Σελίδες

Μία Προσευχή...-Një Lutje…


Një Lutje…

O Zot,

Sa njerëz... dhe për sa shumë arsye... e gdhijnë, me mundime dhe vështirësi.  Dërgo bekimin tënd Hyjnor për çdo përpjekje që bëhet për të mirën.

Midis tyre dhe unë, kapitem trupërisht o Zot, mundohem dhe punoj për dashurinë Tënde.

Qoftë emri Yt i lavdëruar që lejon të të ofroj edhe unë diçka, të kontribuoj edhe unë diçka në Kishën Tënde të shënjtë dhe madhështore.

E di që i neveritshëm është përpara Teje rënkimi, por... si të t’a them ndryshe o Krishti im, disa momente janë më të vështira se të tjerat.  Ka momente që ndjej lodhje tepër të rëndë.  Gjunjët përulen, sytë mbyllen, trupi i padisiplinuar nuk i bindet shpirtit.

Por ti o Zot n’a mësove që “forcat në sëmundje e dobësi përsosen”.

Qoftë gjithmonë emri Yt i lavdëruar... për dobësinë time dhe përforcimin prej Teje.  Qoftë emri Yt i lavdëruar që lejon me kaq pak të bëhen kaq shumë gjëra.

Qoftë emri Yt i lavdëruar që bekon dhe bën të mundur që përpjekia e vogël të sjellë pemë njëqindfish.

Të falenderoj Ty o Zot që zgjodhe të dobëtit dhe të vegjëlit e botës për të turpëruar të fuqishmet.

O Zot zgjate përdëllimin Tënd.  Jepu forca titanike trupave të dobët dhe të pamundur.

Jepu o Zot dëshirë, vullnet dhe vendosmëri për të kryer betejën deri në sakrificë, deri në fund.

Mbushe me flakën e Hirit Tënd shpirtin, që të fitojë mbi lodhjen,  rraskapitjen, mbi dobësinë, që kështu t’i nënshtrohet shpirtit natyra njerëzore.

Mbushe me Hirin Tënd të shënjtë punën e duarve tona të dheshme.  Amin

.................................

Një Lutje

O Zot Jisu Krisht,
I Pagabueshëm dhe i Pamëkatë Bir i Perëndisë së lartë,
ul kryet dhe gjunjëzohem përpara Teje...
Dhe të lutem, o Zot, më fal gabimet e mia...
Gabimet e mëdha dhe ato të vogla...
Gabimet e shfaqura të cilat skandalisën njerëzit,
Gabimet e fshehta të cilat tronditën ëngjëjt...
Gabimet të cilat i kuptova dhe më përulën...
Gabimet të cilat kurrë nuk i pranova por i lashë të madhohen
Gabimet të cilat shkaktuan probleme tek njerëzit përreth,
dhe të cilat shkaktuan zemërim, dhimbje dhe zhgënjim...
Më fal pra gabimet të cilat i di dhe ato që nuk i di.
Gabimet të cilat më bënë të ndjej turp, por edhe ato
të cilat më bënë që ndjej fshehurazi krenari.
Gabimet e mia o Zot m’i fal dhe fshiji...
sepse janë të shumta dhe më lodhin si një ngarkesë e rëndë
mbi supe, sepse nuk dua t’i bëj përsëri.

Ndriçomë o Jisu i Pamëkatë dhe i Pagabueshëm, të ndreq gabimet e mia...
Më ndihmo që të zëvendësoj çdo gabim timin me një vepër të drejtë dhe të mirë, me një veprim të mënçur.

Më ndihmo të pakësoj gabimet e mia, që kështu të mos mbushet jeta ime plot me zgjedhje të gabuara, por le të dalë përpara Teje si një buqetë lulesh me përcaktime të sakta dhe të ndriçuara prej Teje, si një buqetë lulesh me mendime dhe vepra të hirëshme dhe të frymëzuara prej Hirit Tënd të Shënjtë. Amin.

Η ΑΛΛΑΞΟΠΙΣΤΙΑ ΤΟΥ ΒΑΣΙΛΙΑ ΖΟΓΚ| - NDËRRIMI I BESIMIT FETAR NGA MBRETI ZOG


Φωτογραφία του Stavros Dagios.




Αυτές τις μέρες, Ο Αλβανός Πρόεδρος της Δημοκρατίας, Ιλίρ Μέτα με Προεδρικό Διάταγμα ενέκρινε την αίτηση του Αρχιεπισκόπου της Αυτοκέφαλης Αλβανικής Εκκλησίας Αναστασίου Γιαννουλάτου, για την απόκτηση της αλβανικής ιθαγένειας, μία καθυστερημένη απόφαση, αλλά αποδεικνύουσα την πολιτική ωριμότητα της αλβανικής πολιτικής τάξης. Με την ευκαιρία, μερικές σκέψεις για την στάση των Αλβανών λειτουργών για τον κλήρο και τη θρησκεία. Κατά την εποχή της κομμουνιστικής τυραννικής επιβολής, η κατεστημένη θέση ότι ο αλβανικός λαός υπήρξε, ανά τους αιώνες, αθεϊστικός –κηρυγμένη πομπωδώς ενώπιων των φανατισμένων ακροατηρίων- ήταν θελκτική, γιατί σύμφωνα με την μαρξιστική ορθοδοξία η θρησκεία ήταν όπιο για το λαού. Ο Enver Hoxha κήρυξε έναν απηνή αγώνα κατά της θρησκευτικής πίστης, έως ότου απαγόρευε διά ροπάλου την άσκηση των θρησκευτικών δικαιωμάτων, αν και η θρησκεία κήρυττε την πανανθρώπινη ιδέα της αγάπης, της ανεκτικότητας και της άφεσης των αμαρτιών, δηλαδή τοποθετείτο κατά της βίας. Στην ουσία, αυτή η πολιτική συνιστούσε κατάφορη διάβρωση των αιώνιων αξιών, της παιδείας και της ηθικής που υπερασπίζουν την οικογένεια και την αγάπη του ανθρώπου για τον άνθρωπο. Το κομμουνιστικό καθεστώς κατέστειλε ανηλεώς τους κληρικούς, φυλακίζοντας και οδηγώντας τους στα στρατόπεδα καταναγκαστικών έργων με δολερές και αστείες κατηγορίες για ύψιστη προδοσία. Ήταν παράλογο να πιστέψει κανείς ότι οι Καθολικός και ο Ορθόδοξος κλήρος ήταν μέρος των κατασκοπευτικών και πρακτορικών σχεδίων των Αμερικανών για τον εδαφικό ακρωτηριασμό και την εδαφική κατάρρευση της Αλβανίας. Αλλά ο Enver Hoxha επέλεγε αυτή τη στάση –ήτοι την κήρυξη της εκκλησίας ως φόβητρου - αφού ο κλήρος, ειδικά ο Καθολικός κλήρος, ανήκε στην εκλεπτυσμένη διανόηση της χώρας και επωμιζόταν λειτούργημα πνευματικού ταγού, παραβιάζοντας έτσι τον απολυταρχισμό της τυραννικής του εξουσίας. Ομοίως, για πολιτικό κεφάλαιο και κοινό εμπορικό και ωφελιμιστικό κέρδος - αλλά σε αντίθετη κατεύθυνση- κι ο βασιλιάς Ζογκ ήθελε τη θρησκεία και τον κλήρο, ο οποίος το 1958 μετονομάστηκε από Αχμέτ στον Αντωνίο με αντάλλαγμα ένα παχυλό χρηματικό ποσό, σύμφωνα με δημοσιεύματα της εποχής.


Atypari Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, një vendim i vonuar, por që tregon emancipimin e mendësisë politike të klases politike shqiptare. Me këtë rast disa mendime për qëndrimin e zyrtareve shqiptarë ndaj klerit në fillin e kohëve. Në kohën e sundimit tiranik komunist teza e institucionalizuar se populli shqiptar ishte ndër shekuj ateist, shpallur me bujë në auditorë, ishte mikluese, pasi sipas mendësisë marksiste feja ishte opium për popullin. Enver Hoxha i shpalli një luftë të pamëshirshme besimit fetar deri sa e ndaloi me ligj ushtrimin e të drejtëve fetare dhe të besimit, paçka se feja predikonte idenë e dashurisë, tolerancës dhe faljen e mëkateve, pra ishte kundër dhunës. Në thelb kjo politikë ishte një erozion ndaj vlerave, edukatës dhe etikës shumëshekullore të njerëzimit që mbronte familjen dhe dashurinë e njeriut ndaj njeriut. Ndoqi pa mëshirë klerikët, i burgosi dhe i zhduku pa ngurrim në kampe përqendrimi dhe në burgje me akuza çnjerëzore dhe pa baza për tradhti të lartë ndaj atdheut. Ishte absurde të mendoje se kleri katolik dhe ai ortodoks parashtronte plane diversioniste dhe komplotiste për cungimin territorial të Shqipërisë. Por Enver Hoxha e donte për kapital politik këtë qëndrim –d.m.th. trajtimin e fesë si gogol- pasi kleri, sidomos kleri katolik, i përkiste inteligjencës së kulturuar të vendit dhe luante rolin e udhëheqësit shpirtëror, pra i cenonte absolutizmin e pushtetit të tij tiranik. Po kështu për kapital politik dhe përfitime ordinere tregtare –por në sens tjetër- e donte fenë dhe klerin edhe mbreti Zog i cili në vitin 1958 ndërroi emrin nga Ahmet në Antonio në këmbim të një shume të madhe monetare, sipas shtypit te kohes.
Φωτογραφία του Stavros Dagios.

Η απόδοση υπηκοότητα στον Αναστάσιο: Ο Μέτα έβαλε τέλος στην Συλλογική μας βλακεία! - Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv

Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv

Από τον Αρτάν Χότζα

Στον Μακαριότατο, Αρχιεπίσκοπο Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας, καθηγητή Δόκτωρ Αναστάσιο Γιαννουλάτο, αποδόθηκε τρεις μέρες νωρίτερα η αλβανική υπηκοότητα από τον Πρόεδρος της Δημοκρατίας την αυτού Εξοχότητα  κ Ιλλύρ Μέτα.
Το αίτημα το οποίο είχε υποβληθεί το 1992 έγινε δεκτό μετά από 25 χρόνια. Μετά από ένα τέταρτο του αιώνα κατά το οποίο ο Αναστάσιος επιβεβαίωσε καθημερινά την με συνέπεια πως από την αρχή είχε έρθει με την ξεκάθαρη και μοναδική αποστολή αυτό της ανασύστασης της Ορθόδοξης Αυτοκέφαλης Εκκλησίας της Αλβανίας  πράγμα που στην συνέχεια βίωσε ένα τέταρτο του αιώνα εδώ μεταξύ μας ως ένας χριστιανός ιεραπόστολος. Φτάνοντας στα όρια της κατανόησης, τα πρώτα 10 -15 χρόνια θα μπορούσε να δικαιολογηθεί κάθε είδος σκεπτικισμού και υποψίας στα κανονικά μυαλά των αλβανών που ως πηγή είχαν την εθνική του καταγωγή.
Πέρα από αυτό, η αναβολή του αιτήματος για   υπηκοότητα, πήρε την μορφή ανωμαλίας που συνεχίστηκε από την αδράνεια μέχρι και την συλλογική βλακεία, που κάποιοι την εξέφρασαν με φωνή και άλλοι σιωπηλά .
Ο Πρόεδρος Ιλλύρ Μέτα έδωσε τέλος στην συλλογική μας βλακεία. Τον ευχαριστώ για αυτό αλλά περισσότερο ευχαριστώ τον Μακαριότατο που με την υπομονή και την κατανόηση ενός χριστιανού ιεραπόστολου μας έδωσε όλο το απαραίτητο χρόνο για να αυτογιατρευτούμε από την συλλογική μας βλακεία.
Όσο αφορά τα αγιάτρευτα άτομα, ο Μακαριότατος θα συνεχίσει ακατάπαυστα να τα συγχωρεί και να προσεύχεται γι’ αυτούς.
Επιμέλεια- Μετάφραση Πελασγός Κορυτσάς
Nga Artan Hoxha

Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri në greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta.
Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision - ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë - e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.
Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.
Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.
Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për t’u vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.
Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta./360grade.al/