Σελίδες

Kauzë të drejtash apo teatër politik "antigrek"?

Ka një reagim emocional por edhe të llogaritur nga akrobatë të njohur të protagonizmit mediatik shqiptar, pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos për çështjen çame. Siç raportoi së pari ResPublica, Pavlopoulos I bëri këto deklarata në një vizitë pranë shtabit të ushtrisë greke në Larisa ku u shpreh se çështja çame nuk ekziston dhe se çamët bashkëpunuan me nazistët.
Te ky qëndrim konstant i Greqisë mund të dallojmë disa gjëra.
Së pari se Greqia është serioze me historinë e saj të afërt të cilën e respekton atë - ashtu siç e kupton- përtej dallimeve politike. Është tjetër punë vërtetësia historike e një teze, për sa kohë që kur një poitikan grek akuzon një komunitet për bashkëpunim me nazistët, përveçse luan me stereotipet, në thelb i përmbahet një qëndrimi etik për historinë e vendit.
Në analogji, në Shqipëri nuk dihet mirë se çfarë qëndrimi ka njëra palë apo tjetra për Luftën e Dytë Botërore dhe nuk dihet nëse historia politike e këtij vendi udhëhiqet nga ndonjë korpus normash që përputhen me rendin ndërkombëtar të pasluftës. Për ta sqaruar më mirë, nëse diskutimi për çështjen çame do të kalojë në debat historik mes të dyja vendeve, është e udhës që nga Shqipëria të sqarohet se cili është qëndrimi i saj për sa i përket LIIB dhe bashkëpunëtorëve. Kjo sepse pas vitit 1990 kjo konstante është vënë në diskutim seriozisht.
Së dyti aty dallojmë një këmbëngulje për ngjarje për të cilat duhen hedhur dritë. Greqia nuk e ka akuzuar kurrë Shqipërinë për represion ndaj minoritetit grek në Shqipëri, por në fakt akuzon vazhdimisht shqiptarët e Çamërisë si bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës në masakra, duke synuar të delegjitimojë çdo kërkesë shqiptare.
Në fakt z. Pavlopoulos i përket një brezi që pikërisht këtë do thotë, pasi shkëputja nga ngarkesat historike kërkon kohë. Por këtu çështja për aq sa i takon Shqipërisë nuk është kjo, por mungesa e seriozitetit në përgjigje ndaj një teze që duket se është e palëkundur në Athinë. Le të vëmë në dukje paradoksin e madh që ndodh te ne: nga njëra anë kemi mosbesim absolut për insititucionet dhe politikën tonë, nga ana tjetër mesatarja e informimit për çështjen çame janë deklaratat e politikanëve apo ndonjë shkrim në media që thjesht bën tym.
Në këtë kuadër edhe mungesa e reagimit politik dhe institucional në Shqipëri, pas deklaratës së fundit të presidentit grek, flet më shumë sesa teatri i kaçaflaqëve që duan të shfaqen si agjitatorë flamujsh. Këtu është e udhës që akuza greke të skualifikohet me fakte historike dhe jo me teza histerike, që nuk i hyjnë kujt në punë. Do të duhet të pranojmë po ashtu se çamë që kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve ka patur, pasi ky ka qenë fenomen i përgjithshëm, ndonëse duhet sqaruar terreni historiografik për arsyet dhe motivet e vrasjeve dhe dhunës së ushtruar.
Ky është një shteg në të cilin në Shqipëri askush nuk po do të kalojë, sa kohë që për çështjen çame flitet me nuancën e një kauze antigreke, më shumë sesa për një projekt që synon vendosjen në vend të drejtësisë, por ama edhe pranimit të përgjegjësive.
Për një grek duket se është e lehtë që të asociojë shqiptarin me një të keqe historike. Një herë më osmanët, siç rrëfente edhe Konica e së fundmi edhe me nazistët apo me larminë e kreativitetit të emigrantëve.
Por sidoqoftë problemi qëndron te raporti ynë me historinë përveç se te loja greke dhe kjo mund të shihet te fakti sesi tallemi vetë me LIIB apo Luftën Nacionalçlirimtare, njëherë e glorifikuar e mandej e përbaltur. Dhe një shoqëri që nuk ka qëndrueshmëri apo ndershmëri me veten në rreshtimin historik, nuk arrin që bindjet dhe emocionet apo idetë e një kohe për të drejtën dhe të mirën t’i kthejë në norma referuese dhe orientuese. Nga kjo pikëpamje për një shqiptar të rritur në vitet e tranzicionit mbetet i pakuptueshëm, në mos dredharak dhe i lig ky “sentimentalizmi” grek për kohën e nazizmit dhe çamët pse jeta dhe formimi ynë ndahet mes një kohe ku të gjithë këndonim këngë partizane dhe një tjetre kur gjuanim me gurë dhe pshurrnim në lapidarë.
Siigurisht që çështja çame ekziston, do apo nuk do presidenti grek. Por që palët të arrijnë të mirëkuptojnë pozicionet reciproke, pra të lehtësojnë apo fusin në shteg objektiv zgjidhjen, kërkohet patjetër më shumë punë në zbardhjen e historisë dhe edukimin me të vërtetat e saj. Përndryshe parti politike dhe ahengxhinj mediash ka plot dhe madje nuk mbarojnë.


Ακόμη ένα Ιστορικό ελληνικό έγγραφο παρουσιάζει το Αλβανικό Κρατικό Αρχείο - Një dokument tjetër historik heleno-orthodhoks paraqet Arikvi i Qëndror i Shtetit!





No automatic alt text available.
Ένας ακόμη άγνωστος κώδικας για το κοινό στο φως από το Αλβανικό Κεντρικό Αρχείο του Κράτους.

Το χειρόγραφο αυτό βρίσκεται στην ενότητα «Συλλογή εγγράφων πριν από το 1912» ως πρόσθετο μιας άλλης ενότητας αυτό του 1989. Αφού σ΄εκείνη την χρονιά στα αρχεία του Α.Κ.Α.Κ υπήρχε και ένα ξεχωριστό τμήμα για τα χειρόγραφα. «Η Συλλογή Κωδίκων», το χειρόγραφο έπρεπε να είχε τακτοποιηθεί εκεί. Ίσως οι υπεύθυνοι δεν είχαν καταλάβει πως γινόταν λόγος για ένα χειρόγραφο αυτής της κατηγορίας. Ήταν η εποχή κατά την οποία ο Θεοφάν Πόπα, από τους ελάχιστους βυζαντινολόγους μελετητές της εποχής και ό μόνος που ασχολήθηκε με τους κώδικες, δεν ζούσε πια. Σήμερα σας παρουσιάζουμε αυτό τον «αδερφό» των άλλων κωδίκων του Βερατίου, αν και δεν η φυσική του  θέση δεν είναι δίπλα από αυτούς. Ο κώδικας διατηρεί το κείμενο του Τριωδίου και της Πεντηκοσταρίου , βυζαντινή μουσική, και έχει χειρόγραφα σε 102 σελίδες, έχει δημιουργηθεί κατά το 19αι και έχει διαστάσεις 230Χ160 χιλιοστά.   Ο αντιγραφέας είναι ανώνυμος. Όπως λέει το σημείωμα στο εσωτερικό του εξώφυλλου του κώδικα, ήταν στην κατοχή του Αιδεσιμότατου  Ιερέα Μιχαήλ Γεωργίου Βουτζιάννη. Το σημείωμα έχει γίνει στης 6 Μαρτίου 1879. Στο υλικό που λειτουργεί ως περιτύλιγμα, τοποθετημένο από το Αλβ. Αρχείο του Κράτους έχει σημειωθεί «Σεραφίμ Τζουβέρι 1983», μάλλον είναι και η ημερομηνία που επήλθε στην κατοχή τους Αρχείου.  Αυτό τα αρχείο και άλλα κειμήλια που υπάρχουν  στο Αρχείο του Κράτους θα παρουσιαστούν σε μια έκθεση, στα πλαίσια του Πανεθνικού έτους αφιερωμένο στο ήρωα Γεώργιο Καστριώτη.

Σημείωση: Το ιστορικό αυτό έγγραφο όπως και χιλιάδες άλλα που υπάρχουν στο Αρχείο του Κράτους αποδεικνύουν περίτρανα, με το καλύτερο τρόπο,  την ελληνικότητα της περιοχής μας.  
Një kodik i panjohur muzikor në fondet e AQSh


Dorëshkrimi që paraqesim është vendosur në fondin “Koleksion dokumentesh përpara vitit 1912” si shtesë fondi e vitit 1989. Meqenëse në atë vit në fondet e AQSh ekzistonte një fond i veçantë për librat e dorëshkruar, “Koleksion i kodikëve”, dorëshkrimi duhej të ishte sistemuar atje. Ndoshta arkivistët nuk e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një dorëshkrim të asaj kategorie. Është koha kur Theofan Popa, nga të paktët studiues bizantinistë të kohës dhe i vetmi që ishte marrë me kodikët, nuk jetonte më. Sot paraqesim këtë “vëlla” të kodikëtve të tjerë të Beratit, paçka se nuk është vendosur fizikisht pranë tyre. Kodiku përmban tekstin e Triodit dhe Pesëdhjetores, muzikë bizantine, është dorëshkrim në letër, ka 102 fletë, është prodhuar në mes të shek. XIX, ka përmasa 230 x 160 mm. Kopisti është anonim. Siç thotë shënimi në anën e brendshme të kapakut të kodikut, ka qenë pronë e të Përndershmit priftit Mihal Jorgo Vutziani. Shënimi i përket 6 marsit të vitit 1879. Në materialin mështjellës të vendosur nga AQSh është shënuar “Serafin Xhuveri, 1983”, me gjasë data e dhurimit apo shitjes së kodikut në AQSh. Së shpejti këtë kodik, bashkë me të tjera thesare të fondeve më pak të njohura të AQSh do t’i paraqesim në një ekspozitë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Së shpejti.... Foto: AQSh.

Shënim: Ky dokument historik, në greqisht, si dhe mijëra të tjerë  që janë në Arkiv vërtetojnë më së miri identitetin helen të jugut të Shqipërisë së sotme.
No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Reuters: Οι ξεχασμένες ορθόδοξες εκκλησίες της Αλβανίας

Αρκετές παλαιές ορθόδοξες εκκλησίες της Αλβανίας παραμένουν εγκαταλελειμμένες κάτω από ερείπια εξαιτίας της πολύχρονης παραμέλησης των Αρχών, με αποτέλεσμα τα σπάνια έργα τέχνης που αυτές περιέχουν να μένουν απροστάτευτα. Ωστόσο, οι ειδικοί επισημαίνουν πως η αποκατάσταση των ναών είναι ακόμα εφικτή, γεγονός που, εάν συμβεί, αναμένεται να προσελκύσει το ενδιαφέρον αρκετών τουριστών.
Κάποιες από τις υποδομές στα νότια της χώρας που χρονολογούνται στη βυζαντινή περίοδο, έχουν ήδη τεθεί στο επίκεντρο του ενδιαφέροντος με πρωτοβουλία της κυβέρνησης και της ίδιας της Ορθόδοξης Εκκλησίας. Οι εκκλησίες βρίσκονται σε γραφικές τοποθεσίες και η τραγική κατάσταση στην οποία έχουν περιέλθει τα τελευταία χρόνια μαρτυρεί το οξύμωρον της αλβανικής πολιτικής πραγματικότητας του τελευταίου αιώνα.
Η Αλβανία έγινε λειτουργικό κράτος μετά τον Α΄ Παγκόσμιο Πόλεμο, ύστερα από την κυριαρχία της Οθωμανικής Αυτοκρατορίας. Μετά τον Β΄ Παγκόσμιο Πόλεμο, η χώρα απέκτησε κομμουνιστικό καθεστώς με ηγετική φυσιογνωμία τον δικτάτορα Ενβέρ Χότζα, ωστόσο το 1990 η Αλβανία στράφηκε στη δημοκρατία και, πλέον, φιλοδοξεί να εισέλθει στην Ευρωπαϊκή Ενωση.

Ενας άνδρας ανάβει τα κεριά στην Παναγία του Αργυροκάστρου.
Τοιχογραφίες στο έδαφος
Ενα κορυφαίο παράδειγμα αποτελεί ο μεταβυζαντινός ναός του Αγίου Αθανασίου στη Λεσινίτσα, στους Αγίους Σαράντα. Από τον προηγούμενο Μάιο, οι ανεκτίμητες τοιχογραφίες του ναού παραμένουν στο έδαφος μετά την πτώση της οροφής και του νότιου τοίχου του ναού. Η εκκλησία έχει τοποθετήσει πλαστικά επικαλύμματα στους εναπομείναντες τοίχους για προστασία, τη στιγμή που τα συντρίμμια έχουν συσσωρευτεί στη μια πλευρά του ορθόδοξου ναού.
Στο παρελθόν, η εκκλησία του Αγίου Αθανασίου είχε θεωρηθεί πολιτιστικός ναός από το καθεστώς του Ενβέρ Χότζα, ο οποίος θεωρήθηκε σκληροπυρηνικός σταλινιστής, ωστόσο από τότε ο ναός έχει εισπράξει την αδιαφορία των Αρχών. «Κανείς δεν έκανε τίποτα, αλλά ο Χότζα έδειξε ενδιαφέρον για την εκκλησία», φαίνεται να ισχυρίζονται αρκετοί πολίτες, οι οποίοι καθιστούν αποκλειστικά υπεύθυνους τους ηγέτες που διαδέχθηκαν τον Χότζα. Το 1967, ο Χότζα κατάργησε κάθε μορφής θρησκεία στη χώρα και προέβη στην πρωτοφανή απόφαση να επιβάλει στην Αλβανία τον αθεϊσμό. Αλλωστε, ο Χότζα είχε καταφέρει να επιβληθεί ο ίδιος ως ο θεός τον οποίο θα σέβονταν όλοι οι Αλβανοί. Ο Χότζα κατέστρεψε την ίδια περίοδο αρκετά τζαμιά και εκκλησίες στη δεκαετία του 1960, ωστόσο ορισμένες δεν γκρεμίστηκαν καθώς εκτίμησε την απαράμιλλη ομορφιά και αξία τους. Σημειώνεται ότι περίπου το 60% των Αλβανών πολιτών ισχυρίζονται πως είναι μουσουλμάνοι, ενώ οι υπόλοιποι θεωρούνται χριστιανοί.
Η εκκλησία της Λεσινίτσας είναι διακοσμημένη με αγιογραφίες που απεικονίζουν σκηνές από τη Βίβλο σε χρώματα σκούρου μπλε και κόκκινου. Ο ναός του Αγίου Αθανασίου χρονολογείται το 1797, αλλά οι τοιχογραφίες αφήνουν ανοικτό το ενδεχόμενο ο ναός να είναι ακόμα παλαιότερος. Την ίδια στιγμή, η εκκλησία στο Λάμποβο του Σταυρού έχει δεχθεί και αυτή σημαντική αισθητική βελτίωση. Δυστυχώς, ο ολόχρυσος σταυρός που ζυγίζει 0,8 κιλά, δώρο του αυτοκράτορα Ιουστινιανού Α΄, χάθηκε το 1989 και δεν έχει βρεθεί από τότε.
Πηγή: Himara.gr | Ειδήσεις απ' την Βόρειο Ήπειρο