Σελίδες

Ξεκινούν οι εγγραφές για το σχολικό έτους 2018-2019 στο Ελληνοαλβανικό Σχολείο Όμηρος Κορυτσάς - Fillojnë regjistrimet për vitin e ri shkollor 2018 2019 në shkollën Omiros!


Αγαπητοί γονείς, σας ενημερώνουμε πως οι εγγραφές στο Νηπιαγωγείο και το Δημοτικό μας (για την Α’ Τάξη) ξεκινούν στις 02 Μαΐου 2018 και τελειώνουν στις 18 Μαΐου 2018. Οι προθεσμίες θα τηρηθούν αυστηρά.  Ευχαριστούμε.
Από την διεύθυνση
Të dashur prindër, ju informojmë se regjistrimet në Kopshtin tonë si dhe në Fillore (për Klasën e 1-rë) fillojnë më 02 Maj 2018 dhe përfundojnë më 18 Maj 2018. Datat e caktuara do të ruhen në mënyrë rigoroze. Faleminderit
Nga drejtoria

Το διαβάσαμε εδώ
E lexuam këtu

ΙΛΛΥΡΙΟΙ: ΜΥΘΟΙ ΚΑΙ ΠΡΑΓΜΑΤΙΚΟΤΗΤΑ - Illirët: Legjenda dhe Realiteti.

ΙΛΛΥΡΙΟΙ: ΜΥΘΟΙ ΚΑΙ ΠΡΑΓΜΑΤΙΚΟΤΗΤΑ
Ο Ιλλυριός
Πρόσφατα στη Γαλλική εφημερίδα «Le Figaro», ο γνωστός ιστορικός Μωρίς Ντριώ με δύο άρθρα του υπεστήριξε την εκ των Ιλλυριών καταγωγή των Ελλήνων. Όμως θα ήταν πολύ πειστικότερος αν υποστήριζε την εκ των Ελλήνων καταγωγή των Ιλλυριών! Αυτό που ονομάσθηκε στους μετά τη ρωμαϊκή κατάκτηση χρόνους Ιλλυρία, Ιλλυριοί, Ιλλυρικές Επαρχίες και σε πολύ νεώτερα χρόνια Ιλλυρισμός είναι ένα νεφέλωμα γεωγραφικό, ιστορικό, πολιτισμικό και γλωσσικό.
Οπωσδήποτε ο αρχαίος ιλλυρικός κόσμος, λόγω ελλείψεως μαρτυριών εκ μέρους των ιδίων των Ιλλυριών, είναι αδύνατον να μελετηθεί, αν δεν συνεξετασθεί με την ιστορία των αρχαίων Ελλήνων. Πιο απλά: χωρίς τις μαρτυρίες των Ελλήνων και των Ρωμαίων ο ιλλυρικός κόσμος θα ήταν terra incognita. Είναι ενδεικτικό ότι και το χρησιμοποιούμενο όνομα Ιλλυριός, απ' όπου το γεωγραφικό Ιλλυρίς, συνδέεται με τις μυθολογικές παραδόσεις του ελληνικού χώρου και κόσμου. Το όνομα, παρόλο που είναι δύσκολο να ετυμολογηθεί, συνδέεται με το γλωσσικό και πληθυσμιακό κοίτασμα των ανθρώπων που αποτέλεσαν το
πληθυσμιακό υπόστρωμα των λαών της Χερσονήσου του Αίμου και εν μέρει της Ιταλικής Χερσονήσου.
Σύμφωνα με τις μυθολογικές παραδόσεις των Ελλήνων, ο Ιλλυριός, ο γενάρχης της φυλής των Ιλλυριών, γεννήθηκε από τον αρχαίο οικιστή των Θηβών, τον Κάδμο11 και την Αρμονία, που, κατά μία μυθολογική εκδοχή, αναγκάσθηκαν να φύγουν από τη Θήβα, και να τραπούν προς τα βόρεια σύνορα της Μακεδονίας. Εκεί στις όχθες του ποταμού Ιλλυρικού, η Αρμονία, κόρη του Άρη και της Αφροδίτης, κυριεύθηκε από τις ωδίνες του τοκετού και γέννησε τον τελευταίο της γιο, τον Ιλλυριό. Οι γονείς όμως εγκατέλειψαν το βρέφος και συνέχισαν το δρόμο τους. Ένα μεγάλο φίδι βρήκε το μωρό και το έσωσε από το ψύχος,
περιελισσόμενο γύρω από το σώμα του. Το φίδι ανέλαβε την όλη φροντίδα του παιδιού,
μέχρι που έγινε έφηβος.
Το φίδι με το περιτύλιγμά του έδωσε στον Ιλλυριό δύναμη τρομακτική, χάρη στην οποία μπόρεσε, όταν μεγάλωσε, να υποτάξει όλες τις περιοχές προς Β. της Μακεδονίας, οι οποίες από το ονομά του πήραν την ονομασία Ιλλυρία. Όταν πέθανε ο Ιλλυριός, οι υπήκοοί του τον θεοποίησαν και τον λάτρευαν με τη μορφή φιδιού. Ο μύθος, που έχει πλασθεί στη Βοιωτία,
δεν είναι άμοιρος πολιτικών σκοπιμοτήτων. Η μυθολογία στους αρχαίους Έλληνες έπαιξε το ρόλο της ιδεολογίας και πιο συγκεκριμένα το ρόλο του ιδεολογικού προσχήματος. Βλέπε εν προκειμένω την αρπαγή της Ελένης από τον Πάρι, που έδωσε το ιδεολογικό πρόσχημα για
την εκστρατεία εναντίον της Τροίας. Στη συγκεκριμένη περίπτωση που εξετάζουμε,
φαίνεται πως οι Βοιωτοί είναι οι πρώτοι των Ελλήνων που κινήθηκαν προς Β. και
δημιούργησαν οικισμούς, δίνοντας στην εκεί εγκατάστασή τους ένα «μυθοιδεολογικό»
ένδυμα.
Άλλωστε ο μύθος περί Ιλλυριού είναι υστερογενής, ο τελευταίος που πλάστηκε σχετικά με τον Κάδμο, και πλάστηκε μάλιστα με τρόπο βεβιασμένο, παράταιρο θα λέγαμε προς τις προηγούμενες μυθολογικές παραδόσεις, απλώς και μόνο για να δικαιολογηθεί ηθικά η εγκατάσταση Βοιωτών σε κάποιες περιοχές του Βορρά. Είναι ενδεικτικό ότι σε μεταγενέστερη εποχή, όταν άρχισαν οι επιδρομές Κελτών και Γαλατών στην Ελληνική Χερσόνησο12, που σήμερα κακώς ονομάζεται Βαλκανική, έγινε ειδική μετατροπή του μύθου, ώστε να προσαρμόζεται προς τα νέα δεδομένα. Ο Ιλλυριός τώρα αλλάζει γονείς και γίνεται γιος του Πολύφημου και της Γαλάτειας και αδελφός του Κέλτη και του Γαλάτη! Με άλλα λόγια οι νέες πολιτικές εξελίξεις επέβαλαν την αναπροσαρμογή και ανασημασιοδότηση του μύθου. .....
Σελ 33, 34, Σαράντος Ι. Καργάκος ΑΛΒΑΝΟΙ, ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ, ΕΛΛΗΝΕΣ Μελέτες Β' ΕΚΔΟΣΗ, 2000
Ετοίμασε Πελασγός Κορυτσάς.

Illirët: Legjenda dhe Realiteti.

Iliri.
Kohët e fundit në gazetën e njohur franceze "Le Figaro", historiani i njohur Moris Drio me dy artikuj të tij mbështeti  tezën e prjeardhjes së helenëve nga Ilirët. Por, do të ishte më bindës nëse mbronte tezën e prejardhjes helene të ilirëve!
Ajo që u quajt pas viteve të pushtimit romak si IIiri, Ilirë, Zona Ilirike dhe në vitet më të vonta Ilirisëm, është një nebul gjeografike, historike, kulturore dhe linguistike.
Me patjetër që bota e lashtë ilirike, për shkak të dëshmive nga vetë ilirët, është e pamundur që të studiohet, nëse nuk  analizohet sëbashku me historinë e Helenëve të lashtë. Më thjesht: pa dëshmitë e helnëve dhe të romakëve , bota ilirike do të ishte terra icognita. Karakteristike është që dhe vetë përdorimi i emërtimit Ilir, nga ku vjen dhe përkufizimi gjeografik Iliri, lidhet me traditat mitologjike të ambientit dhe botës helene. Megjithatë emri i cili është i vështirë për t'i gjetur kuptimin etimologjik, lidhet me pasurinë gjuhore dhe të përbërjes popullore të njerëzve që përbënë nënshtresën e popujve të Gadishullit Ballkanik dhe pjesërisht të atij Italian.

Sipas traditave mitologjike të Helenëve, Iliri,  paraardhësi  kryesor i  fisit të Ilirëve, u lind nga banori i lashtë i Thivës, Kadmo, dhe nga Armonia, të cilët  sipas një prej versioneve mitologjike, u detyruan që të ikin nga Thiva, dhe të shkojnë drejt kufijve veriorë të Maqedonisë. Atje në bregun e lumit Ilirik, Armoninë, vajzën e Plutonit dhe Afërditës,  e kapën dhimbjet e lindjes dhe lindi djalin e saj të fundit, Ilirin. Por, prindërit e braktisën foshnjën dhe vazhduan rrugën e tyre. Një gjarpër i madh  e gjeti fëmijën dhe e shpëtoi nga e ftohta, duke u mbështjellë rreth trupit të tij. Gjarpri mori pësipër të gjithë përkujdesjen për djalin, deri sa u bë adoleshent.

Gjarpri me mbështjelljen e tij i dha Ilirit një forcë të tmerrshme, në sajë të sëcilës mundi që të nënshtrojë të gjitha zonat nga Veriu i Maqedonisë  dhe këto zona nga emri i tij morën dhe emërtimin Iliri. Kur vdiq Iliri, banorët e tij e hyjnëzuan dhe adhuronin me formën e gjarprit.  Legjenda , e cila është krijuar në Boeci, nuk është e pandikuar nga qëllimet politike.

Mitologjia në Helenët e Lashtë luante rolin e ideologjisë dhe më konkretisht rolin e pretekstit ideologjik. Për këtë rast shikoni rrëmbimin e Elenës nga Pari, e cila ofroi pretekstin ideologjik për një fushatë kundër Trojës. Në rastin që ne po analizojmë, duket se Boecët janë të parët e Helenëve që lëvizën drejt Verit dhe krijuan koloni, duke i dhënë vendosjes së tyre atje një veshje "mito-ideologjike".

Pos kësaj, miti, legjenda, mbi Ilirin është më e vontë, dhe është e fundit e krijuar për Kadhmon, si dhe u krijua në mënyrë të nxituar,  në mënyrë të papërshtatëshme do të thoshim përsa i përket traditave të tjera mitologjike,  thjesht që të justifikohej moralisht vendosja e Boecëve në disa zona të Veriut.
Është karakteristk  fakti, që në një periudhë më të vonët, kur filluan dhe invazionet e Keltëve dhe Galatëve në Gadishullin Helen, që sot në mënyrë të gabuar quhet Ballkanik, u bë një përshtatje e posatshme e legjendës, në mënyrë që të përshtatej në të dhënat e reja. Iliri tani ndryshoi prindër dhe bëhet i biri i Polifimos dhe i Galatias dhe vëllai i Keltit dhe i Galatit! Me fjalë të tjera, zhvillimet e reja politike ndikuan në ripërshtatje dhe risimbolizim të mitit.
 .................
Fq 33,34, Sarantos I Kargakos, Shqiptarë, Arvanitë, Helenë, Studime, Botimi i II-të , 2000

Përshtati, përktheu Pelasgos Koritsas

Dimensioni universal i veprës letrare të shkrimtarit grek Nikos Kazantzakis

Stavri J. DAJO*
Nikos Kazantzakis (1883-1957) është, pa dyshim, një shkrimtar dhe dijetar i madh i shekullit të 20-të. Prozator, poet, publicist, dramaturg, politikan, muzikant, eseist, përkthyes i letërsisë, filozof, studiues, kritik letrar dhe, më së pari, një udhëtar i përjetshëm, la një trashëgimi shpirtërore të vyer dhe një vepër të begatë letrare, poetike dhe përkthimore lexues-ndjellëse. Kualifikohet si shkrimtari bashkëkohor grek më i vlerësuar dhe më i përkthyer, i promovuar në listën e emrave më të shquar të letërsisë botërore.

kazanzaqis
Kazantzakis ka qenë 14 herë kandidat për fitimin e çmimit letrar “Nobel” nga viti 1937-1957 me propozime kryesisht nga organizma ndërkombëtarë, personalitete të lartë të letrave si Albert Kamy (Albert Camus, 1913-1960) por dhe nga vet Akademia e Shkencave e Suedisë dhe e Norvegjisë. Fakti që nuk e fitoi këtë çmim lidhet vetëm me faktorë jashtëletrarë, me mëri tinëzake të kolegëve ose me ndërkëmbje të administratës dhe interesa meskine të grupeve të ndryshme politike të kohës. Megjithatë, mosfitimi nuk zbeh kurrsesi prestigjin e lartë ideoestetik të shkrimtarit. Këtë e dëshmon më së miri romani i tij i mirënjohur Zorba, i cili rreshtohet në 100 librat më të dalluar letrarë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas sondazheve të Qendrës Norvegjeze të Librit (2002).
Kazantzakis u takon autorëve të paktë klasikë botërorë që interesi leximor dhe tregtar i veprës së tyre mbetet dhe sot e gjithë ditën i papakësuar, madje me një përshkallëzim rritës (në kundërvënie me Stendalin apo dhe Herman Hesse p.sh.) dhe si i tillë mbetet aktual dhe aktiv.
Kazantzakis përbën rast unik në historinë e letërsisë botërore: u imponua në opinionin letrar dhe të institucionalizuar të vendit të tij përmes karrierës dhe vlerësimit ndërkombëtar(!) Megjithëse u luftua pa mëshirë dhe për motive të dobëta nga ekstremi i majtë dhe i djathtë politik i kohës, Nikos Kazantzakis dhe vepra e tij triumfoi: sot përbën pasuri shpirtërore për miliona lexues kudo në botë.
Kush ishte Nikos Kazantzakis?
U lind në Irakleio të Kretës dhe vdiq në Frajburg (Freiburg) të Gjermanisë, pas një udhëtimi në Kinë. Vepra e tij nistore evidentohet në vitin 1906, kur autori ishte ende në moshë relativisht të re. Në vitin 1919 kryeministri Eleftherios Venizelos e emëron drejtor të përgjithshëm të Ministrisë së Asistencës Sociale me mision të posaçëm riatdhesimin e grekëve të dëbuar nga Kaukazi pas ndjekjeve dhe spa­strimeve etnike të qeverisë bolshevike. Ishte një përvojë e hidhur të cilën Kazantzakis e shfrytëzon si lëndë të parë për romanin Krishti rikryqëzohet (1954). Për një periudhë të shkurtër u emërua ministër pa Portofol në qeverinë e Sofulis-it (nëntor 1945- janar 1946) dhe më vonë (1947) specialist në UNESCO për gjuhët klasike.
Gjatë gjithë jetës së tij la një numër të madh veprash letrare të të gjitha gjinive dhe zhanreve. Por, megjithatë, kjo pjellori letrare (romane, poezi, studime, përkthime, ese, shënime udhëtimi etj.) nuk cenoi aspak nivelin e lartë cilësor të letërsisë së tij. Sipas një studimi të detajuar të Qendrës Kombëtare të Librit në Athinë -pa qenë mbarështerues dhe i paaktualizuar, me të dhëna deri në 2007- vepra letrare e Nikos Kazantzakis rezulton e përkthyer në 41 gjuhë të huaja. Vendin e parë e zotërojnë botimet në gjermanisht: 64 botime titujsh të ndryshëm, në anglisht 57 tituj, në frëngjisht 43, portugalisht 30, turqisht 22, italisht 13, rusisht 12 etj. Është kontradiktore por statistikisht e saktë: dy fituesit grekë të çmimit letrar “Nobel” Giorgos Seferis (1963) dhe Odiseas Elytis (1979) nuk kanë arritur të kenë këtë dallim ndërkombëtar; i afrohet vetëm poeti Konstantinos Kavafis, i cili është përkthyer në 29 gjuhë ose të folme dialektore. Krahasuar me dy fitues të tjerë të çmimit “Nobel” nga areali ballkanik, Ivo Andriç (1961) Kazantzakis ka shkallë më të lartë vlerësimi ndërkombëtar dhe numër më të madh përkthimesh, por, ndërkaq, me më pak tirazh se shkrimtari nobelist turk Orhan Pamuk (2006), me 11 milion kopje, por i përkthyer vetëm në 20 gjuhë të huaja. Krahasuar me Ismail Kadarenë, i cili ka dhe ai një rrezatim universal (përkthyer në 30-35 gjuhë të huaja ose të folme dialektore) Kazantzakis, rezulton me një epërsi të dukshme statistikore.
Interes të posaçëm paraqet vepra publicistike e Kazantzakis si korrespondent i medias greke të kohës në vende të ndryshme (në mënyrë të veçantë në Spanjë, 1936) me një prurje gazetareske të bollshme dhe të një niveli të lartë kulturor, e kualifikuar dhe me përgjegjësi të madhe qytetare. Kjo letërsi krahasohet me korrespondencat dhe reportazhet më të mira të Ernest Hemingway (Nobel, 1954), si korrespondent i luftës civile po në Spanjë i dërguar nga shtypi amerikan ose për reportazhet gjatë procesit të këmbimit të popullsive të ndërsjella minoritare mes Greqisë dhe Turqisë në Trakë (1922-1924).
Nikos Kazantzakis vijon të klasifikohet në vendin e parë të shkrimtarëve grekë me ndikimin më të madh tek lexuesi, sipas sondazheve të fondacioneve të ndryshme, por edhe studiuesve të huaj, në sajë të universalitetit të veprës së tij dhe predikimeve e ideve të përjetshme që mbart ajo: raporti i njeriut me lirinë (kryemotivi i veprës së tij), i së vërtetës me gënjeshtrën, atdheu dhe njeriu, kombi dhe humanizmi, frika nga vdekja dhe besëtytnitë, etj.
Si temperament (që shpreh dhe brendinë ideore të veprës së tij) Nikos Kazantzakis konsiderohet një nga personalitete më të emancipuara në fushë të letrave në shkallë botërorë, i përplotë dhe i pakompromis në sistemin e tij moral dhe parimor, tolerant dhe i paparagjykuar. Rrjedhimisht, vendi i tij i posaçëm në panteonin e letërsisë botërore është tejet i merituar.
Së fundmi, në Shqipëri Nikos Kazantzakis u botua për herë të parë në vitin 1973, dy vjet pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve (Kapedan Mihali, nga frëngjishtja Enver Fico). Në vitin 1978 u botua në Kosovë Jeta e Zorbës (përkthyer nga serbokroatishtja nga Nazmi Rrahmani). Sot është përkthyer pjesa më e madhe veprës së Nikos Kazantzakis në gjuhën shqipe, me Zorbën në vend të parë (ka tre botime: 1995, 2005, 2017, përkthyer nga origjinali tashmë) i cili ngjalli dhe vijon të ngjallë një interes të lartë dhe të justifikuar ideoestetik. Nikos Kazantzakis është një shkrimtar i dashur për lexuesin shqiptar.
Stavri J. DAJO është Dr. i shkencave historike në Universitetin Aristotelis Thessaloniki.