Pas kontrollit të vetes!

 
Pasi ta kesh ekzaminuar mirë ndërgjegjen tënde,do të ndiesh thellë në shpirt pikëllim dhe shtrëngim,sepse e hidhërove Perëndinë me mëkatet e tua.Ti,njeriu i vogël Perëndinë e madh.Ti,njeriu mëkatar Perëndinë e Shenjtë.Ti krijesa,Krijuesin e saj.Atë që mban në duart e Tij jetën dhe ekzistencën tënde.Atë që me një shenjë i nënshtrohet mbarë bota.Dhe jo vetëm kaq,por u tregove mosmirënjohës ndaj Mirëbërësit tënd të madh,ndaj atij që të duron dhe nuk të dënon për mëkatet e tua.Atij që nuk e kurseu Birin e Tij,por e dorëzoi në vdekjen e ashpër të Kryqit për shpëtimin tënd.
Për të gjitha këto të pikëllohesh e të mërzitesh.Atëherë do të jetë i vërtetë pendimi yt.Atëherë Perëndia do të pranoj rrëfimin tënd.
“Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar, zemrën e dërrmuar e të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë”.
Të gjithë ata që u penduan vërtetë, këtë bënë.
Davidi thoshte:”Laj ç’do natë shtratin tim, me lotët e mi lag shtrojën time”.
Gruaja mëkatare lau me lotët e saj këmbët e Jesuit.
Apostull Pjetri e mohoi Krishtin por kur e kuptoi gabimin e tij,”doli jashtë dhe qau hidhur”.
Me pikëllim e pendim shkon të rrëfehesh.


Marrë nga libri :”BANJA E SHPIRTIT”
Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)
Oropos-Atikë, Greqi

Σχόλια