Σελίδες

Psalmi 62



O Perëndi, Perëndia im; tek ti shpejtoj që në mëngjes. Shpirti im ka etje për ty dhe veçan trupi im, si në dhé të shkretë, të pakaluar dhe pa ujë. Kështu t’u paraqita në shenjtëroren, që të shoh fuqinë tënde dhe lavdinë tënde. Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta dhe buzët e mia do të të lavdërojnë. Kështu do të të bekoj në jetën time, dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia. Posi prej të majmi dhe prej dhjami le të nginjet shpirti im dhe me buzë ngazëllimi do të të lavdërojë goja ime. Sa herë të kujtoja në shtratin tim, të kisha ndër mend gjer në mëngjes. Se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do të ngazëllohem. Shpirti im u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote. Po ata që kërkuan më kot shpirtin tim, do të hyjnë në anët më të poshtme të dheut. Do të kositen nga fuqia e shpatës dhe do të bëhen pre dhelpërash. Dhe mbreti do të ngazëllehet më Perëndinë, do të lavdërohet cilido që betohet në emrin e tij, se u zu goja e atyre që flasin padrejtësira.

 

Gëzim bëhet përpara ëngjëjve të Perëndisë për një mëkatar që pendohet”(Lluk.15:10)




Përpiqu të studiosh e të mësosh më mirë Ligjin e Perëndisë.Mos neglizho të kërkosh përmes lutjes nga Perëndia fuqi dhe forcë,që të luftosh me sukses kundër mëkatit.Përpiqu të shkosh në Kishë rregullisht,të marrësh pjesë në Falënderimin Hyjnor,sepse me Trupin dhe Gjakun e Zotit ushqehet shpirti.

Ky është rrëfimi!

Rrëfimi e fisnikëron jetën e njeriut,e paqëson shpirtin e tij,i jep drejtim në luftën e jetës.Rrëfimi është bekim i vërtetë i jetës sonë,sepse pajton njerëzit,u dhuron faljen e mëkateve dhe gjithashtu i parapërgatit që të pranojnë brenda vetes dhuratën e madhe të Trupit dhe Gjakut të Krishtit.

Duaje me gjithë zemrën tënde,shko sa më shpesh në rrëfim dhe kështu do të provosh e do të shikosh ditë të reja në jetën tënde,ditë të gëzimit të vërtetë dhe të paqes.

 

 

Marrë nga libri:” Banja e shpirtit “

Manastiri i Hershëm i Paraklitit

Oropo-Atikë