Παρασκευή 20 Οκτωβρίου 2017

HARTA/MEDIA ANGLEZE: SHQIPËRIA IA KALON EDHE KOLUMBISË; E PARA NË BOTË PËR KONSUMIN E KOKAINËS


Nga Oliver Smith, “Daily Telegraph”/Përshtati për Tirana Today, Alket Goce
Kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas përfshirjes së këtij të fundit në trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë, media ndërkombëtare ka paraqitur edhe hartën e konsumimit dhe trafikimit të kokainës. Në një analizë të “Daily Telegraph” evidentohet fakti se Shqipëria mban vendin e parë në botën për konsumimin e kokainës, duke ia kaluar edhe Kolumbisë, vendit ikonë në trafikun dhe konsumimin e drogës.
Analiza e plotë:
Me herët kemi klasifikuar vende të ndryshme të botës në bazë të konsumit të kanabisit, alkoolit dhe të cigareve. Më poshtë po japim shkurtimisht të dhënat kryesore, që janë pjesë e një dokumentari të ri televiziv mbi drogën, të përgatitur nga shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay, këtë herë bëhet fjalë për përdorimin e kokainës.  
Harta më poshtë, jep një renditje të vendeve sipas përdorimit të kokainës në përqindje të popullsisë, bazuar tek statistikat më të fundit që janë publike në faqen zyrtare të internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Ato vende apo territore që shfaqen në ngjyra të errëta, konsumojnë sasinë më të madhe të kokainës, ndërsa ato që shfaqen me ngjyra më të lehta e konsumojnë më pak këtë lëndë narkotike (s’ka të dhëna për kombet e ngjyrosura në gri).
Të dhënat korrespondojnë me një sërë vitesh të raportuara, kështu që nuk ofrojnë ndonjë krahasim perfekt, por jep një tregues të mirë të kombeve që kanë oreksin më të madh për kokainën. Britania është njëra nga përdorueset më të mëdha të kësaj lloj droge në botë. Shifra e dhënë për Britaninë e Madhe prej 2.25 për qind të popullatës, i referohet konsumit në Angli dhe Uells nga persona të moshës 16-59 vjeç, sikurse është shënuar në Anketën e Krimit të Anglisë dhe Uellsit 2015-2016. 
Burimet qeveritare, raportojnë se përdorimi i kokainës është pak më i lartë në Skoci – rreth 2.34 për qind për periudhën 2014-2015, ndërsa në Irlandën e Veriut është më i ulët – 1.8 për qind. Në krye të renditjes qëndron Shqipëria. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik atje për vitin 2014, vlerësonte se 2.5 për qind e popullsisë shqiptare midis 16- 64-vjeç është përdoruese e kësaj lloj droge. Në 10-shen e parë të renditjes përfshihen SHBA-ja, Spanja, Australia dhe Holanda, së bashku me 2 vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguai.
Njëzet vendet kryesore për konsumin e kokainës në përqindje të popullsisë:
  1. Shqipëria – 2.5
  2. Skocia – 2.34
  3. Shtetet e Bashkuara – 2.3
  4. Anglia dhe Uellsi – 2.25
  5. Spanja – 2.2
  6. Australia – 2.1
  7. Uruguai – 1.8
  8. Kili – 1.73
  9. Holanda – 1.6
  10. Irlanda – 1.5
  11. Kanadaja – 1.46
  12. Aruba – 1.3
  13. Bermuda – 1.3
  14. Gana – 1.1
  15. Italia – 1.1
  16. Franca – 1.1
  17. Izraeli – 1.07
  18. Islanda – 1.06
  19. Kosta Rika – 1.06
  20. Luksemburgu – 1.04
Shumëkush mund të befasohet tek e sheh Kolumbinë shumë poshtë në këtë renditje (e 34-a nga 115 vende). Ndërsa prodhimi dhe shpërndarja e kokainës është sinonim i këtij vendi, vetëm 0.7 për qind e qytetarëve janë përdorues të saj, sipas një raporti të vitit 2013. Vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, raportojnë zakonisht përdorimin më të ulët të kokainës.
Gordon Ramsay u frymëzua për të realizuar dokumentarin e tij , pasi pa që droga shkatërroi karrierën e disa prej kolegëve të tij. Madje njëri prej tyre vdiq nga një mbidozë kokaine në vitin 2003. “U ndesha me kokainën shumë herët në karrierën time”- thotë ai. “Unë kam qenë i ndërvarur prej saj, unë i isha dorëzuar asaj, duart me dridheshin, dhe mezi arrija të punoja. Kam marrë porosi për të vendosur kokainë pluhur në krye të suflesë, për ta vënë atë mbi sheqerin e ngrirë… kokaina gjendet kudo në botën e restoranteve. Ajo është një spirale jashtë kontrollit”.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1417) Αλβανία (904) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (373) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (311) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (277) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (251) Β Ήπειρος (238) ορθοδοξία-orthodhoksia (231) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά-Korçë (118) Κορυτσά Β Ήπειρος (103) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (75) διωγμοί - përndjekje (60) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (56) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) ανθελληνισμός (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) πολιτισμός - kulturë (43) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (42) besimi orthodhoks (40) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (39) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (37) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (34) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (23) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) πολιτική-politikë (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)