Ενίσχυση του έργου!

Ενίσχυση του έργου!

Παρασκευή 4 Αυγούστου 2017

Avionët nga Greqia e Italia nisin fluturimet për shuarjen e zjarreve në jug

Shqipëria i është drejtuar zyrtarisht për ndihmë Qendrës së Koordinimit të Emergjencave në Bruksel për ë menaxhuar situatën e krijuar nga zjarret në vend.
Kjo gjë konfirmohet nga zyra e shtypit e kësaj qendre, e cila e kontaktuar nga Top Channel ka pohuar kërkesën e mbërritur për ndihmë nga Shqipëria, e cila është përfshirë në Mekanizimin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Zyra e shtypit konfirmoi nisjen e dy avionëve nga Korfuzi. Qendra e Emergjencave konfirmon se numrin shumë të lartë të zjarreve në vendet fqinje dhe një Europën Lindore dhe thotë se situata ne shume shtete është e mbingarkuar me fikjen e zjarreve të tyre.

“Qendra e Koordinimit të Emergjencave është në kontakte të vazhdueshme me vendet anëtare për ofrim asistence”, thuhet në përgjigjen e ardhur për Top Channel. Po ashtu, bëhet e ditur se BE-ja i ka ofruar Shqipërisë sistemin e hartave të Satelitit Copernicus, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i dëmeve të shkaktuar nga zjarret.

Por ndërkaq, situata e rënduar për shkak të zjarreve në vend ka bërë që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati t’i telefonojë për ndihmë homologut grek Nikos Kotzias.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Bushati ka siguruar mbështetje nga homologu grek dhe dy avionë u nisën nga Korfuzi për të ndihmuar njësitë shqiptare që po luftojnë me flakët në jug të vendit. Gjithashtu, ministri Bushati i ka kërkuar ndihmë edhe homologut italian, Angelo Alfano, i cili po ashtu i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë.

Ai ka siguruar se një avion do të vijë nga Pulja për të ndihmuar Emergjencat Civile në shuarjen e zjarreve.

..........
Një pyetje kemi: Pse nuk vjen Erdogani me avion që të ndihmojë Shqipërinë? Pse nuk kërkon ndihmë andej? Grekët qënkan të mirë që ndihmojnë për shuarjen e zjarreve ndërsa pa ndalim propaganada antigreke, si nga Kryeministri, si nga ky kanal i zënë keq nga e vërteta, kumbon dhe ndikon tek njerëzit duke krijuar armiqësi jo reale me një shtet që ka ndihmuar Shqipërinë më tepër se çdo shtet tjetër në botë. 

Δεν υπάρχουν σχόλια: