της πόλης και χθες λίγο πιο κάτω κατεστράφη το παρεκκλήσι της Μεταμορφώσεως του Κυρίου που βρίσκεται στην αυλή του ομώνυμου ναού, στο πάρκο της Κορυτσάς. Από τις εικόνες που βρήκαμε διαφαίνεται το μίσος που έχουν αυτοί οι άνθρωποι στην ψυχή τους, καθώς με βαριοπούλα έχουν καταστρέψει το παρεκκλήσι. Όλοι ξέρουν ποιοι είναι αλλά κανείς δεν τολμά να το ομολογήσει. Φυσικά αυτό που συμβαίνει είναι μόνο η αρχή, γιατί είναι γνωστό πως τα εξτρεμιστικά στοιχεία αναπτύσσονται και δυναμώνουν, όσο από την κρατική και θρησκευτική προπαγάνδα τόσο και από την ανθελληνική και αντι-ορθόδοξη, προπαγάνδα των ΜΜΕ.
Ο κίνδυνος που διατρέχουν οι ορθόδοξοι είναι μεγάλος και θα πρέπει να ληφθούν μέτρα. Τέτοιες πράξεις καταστρέφουν την θρησκευτική αρμονία στην χώρα και αποτελούν ωμή κατά των ορθοδόξων και των Ελλήνων της περιοχής 

Ετοίμασε Πελασγός Κορυτσάς

Barbarët sulmojnë sërish orthodhoksët në Korçë.

Të krishterët orthodhoksë në Korçë dhe kudo në botë, po përgatiten për të festuar festën e shenjtë të Lindjes së Zotit. Jeta e tyre e qetë dhe e mbushur me dashamirësi ndaj të gjithëve tronditen vazhdimisht nga sulmet e paganëve apo ekstremistëve të zonës. Kështu nën petkun e pretendimit të vjedhjes së ato pak para që mund të ketë arka, individë të “panjohur” kanë filluar një fushatë shkatërrimi të objekteve të kultit orthodhoks në Korçë. Kështu të premte u shkatërrua me vare, kishëza e Profitit Ilia në Lëndina e Lotëve ndërsa mbrëmë u shkatërrua kishëza, e Shën Sotirit, e cila ndodhet në oborrin e kishës me të njejtin emër. Nga pamjet duket qartë urrejtja që kishin në shpirt këta njerëz. Të gjithë e dinë se cilët janë por askush nuk guxon ta pohojë. Ky fatkeqësisht është vetëm fillimi sepse dihet nga të gjithë se elementët ekstremistë po zhvillohen dhe e po fuqizohen, sa nga propaganda shtetërore, sa nga ajo mediatike dhe ajo fetare. Rreziku që iu kanoset orthodhoksëve është tepër i madh dhe duhet të merren masa. Akte të tilla minojnë klimën e mirëbesimit dhe të tolerancës në vend, të cilat duhet të mbrohen nga të gjithë, sepse këto veprime përbëjnë dhunë të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit orthodhoks. 
Pergatiti Pelasgos Koritsas






Një marrëveshje shqiptaro-greke që po konfirmohet në heshtje


Pas përfundimit të takimit të Kretës si Bushati ashtu edhe Kotzias deklaruan se nuk u arrit një një marrëveshje konkrete midis Shqipërisë e Greqisë. “MPJ njofton se të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë”, thuhej në deklaratën e njëjtë që lëshuan të dy ministritë në përfundim të këtij takimi, pritshmëritë e të cilit duhet thënë se ishin shumë të mëdha. 
Pati disa spekulime mediatike nga të dyja anët e kufirit, për rezultate konkrete, por në fund në opinion u perceptua thjesht si një takim i radhës, ku edhe një herë tjetër nuk u gjend “mesi i artë” i problematikave shumëvjeçare. Dhe kur pritej me skepticizëm edhe raundi i dytë Bushati-Kotzias, këtë herë në “fushën tonë” në Korçë, më 20 janar, Qeveria Rama në heshje na konfirmon të kundërtën. Takimi i Kretës paska prodhuar frytet e tij.

Një marrëveshje sekrete të shkruar apo një pak xhentëllmenësh këtë koha do ta tregojë së shpejti. Vendimi i Këshillit të Ministrave i 13 dhjetorit për ndërtimin e varrezave të reja të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, vetëm sa ka zbuluar pikën e parë të saj. Ndërtimi i këtyre varrezave është nga pikat thelbësore të arritjes së një marrëveshje të re me Greqinë, pasi ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke, e djathtë apo e majtë si kjo e sotmja, në bisedimet greko-shqiptare.
Publikimi në heshtje i këtij vendimi kaq të rëndësishëm nga Qeveria Rama, që mjaftohet vetëm me hedhjen në faqen zyrtare online dhe kjo me disa ditë vonesë, (paçka se në faqen online të Kryeministrisë publikimi i VKM-ve mban datën 13 dhjetor, është publikuar veç dje më 16 dhjetor), është histori më vete. Pas trompetave nacionaliste dhe trimërive ndaj fqinjit që s’na bllokon dot rrugën për në BE, plotësimi i një prej kërkesave të Greqisë, nga më të debatuarat në opinionin publik shqiptar, veçse në heshtje dhe në fundjavë mund të publikohej.
d.c./shqiptarja.com

Rruga Ime, rruga Juaj, rruga Jonë… mall dhe dhimbje për Korçën nga Ana Maria Dhamo



Korça - Rruga Pali Prifti
Korça – Rruga Pali Prifti

Rruga Ime, rruga Juaj, rruga Jonë…

mall dhe dhimbje për Korçën

nga Ana Maria Dhamo

Këtë mall të madh e hodha në letër
dhe e botova në gazetën e qyteti ku jetoj.
Sigurisht, në shqip ndoshta jam pak e varfër,
por në greqisht doli e ëmbël edhe pse nostalgjike,
është Nostalgjia e Emigrantit.
Sepse vërtet kam nostalgji për vendin tim,
për qytetin tim, për rrugicën ku u rrita
nostalgji për ëndrrat tona të djegura
dhe të realizuara për fat të keq, diku jashte atdheut…
Në këtë shkrim është nostalgjia e një emigranteje
une thjesht i hodha të gjitha ato çka ndjeva,
për rrugicën time të fëminisë
dhe për ëndrrat tona të djeguara… Anna Maria Dhamo
.
Anna Maria Dhamo
Anna Maria Dhamo
 
Kjo është rruga më e bukur në Korçë, kjo është rruga ime.
Këtu dikur bëja kolovajzë me shokët dhe shoqet e fëminisë të cilët një ditë u shpërndamë nëpër botë dhe s’dimë më as ku jemi dhe as si jemi!
Këtu luaja me cingla, gjë që tani s’e shoh më të luhet sepse tani s’ka më fëmini në këtë rrugë të mbetur bosh.
Kësaj rruge ne të rinjtë e atëhershëm, këndonim mbrëmjeve, kurse tani nuk gjen më rini në rrugë, e nëse i gjen numurohen me gishta…
Ne dashuroheshim mes këtyre rrugëve… dhe djemkat na këndonin serenatat e tyre këtyre rrugëve sot që janë kaq bosh…
Këtu në këtë rrugë, ne vajzat uleshim sofateve dhe qendisnim pajën, qendisnim ëndrrat tona, sot të mbetura aq të largëta…
Tani nuk shikoj as vajza e as sofate… Dy çupka të bukura ka rruga ime, me kë të mblidhen këto dy çupka të shkreta? Qendisjet duan shoqe dhe biseda… Sepse ne nga Korça kështu e kishim zakon dikur…
Kjo rrugë gumëzhinte nga zërat tanë dhe nga gratë e mehallës që bënin thashethemet e ditës…
Ja më bëhet sikur shikoj Ristën që mblidhte gratë dhe bënin petkat me radhë duke u mburrur kush e kush i hapte më të mira petët!
Apo Nastën (mamaja ime) që na i ra ndërmend të bënte çorga; apo Ariklia kish marrë përsipër të bënte përgatitjen e majës, e cila shtrohej në rruge me dy shufra hekuri…
Po Zmilka që i thërriste Tançit të ulej në jasteçkë se mo ftohej…
Makën që ngjitete rrugën me zor nga puna e lodhëshme..
Nestin që i hipte biçikletës nga shtepia dhe zbriste tatëpjetën që ne fëmijve na dukej aq e vështirë
As rrushi që kalonte nga shtëpia e Vangjos e shkonte deri te shtëpia e Stavros nuk ekziston më.
.
Pamje e Korçes
Pamje e Korçes
U tha, a po e prishën kur rregulluan rrugën? S’e di! Qe i bukur ajo pjergull tej e tej dhe mburreshin dy komshinjtë e mi me rrushin në vjeshtë…
Dëgjoj babin që i thërriste Vangjos t’i spërkatëte rrushin! Ishte specialist i rrushit Vangjoja, dhe e gjithë rruga atë merrte për krasitjen e tij…
Tani vetëm një burrë shikoj të zbresë rrugës. E afroj foton, po nuk është as Turi e as Guri, të vetmit djem të mëhallës sime të dikurshme…
Dhe unë vazhdoj të zbres rrugën me imagjinatën time dhe shoh sa djathtas, sa majtas… po asgjë… veç zbrazësi dhe heshtje, e cila e bën dhe më të ngurtë e më të trishtë rrugën time…
Dhe sjell ndërmend shumë kujtime të bukura, të trishtuara, të dhimbëshme por, më shumë dëshpëron kjo zbrazësirë që shoh ngado.
Shikoj Ollgën të ulur ne porta e saj, e mbledhur e bëra sa një grusht. Dëgjoj Netën t’ju thotë grave që nesër nuk punohet se është e kremte…
Ne Maqka që kishte lule jargavani – nuk e shikoj as atë, është tharë edhe ajo…
Se çdo portë e rrugës sime kishte lule, tani aëgjë më.
Edhe shtëpia ime nuk duket më që këtu se është e futur. Eh rruga e shtëpisë time, gjithnjë me barë jeshil të cilën gjithmonë e pastronte babi im. Mua më pëlqente ashtu, sepse në pranverë binte era bar… Më kënaqte ajo aroma e barit të sapo korrur. Tani është shtruar me beton dhe e bën kaq të ftohtë hyrjen e saj…
Ne ikëm dhe bashkë me ne ikën edhe kujtimet..
.
Mes miqve kur kthehem në Korçë
Mes miqve kur kthehem në Korçë
U larguan fëmijët e kësaj rruge dhe ajo tashme ka mbetur në heshtje, e ftohtë, e ngurtë, e ngushtë, pa jetë…
Tani që shkoj nëpër të, më duket sikur na qorton për vetminë e saj…
Ah, sa do të deshja të mblidheshim dhe njëherë ne fëmijët e kësaj rruge… Ta gjallëronim me ato bisedat tona sepse kemi aq shumë për të thënë… por e di, se kjo është e pamundur… Jemi të gjithë të ikur! Ne jemi brezi i të ikurve!
Duke e parë këtë rrugë m’u erdhën pak nga kujtimet tona, sepse kemi shumë, aq shume kujtime nga kjo rrugë…
Kjo është rruga ime, rruga juaj, rruga jonë, një nga rrugicat me kalldrëm të qytetit tim që gjithnjë kemi dëshirë ta quajmë Parisi i Vogël…