Foto nga - Η φωτογραφία από UGO.AL
|
Në Vithkuq u kremtua kujtimi i Shën Nikodhimit Liturgjia Hyjnore u kryesua nga Mitropoliti Anastas, me
pjesëmarrjen e besimtarëve nga Vithkuqi, Korça dhe zonat përreth. Në Vithkuq të Korçës, vendlindjen e Shën Nikodhimit, u kremtua sot me
madhështi kujtimi i dëshmorit të ri, i cili lidhet ngushtë me historinë
shpirtërore të kësaj krahine dhe me dëshminë e krishterë në Berat. Liturgjia Hyjnore panigjerike u kryesua nga Mitropoliti i Korçës,
Hirësia e Tij Imzot Anastasi, i shoqëruar nga klerikë të Mitropolisë dhe nga
Atë Dhimitër Prifti, famullitari i Vithkuqit. Në shërbesë morën pjesë besimtarë të shumtë nga Vithkuqi, qyteti i
Korçës dhe zona përreth. I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i
Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias, si dhe Kryetari i Qarkut, z. Petrika
Tollkuçi. Kryepsalti Theodhor Peci, drejtor i Shkollës “Thavor” të muzikës
bizantine, drejtoi korrin e vogël bizantin, i cili psali gjatë gjithë
Liturgjisë Hyjnore. Në shërbesë u këndua edhe përlëshorja e Shën Nikodhimit,
e shkruar nga vetë ai. Në fund të Liturgjisë u krye litania e ikonës së Shën Nikodhimit
rreth kishës, si shenjë nderimi për shenjtorin dhe si dëshmi e lidhjes së
gjallë të komunitetit me kujtimin e tij. Në vend të predikimit, besimtarët dëgjuan jetën e Shën Nikodhimit. Në
përfundim, Mitropoliti Anastas e komentoi këtë jetë, duke theksuar se shenjti
nuk është një figurë e largët për banorët e Vithkuqit, por një bashkëqytetar
dhe bir i këtij vendi. Ai kujtoi se Shën Nikodhimi piu ujë nga të njëjtat burime dhe jetoi
në të njëjtën tokë ku jetojnë sot vithkuqarët. Për këtë arsye, sipas
Mitropolitit, besimtarët nuk duhet ta kujtojnë vetëm si shenjtor të
historisë, por të bëhen “bashkëqytetarë të tij me Krishtin”, duke marrë
pendimin dhe jetën e tij si shembull. Duke iu referuar litanisë së ikonës, Hirësia e Tij theksoi se kjo
shërbesë nuk është thjesht një ecje rreth kishës, por një shenjë shpirtërore.
Ajo tregon se besimtarët ndjekin jetën, shembullin dhe rrugën e shenjtorit. Shën Nikodhimi lindi në Vithkuq, nga prindër shqiptarë dhe
shpresëtarë. Më vonë u vendos në
Berat, ku punonte si rrobaqepës. Pas një periudhe të dhimbshme largimi nga
besimi, ai u kthye me pendim në Malin e Shenjtë, ku u qeth murg me emrin
Nikodhim. Pas viteve të kreshmës,
lotëve dhe pendimit, ai u kthye në Berat për të pohuar Krishtin përpara
njerëzve. Atje u kap, u torturua dhe pranoi martirizimin, duke dëshmuar se
mëshira e Perëndisë është më e madhe se çdo rënie, kur njeriu kthehet me
pendim të sinqertë. Sipas traditës, qëndresa e
tij ndikoi edhe te banorët e zonës së Shpiragut, të cilët, pasi panë
heroizmin e dëshmorit, u forcuan në besimin e krishterë. Mitropoliti Anastas i ftoi
familjet e reja të Vithkuqit që t’u vendosin djemve të tyre emrin e shenjtit,
në mënyrë që kujtimi, shembulli dhe vepra e Shën Nikodhimit të mbeten të
gjalla në këtë vend. Kisha e re, ku u krye
Liturgjia Hyjnore, është ndërtuar pas vitit 1990 për nder të këtij shenjtori.
Kjo e bën kremtimin jo vetëm një përkujtim historik, por edhe një dëshmi të
ringjalljes së jetës kishtare pas viteve të monizmit. Në fund, Mitropoliti i
Korçës u uroi të gjithëve që të kenë ndërmjetësimet e Shën Nikodhimit dhe ta
ruajnë të gjallë kujtimin e tij në jetë, në familje dhe në besim. burimi UGO.AL |
Ο Άγιος Νικόδημος τιμήθηκε στη γενέτειρά του, το Βυθκούκι Ο εορτασμός του Αγίου Νικοδήμου στο Βυθκούκι, γενέτειρα του
νεομάρτυρα, του Μητροπολίτη Κορυτσάς κ. Αναστασίου. Στο Βυθκούκι της Κορυτσάς, τη γενέτειρα του Αγίου Νικοδήμου, τιμήθηκε
σήμερα με λαμπρότητα η μνήμη του νεομάρτυρα, ο οποίος συνδέεται στενά με την
πνευματική ιστορία της περιοχής και με τη χριστιανική μαρτυρία στο Βεράτι. |
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου