Αλβανία: Μέρος υψηλού κινδύνου για την υγεία!-Shqipëria, vend me rrezikshmëri të lartë për shëndetin

Të sëmuresh në Shqipëri është me rrezik të lartë. Një studim i International SOS, një organizatë e specializuar në shërbimin shëndetësor dhe ndihmën e shpejtë për klientët e saj që udhëtojnë për arsye biznesi në vende të ndryshme të botës, e klasifikon vendin tonë në të njëjtën kategori me Modavinë apo zonat e luftës në Ukrainë. Në të njëjtën listë bëjnë pjesë dhe Kosova, Shkupi (sllavomaqedonet), Bosnje – Hercegovina e Bjellorusia.
International SOS i përllogarit rreziqet që paraqet sistemi shëndetësor në bazë të nivelit të kërcënimit të sëmundjeve infektive, të higjenës, shpeshtësinë e aksidenteve dhe në disponueshmërinë e cilësinë e infrastrukturës lokale shëndetësore.
Rreziqet kanë të bëjnë edhe me vështirësinë për të gjetur spitale adekuate e mjekë të mirë, qendra shëndetësore që ofrojnë shërbimin e duhur mjekësor në zonat rurale apo me vështirësinë për të gjetur ilaçet e duhura, raporton lapsi.al.
Në studimin e botuar në Washinton Post thuhet se pjesa më e madhe e vendeve të Europës Juglindore bëjnë pjesë me nivel të mesëm apo të lartë të rrezikut.
“Çuditërisht Greqia konsiderohet  një nga destinacione më të sigurta për të udhëtuar, përsa i përket sistemit shëndetësor, pavarësisht rënies me 40 % të financimit nga buxheti për spitalet shtetërore prej vitit 2011 dhe mungesave të shpeshta në furnizimet e pajisjeve mjekësore gjatë vitit 2013”, thuhet në studim.
. Përgatiti Lapsi.al

Να αρρωστήσεις στην Αλβανία αποτελεί μεγάλο κίνδυνο. Μια μελέτη του Διεθνές ΣΟΣ, μια ειδική οργάνωση στην υγειονομική περίθαλψη  και τα επείγοντα περιστατικά   για τους πελάτες της που ταξιδεύουν για λόγους εργασίας σε διάφορα μέρη του κόσμου κατατάσσει την Αλβανία στην ίδια κατηγορία με την Μολαδαβία ή τις εμπόλεμες ζώνες της Ουκρανίας. Στην ίδια λίστα κατατάσσονται τα Σκόπια, το Κόσσοβο, η Βοσνία Ερζεγοβίνη και η Λευκορωσία.
Το Διεθνές ΣΟΣ λογαριάζει τους κινδύνους που παρουσιάζει το σύστημα υγείας με βάση το επίπεδο της απειλείς των μεταδιδόμενων ασθενειών, της υγιεινής, την συχνότητα ατυχημάτων και την ποιότητα της τοπικής δομής για την περίθαλψη.
Οι κίνδυνοι έχουν    να κάνουν με τις δυσκολίες  εύρεσης νοσοκομεία και καλούς γιατρούς στις απόμακρες περιοχές ή με τις δυσκολίες για την εύρεση των κατάλληλων φαρμάκων.
Στην μελέτη που δημοσιεύτηκε στην Washington Post αναφέρεται πως οι περισσότερες χώρες νοτιοανατολικά της Ευρώπης έχουν μέτριο επίπεδο κινδύνου.
« Εκπλήσσει το γεγονός που η Ελλάδα αποτελεί από τις ασφαλείς χώρες για να ταξιδεύει κανείς ενώ το σύστημα υγείας έχει υποστεί περικοπές που φτάνουν το 40% από το 2011 και μάλιστα υπήρχαν ελλείψεις  στα φάρμακα και γιατρικά μηχανήματα».

Σχόλια