Μετάβαση στο κύριο περιεχόμενο

Tregim i çuditshëm i një prifti që u kthye nga jeta tjetër për t’u pajtuar me një dhjak!

Dhjaku vajti në mes të natës në kishë dhe qëndroi jashtë në hyrje. Pas pak erdhi një njeri të cilin dhjaku e përshëndeti dhe i dha letrën e asketit. Ai e lexoi dhe filloi të qajë me përulje duke thënë: «Kush jam unë që të guxoj të bëj një vepër të tillë? Por, shpresoj në uratat e atij që të dërgoi, prandaj do guxoj, megjithëse është mbi fuqitë e mia».
Siç qëndronte përpara dyerve të mbyllura të kishës, mbylli gjunjët dhe ngriti duart dhe mëndjen e tij lart në qiell dhe u lut me zë të ulët tek Perëndia. Pas pak u ngrit edhe tha: « Hape për ne derën e mëshirës Tënde, o Zot» dhe për çudi, u hapën vetë dyert dhe hynë me dhjakun në parahyrje të kishës. Duke qëndruar përpara dyerve të argje ndta të kishës, bëri lutjen e zakonshme, ky njeri i çuditshëm, dhe u hapën edhe ato. Hyri brënda në Kishë kurse dhjakun e la në parahyrje ku pa një skenë paradoksale! Pa se nga çatia e Kishës zbriti një dritë në kokën e atij buri dhe në të gjithë Kishën, dhe kudo që shkonte ai e ndiqte ai rezatimi i ndritshëm. Kur ariti në Tryezën e Shenjtë u gjunjëzua dhe u lut. Pastaj doli jashtë ku ishte dhjaku, i cili ishte çuditur duke parë gjëra të tilla të çuditëshme dhe nuk guxonte t’i afrohet një njeriu të tillë, fytyra e të cilit shkëlqente si e engjëllit. Bile pyeste vetën: «Mos vallë ky është engjëll dhe jo njeri»? Duke kuptuar me syrin e tij largpamës ky engjëll tokësor, mendimet e dhjakut i tha: «Pse lodhesh dhe tronditesh me mendimet e tua për mua, njeriu im? Më beso se edhe unë jam njeri i vdekshëm si ti, prej trupi dhe shpirti Profesioni im është sekretar i një familjeje të pasur dhe nga kjo punë nxjerr të nevojshmet për jetën time, por Përkujdesja Hyjnore që qeveris çdo gjë në mënyrë të përsosur, shumë herë edhe me njerëz të thjeshtë si unë, bën gjëra të çuditëshme. Veçse tani, vëlla, le të shkojmë tek problemi yt për të cilin erdhëm».
Duke shkuar që të dy bashkë në pazar arritën në Kishën e atjeshme të Hyjlindësës së Vllahernon. U lut përseri, u hapen dyert dhe hyri brenda kurse dhjakun e la të presë në dyert e kishës duke e porositur që të shikojë me kujdes ata që hyjnë në Kishë. Ai qëndroi i gjunjëzuar në mes të Kishës duke u lutur me ngrohtësi të madhe. Atëherë dhjaku pa qartë një dhjak që doli nga Hierorja dhe bënte me temiam Kishën. Pas pak pa disa klerikë që kishin veshur uniforma të ndritëshme ieratike dhe pas tyre një batalion tjetër priftërinjsh që qëndruan në vëndin e dy koreve dhe psalën një tropar të këndshëm. Nga kjo pjesë që psalën ata, dhjaku nuk kuptoi asnjë fjalë përveç fjalës «Aliluia».
Si e mbaroi lutjen e tij ky njeri i shenjtë, erdhi tek dhjaku dhe i thotë: «Vëlla, hyr pa u penguar në Kishë dhe duke parë priftërinjt në korin e majtë, përpiqu të njohësh priftin me të cilin nuk je pajtuar». Duke hyrë me frikë brënda në Kishë, dhjaku, dhe duke parë në korin e majtë siç mori urdhër, erdhi jashtë dhe i tha njeriut të Perëndisë: «Nuk munda të njoh atje priftin me të cilin kisha armiqësi». Kurse njeriu i shenjtë i thotë: «Hyr përsëri në kishë dhe shiko këtë radhë në korin e djathtë». Duke vepruar sipas urdhërit, dhjaku, e gjeti priftin që kërkonte. Doli dhe ja tha atij burit hyjnor, i cili i tha: «Nëqoftëse je i sigurt se e njohe mirë, shko tani dhe i thuaj se Nikita Hartulari (sekretari) e pret jashtë». Hyri brënda dhjaku dhe mori priftin në fjalë dhe e pruri jashtë. Ai njeriu i çuditshëm me një zë të butë i tha: «At pajtohu me vëllanë meqënëse kur ishe në jetë nuk arite të pajtohesh». Atëherë prifti dhe dhjaku vunë metani njëri për tjetrin, u përqafuan njëri me tjetrin dhe në këtë mënyrë u pajtuan. Pas kësaj prifti hyri përsëri në kishë dhe vajti në vëndin e tij, kurse njeriu i Perëndisë Nikita, mori dhjakun dhe dolën jashtë ndërsa dyert e kishës u mbyllën vetë.
Pasi ecën pak rrugë bashkë, njeriu i shenjtë i tha dhjakut: «Vëlla, lufto vazhdimisht që të shpëtosh shpirtin tënd dhe thuaji asketit të shenjtë që të dërgoi tek unë shërbëtori modest, se pastërtia e lutjeve të tij dhe guximi i tij tek Perëndia aritën të ngjallin edhe të vdekurin që të realizohet pajtimi midis jush. Unë nuk ndihmova gjë në këtë vepër».
Si tha këto fjalë Nikita, u zhduk nga sytë e dhjakut, i cili u fal në vëndin ku shkelnin këmbët e tij të shenjta dhe pastaj shkoi tek ai asket dhe ia tregoi të gjitha.

Σχόλια