Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Κυριακή 28 Οκτωβρίου 2018

Italia do t'i kërkojë falje Greqisë për shpalljen e luftës në vitin 1940


Italia do të kërkojë formalisht ndjesë ndaj Greqisë për shpalljen e luftës në vitin 1940. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta konservatore greke “Kathimerini” sipas së cilës akti formal do të bëhet nga presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë vizitës së tij më 28 tetor në Selanik.
Në këtë ditë, që në Greqi njihet si ”Dita e Jo-së”, në përkujtim të refuzimit që ish-diktatori grek, Ioannis Metaxas bëri ndaj ultimatumit të Mussolinit, autoritetet greke do të organizojnë ceremoni të posaçme. Mattarella pritet të kërkojë falje gjatë paradës ushtarake në Selanik për të vijuar vizitën në shoqërinë e presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, në Qefaloni, për të nderuar ushtaratë italianë të divizionit “Acqui” që u ekzekutuan nga trupat gjermane në vitin 1943 pas kapitullimit të Italisë.
Kjo është hera e parë që Italia kërkon falje për ngajrjet e LIIB, ndërkohë që ndaj vendit tonë, Shqipërisë, nuk dihet të ketë ndonjë shenjë të kësaj natyre. Këtu do përjashtuar fjala e ish-presidentit italian, Napolitano në parlamentin shqiptar, gjatë së cilës ai përmendi ndihmën e popullit shqiptar për ushtarët e çmobilizuar italianë pas 8 shtatorit 1943.
Situata e krijuar është interesante edhe në një plan tjetër. Pavlopoulos është një president që shpesh ka akuzuar shqiptarët e Çamërisë si bashkëpunëtorë me gjermanët dhe italianët dhe nuk është çudi që të kërkojë nga Shqipëria që edhe kjo e fundit të kërkojë falje për faktin se më 28 tetor 1940 u angazhua zyrtarisht në operacionet ushtarake ndaj vendit të tij.  

Δεν υπάρχουν σχόλια: