Τρίτη 29 Αυγούστου 2017

Përgënjeshtrim ndaj akuzave absurde të Nikolla Markut

Ditën e djeshme dt. 26 gusht 2017 qarkulloi në disa portale mediatike një intervistë "ekskluzive" me priftin e vetëshpallur të kishës së Shën Marisë në lagjen kala të qytetit të Elbasanit, Nikolla Marku, i cili ende mban të uzurpuar këtë kishë që nga dita e zaptimit të saj me dhunë.
Në këtë intervistë të tijën ai edhe një herë kërkon të tërheqë vemendjen e opinionit publik duke heroizuar veten e tij me një tjetër skenar fantazmagorik, sa djallëzor aq edhe qesharak, për gjoja përpjekjen nga ana e "kishës greke" siç shprehet ai, për helmimin e tij.
Deklarata të tilla të përçarta sigurisht që nuk mund të mallëngjejnë askënd që tashmë e di shumë mirë se kush ka qenë dhe mbetet gjatë gjithë këtyre viteve qëllimi i marionetës Nikolla Marku: përbaltja e veprës madhështore dhe historike e ringritjes dhe rivitalizimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërsië gjatë këtyre 25 vjetëve.
Gjithashtu, ata që ndodhen pas Nikolla Markut me deklarata dhe veprime të tilla janë përpjekur vazhdimisht të nxisin përçarje brenda komunitetit orthodhoks dhe ndërmjet komuniteteve fetare në vend, si dhe urrejtje ndaj popujve dhe vendeve tanë fqinj.
Kjo përpjekje e dështuar tashmë po shkon drejt përfundimit, ndërkohë që sot në krye të Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit është një mitropolit shqiptar, siç janë edhe në Mitropoli të tjera dhe në funksione të rëndësishme, bashkë me 157 klerikë shtetas shqiptarë në gjithë gjithë vendin, por këto fakte dukshëm, Nikolla dhe ata që janë pas tij nuk duan t’i shohin e as t’i vlerësojnë.
Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit
Elbasan 27 gusht 2017

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1436) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (380) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (253) Β Ήπειρος (239) ορθοδοξία-orthodhoksia (235) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) Κορυτσά-Korçë (120) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (46) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)