Τρίτη 11 Ιουλίου 2017

Bastard – Edison Ypi

E rrahu maqedoni shqiptarin në mes të Shkupit. Ku është çudia ? Kurrkund. E ndjek, e gjen, e vjedh, e rreh, e vret, shqiptari-shqiptarin edhe nën gur po të jetë fshehur. Pse mos e rrahi maqedoni shqiptarin në mes të Shkupit.
E rreh maqedoni shqiptarin që çke me të sepse shqiptari i zgjedh politikanët, sa më bandita dhe hajduta, sa më mashtruesa dhe karrierista, nga ata që për shqiptarë dhe Shqipëri flasin deri në momentin kur zaptojnë ndonjë kolltuk, dhe pastaj i harrojnë të gjitha, e nisin të bashkëpunojnë, jo me maqedonin e me serbin, por edhe me dreqin e dreqit. Se mos po të rrahin vetëm në Shkup. Kudo dhe kurdoherë vetëm të kanë rrahur, kurrë nuk i ke rrahur. Ata rrih, ti bjeri çiftelisë e lahutës e kitarrës, e qaj. Mirë ta bëjnë. S’ka ndodhur asgjë tjetër përpos asaj që vet’ ke dashur.
Bëre çmos të vazhdoje të rrije i pushtuar nga turku.
Për themelues të shtetit nuk gjete ndonjë më të hajrit por e zvarrite dhe e zgjate aq tepër, sa të erdhi nga jashtë një i mirë për kohën, por dallaverexhi në thelb.
Të njëjtën gjë bëre me të gjithë.
Me dy prej më të shquarve, më të iluminuarve, më të përkushtuarve, që pate;
Njërin e degdise në Amerikë ku e shpërdoroi atdhedashurinë dhe erudicionin duke i lypur pare Mbretit e duke pirë uiski restoranteve të Uashingtonit ku gjithë kohën s’bëri asgjë tjetër veçse talli Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tjetrin edhe më zi, pasi e detyrove të vejë në Moskën e Leninit, erdh’ e u bë Kryeministër me një revolucion qesharak. Jo për të qeverisur. S’dinte të qeveriste. Vetëm për t’i tallur shqiptarët duke t’i rënë pasditeve violinës.
Nuk bëre kurrë asnjë heroizëm, asnjë sakrificë. Nuk u shquajte kurrë për asnjë punë të mirë. Vetëm nënështrim dhe vetëm pajtim me më të keqen.
Gjatë luftës së parë të pushtoi kush deshi pa më të voglën rezistencë.
Gjatë Mbretërisë bëre çmos të mos pranoje shtet, rregull, rend.
Gjatë luftës së dytë ndihmove sa munde një grusht rrugaçësh në një luftë civile vllavrasëse me pasoja katastrofike në të ardhemn, ndërkohë që një grusht shqiptarësh për së mbari, të vetmit që nuk deshën ta lenë Shqipërinë të tërën në dorë të pushtuesave, i shpalle tradhëtarë dhe kolaboracionistë dhe sot e kësaj dite i shan e i tall e i mallkon.
Pas luftës u more dhjetra vite me skllavërimin dhe turpërimin e vetes. U përule e u kërruse e u poshtërove sa s’ka bërë vaki kurrkund tjetër.
Sot nuk po le të zezë pa bërë;
I fute paret nëpër piramida, dhe dogje e shkatërrove e u vrave pafund.
Mblodhe ku ishin e ku s’ishin kuçin e maçin, nga Turqia, Lindja e mesme, Lindja e largët, Kina, Filipinet, u the se do t’i nxirrje me skaf në Itali. Shumicës së fakirëve ardhur nga larg, u more paret në këtë aferë kriminale. Një numuri jo të vogël, u premtove Brindizin, i hodhe në Shëngjin, ose në det.
I shite motrat, bijat, kushurirat, i nise prostituta.
S’le pëllmbë toke pa e mbjellë me hashash.
Vrave dhe preve pa të lëvizur qerpiku babain, vëllain, motrën, gruan, të dashurën, farefisin, komshiun, ortakun.
Të është mbushur mendja se mënyrat më të ndershme për tu pasuruar janë ato më të pistat dhe më kriminalet; kultivimi dhe trafikimi i drogës, klandestinët, prostitutat, mashtrimi, korrupsioni, hashashi.
Po e shet votën, pra Lirinë, me një thes miell.
Nuk njeh mënyrë tjetër për tu punësuar veç asaj që gjatë fushatave elektorale t’i shërbesh një partie.
Ke kompromentuar pa kthim gjënë më të bukur, shpikjen më të sofistikuar të qytetërimit modern, Shoqërinë Civile. E ke kthyer të tërën në një arenë çakajsh, në një sofër hajdutësh të pështirë pa absolutisht asnjë lidhje me qëllimet për të cilat taksapaguesit paguajnë dhe ti vjedh.
Po i shfrytëzon të punësuarit në mënyrë më shtazarake se në librat e Engelsit dhe Marksit dhe të gjithë propagandës komuniste.
Internetin po e shfrytëzon vetëm për të krijuar një profil që e dëshiron, një fytyrë që të mungon, një identitet që s’e ke, dhe sidomos për të bërë gjënë që di të bësh më mirë, për të shpifur dhe spiunuar.
U ke vënë rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë emra rrugaçësh, halabalësh, budallenjsh, vrasësish, mitomanësh, delirantësh, që nuk njihen për absolutisht asgjë tjetër përpos emrit të rrugës.
Ta çliroi Kosovën aleanca më e madhe ushtarake e botës. U vërsule ta paraqisje sikur e çlirove vetë, dhe e bëre Kosovën shtetin më mafioz të botës. Ku mund të kesh talent, por s’gjen dot asnjë punë, se t’i nxjerrin sytë partizanët. Mund të kesh tokë, por s’ke leverdi të kultivosh asgjë, se produktet i sjellin nga jashtë kontrabandistët. Dëshiron të jetosh në Kosovë, por nuk mundesh se të shurdhojnë fanatikët.
I zgjedh me votë politikanët dhe ligjbërësit, por nuk i respekton as ata as ligjet.
I hodhe në erë me dinamit një herë e një kohë Kishat dhe Xhamiat. Të njëjtën gjë je duke bërë edhe sot me vendet e kultit që po t’i ndërtojnë të tjerët, përderisa nuk i frekuenton. Rezultati ? Sa më tepër mbulohen besimtaret, aq më tepër zbulohen qefliet. Sa më me kujdes i fshehin pjesët e trupit konservativet, aq më pa teklif i zvogëlojnë breçkat liberalet.
I spiunove, i degdise nëpër internime dhe burgje mijëra e mijëra. Tani po aq kriminalisht po sillesh me viktimat e tua, përndjekjen, të përndjekurit, pasojat, detyrimet.
Nuk e ke aspak problem, s’ke asnjë kundërshtim, s’bën asnjë rezistencë, që hajduti të bëhet deputet, batakçiu ministër, banditi biznesmen, i korruptuari gjykatës, gdhëja shkrimtar, tuhafi artist, bythlëpirësi gazetar.
Nga lypja deri tek Arti, nga Kultura tek Letërsia, nga intimiteti tek institucionet, gjithçka e bën vetëm për të vjedhur o i panginjur.
Dhe çuditesh kur të rrahin në mes të Shkupit pasi bërtet “Allahu Ekber”.
E ke menduar ndonjëherë çfarë mund të pësosh po ta bësh Kryqin në mes të Khartumit, Lahores, Kandaharit, ku zbatohen me përpikmëri urdhërat e Allahut ?
Ti ke fajin që i poshtërojnë, bashkë me ty, edhe gjithë të tjerët.
Se ti synon diçka të mbrapshtë, të paarsyeshme, të pamundur; Ti do gjithmonë të marrësh dhe kurrë të mos japësh.
Kjo mbrapshti, kjo e keqe, ty të kënaq, të lumturon, të lehtëson, për të keqen ti ke dashuri, ke mall, ke nostalgji.
E mira ty të rri ngushtë, të djersit, të shqetson, të dhemb, të torturon, ti nis e vuan kur e mira të vjen dhe mezi çpret ta largosh. Shporru bastard.
http://ypi.al/

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)