Nacionalizmi si kulturë e gënjeshtrës
Jordan Jorgji Një artikull i veçantë i z. Kiço Blushi me titull “Përse sukseset tona vdesin teksa fluturojnë me dron”, i publikuar disa ditë më parë, kritikonte demagogjinë në jetën shqiptare, kryesisht në nivelin e elitave, të cilën e quante “kulturë të gënjeshtrës”. Kjo krizë morale në nivelin e prodhimit, përhapjes dhe kolektivizimit të vlerave, e cila rrjedhojat e saj zakonisht i shfaq në të ardhmen, nuk lë pa prekur edhe identitetin kombëtar, në lidhje me heronjtë, miqtë dhe armiqtë e kombit. Kjo, sepse kombi në vetvete, si njësi politiko-kulturore është, në një pjesë të rëndësishme të tij, edhe proces mitizimi. Duhet theksuar se mitizimi nuk mbaroi posaçërisht në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, por vazhdoi edhe më tej. Në këtë normë, kryesisht të kombeve ballkanike, bëjmë pjesë edhe ne. Z. Blushi prekte në mënyrë karakteristike vesin e gënjeshtrës, të përçuar si vlerë nga elitat te masat, me qëllim shkëmbimin e legjitimitetit të pushtetit me krenarin...