Παρασκευή 5 Ιουνίου 2020

Κωνσταντίνος Καβάφης - Θερμοπύλες! - Kostas Kavafis Termopile[1]


Kostas Kavafis

 

Termopile[1]

 

Nder u qoftë atyre që jetën e çojnë

duke ruajtur Termopilet.

Nuk tunden kurrë nga detyra;

mbeten të drejtë dhe të rreptë në çdo vepër,

por plot me keqardhje, plot dhembshuri;

zemërgjerë kur janë të pasur, kur janë të varfër

sërish pak zemërgjerë,

gjithmonë ndihmojnë me sa munden;

thonë ngaherë të vërtetën,

por gënjeshtarët nuk i urrejnë.

 

Edhe më shumë nder u ka hije

kur parashohin (dhe këta janë të shumtë)

se në fund do të shfaqet Efialti,

se medët, më në fund, do të shkojnë tutje.

 



[1] Në vitin 480 Greqia u pushtua nga persët (medët), që udhëhiqeshin nga perandori Kserks. Mbreti spartan Leonida, në krye të 7 000 grekëve, mori urdhër të ndalte përparimin e ushtrisë perse në Termopile (Greqia qendrore), një kalim i ngushtë mes detit dhe maleve të pakapërcyeshme. Ushtria perse, e përbërë prej 250 000 trupash dhe shumë e fuqishme, sulmoi dy herë, por që të dyja herët u shtrëngua të tërhiqej, pasi kalimi ishte kaq i ngushtë, sa nuk mund të poziciononin të gjitha forcat e tyre. Mirëpo, një bujk vendas, Efialti koprrac, udhëhoqi një pjesë të këmbësorisë perse nëpër një kalim malor, dhe në mëngjes persët u shfaqën pas shpinës së grekëve. Leonida e urdhëroi ushtrinë të tërhiqej dhe qëndroi tek shtegu vetëm me 300 spartanë. Si spartan i vërtetë që ishte, zgjodhi vdekjen në vend të tërheqjes; të 300 spartanët, përfshi dhe Leonidën, vdiqën, por arritën t’i pengonin persët për aq kohë sa i duhej ushtrisë greke të tërhiqej e sigurt.



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1415) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (372) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (237) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)