Η
σελίδα μας σας προσφέρει ένα μοναδικό ιστορικό βίντεο με ελληνικούς
υπότιτλους από το Αλβανικό Αρχείο- Ταινιοθήκη.
2
Ιουλίου 1978. Ομάδα Ελλήνων Καλλιτεχνών επισκέπτονται την Αλβανία στα πλαίσια
βελτίωσης των σχέσεων μεταξύ των δύο χωρών. Χορευτές και τραγουδιστές
αποτελούν την ομάδα. Μεταξύ αυτών, ο Γιώργος Κατσαρός, ο Γιάννης Πάριος, η
Πολίνα, Θεόδωρο Κρίτα, Στυλιανός Μπέλλος και τον Θανάση Πολυκανδριώτη κ.α.
Η
περιοδεία ξεκίνησε από τους Αγίους Σαράντα και συνεχίστηκε στο Αργυρόκαστρο,
Δρόπολη, στην υπόλοιποι Αλβανία και έκλεισε στην Κορυτσά.
Φυσικά
την διαδρομή αυτή το Κομμουνιστικό Καθεστώς το χρησιμοποίησε προπαγανδιστικά
στο εσωτερικό της χώρας καθώς σε κάθε πόλη πήγαιναν τους επισκέπτες σε
διάφορα σημεία όπως μουσεία κ.α για να θαυμάσουν τα θαύματα και τα
επιτεύγματα του κομμουνισμού. Την ίδια στιγμή ο κόσμος υπέφερε. Αυτή είναι η
όψη του κομμουνισμού δεν υπάρχει χειρότερο πολιτικό σύστημα και πρέπει να
εξαφανιστεί από προσώπου γης αυτή η ιδεολογία που στρέφεται ενάντια στον ίδιο
τον άνθρωπο και την ελευθερία του. Εμείς το βιώσαμε σε κανέναν δεν το ευχόμαστε
να το βιώσει.
|
Faqja jonë ju ofron një video historike
me titra greqisht nga Arkvi i Filmit Shqiptar.
Në dt 2 Korrik 1978, një grup artistësh
Grek vizituan Shqipërinë në kontekstin e përmirësimit të marrdhënieve
ndërmjet dy vendeve. Kërcimtarë dhe këngëtarë janë pjesë të këtij grupi. Ndër
ta Jorgo Kacaros, Jani Parios, Polina, Theodhor Krita,
Stilianos Bello , Thanasi Polikandhrioti etj.
Kjo vizitë filloi në Sarandë dhe
vazhdoi në Gjirokastër, Dropull në të gjithë Shqipërinë me stacion të fundit
Korçën. Natyrisht ky udhëtim u përdor për propagandë të brendshme nga sistemi.
Në çdo qyteti vizistorët vizitonin pika të rëndësishme si muzeun etj me
qëllim që vizitori të mrekullohej me mrekullitë e komunizmit. Në të njejëtn
kohë populli vuante. Ky është aplikimi dhe fytyra e vërtetë e komunizmit i cili është sistemi më i keq politik dhe do
të ishte mirë të zhdukej nga faqja e dheut kjo ideologji antihumane që
kthehet kundër njeriut dhe lirisë së tij. Ne e jetuam, urojmë që askush tjetër
të mos e jetojë.
|
ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΉ ΕΦΗΜΕΡΙΣ ΠΟΛΙΤΙΣΤΙΚΉ ΙΣΤΟΡΙΚΉ ΟΡΘΌΔΟΞΗ ΤΩΝ ΚΟΡΥΤΣΑΙΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΏΝ - GAZETË ELEKTRONIKE, KULTURORE, HISTORIKE, ORTHODHOKSE E KORÇARËVE EPIROTË
Σελίδες
Γιάννης Πάριος και άλλοι Έλληνες Καλλιτέχνες στην Αλβανία του Ε Χότζα! (Ελληνικούς Υπότιτλους)
LETËR NGA FSHATI QË REFUZON TE FLASË SHQIP
I nderuar bashështetas shqiptar i Top Channelit,
Të shtunën u transmentua në Top Channel një emision për fshatin Derviçan të Dropullit, nga seria “Fshatra në Shqipëri”, me titullin “Derviciani, fshati që refuzon shqipen” nga gazetarja Ilnisa Agolli.
Porsa pashë titullin bombastik në linkun e kanalit në youtube,
mendova ububu, kush ishte ky gjëmëmadh apo gjëmëmadhe, që na nxori
bojën. Kjo fjalë, më është fiksuar nga leximet e hershme të veprave të
Kadaresë, atëherë kur lexoja pothuajse shqip dhe pakëz greqisht.
Në përshkrimin e vendosur në link, i cili brenda pak orëve pati më
shumë se 10.000 shikues, thuhet: “Për shkak të minoritetit etnik grek në
zonën e Dropullit të qarkut Gjirokastër, ngjall jo pak interes për t’u
vizituar fshati më i madh aty. Derviciani! E çuditshme është se aty
hasesh me vështirësi të mëdha komunikative edhe pse je në tokë
shpiptare. Banorët njohin të dyja gjuhët, por shqipen e refuzojnë.
Megjithatë, aty ka ende kode komunikimi”. Gazetaren në fjalë nuk e njoh,
as di nëse, para se të nisej për Dropull, kish marrë udhëzime të qarta,
se ku ta fokusonte emisionin. Fjalët kyçe “tokë shqiptare”, “minoritet
etnik grek”, “vështirësi të mëdha komunikative”, do të mjaftonin për të
joshur me mijëra shikues.
Në ndryshim nga emri zyrtar, derviçanjotët i thonë fshatit të tyre
Derviçan, pa i- mes ç-së dhe a-së. Gazetarja i drejtohet një burri të
moshuar me pyetjen “Flisni shqip?”. Shoh se kalimtari i parë ishte Mili,
i cili për t’iu shmangur kamerës, parapëlqeu të mos bëzante. Ky ishte i
dyshuari i parë, agjenti i parë grek. Më pas kamera ndalet te një
tjetër kalimtar, i cili me një shqipe të rrjedhshme, u tregua më
kavalier ndaj pyetjeve të gazetares. Gazeterja e fillon komunikimin me:
“Tani ju jeni minoritet etnik grek, si është kjo puna”. Kalimtari i
përgjigjet, që “si çdo shtet, që ka minoritet”, për t’i lënë të kuptojë,
që Shqipëria nuk përbën ndonjë përjashtim. Rënien e një borie dhe
trembjen, që shkaktojnë dritat e makinës, kur bien mbi fytyrën e të
intervistuarit, gazeterja e interpreton si “refuzim për të folur shqip”
ose “frikë për të folur shqip”. Çdo komunikim me shikuesin e paraprin me
“Banorët e Dervicianit nuk lejojnë të flitet shqip”. E tronditur nga ky
zbulim ngjethës, gazetarja interviston një sërë plakash pa dhëmbë, të
cilat qëllimisht s’kuptonin fjalorin e thjeshtë të gazetares, dhe
largoheshin tinëz. E vendosur për ta kryer misionin deri në fund, arrin
të gjejë ish-mësuesin e fshatit, tashmë 85 vjeçar, për t’u marrë vesh me
të si shqiptarja me shqiptarin. Ai i flet për historinë e Derviçanit,
marrëdhënien me fshatin fqinjë Lazaratin, ku ai kishte punuar si mësues,
dhe detaje të tjera rreth dropullitëve. Por, ndoshta mësuesi Masho s’e
pa të udhës që të fliste për vitet e tij të burgut në kohën e
komunizmit.
Gazetarja, disi e shqetësuar, që s’po ndeshte ndonjë kope bagëtish,
për t’i përçuar shikuesit ndjesinë që ndodhet në një fshat të
mirëfilltë, ndesh më në fund një fshatar – bariun. Për fatin e mirë a të
keq të gazetares, fshatari jo vetëm, që iu përgjigj pa mëdyshje pyetje
të saj në shqip, por edhe i dha, që të përkëdhelte qengjin e tij
minoritar. I vetmi etyd paqësor dhe i një bukurie të veçantë, ishte
vizita në kishën e fshatit, rreth së cilës gazetarja kishte një
informacion të admirueshëm nga një shoqërues vendas.
Shpresoja që ndoshta gazetarja do shkonte edhe në shkollën e fshatit,
e cila është shkolla më e madhe e zonës së Dropullit, por nxënësve nuk
iu desh të kalonin testin linguistik dhe gjenetik të Top Channel-it. Në
të njëjtën shkollë dikur ka dhënë mësim edhe Sterjo Spasse, një prej
shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, që i përkiste pakicës maqedonase të
Shqipërisë. Mund të kërkonin të filmonin një orë mësimi në shqip ose
greqisht, të intervistonin ndonjë prej mësuesve, por kamera dukej sikur
orientohej vetvetiu në pamje gjysmë të errëta dhe mbi fytyra të
trembura.
Gjithashtu, në hyrje të fshatit, ngrihet statuja e një prej
futbollistëve më të njohur derviçanjotë dhe yjeve të kombëtares
shqiptare të atëhershme, Lefter Millos, i cili humbi jetën në një
aksident rrugor në Greqi, në vitin 1997. Nëse Millo do të ishte ende
gjallë, pyetjet alla dedektive të gazetares, do ta shndërronin në
statujë të heshtur. Për një çast i përfytyrova topkanalistët të
drejtohen për te varrezat e fshatit, dhe të shokuar nga zbulimi i emrave
dhe mbishkrimeve pothuajse ekskluzivisht në gjuhën greke, të kërkojnë
të gjejnë qoftë edhe një emër të vetëm në shqip.
Desha t’i thoja, që shumë vite të shkuara, në Derviçan dhe në fshatin
ngjitur, në Goranxi, janë bërë xhirimet e filmit të njohur shqiptar, Vitet e Pritjes.
Si ide alternative, mund t’i propozoja të kërkonte të shkonte në një
nga shtëpitë tradicionale, ku u xhiruan skenat e famshme të kumteve
kobzeza, ku tre burra nga fshati u dorëzonin familjarëve, lajmin e
vdekjes së të afërmit të tyre në emigracion; të kërkonte ish-kafenenë
historike afër kishës, ku u xhirua i njëjti film; të fliste me njerëz të
administratës lokale, por edhe me njerëz të thjeshtë, për
shpërfytyrimin e arkitekturës tradicionale të Derviçanit, dhe nëse po
merren gjë masa mbrojtëse; të shkonte në pallatin e kulturës, që ndodhet
në qendër të fshatit, në piaca, siç i thonë vendasit, i cili
dikur ka shërbyer edhe si kinema dhe vend koncertesh nga ansamble të
ndryshme kombëtare; të intervistonte Jorgo Konomin, një nga shoferët e
paktë të autokinemasë të asaj kohe në Shqipëri; të shkonte në ambulancën
e fshatit, ku mund të fliste shumë lirshëm shqip me personelin
mjekësor; të pyeste për lidhjet e banorëve të Derviçanit me
Gjirokastrën, që i ndan një distancë prej më pak se shtatë kilometra,
dhe që pjesa më e madhe e burrave të fshatit punonte në qytet gjatë
kohës së komunizmit; mbi lidhjet me Janinën, që është qyteti më i afërt i
Greqisë, dhe që tradicionalisht këto dy qytete kanë qenë qendrat më të
afërta urbanistike me krahinën e Dropullit.
Por, në të kundërt, qëllimi i topkanalistëve, nuk ishte rrëfimi i
këtij fshati, i zakoneve lokale, i kuzhinës tradicionale, veshjeve dhe
gjithfarë kurioziteti tjetër, që lidhet me gazetarinë e udhëtimit, por
ekspertiza e vetëdijes së tyre gjuhësore dhe kombëtare në thembër të
Shqipërisë.
Emisione të tilla, që zgjedhin në mënyrë kaq të përciptë dhe tinëzare
njëkohësisht, të çorientojnë shikuesin, duke u përqendruar në detajin e
etnisë së huaj dhe duke i prezantuar banorët e një fshati të caktuar,
si bukëshkalë, armiqësorë dhe të bujtur në tokën e shqiponjave, nuk
synojnë në njohjen e tjetrit dhe bashkekzistencën e kulturave të
ndryshme, por në kultivimin e një race të veçantë: atë të klikuesve
militantë.
© 2020, Eleana Zhako. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptë kopjimi pa lejen e autores.
Δημοκρατική Ένωση Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας «ΟΜΟΝΟΙΑ»-ΑΝΑΚΟΙΝΩΣΗ ΤΥΠΟΥ- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ΟΜΟΝΟΙΑ- KOMUNIKATË PËR SHTYP
Δημοκρατική Ένωση Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας
«ΟΜΟΝΟΙΑ»
Αγ. Σαράντα, στις 15 Ιανουαρίου 2020
ΑΝΑΚΟΙΝΩΣΗ ΤΥΠΟΥ
Εκφράζουμε
τη βαθύτερη ανησυχία μας, για την πύκνωση των περιπτώσεων και την
αύξηση της εντάσεως του προσβλητικού και προκλητικού περιεχομένου σε
τηλεοπτικές εκπομπές, ηλεκτρονικές ανακοινώσεις και αναρτήσεις σε μέσα
κοινωνικής δικτύωσης που αναφέρονται στην Εθνική Ελληνική Μειονότητα
στην Αλβανία.
Ειδικότερα, στο τηλεοπτικό κανάλι με εθνική κάλυψη κι εμβέλεια, Top Channel,
στη χρονική διάρκεια ολίγων μηνών, υπήρξαν τέσσερις εκπομπές οι οποίες
ξεπέρασαν τα εσκαμμένα και τα όρια της ομαλής επικοινωνίας, στο σημείο
που θα μπορούσαμε να χαρακτηρίσουμε ως προσβολή για τα μέλη και τις
κοινότητες της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας. Η γραμμή του καναλιού, οι
σχέσεις και οι γνωστές διασυνδέσεις αυτού του μιντιακού ομίλου με την
Κυβέρνηση, προκαλούν τη δικαιολογημένη ανησυχία, ότι η καμπάνια
πρόκλησης εντάσεως στους κόλπους και στις κοινότητες της Εθνικής
Ελληνικής Μειονότητας, αλλά και της κοινωνίας μας ευρύτερα, δεν είναι
μία τυχαία σύμπτωση.
Καταγγέλλοντας
δημόσια τις περιπτώσεις αυτές, απευθύνουμε έκκληση να επανεξετάσουν τη
στάση τους και να εισέλθουν σε αποδεκτές επιλογές δημόσιας
επικοινωνίας, οι οποίες, σε κάθε περίπτωση, θα πρέπει να τηρούν
αποστάσεις από φαινόμενα που προσβάλλουν το καθεστώς της Εθνικής
Ελληνικής Μειονότητας, την ισχύουσα νομοθεσία κατά των διακρίσεων και,
ειδικά, την φιλότιμη προσπάθεια για τη συνέχεια της ειρηνικής
συνύπαρξης.
Από
πλευράς μας, πάντως, επιφυλασσόμαστε του δικαιώματός να απευθυνθούμε
στις ανεξάρτητες αρχές που έχουν καθήκον την επιτήρηση των τηλεοπτικών
παραγωγών και την παραβίαση της ισότητας των πολιτών με μεθόδους
προσβολής και διακρίσεων.
Εκ του Γραφείο Τύπου κι Ενημέρωσης
ΔΕΕΕΜ – ΟΜΟΝΟIA
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek
ΟΜΟΝΟΙΑ
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Sarandë, më 15 janar 2020
Shprehim
shqetësimin e thellë, për shpeshtimin në raste dhe rritjen e
intensitetit të përmbajtjes irrituese dhe provokative në emisione
televizive, publikime dhe postime elektronike, ne portale ose rrjete
sociale qe i referohen Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri.
Veçanërisht,
në kanalin televiziv me mbulim kombëtar, Top Channel, vetëm në harkun
kohor të pak muajve, pati katër emisione të cilat kapërcejnë pragun e
komunikimit normal dhe mund të karakterizohen si denigruese për
pjesëtaret dhe komunitetet e MEG. Linja editoriale, lidhjet dhe
ndërlidhjet e njohura të këtij grupi mediatik me Qeverinë ngjallin
shqetësimin e justifikuar se kjo fushatë tensionimi në gjirin dhe në
komunitetet e MEG dhe trazimi i marrëdhënies të tij me shoqërinë më
gjerë, nuk është një koincidencë e rastësishme.
Duke
i denoncuar publikisht këto raste bëjmë thirrje qe te rishikojnë
qëndrimet dhe zgjedhjet e pranuara të komunikimit publik qe duhet të
qëndrojnë larg fenomeneve qe cenojnë pozitën e MEG, kuadrin ligjor
antidiskriminim dhe, sidomos, përpjekjen sfiduese për vijimin e
bashkekzistencës paqësore.
Rezervohemi
sidoqoftë, në të drejtën tonë për t’iu drejtuar autoriteteve të
pavarura qe e kanë për detyrë mbikëqyrjen e emetimeve televizive dhe
shkeljen e barazisë së shtetasve me metoda denigrimi dhe diskriminim.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit
BDMEG OMONOIA
Εγγραφή σε:
Σχόλια (Atom)