Ενβέρ Χότζα: Β Ήπειρος, Ορθοδοξία κ.α από πρακτικά συνεδρίου! - E Hoxha mbi Vorio Epirin, Klerin Orthodhoks dhe të tjera nga procesverbalet e mbledhjes së KQ!
Enver Hoxha: Vorio-Epiri? Këta grekët janë të paturpshëm TIRANE- Si mund të tingëllonte termi Vorio-Epir mes zyrtarëve komunistë dhe si përpiqej Greqia të shënonte një precedent në 1983 përmes një letre dërguar qeverisë shqiptare të kohës? Ky dokument që nisim ta publikojmë sot për lexuesit tanë është shkëputur nga procesverbali i mbledhjes se sekretariatit të Komitetit Qendror i datës 16 dhjetor 1983. Ndër shumë çështje kryesisht të ekonomisë së vendit por edhe të politikës ndërkombëtare, të pranishmit në këtë mbledhje, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Lenka Çuko dhe Vangjel Çërrava kanë diskutuar edhe për një varg çështjesh diplomatike e historike. Duke u nisur nga një letër dërguar nga Athina për verifikimin e një personi në Himarë, duke e cilësuar me termin Vorio-Epir, nisin diskutimet rreth marrëdhënieve të vështira me grekët. Enver Hoxha kalon deri në cilësime si “të paturpshëm” dhe ngre akuza se pas ...