Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Δευτέρα 28 Αυγούστου 2017

Komunikatë për shtyp: Represion shtetëror në dëm të biznesit dhe komunitetit të Himarës


 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Komunikatë për shtyp

Tema: Represion shtetëror në dëm të biznesit dhe komunitetit të Himarës

Në terrin informativ që tentohet të instalohet si standard i sjelljes publike në vend dhe duke përfituar nga zbutja e vëmendjes së opinionit publik për shkak të pushimeve verore, aparati shtetëror shumëformësh po realizon këto ditë fushatën e radhës së represionit në zonën e Himarës. Me inspektime tendencioze selektive, praktika diskriminuese në kurriz të qytetarëve që vijojnë të mos jenë njësuar me politikat e qeverisë qendrore apo autoritetit lokal po gjobiten biznese duke synuar përmes penalizimit financiar të kontrollohet ndërgjegjja qytetare.
Duke qenë gjithmonë konsekuentë në nevojën e ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme të shtetit të së drejtës por njëherësh në parimin e barazisë para ligjit të qytetarëve pavarësisht origjinës etnike apo bindjeve politike, denoncojmë aksionin represiv të qeverisë Rama. Komuniteti lokal në periudha të një aktiviteti ekonomik të zbehtë për shkak të konjukturave më të gjera në vend,  duhet stimuluar dhe jo penguar në përfitimet ligjore nga sezoni dhe lëvizja turistike.
Nuk është e lehtë të kontrollohet me këto mjete anakronike reagimi qytetar. Përkundrazi paralajmërohet frymëzuesi i sjelljeve të tilla diakronike represive në trevat e Himarës dhe më gjerë se rezistenca politike e jonë nuk ka për të reshtur.

Tiranë, më 10 Gusht 2017

Δεν υπάρχουν σχόλια: