Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

HIMARA, MIDIS PROJEKTIT SI MUZE, DHE ZGJERIMIT SI RESORT PER SHITJE

Image may contain: sky and outdoor

Stavri Marko

Ne harkun kohor prej dy vitesh, Himara, eshte bere ceshtja Nr 1 ne Shqiperi, pas kanabisit, ose here njera dhe here tjetra konkurojne per vendin e pare ne kronikat e lajmeve apo komentet e opinionisteve. Lidhja mes tyre, si filozofi e perbashket, eshte per faktin se te dyja ceshtjet, jane ne sinkron te drejte, pot e kemi para syve se procesi fillon nga kultivimi i droges, shitja duke kaluar tek parate e pista, ndertimi dhe blerja e pasurive te patundshme, process ky nder te tjera, perfundojne ne Himare, atje ku resortet kryejne lavazhin perfundimtar te investimit partneritet (shtet) privat.  

Perqendrimi propagandistic, i makines se shembjeve te qeverise per 17 shtepite ne Himare, per dy vite, duke mbajtur ne tension jo vetem banoret qe preken, komunitetin por edhe dy shtete, Athinen dhe Tiranen, eshte perdorur nga filozofia kryeministrore, si nje pretekst, per te mbajtur ne tension te vazhdueshem, izolimin e Himares, nga ana tjeter akoma me e rendesishme, per te vazhduar me investimet pa rezistence ne Palase Dhermi Jale dhe Livadh, qe perben pjesen me te madhe te resorteve te projektuara ne bregdetin e Himares. Ky implikim diplomatik, solli, nje rezultat butaforik nacionalist personal per Kryeministrin Edi Rama per te zhvilluar Himaren Arberore, dhe nje “hall te madh” per Athinen, qe i happen problem te nje procesi te Pastrimit Etnik te grekeve ne Himare.

Kjo tabllo nderkohe ka dhe dy pamje. Qeveria ka hapur thesin e projekteve, pa patur asnje tabele sqaruese se ku shkojne fondet e mara nga Bankat e huaja qe do paguhen nga taksapaguesit shqiptare, duke zbatuar projekte nen emrin e “Qendrave Muzeale” te fshatrave te Himares, pra per restaurimin e shtepive te vjetra dhe nga ana tjeter, vazhdon me fuqine maksimale te perkrahe investimet per Resortet Turistike, duke sjelle ne terren, kryesisht ne Dhermi, me qindra betoniere, kamiona, dhe rruspa, per te punuar 24 ore non stop, per planin e Rilindjes Bregdetare te Resorteve te Oligarkeve. Dhe kjo te mos harrojme po zhvillohet Brenda dy vitesh, qe kur Himara filloi protestat per parandalimin e 17 shtepive, pra dy vite me pare.

Nuk e di pse vemendja u fokusua njehere tek 17 shtepite per tu rrezuas, nje here tek Shtepite e Fshatrave shekullore qe do te ndertohen si Muze, dhe nje here si Plan Zhvillimi qe jo vetem po ndertohet njekohesisht me protestat, por edhe priten Bumi, prej 1 miliarde euro qe Partneriteti Shtet Privat, te miratohet nga Parlamenti I Shqiperise si pjese e structures se ardhshme Buxhetore. Si pjese e kesaj filozofie, na duhet te kuptojme se kjo tendence qeveritare, eshte mbeshtetur nga nje propaganda maksimale e forte dhe kohstante nga Media shqiptare, e cila ka lidhje te drejteperdrejta interesa ne Himare, ne ndertimin e Resorteve dhe Fshatrave Turistike. Fjalimi ifundit i Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama ne Parlament, na thote te kuptojme se per cfar arsyeje, ai deklaroi se “Historia do te me gjykoje, se cfar beje une ne Himare”?
Pra cfar po ben Edi Rama ne Himare?


Kryeminmistri i Shqiperise, i cili ne vend qe te mbante premtimin ndaj Himarioteve te kthente pronat, zgjodhi rrugen e Pastrimit Etnik dhe Grabitjes se pronave dhe territorit. Ai zgjodhi nepermjet Projektit te Qendrave Urbane te Fshatrave te Himares, te restauronte per “Shtepi Muze” dhe qe popullsia qe banon aty, te most e kete me mundesi rritje apo shtimi, por mundesisht ato shtepi te perdoren si object Muzeal dhe te nesermen ti blejne oligarket, duke larguar popullsine sa te jete e mundur nga shtepite qe po kthehen ne Muze per tu vizituar nga turistet. 

Nga ana tjeter, kjo popullsi qe do te detyrohej te levize per shkak se Shtepite e tyre, jane kthyer ne Muze, do te emigroje ne Elladhen Patridhe, ndersa vendin e tyre, do ta zene, alpine, popullsi e deportuar, mafioze, oligarke dhe islamike, duke shnderuar nje popullsi unike kristian epiriote himariote, ne nje shemtire te tipit Ksamil apo Saranda, per te permbushur idealin e Himares shqiptare dhe te Shqiperise se Madhe, process ky qe po realizohet me vazhdimin e punimeve intensive ne zonat, Palase, Dhermi, Jale, Livadh,,, dhe stop,,, deri aty, pa shkuar tek 17 shtepite, se ska pse i duhen Rames dhe qeverise se tij. Atje e mban steken, kufirin. Atje do bejne izolimin e Himares, pasi nga lart, nga Llogara e te zbritur, punohet, ndertohet pastrohet etnikisht dhe pushtohet. 
 

Δεν υπάρχουν σχόλια: