Παρασκευή 28 Οκτωβρίου 2016

Kreu i OMONIA-s replikon me Shpëtim Idrizin: Ja ç’kanë thënë Hitleri e Stalini për ushtarët grekë


papas

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek OMONIA, Leonidha Papas e quan eufori gjithë sa shkroi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një opionin të publikuar në “Panorama”, pak ditë më parë.
Në një analizë të sotme, si përgjigje ndaj tij, me titull “Idrizi dhe PDIU fituan, Shqipëria humbi”, Papas i përgjigjet me argumentet e tij Idrizit, mes të tjerash edheduke i cilësuar “gënjeshtra dhe mënyrë makabre me të cilën trajton çështjen e varrezave ushtarake për të rënët Grekë të Luftës së Dytë Botërore, duke i paraqitur si viktima të një lufte civile”.

Ja çfarë shkruan ai:
Kohët e fundit, mjete të informimit masiv, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, i kushtuan mjaft hapësirë partisë PDIU dhe tezave që kjo parti mbron. Rrjedhimisht, kryetari i kësaj partie i ka të gjitha arsyet që të festojë. Për më tepër, euforia e kryetarit të saj, Shpëtim Idrizi, shprehet dukshëm në artikullin që u botua në gazetën PANORAMA të dt 25.10.2016. Të gjithë ata që kanë qoftë edhe njohuri të pakta për ngjarjet historike, që janë të vetëdijshëm për realitetin shqiptar dhe atë grek, dhe kryesisht ata që ushqejnë shpresa në perspektivën e marrëdhënieve të mira, me përfitime të shumanshme për të dy popujt dhe të dy shtetet, vetëm optimistë nuk mund të ndihen nga kultivimi i këtij fenomeni.
Duke e rreshtuar veten time në këtë kategori njerëzish dhe duke përfaqësuar Organizatën historike të Minoritetit Etnik Grek “OMONIA”, e konsiderova si obligim që të pozicionohem, jo për të shtuar diçka pikante në supën që po gatuhet, as që të mbroj kombin tim, por sepse tek opinioni publik shqiptar po privohen pikëpamjet objektive. Natyrisht, ishte edhe dilema se mos ndoshta pozicionimi im çonte ujë në “mullirin” e z. Idrizi, duke qenë se antihelenizmi që kultivohet nga një pjesë e medias, lëshoi rrënjë në shoqërinë shqiptare dhe inkubator i këtij fenomeni është partia e tij.
Por aty ku askush nuk mund të heshtë, janë gënjeshtrat dhe mënyra makabre me të cilën trajton çështjen e varrezave ushtarake për të rënët Grekë të Luftës së Dytë Botërore, duke i paraqitur si viktima të një lufte civile(!!!). Dhe trajton në këtë mënyrë ata, heroizmi i të cilëve, bëri krenarë jo vetëm ne Grekët, por çdo njeri të këtij planeti që frymëzohet prej parimeve dhe vlerave humane, ata, të cilëve u thuri hymne letërsia botërore dhe i admiruan miq dhe armiq. Për heroizmin e tyre po përmend thënie të disa prej personaliteteve të kohës:
– “Më vjen keq se po plakem dhe nuk do të jetoj gjatë për t’i shprehur mirënjohjen popullit Grek, rezistenca e të cilit vendosi për Luftën e Dytë Botërore” – Joseph Stalin –
“Përballë Historisë, jam i detyruar të pranoj se nga kundërshtarët tanë të deritanishëm, ushtari Grek luftoi me trimëri të jashtëzakonshme dhe nuk u dorëzua, veçse kur çdo rezistencë e tij ishte e pamundur. Për këtë, vendosa që të mos mbahet rob asnjë ushtar Grek dhe oficerëve t’u lejohet armatimi i tyre personal” – Adolf Hitler –
“Lufta me Greqinë tregoi se asgjë nuk është e pandryshueshme në çështjet ushtarake dhe se gjithmonë na presin surpriza” – Bennito Musolini –
“Të gjithë njerëzit e lirë janë thellësisht të impresionuar nga kurajoja dhe devotshmëria e kombit Grek, i cili mbrohet me kaq trimëri” – Franklin Ruzvelt –
“Në të ardhmen, nuk do të thuhet se Grekët luftojnë si heronj, por se heronjtë luftojnë si Grekët” – Winston Churchill
Si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek, i kemi të gjitha arsyet të ndihemi dyfish krenarë, sepse në momentin që minoritete të tjera në Ballkan identifikoheshin dhe bashkëpunonin me pushtuesit, të parët tanë, jo vetëm që nuk bashkëpunuan me fashizmin, por u përballën me të me çdo mënyrë dhe paguan koston e kësaj përballjeje, me masakra si ato të Glinës, të Zminecit etj.
Prej 13.000 Grekëve që ranë në luftën e vitit 1940, eshtrat e 8000 pothuajse prej tyre ndodhen brenda territorit të sotëm shqiptar. Falë dëshmive të banorëve të moshuar vendas, janë lokalizuar më pak se gjysma e numrit të tyre, ndërsa ata që janë identifikuar përbëjnë një numër akoma më të vogël. Më shumë se 5000 heronj prehen në varre kolektive apo të veçanta, të njohur apo të panjohur. Shumë të tjerë dergjen akoma nëpër gryka të thepisura, duke mos pasur një varr. Është një realitet i zymtë që na diskrediton të gjithëve. Ushtarët gjermanë që u vranë në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, prehen në dy varreza model, në Maleme të Kretës dhe në Attikë.
Dhe kjo, sepse nderimi për ushtarët e vdekur, edhe në rastin kur janë pushtues, është që prej lashtësisë, një obligim i shenjtë. Respekti dhe homazhet për heronjtë Grekë të 1940 është një detyrim i pashlyer, jo se kanë nevojë vetë ata, por Historia. Qëllimet e PDIU-së janë të njohura, dhe kujdesen të na i bëjnë të qarta me mënyrën se si ata bëjnë pazare për pushtet. Por ajo që është edhe më shqetësuese, është mungesa e sensorëve të reflektimit te qeveria qendrore, e cila e toleron dhe nuk e izolon këtë fenomen.
Jo për imazh kundrejt një partneri strategjik, siç është Greqia, por për të mbrojtur veten e vet. Jam i bindur se edhe vetë komuniteti çam me të cilin minoriteti grek ka marrëdhënie shumë të mira nuk shprehet dhe nuk identifikohet me politikën e z. Idrizi. Nuk është e rastësishme që komuniteti çam që jeton afër kufirit me Greqinë dhe shijon frytet e fqinjësisë së mirë nuk mbështet këtë forcë politike. Sa më shpejt që ta kuptojë këtë gjithë shoqëria dhe klasa politike, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)